Droga, Anoril Cani takohej me oficerėt e zyrės sė pėrgjimeve
TIRANE Deri njė javė para se tė arrestohej, specialisti i Antidrogės nė Policinė e Shtetit, Anoril Cani, takohej rregullisht me oficerė tė zyrės sė pėrgjimeve. Anėtarė tė kėsaj zyre, bazuar nė urdhrat e dhėnė nga prokuroria e gjykata, po e pėrgjonin specialistin 31-vjeēar tė Antidrogės, i cili dyshohej se merrej me trafik droge. Efektivi i Policisė, i cili e kishte nisur karrierėn nė Dibėr, pėr rreth njė vit kishte punuar nė zyrėn e pėrgjimeve telefonike dhe pas largimit aty, mbante lidhje me disa prej oficerėve tė kėsaj njėsie. Por, ndėrsa Anoril Cani u transferua nė departamentin e Antidrogės nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė, duke u larguar nga zyra e pėrgjimeve, ai mbante lidhje shoqėrore me anėtarė tė stafit tė kėsaj zyre. Pėr tė shmangur ndonjė dekonspirim tė mundshėm tė aksionit qė po pėrgatitej, grupi i hetimit ėshtė detyruar tė kėrkojė ndryshime nė stafin e zyrės sė pėrgjimeve, me qėllim qė praktika e ndjekjes sė oficerit Anoril Cani tė mos binte nė duart e personave tė tij tė njohur. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, aksioni i organizuar me arrestimin e pesė personave dhe sekuestrimin e 27 kg heroinė dhe 140 kg pėrzierės ėshtė model edhe pėr faktin se ka qenė nė fije tė perit pėr tu dekonspiruar, e megjithatė, kjo nuk ka ndodhur. Pas arrestimit tė pesė personave, Policia dhe Prokuroria kanė nisur hetimin e pasurisė ndaj tyre. Grupi i hetimit ka dyshime se Ilir Shehaj, i njohur me nofkėn Gjyshi, ka nė pronėsi njė lokal dhe disa biznese tė tjera. Oficerit tė Policisė nuk i janė gjetur shuma, pasi dyshohej se fitimet i ka shpenzuar nė kazino. Hetimet e deritanishme kanė zbuluar edhe mėnyrėn e koduar qė pėrdorte grupi. Kėshtu, gjatė bisedave qė kryenin me njėri-tjetrin, tė arrestuarit kanė pėrdorur fjalėn hollon duke nėnkuptuar drogėn. Mė 15 nėntor, pas njė hetimi intensiv 3-mujor nga SHKB dhe njėsia Task-Force, u vunė nė pranga pesė persona, mes tė cilėve edhe oficeri i Policisė nė sektorin e Antidrogės. Anoril Cani, 31 vjeē, me detyrė specialist nė Departamentin e Luftės Kundėr Drogės nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, ra nė pranga sė bashku me shtetasin Ilir Shehaj, 46 vjeē, i njohur me pseudonimin Gjyshi. Nė pranga ranė edhe shtetasit Gentian Gjoka, i njohur me pseudonimin Papu, Mandrit Dulo dhe Everest Hoxholli, i njohur me pseudonimin Nipēja. Arrestimi i tyre u krye pasi tė dyshuarit u kapėn nė kushtet e flagrancės, nė Tiranė dhe Vorė me 27.7 kg heroinė, 28 kg pėrzierje kokaine, 141 kg pėrzierje heroine, 0.8 gr kokainė tė pastėr. Nė banesėn e policit Anoril Cani u gjetėn 980 gr lėndė eksplozive me fuqi tė lartė tė tipit C4, 2 kg tritol, kapsolla detonatorė, ndezės, rreth 400 fishekė luftarakė tė modeleve tė ndryshme, njė pistoletė e tipit TT.
Burimi: Panorama
Krijoni Kontakt