Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Gazeta hollandeze

    Bataviaasch nieuwsblad

    11-04-1914

    Verwijdering tusschen Roemenen en Grieken?

    Durazzo, 10 April (Osfasiat. Lloyd).

    De opstandelingen in Epirus keeren zich thans ook tegen de Roemeensche KoetzoWalachen die ten Zuiden van Albaniė wonen.

    Te Boekarest heerscht deswege eenige verbittering tegenover de Grieken.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011036670%3Ampeg21%3Ap004%3Aa0119

    Ftohje ndermjet vlleheve dhe grekeve.

    Kryengritesit ne Epir kthehen tashme dhe kunder popullates vllahe, te cilet banojne ne jug te Shqiperise.

    Ne Bukuresht mbreteron nje hidherim i thelle perkundrejte grekeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-12-2012 mė 10:39

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rebelimet pas shpalljes se pavaresise se shtetit shqiptar.

    Te pergezoj per perkthimet dhe informacionin qe ke sjelle, eshte me te vertete me vlera historike.

    Duhet pasur parasysh nje gje, qe informacioni i gazetave dhe revistave nuk pasqyron ate qe ka ndodhur ne prapaskene.

    Esat Pashe Toptani ka qene njeriu me i fuqishem ne Shqiperine e atyre viteve, si ne aspektin politik, edhe ne ate financiar. Ai ishte nje njeri i pashkolluar dhe i paskrupujt qe nuk i behej vone per asgje, pervec ambicies se tij personale. Ambicia e tij politike ishte te shpalljen "Mbret i Shqiperise". Mbeshtetja e tij politike ishte Shqiperia e Mesme me qender Durresin. Ai u tregua dinak dhe perfitoi nga situata e krijuar ne vend pas dobesimit te pushtetit te Perandorise Otomane, duke e perdorur kete dobesi ne avantazhin e vete: ai u shiti malazezeve Shkodren pasi vrau komandatin osman te qytetit dhe u shpall vete komandat i garnizonit osman qe mbante nen kontroll. Familja e tij ishte familja me e besuar e Sulltanit mes shqiptareve, nje nga vellezerit e tij ishte dora e fshehte e Sulltanit qe vriste gjithe kundershtaret e tij politike. Nje nga keta kundershtare ishte edhe Ismail Bej Vlora. Duke qene nje nga familjet e medha te bejlereve te vendit, fjala e Esat Pashe Toptanit kish peshe edhe ne kasten e vjeter te bejlereve te vendit, qe kontrollonin cdo aspekt te jetes shqiptare. Esat Pashe Toptani ishte edhe njeriu me i kerkuar nga interesat e vendeve fqinje, te cilet mundoheshin te blinin me florinj aleancen e tij per te avancuar interesat e tyre mes shqiptareve. Nuk eshte rastesi qe Durresi ishte qendra e qeverive te para ne Shqiperi. Nuk eshte rastesi qe te gjitha qeverite e para shqiptare deshtuan dhe nje nga faktoret kryesore ishte mos pranimi i Esat Pashe Toptanit ne to ose shkelja e interesave te tija.

    Historia zyrtare shqiptare e trajton figuren e Esat Pashe Toptanit si "tradhetar" qe "shiti Shqiperine". Kjo nuk pershkruan dot figuren e Esat Pashe Toptanit i cili luajti nje rol po aq te rendesishem ne kohen qe jetoi, sa edhe vete Ismail Bej Vlora. Ismail Bej Vlora nuk gezonte ate mbeshtetje politike mes shqiptareve qe egzonte Esat Pashe Toptani pasi ndryshe nga Esat Pashe Toptani, ai e kaloi gjithe jeten e tij ne sherbim te Portes se Larte ne vende te ndryshme te Perandorise larg Shqiperise. Kur Ismail Bej Vlora shpalli pavaresine ne Vlore, kjo e xhindosi Esat Pashe Toptanin pasi ky vendim i Ismail Bej Vlores per te ishte sfida me e madhe qe i behej pushtetit te tij ne Shqiperi. Ismail Bej Vlora krijoi qeverine e Vlores, menjehere Esat Pashe Toptani krijoi qeverine e tij ne Durres. Rreth tij u bashkuan edhe disa prej inteligjences se kohes, njerez si Faik Konica, qe iu bashkuan Esat Pashe Toptanit pasi nuk donin te mbeshtetnin pavaresine e Shqiperise dhe vete figuren e Ismail Bej Vlores. Ishte e veshtire per njerez si Esat Pashe Toptani dhe pjesen derrmuese te inteligjences se vendit, qe te pranonin idene e nje "Shqiperie te pavarur". Gati gjithe inteligjenca e vendit ne ate kohe, me perjashtim te kolonive orthodhokse dhe katolikeve ne veri, ishin vetem per "autonomi brenda pushtetit te Portes se Larte". Ne mendjet e tyre, Shqiperia e pavarur nuk mund te ekzistonte, pasi ajo do ta gjente veten te kercenuar nga shtetet fqinje te pavarura. Pjesa derrmuese e kesaj inteligjence kishin qene flamurtare te "reformimit te Perandorise Otomane" ne levizjen xhonturke. Per ta levizja xhonturke ishte menyra per te zgjatur jeten e Perendorise Otomane, dhe ne kete menyre ata e lidhnin fatin e shqiptareve me fatin e Perandorise Otomane.

    Nje nga aspektet historike te shpalljes se pavaresise se Shqiperise ne Vlore eshte se jo te gjithe fraksionet shqiptare ishin per shpalljen e pavaresise. Edhe ne Vlore, shume nga firmetaret e pavaresise nuk besonin ne nje Shqiperi te pavarur. Ishte vizioni i Ismail Bej Vlores dhe kercenimi i ushtrive te vendeve fqinje qe po shtinin nen kontroll gjithe vilajetet osmane ku banonin shqiptaret, dy faktoret qe shume nga te pranishmit pranuan te nenshkruanin dokumentin e pavaresise. Ismail Bej Vlora ishte vizionari i pavaresise se vendit dhe politikani i pare shqiptar qe arriti me hir e pa hir qe te siguroje minimumin e nevojshem te fraksioneve te shqiptareve, per te krijuar nje dokument pavaresie dhe nje qeveri qe kish kontroll te pakten ne qytetin e Vlores. Per fat te keq, ai ishte ne minorance dhe ajo qe bie ne sy ne firmetaret e pavaresise eshte mungesa e firmave te bejlereve me te medhenj te vendit, Esat Pashe Toptani nje prej tyre.

    Esat Pashe Toptani do te ishte njeriu qe do ti shpinte kuroren e mbreterise shqiptare Princ Weidit e ta ftonte qe te vinte ne Shqiperi. Ai e mirepriti kete levizje te fuqive te medha pasi ajo realizonte dy prej objektivave te tij: a) Ismail Bej Vlora, rivali i tij politik dha doreheqjen ne Vlore dhe shperndau qeverine e Vlores si parakusht per ardhjen e Princ Weid ne Shqiperi b) qeveria shqiptare e levizte qendren e saj nga Vlora ku Esat Pashe Toptani nuk kish kontroll, ne Durres, ne qendren e "pashallekut" te tij. Kjo e kthente ate perseri ne njeriun me te fuqishem politikisht ne Shqiperi. Fatet e vendit vareshin ne duart e tij, packa se ne Shqiperi do te vinte nje Princ i krishtere. Ne kete periudhe Esat Pashe Toptani do te arrinte edhe majen e fuqise se tij politike. Pala me e pakenaqur nga ardhja e Princ Wied ne Shqiperi ishte Italia. Duke qene nje nga ministrat kryesore te qeverise se Princ Wied, Esat Pashe Toptani do te rekrutohej nga italianet per te bere politiken e tyre ne vend dhe per te minuar cdo hap te qeverisjes se Princ Wied ne Shqiperi. Esat Pashe Toptani ishte ministri i mbrojtjes ne vend, dhe ishte po ai qe ngriti fshataresine muslimane te Shqiperise se Mesme kunder qeverise se Princ Wied. Kete e bente duke luajtur karten fetare duke propoganduar se Shqiperia kish nevoje per nje Mbret musliman e jo te krishtere. Princ Wied iu desh kohe qe te kuptonte hilene e Esat Pashe Toptanit dhe kur u bind per kete dha urdher qe te bombardonin e kapnin Esat Pashe Toptanin ne shtepine e tij ne Durres. Esat Pashe Toptani do t'i shpetonte vdekjes se sigurt, vetem pas nderhyrjes se italianeve qe e nxorren me floten e tyre nga Durresi e nga rreziku.

    A ishte Esat Pashe Toptani "tradhetar"? Dikush mund ta quaje te tille me perspektiven e kohes ne te cilin jetojme. Por pavaresisht nga kjo, une do te thosha se Esat Pashe Toptani ishte njeriu me i pushtetshem i periudhes se pavaresise se Shqiperise. Ne shume aspekte, ai gezonte me shume autoritet ne vend se vete Ismail Bej Vlora por ai asnjehere nuk arriti te fitonte mbeshtetjen e gjithe shqiptareve, sic arriti Ismail Bej Vlora. Me shume se sa "tradheti ndaj Shqiperise" ai ishte nje njeri ambicioz qe kerkonte mbushte vakumin politik te krijuar nga shkaterrimi i Perandorise Osmane dhe perpjekjet e para te krijimit te shtetit shqiptar. Dhe te gjithe ata qe e akuzojne Esat Pashe Toptanin si "njeri te shitur", nuk e dine qe gjithe inteligjenca shqiptare e kohes punonte per llogari te vendeve fqinje. I vetmi shqiptar diplomat qe perdori interesat e fqinjeve per te avancuar interesat e shtetit shqiptar, ishte Ismail Bej Vlora. Qe 100 vjet me pare Ismail Bej Vlora me shpalljen e pavaresise se vendit, kerkonte t'iu mesonte vendeve fqinje se nje Shqiperi e pavarur eshte zgjidhja me e mire e ne interesin e te gjitha paleve. Alternativa ishte nje lufte interesash qe do te garantonte lufte mes njeri-tjetrit: austro-hungarezeve, serbeve, malazezeve, italianeve, bullgareve, grekerve. Kjo do te kthehej ne lejtmotivin e diplomacise shqiptare jo vetem gjate kohes se Ismail Bej Vlores, por edhe gjate epokes se Mbreterise se Mbretit Zog. Shqiperia ekzistoi dhe mbijetoi si shtet i pavarur fale neutralizimit te interesave te vendeve fqinje.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-12-2012 mė 16:08

  3. #13

    Pėr: Rebelimet pas shpalljes se pavaresise se shtetit shqiptar.

    Algemeen Handelsblad

    12-03-1914

    Shqipėri.

    Batalionet e Shenjta.

    Gjenerali Tomson ėshtė ngarkuar nga princi i Shqipėrisė, me njė mision shumė tė veēantė. Ai u emėrua gjenral i pėrgjithshėm, pėr rrethet e Korēės dhe Gjirokastrės dhe ka marrė kompetenca tė pakufizuara pėr tė siguruar ruajtjen e rendit dhe tė qetėsisė nė rajon dhe pėr tė vźnė nė funksione nivele tė ndryshme tė qeverisė.

    Gjenerali Tomson ka marrė mbi vete njė detyrė tė rėndė dhe shumė tė vėshtirė. Epirotėt, banorė tė zonės nė tė cilėn do tė ushtrojė funksionet e tij Tomson, refuzojnė qė tė jenė pjesė e Shqipėrisė dhe kanė kėrcėnuar duke kėrkuar autonomi. Zografi, njė pronar i madh tokash dhe Spiromilo, njė kapiten i ushtrisė greke, kanė ngritur nė Himarė, Gjirokastėr dhe Delvinė flamurin e autonomisė, ndėrsa nė Gjirokastėr kanė vendsour selinė e tyre. Ata mbėshteten fuqimisht nga peshkopėt Germanos, Spiridon dhe Basillos, tė cilėt kanė nxitur njerėzit qė tė rezistojnė dhe tė formojnė “batalionet e shenjta” tė Epirit.

    ...

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010655586%3Ampeg21%3Ap007%3Aa0137

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •