Close
Faqja 30 prej 34 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 333
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    KUPTIMET E EMRAVE TĖ SHTETEVE

    * Emri i Bahameve nė arabishte do tė thotė "dy detet".
    * Emri i shtetit tė Komorosit rrjedh nga arabishtja qė do tė thotė "ishulli i hėnės".
    * Emri Angli rrjedh nga anglishtja e vjetėr "Englaland" qė po tė pėrkthehej nė shqip do tė kishte kuprimin "vendi i engjėjve".
    * Emri i Gjibraltarit rrjedh nga arabishtja dhe ka kuptimin "Mali i Tarikut".
    * Nė gjuhėn e vendėsve, Guatemala do tė thotė "vendi i shumė bredhave".
    * Hondurasin e emėroi kėshtu Kristofor Kolombo, qė nė spanjishte d.m.th. "thellėsitė".
    * Emri Iran do tė thotė "vendi i arianėve".
    * Xhamajka nė indishte ka kuptimin "vendi i drunjve dhe ujit".
    * Emri i Kirgisizė nė gjuhėn vendėse do tė pėrkthehej "vendi i dyzet fiseve".
    * Emri i Lihtenshtajnit nė gjermanishten e vjetėr do tė kishte kuptimin "guri qė shkėlqen".
    * Emri Luksemburg rrjedh nga dy fjalė tė dy gjuhėve tė ndryshme, qė po tė pėrktheheshin do tė tingėllonte si "kėshtjella e vogėl".
    * Grekėt e vjetėr Maltėn e quanin "Melita" qė d.m.th. "mjaltė".
    * Nė gjuhėn e vendėsve tė lashtė, Norvegji do tė thoshte "rruga veriore".
    * Sri Lanka nė sanskritishte kishte kuptimin "ishulli madhėshtor".
    * Sudan nė arabishte ka kuptimin "vendi i zezakėve".
    * Emri i Turqisė ka kuptimin nė gjuhėn vendėse "fort".
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Spanjė: Ndėrtohet kulla me 47 kate, harrohet ashensori

    Kulla 200 metra e lartė ‘InTempo’, nė Benidorm, Spanjė, u ndėrtua pėr tė qenė vizioni i sė ardhmes dhe simbol i rilindjes sė vendit pas krizės financiare.Me 47 kate banimi, e ndarė nė dy kulla binjake, ajo supozohej se do tė ishte ndėrtesa rezidenciale mė e lartė nė Europė, transmetojnė mediat e kėtij vendi.

    Por kur kishin mbetur vetėm disa muaj nga pėrfundimi i saj, arkitektėt pikasėn njė problem tė madh; kishin harruar tė ndėrtonin njė ashensor pėr 27 kate.

    Kullat ishin parashikuar tė kishin nga 20 kate, por investuesit ambiciozė vendosėn t’i dyfishonin. Ashensori ekziston vetėm pėr 20 katet e para, ndėrsa pėr pjesėn tjetėr tė shtuar mė vonė jo vetėm qė nuk ka ashensor, por nuk ekziston asnjė mundėsi qė ai tė vendoset, pasi sipas arkitektėve nė ndėrtesė nuk ka mė vend pėr njė tė tillė.

    E parashikuar pėr t’u inauguruar nė vitin 2009, tashmė kjo ndėrtesė gjigante ka mbetur e braktisur dhe jofunksionale pasi tė zėnė ngushtė, arkitektėt dhanė dorėheqjen nga projekti.

    Almakos.com

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e Elonesaa
    Anėtarėsuar
    10-09-2012
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,465

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    E pash kete video dhe u habitaa.....Shikojeni ...:\

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 13-08-2013 mė 15:23
    A lady should be able to make a man smile with her clothes on...

  4. #294
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    75 vjeēarja qė lindi njė fėmijė tė ngurtėsuar pas 46 vitesh shtatzėni.

    Zahra Aboutalib ėshtė tashme njė 75 vjeēare nga Maroku e cila ka “lindur” njė fėmije te ngurtėsuar, pas plot 46 vitesh shtatzėni.

    46 vite me pare marokenia, ne atė kohe 29 vjeēare paraqitet tek mjeku me dhimbje te forta, simptoma te njė lindje normale. Pas qėndrimit pėr disa dite ne spital, dhimbjet u shuan dhe marokenia doli nga spitali pėr te vazhduar e qete shtatzėninė e saj ne shtėpi. Kalimi i ditėve pa shenja te mėtejshme, beri qe Zahra te “harroje” nga mendja e saj te qenurit shtatzėnė dhe jeta e saj vazhdoi normale.Por pas 46 vitesh, tashme ne moshėn 75 vjeēare, dhimbje te forta e detyruan pėrsėri atė qe t’i drejtohet spitalit, ku pas ekzaminimeve, mjeket dolėn me pėrfundimin se ne barkun e 75 vjeēares ishte zhvilluar njė mase e madhe te cilėn ato e identifikuan me mase mishi te huaj dhe vendosen qe ta operonin. Por kėtu doli edhe ēudia, e cila takohet shume rralle ne jete. Masa e huaj nuk ishte gjė tjetėr veēse fetusi i njė fėmije tashme i kalcifikuar.Shpjegimi i mjekeve, i tregoi marokenes se moshuar se fetusi i fėmijės se saj, kish vdekur brenda trupit dhe vete organizmi i saj e kish izoluar atė me ind lidhės, me qellim qe te mbronte organizmin e saj nga njė trup, tashme i huaj pėr te. Me kalimin e viteve, fetusi ishte gurėzuar (kalcifikuar) dhe ajo nuk kish ndjere me simptoma te prezencės se fetusit ne trupin e saj.Pas operacionit, trupi i ngurtėsuar i fėmijės doli ne drite pėr t’ju nėnshtruar analizave me karakter studimor.

  5. #295
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Jo i gjithe uji i detit eshte i kripur !

    Nje ekip i hulumtuesve te University College ne Londer ka zbuluar ekzistencen e nje flluske te madhe te ujit te embel ne mes te Oqeanit Arktik perendimor. Ajo ze nje vellim prej 8 mije km kub, dhe ne 10 vitet e fundit trashesia e tij eshte rritur me 15 centimetra.Sipas shkencetareve eshte rezultat i nje sistemi te vecante te ererave qe ndikon ne drejtim te Beaufort Gyre, nje rryme e madhe oqeanike qe leviz ne drejtim te akrepave te ores ne rajonet polare.Po nga vjen gjithe ky uje i embel? Sipas eksperteve eshte bije e lumenjve te medhenj siberiane dhe amerikano-verior qe derdhen ne detin e akullt: duke mbetur ne siperfaqe ne krahasim me ate te kripur, mblidhet nga qendra e Beaufort Gyre nga ererat anticiklone qe perfshijne Arktikun Perendimor.Ajo qe frikeson shkencetaret eshte se mund te ndryshojne kushtet klimaterike dhe kjo mase e madhe uji, aktualisht e pa-spostuar nga era, mund te derdhet papritur ne Oqanin Atlantik, me pasoja te veshtira per t’u parashikuar si mbi klimen ashtu edhe mbi tregetine ushqimore detare, sic ndodhi ne vitet ’60 e ’90 dhe ne nje shkalle me te vogel, edhe ne vitin 2009.Pasojat e ketij fenomeni jane te veshtira per t’u parashikuar: Vezhgimet e kryera gjate 15 viteve vetem konfirmojne nje zbutje graduale te ujit ne detin arktik, por vetem ne kohet e fundit ka marre permasa shqetesuese.Shkrirja graduale e akujve polare nuk ben gje tjeter, vecse lehteson veprimin e ererave ne transportimin e ujit te embel drejt qendres se Beaufort Gyre, duke shkaktuar keshtu nje rreth te rezikshem.Humbja progresive e mbuleses se akullit nga ana e mbulesave polare, favorizon ngjitjen e ujit te ngrohte nga thellesite oqeanike dhe me tej si pasoje do te pershpejtoje shkrirjen e akujve.

  6. #296
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Delfinet mund te shohin fetusin brenda barkut te grave shtatezana.


    Sipas eksperteve, duke perdorur ekolokacionin, delfinet mund te jene ne gjendje qe te dallojne fetusin ne zhvillim te nje gruaje shtatezane.

    Delfinet leshojne tinguj ne mjedis dhe degjojne ekot qe kthehen – nje proces qe i ndihmon ata te identifikojne format dhe vendndodhjen e objekteve. Doktoret perdorin nje teknike te ngjashme per te nxjerre imazhin e nje femije njerezore qe eshte duke u zhvilluar. Te dyja keto perfshijne ultratingujt.“Une mendoj qe eshte dicka shume e besueshme qe nje delfin te mund te dallonte nje fetus ne barkun e nenes” – tha Lori Marino, nje neuroshkencetare ne Universitetin Emory ne Atlanta. “Megjithate duhet nje studim shume i kujdesshem dhe i detajuar per ta thene me siguri kete.”Raportime te ndryshme kane thene qe delfinet kane nje interes shume te madh ndaj grave shtatezana. Thuhet qe keto kafshe notojne deri tek grate shtatezana dhe leshojne ‘gumezhima’ prane barkut te tyre. “Gumezhima” eshte nje forme e nje ekolokacioni shume i perqendruar. Kur delfinet duan te stimulojne nje delfin tjeter, ata e vejne hunden e tyre ne lekure dhe gumezhijne.Malcolm Nicolson, nje profesor i historise mjekesore ne Universitetin e Glasgow ne Skoci, eshte dakord me mendimin qe delfinet mund te dallojne shtatezanine e nje gruaje. Per shembull, sipas tij, nje delfin qe noton me nje trajnere femer perpara dhe pas shtatezanise se saj, mund te jete ne gjendje qe te dalloje nje ndryshim ne eko profilin e saj, apo modelet e tingujve qe i vijne nga ekolokacioni. Delfinet mund te kene edhe aftesine qe te dallojne rrahjet e zemres se nje fetusi edhe ne nje grua qe ata nuk e kane pare asnjehere me pare. Por per kete ai vuri ne dukje qe ishte thjesht nje spekulim.Te pakten nje studim ka zbuluar qe delfinet mund te perceptojne format nepermjet nje barriere opake, si per shembull nje kuti.“Do te ishte e logjikshme nese ata do te kishin potencialin qe te diferenconin ndermjet njerezve te ndryshem,”m, qe jane shtatezane ose jo, tha Mike Walsh, nje veteriner i kafsheve ujore ne Universitetin e Floridas.Megjithate sipas tij, delfinet mund te mos dine qe ajo cfare ata jane duke pare brenda trupit te nje gruaje shtatezane eshte nje person.Marino tha qe ajo mendon qe delfinet mund te shohin ndonje lloj imazhi te bebes. “Nga studimet ne dime qe ato jane shume te afte te kalojne nga nje imazh vizim ne nje imazh akustik.”, dhe e anasjellta, tha Marino. Ashtu si sonogramat i kapin njerezve nje imazh te bebeve te tyre, ekolokacioni mund tu jape delfineve nje imazh mendor te tyre.Ka shume mundesi qe delfinet nuk kane lindur me aftesine e tyre te ekolokacionit, por e kane zhvilluar ate me kalimin e kohes. Per shembull, bebet delfina gurgullisin perpara se te mesojne te bejne tinguj me komplekse. Ajo dyshon qe edhe ekolokacionin e mesojne me vone.Edhe pse delfinet mund te jene te afte te dallojne nje shtatezani, nuk do te ishte nje ide e mire te lindej nje femije prane delfineve, pasi keto kafshe mish-ngrenese ndonjehere mund te jene agresive.Disa njerez deklarojne gjithashtu qe delfinet kane aftesine qe te diagnostikojne apo te kurojne semundje te njerezve. Per shembull ka patur raportime qe delfinet sillen ne menyre te cuditshme kur eshte prane dikush me nje tumor kancerogjen.Megjithate sipas Marino, nuk ka asnje te dhene ne mbeshtetje te tij fakti, dhe asnje e dhene qe te mbeshtese hipotezen qe delfinet mund te sherojne njerezit me ane te ekolokacionit.

  7. #297
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Si do te dukeshin disa nga planetet sikur te ishin ne te njejten distance nga Toka sa c'eshte Hena.


  8. #298
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Dalin nė shitje “Syzet dembele”

    Dhe kėtė gjė i’a u mundėsojnė syzet e reja tė quajtura “Syzet dembele”. Kėto syza ju lejojnė qė tė shikoni televizor pa i drejtuar fare sytė nga ekrani.“Syzet dembele”, tė cilat kushtojnė rreth 12 euro, funksionojnė me anė tė pasqyrave qė kanė tė instaluara.Kėto tė fundit pėrthithin nga pozicione tė ndryshme dritėn e ekranit tė televizorit, dhe pastaj e pėrcjellin nė sytė e personit qė mban veshur kėto syza.Syzat mund tė pėrthyhen nė kėnde tė ndryshme,(45 apo 90 gradė) nė varėsi tė pozicionit, duke ju lejuar tė shikoni atė qė dėshironi.

  9. #299
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    10 filmat mė tė mėdhenj pėr artin e vjedhjes.

    Nė 100 vitet e fundit, filmat na kanė shfaqur dhe treguar skema tė hartuara vjedhjesh, duke luajtur me simpatitė tona: duhet tė mbėshtesim ligjin dhe rendin? Apo me hajdutėt qė pėrllogarisin gjithēka, ashtu siē filmi tė inkurajon tė bėsh? Filmat me vjedhje janė bėrė njė zhaner filmi mė vete, njė lloj qė na bėn tė admirojmė zgjuarsinė e shkelėsve tė ligjit, edhe pse ne luftojmė nė kapjen e tyre. Revista “Time” sjell dhjetė filmat mė influencues tė artit tė vjedhjes.

    10 – Rififi, 1955
    Plani dhe shembulli pėr tė gjithė filmat modern tė vjedhjes, Rififi, mbetet ende njė mrekulli. Nė film mashtruesi qendror kryen njė grabitje e planifikuar nė detaje tė njė argjendarie, qė zė rreth ēerekun e zhvillimit tė filmit dhe ėshtė realizuar nė heshtje tė plotė, pa dialogė apo muzikė. (Disa hajdutė tė jetės reale e kanė pėrdorur Rififin si njė model pėr tu ndjekur.) Si pjesa mė e madhe e filmave tė realizuar gjatė periudhės 1945–1960, Rififi ėshtė njė film francez i drejtuar nga njė drejtor amerikan Jules Dasin. Hajdutėt e filmit, si nė njė pjesė filmash tė shfaqur edhe mė vonė, ishin tė pėrfshirė nė kaosin e post luftės nė Francė dhe tjetri nė bandat amerikane. Ashtu siē ndodh shpesh nė filmat me vjedhje, grupi e kryen vjedhjen me gjakftohtėsi dhe korrektėsi, por mė pas ndeshet me zilinė dhe lakminė e ēdo anėtari, si dhe dobėsitė njerėzore.

    9 – The Killing, 1956
    Sterling Hayden, qė ėshtė bėrė i njohur nė njė tjetėr film me vjedhje (The Asphalt Jungle) bėhet pjesė e kėtij filmi me mashtrime nė pistat e hipodromit, qė bėjnė qė 28 vjeēari Stenly Kubrick, drejtor filmi, tė bėhet edhe mė shumė i famshėm. Hayden ėshtė hajduti veteran i mirėnjohur, qė planifikon njė “gjuajtje tė fundit” para se tė heqė dorė dhe tė martohet. Ai krijon njė grup tė tijin, dhe realizojnė vjedhjen (edhe pse jo pa disa probleme tė rėnda). Por ajo qė ndodh mė pas ėshtė njė histori tradhtie dhe mosmarrėveshjeje. Filmi i tretė i Kubrick nuk ka skena vrasje, por bėn qė kritikėt tė vėnė re talentin e ri. Nė ditėt e sotme, filmi duket i guximshėm pėr ngjarjet e tij narrative, i dhėnė nga perspektiva tė ndryshme. Ndikimi i tij shfaqet nė filma tė tillė si “Reservoir Dogs” dhe “The Town”.

    8 – Reservoir Dogs, 1992
    Pjesa mė e madhe e filmave me vjedhje kanė tre akte tė ndryshme: planifikimi i vjedhjes, ekzekutimi i planit dhe ajo qė vjen pas kryerjes sė aktit. Por nė kėtė film, Quentin Tarantino, guxon dhe ndryshon rrjedhėn e akteve, duke pėrzier skenat e aktit tė parė dhe tė dytė. Pjesė tė bukura tė filmit janė skenat qė zhvillohen tė tilla si hedhjet nga lartėsitė, por dhe pėrpjekja e audiencės pėr tė kuptuar se ēfarė realisht ka ndodhur, si pasojė e ndryshimit tė rrjedhjes sė ngjarjeve. Por pjesa mė e bukur e filmit qė tė jep kėnaqėsi ėshtė zėri i Tarantinos, gėzimi i tij entuziast dhe loja me tė cilėn ai luan, qė nga dialogjet e ashpra deri tek dhuna mizore. Tarantino nė kėtė mori mė tė mirėn nga njė kastė aktorėsh qė pėrfshinin dramėn e krimit tė shkollės.

    7 – Quick Change, 1990
    Ndonjėherė ėshtė vjedhja ajo qė ėshtė e lehtė pėr t’u realizuar, dhe hyrja ėshtė pengesa kryesore. Kjo ka qenė premisa e shumė parodive tė vjedhjes, qė nga “Lavender Hill Mob” tek “A Fish Called Uanda”. Njė nga filmat mė gazmorė tė kėsaj serie ėshtė “Quick Change”, filmi i vetėm qė Bill Murray ka drejtuar ndonjėherė (sė bashku me Houard Franklin). Murray gjithashtu shfaqet si njė personazh i filmit, ku pėrfaqėson njė planifikues vjedhjesh bankash, brilant dhe tė pėrvuajtur, qė kryen vjedhjen e njė banke qė ėshtė praktikisht art performues (ai vishet si klloun gjatė vjedhjes). Por ndėrkohė qė Murray dhe grupi i tij kryejnė vjedhjen pa patur nė dispozicion njė mjet, largimi nga qyteti i Nju Jorkut duket njė sfidė e jashtėzakonshme. Filmi ėshtė plot me skena tė frikshme. kur bėhet fjalė pėr filmat me vjedhje, gjithēka ėshtė tek ekzekutimi i tij.

    6 – Ocean’s Eleven, 2001
    Filmi origjinal Ocean’s Eleven (1960) nuk ishte njė film i mirė. Megjithatė ai provoi se filmat me vjedhje nuk ishte e nevojshme tė ishin mė shumė se “njė stil ushtrimesh” – njė mėsim qė nuk u humb nga filmat me mashtrime qė vijuan nė 1960-n, ku pėrshihen “Topkapi”, “How to Steal a Million”, “The Thomas Crown Affair” dhe “The Italian Job”. Katėr dekada mė vonė, filmi i riprodhuar i Steve Soderbergh ishte gjithashtu me stil ushtrimesh, por i realizuar mė me kujdes. Ashtu si nė versionin e Frank Sinatrės, historia e Soderberghut pėr njė krim nė bashkėpunim, pėrfshiu njė sėrė aktorėsh tė mirėnjohur si George Clooney, Brad Pitt, Julia Roberts, Matt Damon, Andi Garcia, Don Cheadle dhe Bernie Mac. Filmi i tregon tė gjitha aktet e tij: planifikimin, ekzekutimin dhe ngjarjet vijuese, por duke lėnė mjaft skena tė tjera intriguese pėr tė ruajtur tėrheqjen ndaj filmit.

    5 – The Bank Job, 2008
    Shumė filma me vjedhje janė bazuar nė histori tė vėrteta, qė nga “The Brinks Job” deri tek “The Great Train Robbery”. Filma tė tillė kanė patur tendencėn pėr ta vėnė vjedhjen nė njė kontekst tė madh historik, qė kanė tentuar tė theksojnė se si trazirat e kohėrave kanė bėrė qė hajdutėt tė shihen si heronj. Nė rastin konkret, historia e vjedhjes nė rrugėn Baker, 1971, nė Londėr prek problemet dhe trazirat sociale tė 1960-ės, ku mė kryesoret pėrfshinin seksin, drogėn dhe rok ‘n’ roll–in, si dhe njė skandal mbretėror (grabitėsit vodhėn dhe disa kuti qė mbanin foto komprometuese tė princeshės Margaret). Drejtorėt e filmit pretenduan se qeveria Britanike e mbajti tė fshehtė historinė e plotė pėr rreth 40 vjet, pėr tė mbrojtur njė anėtar tė familjes mbretėrore britanike, dhe se qėllimi i filmit ėshtė tė tregojė pėr herė tė parė tė vėrtetėn e atyre viteve, pavarėsisht se ka shumė elementė tė trilluar.

    4 – Inside Man, 2006
    Filmi me grabitje i Spike Lee ėshtė realizuar nė shek XXI (me ndėrgjegje tė plotė mbi ēėshtjet etike dhe forcat bashkėkohore politike qė pėrcaktojnė Nju Jorkun e sotėm), por nė pjesėn mė tė madhe tė tij ai tregon mbi dramėn e viteve ’70 tė Nju Jorkut; histori tė guximit, problemeve dhe mbijetesės. Pjesa mė e madhe e filmit ėshtė njė betejė zgjuarsie ndėrmjet hajdutit brilant Clive Ouen, ku ai dhe grupi i tij marrin peng njerėz gjatė vjedhjes sė njė banke, dhe Denzel Uashington, detektivi finok qė vihet nė ndjekje tė tij. Ndėrhyrės janė Kristofer Plummer (dikush me njė sekret tė fshehur nė kutitė e vjedhura, dhe qė nuk dėshiron tė zbulohet) dhe Jodie Foster (njė zyrtare e lartė qė e di se ku sekretet janė varrosur). Filmi trajton ēėshtje tė sė mirės dhe tė keqes nė situata tė paparashikueshme, korrupsionit, paragjykimit dhe lė pėr audiencėn interpretime tė hapura mbi tė mirėn dhe tė keqen.

    3 – Heat, 1995
    Majkėll Man kaloi pjesėn mė tė madhe tė viteve ’80, pas dy pėrpjekjeve tė pasuksesshme, pėr tė krijuar filmin nė zhanerin dramė–krim qė ishte Heat. Nė mė tė shumtėn e tij, filmi, qė ėshtė i bazuar nė jetėn reale dhe ndjekjen e hajdutit Neil Mekkaulej, ėshtė njė betejė dėshirash dhe egosh ndėrmjet detektivit Al Pacino dhe hajdutit perfekt Robert De Niro. Ideja qendrore e filmit, njė vjedhje banke qė ndodh nė rrugėt e Los Angelos, njė nga aktet mė tė shfaqura nė kėtė film, bazohet nė eksperiencėn e oficerit tė policisė Cak Adamson dhe ndjekjes sė kriminelit Neil Mekkaulej nė 1960-ėn. Ky film provoi tė ishte njė ndikues nė trilogjinė e filmit tė Batman –it, dhe nė jetėn reale tė hajdutėve tė bandave tė ndryshme nga Kalifornia, Norvegjia dhe Afrika e Jugut.

    2 – The Town, 2010
    Vjedhja klasike e realizuar nga Ben Aflek, bazuar nė novelėn e Cak Hogan, “Prince of Thieves”, tregon pothuajse nė tė gjithė zhvillimin e saj rreth ngjarjeve qė kanė vijuar pas kryerjes sė vjedhjes, edhe pse paraqet disa skena tė guximshme gjatė vjedhjes. Nė njė rast tė vetėm, grupi i hajdutėve ėshtė shumė solid – nuk janė tė predispozuar pėr tė tradhtuar apo tė kryejnė akte qė dėmtojnė, por nė kėtė film nė mėnyrė tipike ata ndajnė dhe shkatėrrojnė njė skuadėr nė njė film me vjedhje. Pėr mė tepėr, ėshtė lideri i grupit (Aflek) qė ėshtė pika e dobėt e tij, pasi ra nė dashuri me pengun (Rebeka Hall), qė grupi e rrėmbeu gjatė njė vjedhjeje. Ai dėshiron qė tė largohet nga grupi, por besnikėria, ligjet dhe detyrimet ndaj grupit vazhdojnė ta tėrheqin atė brenda grupit. Mėsimi qė nxjerr ky film ėshtė: edhe pse mund t’ia mbathėsh nga krimi, ti nuk mund t’i largohesh asnjėherė vetes.

    1 – Three Kings, 1999
    Kaosi i luftės krijon njė bazė tė mirė pėr tė realizuar njė film me vjedhje, por dhe e anasjellta ėshtė e vėrtetė; ashtu siē provoi dhe filmi Three Kings, filmat me grabitje janė njė mėnyrė e mirė pėr tė eksploruar arsyet qė gjenden pas njė konflikti ndėrkombėtar. Nė nivelin e tij mė bazik, filmi paraqet njė vjedhje qė pėrfshin njė grup njerėzish qė pėrpiqen tė pėrfitojnė nga trazirat e pėrfundimit tė Luftės Gulf nė 1991, pėr tė marrė nė posedim sasi tė mėdha tė arit tė Irakut. Por pėrtej mekanizmave tė tij trillues, filmi shėrben si njė eksplorues i politikave tė dėshtuara amerikane qė lidhen me luftėn. Ky film provon se ndonjėherė kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė treguar historinė, nė tė cilėn hajdutėt zbulojnė, me vonesė, se komoditeti mė i ēmuar qė ata mund tė fitojnė nga tmerret e luftės, ėshtė vetė nderi i tyre.

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    He mo i dini apo t'jua them une...

    Njeriu qesh normalisht 15 here ne dite

    Shteti me perqindjen me te larte te njerezve qe shkojne ne pune me kembe eshte Alaska

    Libri i pare i shkruar me makine shkrimi ishte "Tom Sawyer"

    Eshte e pamundur te teshtish me syte hapur

    I vetmi ushqim qe nuk kalbet eshte mjalti

    Krokodili nuk mund ta nxjerre gjuhen perjashta

    Si jane te ndryshme gjurmet e gishtave po ashtu ndryshojne gjurmet e gjuheve te njeriut
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Faqja 30 prej 34 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •