Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22

    Polici i Antidroges Anoril Cani arrestohet si trafikant droge

    Droga, Anoril Cani takohej me oficerėt e zyrės sė pėrgjimeve


    TIRANE – Deri njė javė para se tė arrestohej, specialisti i Antidrogės nė Policinė e Shtetit, Anoril Cani, takohej rregullisht me oficerė tė zyrės sė pėrgjimeve. Anėtarė tė kėsaj zyre, bazuar nė urdhrat e dhėnė nga prokuroria e gjykata, po e pėrgjonin specialistin 31-vjeēar tė Antidrogės, i cili dyshohej se merrej me trafik droge. Efektivi i Policisė, i cili e kishte nisur karrierėn nė Dibėr, pėr rreth njė vit kishte punuar nė zyrėn e pėrgjimeve telefonike dhe pas largimit aty, mbante lidhje me disa prej oficerėve tė kėsaj njėsie. Por, ndėrsa Anoril Cani u transferua nė departamentin e Antidrogės nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė, duke u larguar nga zyra e pėrgjimeve, ai mbante lidhje shoqėrore me anėtarė tė stafit tė kėsaj zyre. Pėr tė shmangur ndonjė dekonspirim tė mundshėm tė aksionit qė po pėrgatitej, grupi i hetimit ėshtė detyruar tė kėrkojė ndryshime nė stafin e zyrės sė pėrgjimeve, me qėllim qė praktika e ndjekjes sė oficerit Anoril Cani tė mos binte nė duart e personave tė tij tė njohur. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, aksioni i organizuar me arrestimin e pesė personave dhe sekuestrimin e 27 kg heroinė dhe 140 kg pėrzierės ėshtė model edhe pėr faktin se ka qenė nė “fije tė perit” pėr t’u dekonspiruar, e megjithatė, kjo nuk ka ndodhur. Pas arrestimit tė pesė personave, Policia dhe Prokuroria kanė nisur hetimin e pasurisė ndaj tyre. Grupi i hetimit ka dyshime se Ilir Shehaj, i njohur me nofkėn “Gjyshi”, ka nė pronėsi njė lokal dhe disa biznese tė tjera. Oficerit tė Policisė nuk i janė gjetur shuma, pasi dyshohej se fitimet i ka shpenzuar nė kazino. Hetimet e deritanishme kanė zbuluar edhe mėnyrėn e koduar qė pėrdorte grupi. Kėshtu, gjatė bisedave qė kryenin me njėri-tjetrin, tė arrestuarit kanė pėrdorur fjalėn “hollon” duke nėnkuptuar drogėn. Mė 15 nėntor, pas njė hetimi intensiv 3-mujor nga SHKB dhe njėsia Task-Force, u vunė nė pranga pesė persona, mes tė cilėve edhe oficeri i Policisė nė sektorin e Antidrogės. Anoril Cani, 31 vjeē, me detyrė specialist nė Departamentin e Luftės Kundėr Drogės nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, ra nė pranga sė bashku me shtetasin Ilir Shehaj, 46 vjeē, i njohur me pseudonimin “Gjyshi”. Nė pranga ranė edhe shtetasit Gentian Gjoka, i njohur me pseudonimin “Papu”, Mandrit Dulo dhe Everest Hoxholli, i njohur me pseudonimin “Nipēja”. Arrestimi i tyre u krye pasi tė dyshuarit u kapėn nė kushtet e flagrancės, nė Tiranė dhe Vorė me 27.7 kg heroinė, 28 kg pėrzierje kokaine, 141 kg pėrzierje heroine, 0.8 gr kokainė tė pastėr. Nė banesėn e policit Anoril Cani u gjetėn 980 gr lėndė eksplozive me fuqi tė lartė tė tipit C4, 2 kg tritol, kapsolla detonatorė, ndezės, rreth 400 fishekė luftarakė tė modeleve tė ndryshme, njė pistoletė e tipit “TT”.

    Burimi: Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Dėshmia nė gjyq: Oficeri i Policisė, shpėrndarės droge. Polici: Ma futėn drogėn nė makinė

    Gjykata lė nė burg pa afat 5 tė arrestuarit. Polici: Ma futėn drogėn nė makinė, unė s’dija gjė, mė arrestuan kur po shkoja tek e dashura.
    Tiranė, Gjykata lė nė burg 5 personat, pronari i drogės mbron policin.
    “Cani lajmėroi trafikantėt nė tetor”
    HETIMI / Efektivi i Antinarkotikėve me njė telefonatė dėshtoi aksionin e Forcave Speciale nė Durrės-Kukės.
    Ngarkesa me 20 kg drogė ndryshoi rrugėn, i shpėtoi policisė.
    “Specialisti i Antidrogės telefonoi vėllain para kontrollit nė banesė”
    Parandjeu arrestimin, dyshohet se fshehu drogėn.
    SHKB ra nė gjurmė tė trafikut nė gusht 2010.
    Droga nga Turqia trafikohej pėr nė Itali dhe nė Holandė.

    Specialisti i Antidrogės nė Policinė e Shtetit, Anoril Cani, i arrestuar me 27 kilogramė pėrzierės heroine nė makinė, mohoi dje akuzėn nė Gjykatėn e Tiranės. Ish-efektivi i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit doli para gjykatės pėr caktimin e masės sė sigurisė. Pasi konfirmoi gjeneralitetet para gjyqtarit tė gatshėm Artan Gjermeni, oficeri i Antidrogės tha se nuk kishte lidhje me trafikun. Ai bėri me dije se kishte njohje personale me katėr tė arrestuarit e aksionit “Specialisti”. Anoril Cani deklaroi para gjykatės se mbrėmjen kur u arrestua, sapo e kishte marrė makinėn e tij nga njėri prej tė arrestuarve dhe po nisej pėr tė takuar tė dashurėn e tij, kur njė patrullė e Policisė e ndaloi dhe, pas kontrollit nė automjet, mori masėn e ndalimit. Ish-specialisti i Antidrogės deklaroi se nuk ka pasur dijeni pėr lėndėn qė u gjet nė automjet, duke mohuar kėshtu akuzėn e ngritur ndaj tij.

    Burimi: Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    ‘Specialisti’, MB: Tė arrestuarit, “grup i strukturuar kriminal”

    TIRANE- Ministria e Brendshme ka njoftuar sot finalizimin me sukses te operacionit te koduar “Specialisti”, qe u mbyll me venien ne pranga te nje specialisti ne Departamentin e Luftės Kundėr Drogės nė Policine e Shtetit dhe kater perosnave te tjere.
    Zėdhėnėsi i MB, Leonard Olli gjate nje deklarate per mediat beri me dije se gjithcka erdhi pas nje hetimi intensiv 3 mujor, nderkohe qe te arrestuarit akuzohen per vepren penale “Grup i strukturuar kriminal”.
    “Arrestimi i tyre, u krye pasi shtetasit e sipėrpėrmendur, u kapėn nė kushtet e flagrances, nė Tiranė dhe Vorė, me 27.7 kg heroinė, 28 kg. pėrzierje kokaine, 141 kg pėrzierje heroine, 0.8 gr kokainė tė pastėr, 980 gr. lėndė eksplozive me fuqi tė lartė tė tipit C4, 2 kg. tritol, kapsolla detonatorė, ndezės, rreth 400 fishekė luftarakė tė modeleve tė ndryshme, njė pistoletė e tipit TT, 13. 100 euro, 6 milion lekė, peshore elektronike, si edhe mjete tė tjera pėr paketimin dhe shpėrndarjen e drogės”- tha Olli.
    Gjithashtu, tė arrestuarve iu sekuestraun 26 aparate telefonikė celularė dhe 4 automjete me tė cilat transportohej droga, tė gjitha kėto nė cilėsinė e provės materiale.

    Te arrestuarit
    1. Anoril Naim Cani, i dt. 07.05.1981, lindur nė Pogradec dhe banues nė Tiranė, me detyrė specialist nė Departamentin e Luftės Kundėr Drogės nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policise sė Shtetit;
    2. Ilir Petrit Shehaj, i dt. 02.12.1966, lindur dhe banues nė Tiranė, i njohur me pseudonimin “Gjyshi”.
    3. Gentian Tanas Gjoka, i dt. 06.04.1980, lindur dhe banues nė Elbasan, i njohur me pseudonimin “Papu”.
    4. Mandrit Manush Dulo, i dt. 05.01.1974, lindur dhe banues nė Vorė.
    5. Everest Fatmir Hoxholli, i dt. 25.07.1985, lindur nė Gramsh dhe banues nė Elbasan, i njohur me pseudonimin “Nipēja”.


    Burimi: Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Arrest me burg pėr Oficerin qė u kap me 52 kg heroinė

    TIRANE- Gjykata e Tiranės dha sot masėn “arrest me burg” pėr oficerin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė, Anoril Cani dhe pėr katė bashkėpunėtorė tė tij.
    Dy ditė mė parė SHKB-ja dhe Policia e Tiranės ēmontuan njė rrjet tė trafikut tė drogės, ku bėnte pjesė edhe oficeri i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė. Vetėm brenda njė orė Policia e Tiranės bllokoi 54.3 kilogramė lėndė tė dyshuar si heroinė, 7-8 kilogramė lėndė tė dyshuar si kokainė dhe mbi 100 kilogramė pėrzierės.
    Anoril Naim Cani, 31 vjeē, me detyrė specialist nė departamentin e Antidrogės nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit u arrestua nė flagrancė, nė njė aksion ku u vėnė nė pranga njėherėsh nė Tiranė dhe nė Vorė dhjetė persona.
    Masa e arrestit me burg u dha edhe pėr bashkėpunėtorėt e oficerit Cani, Gentian Gjoka, 38 vjeē, Ilir Shehaj, 46 vjeē, Madrit Dule, 38 vjeē dhe Everest Hoxholli.
    Mėsohet se gjatė seancės sė sotme, Ilr Shehaj ka deklaruar se droga ka qenė e tij dhe se Ofoceri Cani nuk ka patur dijeni pėr praninė e drogės nė makinė.
    Anotil Cani, specialist nė departamentin e Antidrogės nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit po ashtu ka pohuar se nuk ka qenė nė dijeni, dhe se makinėn e kishte marrė pėr tė takuar tė dashurėn e tij.


    Burimi: Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Pa dasht me ba specialistin e as me mbrojt personin ne fjale se nuk e njoh
    po nje gja duhet te jemi realist qe po behet nje lojet e piste ne mes efektivave te policise
    ku gjithmone me i dobeti e peson
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Nuk i paska dhene pjesen "shefit" ky...........

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    Nuk i paska dhene pjesen "shefit" ky...........
    Gabim i rende!
    Ta gezoje burgun tani, kopraci koprac ngelet !
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Anoril Cani eshte pisllik ne polici, i korruptuar.
    Drogen nuk ja kane futur sic pretendon por e ka marre vete dhe futur ne makine
    gje qe mund te vertetohet lehte nga shenjat e gishtave te tij ne pakot e droges.
    Mundet qe ai te kete abuzuar me punen e tij me pergjimet,pasi ka ditur kush merrej me droge
    dhe mundte kete marre droge prej tregetareve te droges nen pergjim dhe perdorur ate droge per ta shperndare dhe shitur vete.
    Ketij duhet ti kontrollohet llogaria bankare dhe shpenzimet e bera nga ku mund te vertetohen,blerje,shpenzime te medha
    qe e tejkalojne vleren e rroges se tij si polic dhe mund te hedhin drite ne aktivitet kriminal.
    Nqs sipas bankes ai ka depozituar 20 mije euro ne nje rast te vetem atehere ku i ka gjetur keto para????
    Eshte fakt i qarte i ndonje aktiviteti tregetie te paligjshem droge,arme,ose para e marre nga drogaxhinjte si shperblim per informacione.
    Si arrihet qe te penetrojne njerez te tille ne pozita pune aq delikate?Kush e ka marre ne pune kete?
    Mbi cbaza merren ne pune sekrete njerez te tille?Ky mundet qe te kete nxjerre sekrete shteterore,dhene emra personash qe punojne per policine
    ne operacione undercover,
    mund te kete dhene praktikat se si pergjohet dhe kush pergjohet,nga pergjohet etj.
    Policia ,deget e pergjimit dhe antidroga kane problem shume serioz.27 kile droge eshte nje hic para faktit qe kane dale sekrete shteterore jashte
    dhe eshte kompromentuar sistemi i pergjimeve.
    Po eksplozivin c4 dhe te tjerat pse i mban ne shtepi?Perse nje polic antidroge duhet te mbaje eksploziv?
    A i mbani mend ato atentatet me eksplozive ne banesa
    qytetaresh,anetare partish,biznesmene etj ne Tirane?Ka te ngjarre qe materiali ne fjale eshte mbajtur ne dispozicion
    per t'ju shitur personave kriminele te paguar nga dikush qe te perdoren
    per qellime hakmarrjeje......
    Ky person jo vetem eshte pisllik por edhe tahmaqar i madh pas lekut,i pangopur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 16-12-2012 mė 00:46
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •