Close
Faqja 2 prej 34 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 333
  1. #11

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Nė “Samsung” kanė krijuar llampėn 36 vjet tė qėndrueshme

    Ndėrrimi i llampave elektrike sė shpejti do tė mbetet ēėshtje e sė kaluarės, sepse “Samsung” ka prezantuar njė llampė tė re, tė kursyeshme, e cila do tė qėndrojė 36 vjet.

    Ekspertėt e kėsaj kompanie e kanė promovuar llampėn LED e cila mund tė jetė e qėndrueshme deri nė 40 mijė orė, qė ėshtė 40 herė mė shumė se llampat e rėndomta.

    E vetmja e metė e kėsaj llampe deri mė tash mund tė jetė ēmimi i saj, sepse njė kėso llampe aktualisht shitet mbi 60 euro.
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

  2. #12

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Zbulimet e Leonardo da Vinēi

    Italiani Leonardo da Vinēi (1452-1519) njihet si ndėr zbuluesit mė tė mdhenjė. Ai zbuloj shumė makina dhe mjete tė cilat nuk janė ndėrtuar gjatė kohės kur ai ishte ende gjallė.

    - Ventillimin,
    - Busollėn,
    - Aeroplanin,
    - Helikopterin,
    - Instrumente mekanike muzikore
    -Armėn shumė tytėshe
    - Skenėn rrutulluese
    - Orėn me zile,
    - Teshat zhytėse
    - Gazė maskėn
    - Parashutėn
    - Turbinėn me ujė
    - Orėn
    - Vinēin
    - Tankun
    - Syzet
    - Makinėn me avullė
    -Teleskopin
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

  3. #13

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Kuriozitet matematikor
    Duke shumzuar numrin 37 me 3,6,9,12,15,18,21,24,27

    3 x 37 = 111
    6 x 37 = 222
    9 x 37 = 333
    12 x 37 =444
    15 x 37 = 555
    18 x 37 = 666
    21 x 37 = 777
    24 x 37 = 888
    27 x 37 = 999
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

  4. #14
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Shkencėtarėt britanikė zgjidhin enigmėn: pula apo veza?


    Kush ka ardhur e para, pula apo veza? Kjo ėshtė enigma qė prej shekujsh ka munduar njerėzit pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė saktė e pėrfundimtare. Kėsaj pyetjeje njė grup shkencėtarėsh anglezė duket se i kanė dhėnė zgjidhje, transmeton Starti njoftimin.
    Ata kanė hulumtuar mbi proceset qė ēojnė nė kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e lėvozhgės sė vezės. Kolin Friman dhe kolegėt e tij tė Universitetit tė Warwick dhe Sheffield kanė zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme nė vezoret e pulės, ėshtė pėrgjegjėse pėr pėrpunimin e karbonat kalciumit nė kristalecalciti, substancė qė pėrbėn pjesėn mė tė fortė tė lėvozhgės. Shkencėtarėt kanė zbuluar gjithashtu se nė mungesė tė kėsaj proteine, lėvozhga nuk ngurtėsohet dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė strehojė njė zog. Pra, sipas shkencėtarėve, pula, ose mė mirė proteina OC-17, ėshtė krijuar pėrpara vezės.

  5. #15
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Disa Kuriozitete nga Shkenca

    1. Shpejtesia e drites eshte 186,000 milje/seconde. Drites i duhen 8min e 17 sec per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes.
    2. Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 bilionte.
    3. 10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente.
    4. Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1000 milje per ore dhe udheton permes hapesires me shpejtesi 67000 milje per ore.
    5. Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete.
    6. Kokra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher rra ne Bangladesh ne 1986.
    7. Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez.
    8. Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Anktartik.
    9. Te gjitha atomet e hidrogjenit ne trupat tane u krijuan rreth 12 bilion vjet me pare, gjate Big Bang-ut.
    10. Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 bilion vjet.
    11. Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit.
    12. Nje te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se sekondes pas Big Bang, Universi kishte madhesine e nje dardhe.
    13. Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick ne 1953.
    14. Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor.
    15. Termometri u krijua nga Galileo ne 1607.
    16. Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, ne 1250.
    17. Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866.
    18. Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X.
    19. Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 435 kembe.
    20. Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres - pacienti i tij jetoi vetem 18 dite.
    21. Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme.
    22. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar.
    23. Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere.
    24. Kripa perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise. Ne nje periudhe ushtaret Romake jane paguar me gripe dhe nga kjo vjen dhe fjala rroge (salt - salary = anglisht, salarium - latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to. Shenja quhej "hallmark" duke ditur se ne greqisht "hal" qendron per kripe.
    25. Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta.
    26. Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me vere te quajtura ne ate kohe "kratere". Ata besonin se alkooli safi, mund te perdorej vetem nga barbaret.
    27. Jo shume larg nga Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i thelle. Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi Token. Duke supozuar se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte rreth 17.5 km per sekonde.

  6. #16
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Ja 5 forcat speciale mė tė mira nė botė



    5. Kopassus (Komandot Special), janė forca elitė tė ushtrisė indoneziane. Reparti ėshtė themeluar nė vitin 1952 dhe pėrbėhet nga pesė regjimente. Bėjnė pjesė nė forcat mė tė mira ushtarake nė botė, pasi kanė arritur tė kenė operacione tė suksesshme nė konfliktin me Guinenė e Re nė 1958, luftėn me Malajzinė nė 1963. Kanė arritur tė shmangin njė grusht shteti dhe kanė eliminuar disa baza terroriste. Operacioni mė i mirė ėshtė ai i vitit 1981, ku gjatė rrėmbimit tė njė avioni nga terroristėt islamik, pas uljes sė avionit ekzekutuan gjithė pengmarrėsit pa asnjė viktimė nė radhėt e civilėve.



    4. Sayeret Matkal, (Njėsia e Pėrgjithshme e Zbulimit) ėshtė reparti mė i mirė ushtarak i Izraelit. Motoja e tyre ėshtė; “Kush guxon fiton”. Reparti ėshtė themeluar nė 1957 dhe ėshtė i specializuar nė lirim pengjesh dhe spiunazh nė zonat e armikut. Reparti pėrbehet nga njerėzit mė tė specializuar dhe ka bėrė mjaft operacione nė vende tė tjera. Deri nė vitin 1976 njėsia mbahej sekrete. Nė kėtė vit ata do tė bėheshin tė njohur gjatė njė operacioni nė Uganda, ku u morėn peng 200 pasagjerė, mes tyre 100 hebrenj. Fal ndėrhyrjes sė njėsiti ushtarak u bė i mundur lirimi, por jo pa humbje, 4 pasagjerė u vranė. Njė javė mė parė ishte vrarė dhe komandanti i njėsitit ushtarak izraeli.

    3. Kaibiles janė forcat speciale tė ushtrisė sė Guatemalės. Motoja e tyre ėshtė: “Nėse unė eci para, mė ndiq, nėse qėndroj, mė nxit, nėse tėrhiqem mė vrit”. Reparti ėshtė themeluar nė vitin 1970 dhe janė forcat speciale mė tė mira nė botė pėr luftėn nė xhungėl. Emri i repartit vjen nga njė personazh historik qė ėshtė vrarė nga spanjollėt gjatė viteve 1500. Kaibiles janė tė njohur pėr stėrvitjen e tyre tė ashpėr. Vetėm 10 veta nė vit pranohen nė kėtė repart pas shumė stėrvitjesh. Ata janė mėsuar tė flenė vetėm 3 orė nė 24 orė dhe tė janė ēdo gjė tė gjallė pėr tė mbijetuar.

    2. Alpha Group janė reparti special mė i mirė i ushtrisė ruse. Ėshtė njė nga repartet e pakta speciale qė i mbijetoi rėnies sė Bashkimit Sovjetik. Pjesė e kėtij reparti janė njerėzit mė tė zgjedhur fizikisht nė Rusinė prej 300 milionė banorėsh. Shumė pak dihet pėr stėrvitjen dhe veprimtarinė e kėsaj force. Ata varen direkt nga Ministria e Brendshme dhe marrin urdhra nga drejtuesit mė tė lartė tė vendit. Reparti i krijuar nė vitin 1974 me urdhėr tė shefit tė KGB. Pėrzgjedhja e njerėzve bėhet mbi kushte tė forta fizike, por edhe psikologjike. Veē shkollės perėndimore tė stėrvitjes, Alpha kanė dhe stilin e tyre. Ata janė mėsuar tė vėnė misioni mbi ēdo gjė tjetėr dhe tė sakrifikojnė edhe kolegun, ndėrsa modeli perėndimor i forcave speciale ėshtė mbrojtja e shokut. Motoja e tyre e pashpallur duket se ėshtė: “Ne nuk negociojmė”. Nė disa media, edhe pse nė mėnyrė jo tė dokumentuar, ėshtė folur pėr teknika paranormale nė stėrvitjen dhe zgjedhjen e kėtyre forcave. Ndėrsa ekspertė thonė se njerėzit qė zgjidhen, stėrviten qė t’i kenė mė tė zhvilluara se njerėzit normal shqisėn e dėgjimit apo nuhatjes. Gjithsesi kėto mbeten ende tė paverifikuara. Ata kanė qenė aktiv dhe tė suksesshėm gjatė luftės sė Ēeēenisė, ndėrsa kanė marrė pjesė nė operacionin mė tė dėshtuar tė ēlirimit tė pengjeve nė Beslan nė vitin 2004. Pas ndėrhyrjes sė tyre nė shkollėn ku ndodheshin pengjet, u vranė 385 fėmijė, pėrfshi pengmarrėsit dhe u plagosėn 700 tė tjerė.

    1. U.S. Navy SEAL janė forcat speciale tė ushtrisė amerikane. Nėse mė parė kishte dyshime pėr supremacinė e SHBA nė forcat speciale, vrasja e terroristit mė tė kėrkuar nė botė, Osama bin Laden konfirmoi pėrgatitjen e kėtyre trupave. Reparti ėshtė themeluar nė vitin 1961. Nė tė bėjnė pjesė forcat mė tė pėrgatitura tė marinė, ushtrisė tokėsore dhe asaj ajrore tė SHBA. Ėshtė njė nga repartet me njerėzit mė tė stėrvitur, tė aftė tė pėrballojė situata tė rrezikshme nė tokė, ajėr dhe nė ujė.

    Shumė prej teknikave tė stėrvitjes sė tyre mbahen sekret nga drejtuesit e njėsive. Pranimi i rekrutėve bėhet vetėm nga repartet e tjera. Pėr tė kaluar provėn duhen 24 javė stėrvitje. Ndėrsa mė pas janė dhe 28 javė tė tjera pėr tu certifikuar si pjesėtarė mė tė denjė i radhėve tė kompanisė. Ata janė forcat mė tė sprovuara nė beteja se ēdo ushtri tjetėr. Navy SEAL Kanė kryer operacione nė Panama, Kili, Irak, Afganistan dhe Pakistan. Operacioni mė i shpejt ėshtė ai i 11 majit 2011 nė Abotabat nė Pakistan, kur brenda pak orėsh ekzekutuan Bin Ladenin.

  7. #17

    Risia teknologjike pėr 2013: Celularė e kompjuterė prej gome!

    Njė lajm i mirė pėr kėtė fillim viti… Nėse aparati juaj celular deri pak kohė mė parė ishte i thyeshėm dhe lehtėsisht i dėmtueshėm, pėr shkak tė pakujdesive, apo akrobacive tė ndryshme qė mund tė ndodhin nė shtėpi dhe ambiente tė tjera publike, tashme kompanitė celulare kanė menduar njė zgjidhje mė tė pranueshme, qė njėfarėsoj e bėn celularin tuaj “tė pavdekshėm”. Materiali prej gome ėshtė koncepti i ri i celularit tė 2013-s edhe mė tutje, ēka duket se do t’i hapė rrugė edhe prurjeve tė tjera teknologjike, siē mund tė jetė televizorėt e kompjuterėt prej gome.

    Emri:  62232.jpg

Shikime: 6123

Madhėsia:  32.5 KB

    Kompanitė “LG” dhe “Samsung” janė shprehur tė gatshme pėr tė prezantuar nė tregun botėror brezin e ri tė telefonave celularė, mandej tė tabletave elektronike I-Pad etj. praktikisht tė pashkatėrrueshme. Me tė njėjtat parime pune dixhitale, materiali fleksibėl prej gome jo vetėm qė i bėn mė praktikė aparatet e informacionit apo komunikimit me tė cilėt jemi nė kontakt gjatė gjithė kohės, por duke u investuar bindshėm jo vetėm nė cilėsinė e shėrbimit dhe nė atė tė sigurisė, ky tip i ri i telefonave prej gome, qė priten tė dalin pas pak ditėsh nė shitje, i pėrjashton nga efekti i dėmtimit kėsi aparatesh, me tė cilėt jemi nė kontakt tė vazhdueshėm.

    Veshja e jashtme prej gome ėshtė vetėm njė element, ndėrsa bateritė pritet tė jenė prej njė lloji tė ri pėlhure, nė tė cilėn grumbullohet energjia e rikarikueshme. Sa i takon pranisė sė tasteve, apo sensorėve tė manovrueshėm pėrmes prekjeve, kėto aparate interesante teknologjike prej gome do tė kryejnė njėsoj funksionet e tyre, duke pasur njėherėsh edhe njė tjetėr bonus nė pėrdorim: pikėrisht tė qenit thjesht tė padėmtueshėm!

    Ndaj, pėrgatituni qė tė ndėrprisni faturat e kripura tė blerjeve, pasi celulari u ka rėnė nga xhepi dhe i ėshtė thyer ekrani, ose dikush tjetėr nga pakujdesia e ka marrė aparatin tuaj duke bėrė akrobacira me tė. Materiali prej gome do tė jetė shpėtimi juaj pėr blerjet e reja tė produkteve teknologjike, qė realisht ju rėndojnė nė buxhetin personal.
    Revolution 1848

  8. #18
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Gaddafi jetonte si mbret. 10 nga momentet mė tė ēuditshme gjatė jetes

    Lideri i rrėzuar Muammar Gaddafi, i cili u vra nė qytetin e tij tė lindjes, Sirte, ishte kapur gjallė nga rebelėt dhe madje ishte lutur qė mos e vrisnin.Gaddafi mori pushtetin e Libisė mė 1 shtator 1969, por pushteti i tij filloi tė dobėsohej nė pranverė 2011, kur forcat rebele filluan tė kontrollonin gradualisht vendin, i cili tani udhėhiqet nga Kėshilli Tranzit Kombėtar.
    Diktatori kishte dekada qė cilėsohej si armik i perėndimit pasi mbėshteste terrorizmit, por ai ishte pėrbuzur edhe pėr sjelljen e tij tė ēuditshme.

    “Mirror” ka botuar 10 nga momentet mė tė ēuditshme tė Kolonel Gaddafit.

    1. Kur udhėtonte jashtė shtetit, ai merrte njė eskortė prej 300 vetash – ku pėrfshiheshin edhe 40 truproja femra, pėr tė cilat kėmbėngulte se duhet tė ishin tė virgjėra.
    2. Nė vitin 2009, i ftuar nė Romė nė njė samit ushqimi, Gaddafi kėrkoi 500 femra nga njė kompani eskortash, duke specifikuar kėrkesat e tij. Ato duhej tė ishin mbi 1.70 tė gjata dhe 18-35 vjeēe. Gaddafi, i mbėshtjellė me veshjen e tij tė bardhė, i kėrkoi vajzave qė tė konvertoheshin nė Islam para se t’u ofronte atyre njė Kuran dhe njė kopje tė firmosur tė Librit tė Gjelbėr tė tij.
    3. Takimi i parė i kolonelit Gaddafi me Tony Blair ishte i ēuditshėm. Lideri libian e ofendoi kryeministrin e atėhershėm tė Britanisė, duke i treguar atij shollėn e kėpucės, njė veprim mjaft pėrbuzės pėr kulturėn arabe.
    4. Ai e merrte ēadrėn e tij beduine nė udhėtimet e tij dhe nė vitin 2007 e hapi atė nė ambientet e njė hoteli me 5 yje nė Paris, ku lejoi edhe devenė e tij qė tė vinte vėrdallė nė hotel.
    5. Ai i ėshtė drejtuar vetėm njė herė OKB-sė, ku nė formė tė njė pėrēartjeje insistonte qė George W. Bush dhe Tony Blari tė dėnoheshin pėr krime lufte.
    6. Ai njėherė paraqiti njė kėrkesė nė OKB pėr tė pėrjashtuar Zvicrėn. Ai i kishte mbyllur ndėrkohė tė gjitha firmat zvicerane nė Libi, kishte ndaluar tė gjitha importet, kishte anulluar fluturimet dhe kishte konfiskuar biznesmenėt zviceranė. Kjo urrejtje ndaj Zvicrės i lindi pasi djali i tij 33-vjeēar Motassim, i njohur si Hannibal, ishte arrestuar nė Gjenevė nėn akuzėn e ofendimit tė njė kameriereje hoteli.
    7. Gaddafi bėri mė shumė miq gjatė njė udhėtimi nė Itali, edhe pse ai sipėrfaqėsisht “adoptoi” qytetin e vogėl Antrodoco. Lideri libian e kishte vizituar njė herė aksidentalisht, kur ai gjeti kurajėn tė ndiqte rrugėn nga mali dhe tė mos rrezikonte tunelin, pas tėrmetit tė L’Aquila. Qyteti njihet pėr pishat e shumta tė tij.
    8. Si njė diktator qė ishte, kur tė donte i fuste brenda shtetasit dhe po ashtu, mund tė urdhėronte lirimin e tyre. Por Gaddafi vendosi t’i bėnte gjėrat mė tė ekzagjeruara. Kėshtu, nė vitin 1988 ai dėrgoi njė buldozer nė portat e burgut tė Tripolit, duke liruar 400 tė burgosur.
    9. Edhe pse drejtonte vendin, Gaddafi gjente kohė tė lirė pėr pasionet e tij, siē ishte dezanjimi i makinave. Nė vitin 2009 u zbulua Saroukh el-Jamahiriya – Raketa libiane. Libia pretendoi se ishte makina mė e sigurt nė botė dhe mund tė pėrshkojė qindra milje me njė gomė tė shfryrė.
    10. Gjatė pėrpjekjes sė tij pėr tė larguar vendin nga influenca
    perėndimore, Gaddafi filloi tė zėvendėsonte tė gjitha fjalėt angleze me ekuivalentet arabe, madje edhe brand names. Kėshtu, Johnny Walker u bė Hanah Mashi dhe 7 Up u zėvendėsua me Saba’a Fauq

  9. #19
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Maēoku Mjau sa i zymtė, shumė fansa, pak e prekin


    Maēoku Mjau ka mijėra fansa nė tė gjithė botėn, por shumė pak persona mund tė kenė guximin pėr ta pėrkėdhelur nėse do ta kishin pranė. Dhe kjo pėr shkak se pamja e maēokut nuk ėshtė aspak miqėsore.

    Pikėrisht zymtėsia e tij e ka bėrė Kolonelin tė famshėm nė Facebook, ku faqja e tij ka mbi 32 mijė like. Mes pėrdoruesve tė internetit ai njihet edhe si Diktatori.

    Fotot e postuara nga pronarja e tij shoqėrohen me komente tė tipit: “Vini re, tė nėnshtruarit e mi. Kam mėsuar si tė prek hundėn time me gjuhė. Tani pėrkuluni para kėsaj arritjeje!”


    Pronarja e maēokut tashmė synon qė Kolonelin Mjau ta dėrgojė nė Los Angeles pėr ta bėrė njė yll tė vėrtetė.


  10. #20

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    QENI ME I VOGEL NE BOTE, BEYONCE!

    Beyonce, quhet qeni me i vogel ne bote. Eshte i gjate sa nje iphone dhe eshte futur ne librin e rekordeve Guinness.
    Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd...

Faqja 2 prej 34 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •