Close
Faqja 10 prej 34 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 333
  1. #91

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    KENI DEGJUAR NDONJEHERE TE FLITET PER NJE FRUT QE QUHET PITAYA?!



    Eshte nje nga frutet me te bukur qe ekziston dhe njihet ndryshe si ''Fruti i Dragoit''. Kultivohet ne shume vende te botes, perfshire Ameriken dhe Kinen. Shija e saj eshte e perafert, mes bashkimit te nje pjepri dhe nje kivi. Ky frut ndikon drejtperdrejt ne luften me diabetin si dhe ka nje mori vitaminash brenda!
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

  2. #92

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    NDERTESAT E VALEVE, DANIMARKE!



    Ky projekt guximtar vjen nga Henning Larsen Architects (njė kompani Daneze), dhe ėshtė e vendosur nė Vejle, njė qytet piktoresk nė Danimarkė. Tė dyja ndėrtesa janė tė lidhura nga njė tavan harkor qė jep idenė e valėve te detit!



    MAKINA QE KUSHTON 3.5 MILION EURO!



    Nė Qatar Motor Show do tė prezantohet automobili mė i shtrenjtė nė botė kėto ditė, i quajtur “Lykan hypersport”. Do tė kushtojė rreth 3.5 milionė Euro dhe ėshtė prodhuar nė Liban. Pėr tė justifikuar ēmimin e veturės superluksoze, dizenjatorėt e kanė zbukuruar atė nga brenda me ar dhe diamante.

    Edhe ata me qė kanė njė pasuri te madhe do tė duhet tė shpejtojnė, pasi do tė prodhohen vetėm shtatė automobila tė tillė. Kjo super veturė pėr 2.7 sekonda do tė mbėrrijė shpejtėsinė 100 kilometra, kurse shpejtėsia maksimale e tij do tė jetė 390 km nė orė.
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e silentgirl
    Anėtarėsuar
    19-11-2011
    Postime
    1,985

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Disa kuriozitete rreth numrave qė ndoshta ju nuk i dini

    Numri i kombinimeve tė mundshme nė shah, vetėm pas 4 lėvizjeve nga fillimi i lojės ėshtė 319.979.564.000.

    2. Nė shumė spitale nė Kinė nuk ekziston butoni i katit tė katėrt nė ashensor. Shqiptimi i numrit katėr nė Kinė ėshtė shumė i ngjashėm me shqiptimin e fjalės “vdekje” dhe kjo ėshtė arsyeja pse shumica e spitaleve kineze nuk e kanė kėtė buton.

    3. Presidenti Rutherford B. Hayes ishte i pari qė kishte njė linjė telefonike nė vitin 1879, numri i tij i telefonit ishte 1.

    4. Numrin mė i madh i fėmijėve tė lindur vetėm nga njė grua ėshtė 69. Rekordi, regjistruar nė Guinness i atribuohet ruses Vassilet. Nė total, lindjet ishin 27: 16 lindje binjakėsh, 7 trinjakėsh dhe 4 lindje katėrnjakėsh

    5. Ernest Vincent Wright shkroi njė roman me 50.000 fjalė ku nuk duket asnjėherė shkronja “e”.

    6. Kur jemi nė det dhe shikojmė horizontin pėrpara nesh, distanca qė na ndan nga pika mė e largėt qė ne mund tė shohim ėshtė rreth 5 km.

    7. Kur McDonald hapi restorantin e parė nė Kuvajt nė vitin 1994, rreth 14 mijė klientė u rreshtuan pėr tė blerė njė sandviē duke shkaktuar njė radhė tė gjatė 10 km.

    8. Njė mashkull prodhon rreth 1500 spermatozoide pėr minutė. Sperma ka njė jetė tė shkurtėr kėshtu qė duhet tė rigjenerohet vazhdimisht.

    9. Gjatė jetės sonė thithim rreth 20 kilogramė pluhur

    10. Nė shumė reklama ora ndalet nė 10:10. Kjo, pėr arsye se akrepat e orės formojnė njė lloj buzėqeshje tė kėndshme pėr tu parė.
    Pyetni te diturit ,rrini me te urtet dhe shoqerohuni me te varferit.

  4. #94
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Futbollistėt tifozė

    Sot futbolli ėshtė mė shumė profesion se sa pasion dhe me tė drejtė pronarėt e klubeve u kėrkojnė futbollistėve tė tyre qė tė lėnė menjanė emocionet e tė tregohen profesionistė nė fushė, duke thėnė gjithnjė maksimumin, edhe nė rastet kur pėrballė kanė skuadrėn e tyre tė zemrės, pėr hir tė milionave qė pėrfitojnė.

    Ai qė goditi kėtė dogmė ishte Mario Balotelli me kalimin e tij tek Milani. SuperMario njihej si tifoz i kuqezinjėve qė nė kohėn kur luante pėr Interin dhe kėtė nuk u mundua ta fshehė asnjėherė, pėrkundrazi.

    Balotelli s’nguroi tė shfaqej nė publik me fanelėn kuqezi nė kohėn kur luante pėr Interin, madje nė seanca stėrvitore me zikaltėrit deklaronte “ju kapėm, edhe pak na duhet”, kur Milani i afrohej Interit nė tabelėn e klasifikimit, duke shkaktuar jo pak nervozizėm tek shokėt e skuadrės ku ai (s’)bėnte pjesė.

    Megjithatė, Balotelli ėshtė ndėr tė paktėt futbollistė nė historinė e Serisė A qė realizoi ėndrrėn pėr tė luajtur me skuadrėn qė bėn tifo. Shumė tė tjerė nuk kanė qenė me kaq fat. E nisim me Milanin, pikėrisht me kapitenėt legjendarė tė tij, Franco Baresi dhe Paolo Maldini.

    I pari kėrkoi tė niste karrierėn me skuadrėn e zemrės, Interin, por nuk kaloi testimin e zbuluesve zikaltėr. Ndryshe ndodhi nė “anėn tjetėr tė lumit”, nė kampin kuqezi, ku Baresi jo vetėm qė fitoi testimin, por u shndėrrua edhe nė liderin e skuadrės.

    Sa pėr Maldinin, vetė futbollisti nė fėmijėri dhe adoleshencė kishte nė dhomėn e tij postera tė Juventusit tė Dino Zoff dhe Cabrini-t.

    Hidhemi nė kampin rival, Interi. Lista s’ka si tė mos nisė me Peppe Meazza-n, futbollistin legjendar qė realizoi ėndrrėn pėr tė luajtur me Interin, por jo ėndrrėn pėr ta mbyllur karrierėn tek Interi, por tek Milani. Njė tjetėr emėr me “zemrėn e ndarė”, Bergomi. Para se tė shndėrrohej nė “kapitenin e mijėra betejave” tek zikaltėrit, ishte tifoz i Milanit.

    Andrea Pirlo realizoi ėndrrėn e tij si tifoz duke kaluar nga Breshia tek Interi qė nuk diti ta shfrytėzojė. U desh kalimi tek Milani qė ai tė shndėrrohej njė ndėr dirigjentėt mė tė mirė tė mesfushės. Aktualisht luan pėr Juventusin.

    Pėr tė mbėrritur tek rasti i fundit qė ėshtė mė i freskėt, Antonio Cassano. Nga Bari tek Roma, e mė pas aventura e dėshtuar tek Reali. Rikthehet nė Itali me Sampdorian e mė pas nė Milano, por jo me skuadrėn qė bėn tifoz, por me rivalėt e saj. U desh vera e 2012-ės qė barezi tė vishte fanelėn zikaltėr pas njė shkėmbimi me Pazzini-n.

    Lėmė Milanon e hidhemi nė Torino. Mjafton rasti Marchisio qė nga tifozėt bardhezinj dhe shumėkush tjetėr shihet si lideri i Juventusit. Produkt i bardhezinjėve ku ka nisur tė luajė qė nė moshėn 7-8 vjeē dhe kujton sot derbit e fituara me Torinon.

    Krejt ndryshe ėshtė situata nė Romė, ku rivaliteti mes Lacios dhe Romės tejkalon atė sportiv. Dy kampet janė “nė luftė” prej vitesh dhe njė kalim nga bardhekaltėr-verdhekuq apo anasjelltas ėshtė njėsoj si tė ndėrrosh identitet.

    Rasti tipik ėshtė Totti dhe Nesta. I pari kapiteni besnik i verdhekuqve, i dyti ish-kapiten i bardhekaltėrve qė deklaronte me krenari se si familja e tij ishte e vetmja familje tifoze me Lacion nė mes tė njė lagjeje plot romanistė.

    Pėr tė kaluar mė pas tek Di Canio. E nisi me Lacion, udhėtoi nė gjysmėn e Europės dhe perėndoi sėrish bardhekaltėr. Njė tjetėr shembull i futbollistit-tifoz ėshtė ai i Lukarellit “armiku politik” i Di Canio-s (i pari simpatizon radikalėt e majtė, laciali radikalėt e djathtė), qė flaku tutje miliona euro pėr tė luajtur me Livornon e tij.

    Kėto janė disa nga rastet e futbollistėve-tifozė nė Serinė A, qė sigurisht nuk do tė jenė tė fundit.

  5. #95

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    SKYFALL TRIMFON SERISH!



    Filmi “Skyfall” me agjentin sekret James Bond ėshtė vlerėsuar si filmi i vitit nga gazeta londineze “Evening Standard”, e cila ndau njė seri ēmimesh pėr filmat britanikė!
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

  6. #96
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Befasia: Alo? Ju jeni mbretėresha e re e fisit tonė.

    Pesė vjet mė parė Peggielene Bartels punonte si sekretare nė SHBA.Jetonte nė njė apartament tė vogėl, dhe kur nuk shtypte nė tastierė, gatuante dhe kujdesej pėr shtėpinė.Por nė vitin 2008, ajo u zgjua nga njė telefonatė nė orėn 4 tė mėngjesit.Nga ana tjetėr ishte njė kushėri i largėt i saj nga Gana. Ai e pėrgėzoi 55- vjeēaren, duke i thėnė se ishte mbretėresha e re e Otuamit.“Dėgjo, ėshtė ora katėr e mėngjesit. Jam shumė e lodhur, mė lėr tė fle,” tha ajo duke menduar se ishte lojė.Por mbreti i mėparshėm kishte vdekur dhe ai ishte xhaxhai i saj.Bartels pranoi tė merrte fronin dhe tani ėshtė mbretėresha e fisit me shtatė mijė banorė.Ajo kishte studiuar nė Angli pėrpara se tė shkonte nė SHBA, ku u bė qytetare e kėtij vendi nė vitin 1997.Tani jeton nė SHBA pėr 11 muaj, ndėrsa njė muaj e kalon nė Ganė, aty ku e presin si mbretėreshė.“Ndonjėherė u them u lutem mos u pėrkulni kur kaloj unė,” thotė ajo.Ajo thotė se po punon shumė pėr kėtė fis tė varfėr.Paguan shkollimin pėr disa fėmijė dhe ėshtė kujdesur qė nė klasa tė ketė kompjutera.Me ndihmėn e saj nė fshat tani ka ujė tė rrjedhshėm dhe tė pastėr si dhe njė ambulancė.Jeta e saj do tė bėhet film dhe mendohet se aktorja e famshme Queen Latifah do tė luajė mbretėreshėn.

  7. #97
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    5 gjera qe njeriu nuk do i kuptoje deri ne fund te jetes

    1) Universi
    Perse universi ka kete pozicion? Cfare ka pas, apo kush eshte pas tij? Sipas disa filozofeve apo disa besimtareve, mund te ekzistoje me te vertete nje fuqi e larte, pra nje Zot. Nese ligjet e fizikes kane ardhur per te krijuar jeten ne toke, nese ligjet e gravitetit apo lidhjet kimike do te lidheshin ndryshe, mbase planeti yne nuk do te ekzistonte fare. E keni menduar ndonjehere se githcka eshte frut i nje 'plani hyjnor'?
    2) Mendimet e partnerit
    Sa here e keni pare me medyshje partnerin tuaj, duke u perpjekur te kuptoni se per cfare po mendon ai? Sa here keni kuptuar se ju e keni gjetur vertete ate qe mendon ai? Eshte e cuditshme por asnjehere nuk do te arrini ta kuptoni ne detaj kete gje.
    3) Nje sistem qeverises perfekt
    E keni menduar ndonjehere? Sipas jush, si duhet te ishte nje sistem qeverises perfekt, ne te cilin te mos ekzistoje korrupsioni dhe asnje lloj padrejtesie, fale te cilit shume pak organe qeverisese do te ishin ne gjendje te menaxhonin ligjet dhe ekonomine dhe mbi te gjitha t'i garantonte njerezve nje jete normale?
    4) E keqja
    Cfare eshte ne te vertete e keqja? A mund te percaktohet sakte se cfare eshte e mira dhe e keqja? Natyrisht ne shiki te paremund te percaktohet cfare te ben keq, te vuash, fizikisht dhe psikologjikisht. Por ka pasur diktatore si Hitleri, qe duke vrare hebrenjte mendonin se i benin mire komunitetit, duke frymzeuar ideale te gabuara dhe rracizem. Se fundmi ka qene lufta e Irakut, ku pesidenti amerikan dergoi ushtrine tij per te miren e te gjitheve, edhe pse ushtaret u detyruan te vrasin.
    5) Cfare ndodh pas vdekjes?
    Pyetja qe e torturon gjithmone njeriun, por qe natyrisht nuk do te jete ne gjendje kurre ta mesoje pergjigjen derisa te mberrije momenti i vdekjes. Nese mbani mend historine e neurokirurgut Eben Alexander. Ai duke qene mjek ishte shume skeptik ne ledhje me kete teme, derisa u godit nga nje forme e rralle e meningjitit, per shkak te se ciles u shtrua ne koma per nje jave. Pikerisht pasi u zgjua ai tha se kishte pare parajsen dhe gjithcka qe mund te perceptoje mendja njerezore.

  8. #98
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Sa pershtypje me beri kjo!

    Guret qe levizin vete ne Luginen e Vdekjes (Sailing Stones – Death Valley).
    Nuk ka asnje shpjegim shkencor...

  9. #99
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Eshte zbuluar nje prej sakrifikimeve me te medha njerezore; jane gjetur 150 kafka.

    Arkeologet kane zbuluar nje grumbull kafkash ne Meksike qe nje here e nje kohe mund te kene qene te viktimave te nje sakrifice njerezore. Kafkat qe datojne nga vitet 600 - 850 P.E.S, mundet gjithashtu qe te shkaterrojne edhe njohurite qe kemi tani ne lidhje me kulturen antike te asaj zone.
    Zbulimi, i pershkruar ne gazeten Latin American Antiquity, u be nje nje fushe bosh qe njehere e nje kohe kishte qene nje liqen, por ishte milje larg nga qyteti me i afert i asaj kohe. Nje prej bashkeautoreve te studimit, Christopher Morehart, eshte arkeolog ne Georgia State University.
    "Eshte vertet dicka e pabesueshme qe kjo gje e vogel ne kete fushe te kete te dhena te mundshme per ndoshta sakrificen me te madhe njerezore ne periudhen antike Meso-Amerikane." - tha Morehart.
    Ne mes te asgjekundi
    Morehart dhe koleget e tij ishin duke perdorur imazherite satelitore per te percaktuar kanalet antike, kanalet e ujitjeve, dhe liqenet qe ne ate kohe rrethonin mbreterine e Teotihuacan (shtepi e Piramides se Diellit), rreth 30 milje (50 kilometra) nga qyteti i Meksikes. Mbreteria antike e gjere, ka lulezuar rreth viteve 200-650 P.E.S. , megjithese se kush e ndertoi ate mbetet akoma nje mister edhe sot e kesaj dite.Ne nje liqen te asaj kohe, i quajtur Xaltocan, qe tani eshte thare, e qe ne ate kohe ishte i rrethuar nga toke bujqesore rurale, Morehart hasi nje vend ku kishte prova grabitje.
    Kur ekipi i tij hetoi, ata zbuluan linja me kafka njerezore me vetem nje apo dy vertebra te ngjitura. Deri tani atje ane zbuluar me shume se 150 kafka. Vendi gjithashtu permbante nje faltore me djegese temjani, figurina perendish, dhe qeramika agrikulturale."Datimi me karbon sugjeron qe kafkat ishin te pakten 1100 vjecare, dhe ato pak qe jane analizuar deri tani jane me se shumti te burrave." - tha Morehart per LiveScience. Kerkuesit nuk i publikuan fotot e kafkave pasi viktimat e sarificave mund te kene lidhje historike me kulturat indigjene te koheve moderne.
    Sipas Destiny crider, nje arkeologe ne Luther Collegene Iowa, keto zbulim vejne ne dyshim gjithe nocionet ekzistuese te kultures se asaj kohe pasi ai vend nuk eshte i asociuar me Teotihuacan apo fuqi te rajoneve te tjera.Sakrifica njerezore eshte praktikuar ne ate rajon, edhe ne Teotihuacan, edhe me vone ne Perandorine Azteke, por shumica e ketyre ritualeve kane ndodhur neper piramida te medha neper qytete dhe ishin te lidhura me fuqite shteteore."Ne kontrast me ate cfare kemi mesuar deri tani, ky eshte nje event i madh, por i ndodhur ne nje vend te vogel." - tha Crider.
    "Faltoret dhe fakti qe viktimat e sakrifices ishin me se shumti meshkuj, nenkupton qe ato jane zgjedhur me kujdes, dhe jo thjesht qe jane marre banoret e nje fshati te tere." - tha Crider per LiveScience.Shume kerkues besojne qe thatesira e madhe shkaktoi renien e Teotihuacan dhe si pasoje pati nje periudhe betejash dhe lufte politike nderkohe qe u ngriten fuqite rajonale me te vogla.
    "Ndoshta keto kohe te turbullta mund te kene cuar ne praktika te reja dhe te pergjakshme qe deri tani i kishin shpetuar historise." - tha Crider.
    "Ndoshta ato kishin nevoje te intensifikonin aktivitetet e tyre pasi gjithshka ishte duke ndryshuar. Kur gjerat jane te paqarta dhe te pasigurta provohen strategji te reja."

  10. #100
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Piktura: E bleu pėr 1200 sterlina, tani do e shesė 35 milion.

    Njė adhurues amator i artit mund tė fitojė deri nė 35 milion sterlina pasi ka zbuluar njė pikturė qė ėshtė thesar.Provat shkencore kanė zbuluar se kjo ėshtė koka e pikturės “Origjina e botės” e Gustave Courbet, qė gjendet nė njė nga muzetė mė tė njohur nė botė, nė “Musee d’Orsay” nė Paris.Por koleksionisti amator e ka blerė pikturėn nė njė dyqan gjėrash tė vjetra nė Paris pėr vetėm 1200 sterlina.Jean Jacques Fernier, autor i katalogut pėr punėn e Courbet, tha se tani kjo vepėr e ka edhe kokėn.Mė parė vepra tregonte gjenitalet e femrės.

Faqja 10 prej 34 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •