Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405

    Reagime te hoxhallareve ndaj natës së (pa) turpit !

    Reagimi i hoxhës Enis Rama ndaj natës së (pa) turpit


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Rezilët dhe faqezinjtë

    (faqja e zezë e faqezinjve)
    Po e përdori fjalën rezil, mendoj që kjo e ka vendin kësaj radhe. Besoj që kjo nuk është e panjohur si për të ndershmit po ashtu edhe për rezilët.
    Rezil e ka kuptimin: veprim i keq, veprim i turpshëm; i pacipë, i pafytyrë, i poshtër.
    Përkufizimi i “rezilhanes” mundë të jetë ky:
    gatishmëria dhe interesimi për t’i paraqitur e shfaqur veprimet e po
    shtra e të ndyra me mjaftë lehtësi.
    Të nderuar!
    Veprimet dhe organizimet e ndyra të rezilëve janë të papranuara për të gjithë me përjashtim te rezilëve, të pacipëve dhe faqezinjve.
    Populli duhet dënuar veprimet rezile, skandalet që komuniteti rezil i vlerëson përparim. Më kujtohet para disa viteve kur ndodhi skandali me presidentin Klinton, një revistë shqiptare kishte vendosur në ballinë një shkrim me titull: “Faqja zezë në shtëpinë e bardhë”, tani nuk po mbetet tjetër vetëm me thënë: “faqja zezë e faqezinjve”.
    Pa e zgjatur për rezilët dhe faqezinjtë po përfundojmë me sa vijon:
    - Njerëz të pacipë, të ndyrë, të poshtër, të fyer, të pafytyrë.
    - Njerëz të pandershëm, e të këqinjë.
    - Njerëz të dëmshëm me veprime e sjellje të poshtra.
    - Njerëz me fytyra të fëlliqura, të turpshme, të pahijshme, të neveritura, të ndotura.
    Allahu na ruajt nga paradat, organizimet, manifestimet dhe çdo veprim i këtij lloje.
    Allahu im, ruaje popullin tonë nga rezilët dhe faqezinjtë.

    Ulvi Fejzullahu

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Amoraliteti i homoseksualizmit

    Justinian TOPULLI

    Në debatin rreth homoseksualizmit zhvilluar së fundmi në mediet shqiptare, në shumicën e rasteve argumentet pro apo kundra tij shumë pak përqendroheshin në anën etike apo morale të këtij fenomeni.

    Cila është arsyeja, që ana më thelbësore e këtij debati lihet mënjanë? Arsyeja është e qartë, mbrojtësit e këtij fenomeni qëllimisht e anashkalojnë këtë aspekt, madje për ta kjo është ana më e dobët e “homofobëve”, të cilët sipas tyre me refuzimin që i bëjnë homoseksualizmit për arsye etike tregojnë arkaizmin e tyre, mungesën e kulturës dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut!

    Askush sot nuk dëshiron të përballet me akuza të tilla dhe të etiketohet si arkaik, i pakulturuar dhe intolerant, sepse tashmë këto gjëra trajtohen si blasfemi ndaj demokracisë liberale dhe normave etike që përcjell “feja e shekullarizmit”. Të ngrihesh në emër të një morali, që në thelb dhe në origjinë buron nga feja do të thotë sipas këtyre njerëzve, të cenosh gjënë më të vyer dhe më të shenjtë, që ka arritur sot njerëzimi, e që është ndarja e religjionit nga morali publik dhe zgjedhja e lirë e njerëzve, pra do të thotë të jesh kundra lirisë dhe pro skllavërisë! Referimi për normat e moralit shoqëror dhe individual duhet të jetë i vetëzgjedhur, e aq më tepër kur bëhet fjalë për një çështje kaq individuale dhe private sa ç’është veprimtaria seksuale e njeriut. Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në shtratin e tjetrit, se çfarë bën ai. Pa më të voglin dyshim kështu është.
    Kjo filozofi nuk është aspak e re, ajo i ka rrënjët në Greqinë antike e ndoshta edhe më tej. Një nga promovuesit më të famshëm të saj ishte Protagora, ky sofist thoshte se: “Njeriu është masa e të gjitha gjërave.” Kjo pikëpamje u shtri nga nxënësit e tij edhe në fushën e etikës, ata “mendonin se nuk ekzistonte asnjë e drejtë që të ketë një vlerë të ngjashme për të gjithë. Ajo që njerëzit e quajnë e drejtë nuk është veçse një tërësi parimesh që, në kohë dhe në rrethana të caktuara, janë vërtetuar si të dobishme dhe të mira për vetë ata.”

    Sokrati, filozofi i cili besonte në një moral universal, nuk nguroi të ironizojë me këta sofistë në mënyrën më therëse. Njëherë ai për pikëpamjen e Protagorës se, njeriu është masa e të gjitha gjërave tha: “Fare mirë mund të thoshte se edhe derri, majmuni, apo cilado kafshë tjetër, është masa e të gjitha gjërave!” Dhe ai kishte të drejtë. Nëse nuk ka një kod moral të njëjtë për të gjithë njerëzit, atëherë çfarë e bën të pavërtetë ironinë e Sokratit?!

    E gjithë kjo filozofi mbrojtëse ndaj homoseksualizmit mbështetet mbi pikëpamjen, se njeriu është masa dhe kriteri i çdo gjëje. Por nocioni “njeri” në këtë rast nuk ka si qëllim llojin njerëzor si tërësi, por çdo njeri më vete si subjekt i veçantë, kështu merret me mend, se edhe masa matëse e çdo gjëje ngelet relative dhe subjektive.

    -Njeriu si qenie e gjallë dhe jo e domosdoshme në ekzistencën e kësaj bote, vlerën më të madhe dhe më të qenësishme të tij ka pikërisht jetën dhe ekzistencën e tij. Çdo gjë e cila për njeriun ka vlerë mbështetet pikërisht mbi këtë vlerë, që është ekzistenca e tij. Kështu që çdo instinkt njerëzor, i cili është shkak për ekzistencën e njeriut dhe vazhdimësinë e tij në jetë, merr një vlerë parësore për të dhe është në funksion të kësaj vlere. Për shembull ushqimi fizik për njeriun nuk do të kishte vlerën që ka, nëse ai nuk do të ishte një nga arsyet më madhore të vazhdimësisë së jetës së tij në këtë botë. Duke pasur një rëndësi të tillë të pazëvendësueshme ushqimi jo vetëm që është një nevojë e domosdoshme fiziologjike për njeriun, por njëkohësisht është edhe një kënaqësi dhe shije e këndshme fizike për të. Mirëpo padyshim është absurde të mendosh, se vlera ushqimore është vënë në funksion të kënaqësisë, pasi kënaqësia trupore nuk është domosdoshmëri për ekzistencën e njeriut, por natyrshëm është vlera jetësore ajo që ushqimi ka, arsyeja pse ushqimi është bërë i këndshëm dhe joshës për njeriun. Duke u nisur nga kjo logjikë, fare lehtë ne kuptojmë arsyen pse një njeri nuk mund të ushqehet me diçka vrasëse, edhe pse ajo mund të jetë e këndshme dhe joshëse për të. Në të njëjtën mënyrë edhe seksualizmi njerëzor ka diçka më primare dhe më të rëndësishme, sesa një kënaqësi e thjeshtë trupore, për vetë faktin se marrëdhënia seksuale qëndron në themelin primar të zanafillës njerëzore. Kështu që akti seksual si funksion parësor të tij ka riprodhimin dhe vazhdimësinë e llojit, pikërisht për këtë ai është gjendur dhe ekziston. Si i tillë ai përbën një vlerë madhore për njeriun. Ta ndash këtë vlerë jetike nga kënaqësia epshore, që e shoqëron atë duke mbivlerësuar këtë të fundit do të thotë të mbivlerësosh vdekjen karshi jetës, mos ekzistencën karshi ekzistencës.

    -Në këtë kontekst logjik jeta e njeriut dhe shkaqet që e mbajnë atë në ekzistencë kanë vlerë jo vetëm për të si individ, por edhe për vetë shoqërinë njerëzore dhe për ekzistencën e llojit të saj. Për këtë edhe Zoti apo shoqëria njerëzore (për ata që nuk besojnë në Zot) kanë vendosur ligje dhe norma, të cilat nuk lejojnë (apo kufizojnë) përdorimin e gjërave që shkatërrojnë jetën njerëzore. Çdo njeri është një qenie më vete dhe gëzon liri të plotë për ta jetuar dhe gëzuar jetën e tij, por në të njëjtën kohë jeta e tij, duam apo s’duam, është e ndërvarur dhe ndërvar edhe jetë të tjera njerëzish, kështu që liria e tij nuk mund të cenojë qoftë për së afërmi apo për së largu ekzistencën e llojit njeri. Kështu që përderisa një njeri si individ pranon të jetojë në shoqërinë e llojit të vet, ai është i detyruar të japë një pjesë të lirisë së tij individuale, pikërisht edhe për gjëra të tilla intime, siç janë kënaqësia ushqimore apo ajo seksuale, sepse ato përbëjnë një nga arsyet madhore të ekzistencës njerëzore.

    Shoqëria njerëzore si një e tërë ka detyrimin për ta mbajtur në jetë individin, si pjesë e pandashme e saj, me të gjitha mundësitë që ajo ka. Po kështu edhe vetë individi ka si detyrim të mos cenojë drejtpërdrejtë apo tërthorazi, së afërmi apo së largëti, qoftë edhe me sjelljen apo moralin e tij seksual, vazhdimësinë e bashkësisë njerëzore. Kështu që asnjë individ, sado i lirë që të ndjehet ai, nuk ka të drejtë të dëmtojë, të vërë në pikëpyetje, apo në rrezik ekzistencën e llojit njerëzor, për hir të lirisë apo shijeve të tij individuale, duke promovuar si diçka normale homoseksualizmin e tij. Njerëzimi në mënyrë të ngjashme, nuk mund të pranojë si vlerë p.sh. vetëvrasjen, edhe pse në fund të fundit në një këndvështrim tepër të ngushtë kjo është një zgjedhje e lirë individuale. Ashtu siç edhe nuk mund të pranojë, po për të njëjtat arsye -e më tej- edhe zoofilinë. Pra, në këtë kontekst edhe homoseksualizmi nuk mund t’i paraqitet shoqërisë njerëzore si akt normal dhe të kërkohet të pranohet si i tillë në shoqëri, edhe pse ai përbën një zgjedhje personale.

    -Përveç këtij dimensioni natyror ekzistencial, që homoseksualizmi thyen ai po ashtu thyen një tjetër dimension mbi të cilin mbështetet etika dhe morali i shoqërisë njerëzore, e që është etika e trashëguar kulturore dhe fetare për heteroseksualizmin. Kështu për shembull incesti, ndonëse është një akt heteroseksual moralisht ai konsiderohet si pervers dhe nuk pranohet të jetë legjitim në shoqërinë njerëzore. Nëse në shoqërinë njerëzore ekzistojnë edhe kufizime të tilla morale, brenda vetë aktit heteroseksual, atëherë çfarë mund të jetë tjetër homoseksualizmi, që nuk është i tillë, vetëm se një shfrenim hedonist seksual amoral. Është tejet absurde të pranosh si perverse, sjellje të tilla seksuale si incesti apo edhe zoofilia dhe të përjashtosh prej tyre homoseksualizmin! Për të mbrojtur këto sjellje seksuale perverse mund të jepen prej atyre që i pëlqejnë ato, pothuajse të njëjtat argumente që jepen edhe për të mbrojtur homoseksualizmin.

    Ne kemi të drejtë të pyesim se cili është kriteri moral që vlerëson se incesti dhe zoofilia janë ekstreme të papranueshme, ndërsa homoseksualizmi jo?
    Një psikologe që mbronte në media homoseksualizmin si të moralshëm, para disa vjetësh në një nga mediat e shkruara, shprehej për telenovelat se:
    “Në pjesën më të madhe telenovelat edukojnë keq dhe shpërndajnë moral fals. Skenarët e tyre janë në shumë raste të pamoralshëm. Aty shihen gjëra që janë të ekzagjeruara dhe shumë rrallë mund të ndodhin në jetë... Më të çuditshme janë edhe historitë e dashurisë, që mund të jenë platonike, apo jashtëmartesore. Te “Beautiful” kemi raporte jonormale të lidhjeve dashurore. Një femër martohet me djalin, pastaj me babain e tij, me vëllain dhe arrin të shkatërrojë një familje të madhe, duke prishur ekuilibrat.”
    Cili është kriteri me të cilën këto sjellje vlerësohen si të pamoralshme dhe jonormale nga kjo psikologe, ndërkohë që ajo sot mbron homoseksualizmin duke thënë:
    “Të tjerë i janë referuar moralit fetar pak më shumë apo më pak se 2000 vjeçar, duke harruar që shoqëria njerëzore, e cila i ka rrënjët shumë më thellë në kohë, ka kaluar në etapa ku edhe qeliza bazë e saj ka ndryshuar formë, ndonëse në mungesë të medias që sot shihet dhe si “rrezik” i përhapjes së modave.”? (Gazeta Sot, 14 Mars 2010)

    Nëse modelet e telenovelave pasqyrojnë gjëra të rralla, edhe pse mund të jenë të vërteta, ato konsiderohen të pamoralshme dhe jonormale! Atëherë po e njëjta logjikë vlen edhe për homoseksualizmin, për njerëzit që nuk e marrin moralin nga telenovelat dhe e konsiderojnë aktin seksual brenda të njëjtës gjini si jonormal dhe i pamoralshëm.
    A nuk është pra pikërisht trashëgimia kulturore e fetare e shumicës dërrmuese të njerëzimit, kriteri që bën vlerësimin e të moralshmes dhe të pamoralshmes? Po i njëjti kriter moral është edhe ai që dënon homoseksualizmin si pervers, pa asnjë dallim në ndalim, nga fenomene të tilla perverse si incesti dhe zoofilia.

    Ndërsa arsyetimi i psikologes që kërkon të hedhë poshtë moralin fetar, si pikë referimi për amoralitetin e homoseksualizmit është tejet absurd, dhe për më tepër edhe kontradiktor me atë të disa viteve më parë. Ajo niset nga pikëpamje materialiste, të cilat mohojnë origjinën hyjnore të fesë, ku sipas të cilave njeriu ka ekzistuar njëherë e një kohë, kur e rregullonte jetën e tij pa fe. E ndërsa për besimtarët feja është bashkëshoqëruese e përhershme e njerëzimit, që në zanafillë të tij. Për më tepër nuk është vetëm kjo arsyeja pse dënohet homoseksualizmi, por edhe autoriteti moral i padiskutueshëm, që normat fetare kanë gëzuar në mes besimtarëve në të gjitha kohët. Mirëpo sa për t’i dhënë përgjigje arsyetimit pavend që ajo përdor na duhet ta kujtojmë atë, se është ajo që ka harruar, se megjithëse qeliza bazë e shoqërisë ka ndryshuar, ajo përsëri ka ngelur heteroseksuale, ashtu siç ka qenë që në fillimet e saj, qoftë edhe me origjinë shtazarake –sipas darvinistëve-, ndryshe nuk do të mbetej asnjë familje me gjithë ndryshimet e saj në kohë.

    -Ligjet e ndryshme njerëzore i janë nënshtruar dhe i nënshtrohen vazhdimisht në kohë ndryshimit, për shkak të ndryshimit të interesave njerëzore, si dhe për shkak se asnjë normë e shpikur nga njeriu nuk mund të jetë një tabu e paprekshme. Për këtë dhe normat morale publike në shoqërinë njerëzore të tilla si seksualiteti, nuk mund t’i lihen tekave individuale të çdo njeriu e çdo brezi më vete. Pikërisht këtu është e domosdoshme të ndërhyjë një autoritet më i lartë se ai njerëzor, ku vlerat morale të vendosura prej Tij nuk mund të cenohen. Është kjo një nga arsyet pse homoseksualizmi në të gjitha kulturat është pakicë, ose edhe vende-vende nuk njihet fare.

    Identiteti social i njeriut përcaktohet nga bindjet dhe sjellja e tij.
    Sipas pikëpamjes biologjike darviniste njeriu nuk është gjë tjetër veçse një shtazë e evoluar, i cili si paraardhës të tij më të afërt ka majmunin dhe si kushërinj të largët të gjithë banorët e tjerë të pyllit...

    Të gjitha këto krijesa frymore, veç instinkteve të lindura padyshim që kanë edhe sjellje sociale në shoqëritë ku ato jetojnë. Këto sjellje kushtëzohen nga ambienti dhe rrethanat ku gjinden. Sipas klasifikimit evolucionist kuptohet, se sjelljet sociale të qenieve të gjalla ndryshojnë në bazë të shkallës së inteligjencës dhe zhvillimit mendor të tyre. Sipas kësaj pikëpamje njeriu është kafsha që ka nivelin më të lartë të sjelljeve sociale mes qenieve të gjalla. Pra, njeriu është kafsha më e prirë për t’iu larguar instinkteve të lindura dhe për t’iu përshtatur sjelljeve sociale në përputhje me normat etike e ligjore, të cilat ai vetë i ka vendosur, pra, për t’i vënë fre shtazërisë së tij. Në këtë drejtim, nëse njeriu dallohet nga kafshët kjo vjen pikërisht nga respektimi që ai u bën këtyre normave. E thënë ndryshe është sjellja ajo që e ka bërë njeriun ai që është sot. Kjo sjellje –gjithmonë sipas kësaj pikëpamje- ka sjellë edhe evoluimin gjenetik dhe biologjik të gjësë së gjallë. Për rrjedhojë është e natyrshme të mendosh sesa më shumë të evoluojë sjellja sociale e njeriut, bashkë me etikën dhe ligjet njerëzore, aq më shumë do të evoluojë edhe trupi i tij biologjik për t’iu përgjigjur pikërisht sjelljes së tij; edhe pse tashmë çuditërisht duket se ky evolucion është ndalur. Por gjithsesi kjo logjikë evoluimi nuk e përjashton as mundësinë që edhe regresi të jetë i mundshëm. Në momentin që njerëzit apo ajo pjesë e shoqërisë njerëzore do të bien dakord, me hir ose me pahir për t’u sjellë si paraardhësit e tyre të supozuar, ata do të bëhen të tillë. Nëse jo në planin biologjik, pasi evolucioni –sipas tyre- nuk mund të kthehet më mbrapsht drejt formave më primitive, atëherë në planin social dhe atë shpirtëror një kthim mbrapsht është gjithmonë i mundshëm. Kështu pra, neve “njerëzve socialë” do të na duhet këtej e tutje, për hir të humanitetit biologjik dhe lirisë absurde të individit, të jetojmë në një komunitet me “kafshët sociale”, fakt që gjithsesi nuk është aspak i këndshëm dhe rrezikon përhapjen e mëtejshme të kësaj epidemie.
    Natyrshëm pra, duke u nisur nga pikëpamja evolucioniste për botën e gjallë është e pashmangshme të mendosh, se sjellja sociale e njeriut nuk mund të ndahet me thikë nga ajo e instiktive e tij. Në fund të fundit njeriu, pavarësisht origjinës së tij biologjike, nga Zoti apo kafshët, nga Hyji apo nga majmuni, identiteti i tij social mbetet ai që dëshiron vetë ai të jetë. E pra si e tillë, sjellja e njeriut në shoqëri është çështje besimi dhe botëvështrimi vetjak dhe jo biologjik apo gjenetik. Nëse dikush lumturohet dhe është krenar pse ai rrjedh nga majmunët, apo kushërinjtë e tjerë të pyllit, dhe do të sillet si ata, është zgjedhja e tij të identifikohet dhe të sillet si i tillë.

    (Albislam 82 - Maj, 2010)

  4. #4
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    qka esht n ata e paturpit ? me fal se po pritoj me lexu krejt qa paske shkru
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Organizohet nata e turpit.......


    Me keqardhje me duhet te reagoi se sonte në mbrëmje në Prishtinë organizohet nata e turpit ,amoralitetit ,legalizohet Kurveria e që besa edhe homoseksualiteti e faqezilleqe të ndryshme në emer te emancipim
    it ,lirisë,modernitetit
    -O Allahu ynë mos e derdh hidherimin Tend mbi ne.

    -O Krijuesi I qiejve dhe tokës mos na dëno per veprat e mendjehletëve-axhamive e bashibozukave.

    Edhe një gjë se kuptoi se si disa emra publik pranojnë të e bekojnë dhe bëhen pjesë e këtij turpi ashiqare .
    Dua të e permbylli me një thënje të profetit alejhi selam:
    "Kur njërzit e humbin turpin Atëherë ata bëjnë çfarë u vie ne dorë".

    Nga Hoxhë Enes Goga

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    "Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me keqardhje dhe nervozë, por krejt këtë energji duhet ta shndërrojmë në aksion për të vetëdijësuar rininë tonë, se kjo rrugë është e gabuar, e keqe dhe sjell pasoja shumë të këqija për popullin tonë...Aksion i cili nuk përfundon sonte, e as nesër, por aksion i cili na mban gjallë me energji vazhdimisht...Bëhu kalorës i Islamit me diturinë, edukatën, bujarinë dhe guximin tënd...

    Thuaj: JO të keqes, jo vetëm me fjalë, por me vepra, edukim, punë dhe dhe aktivitete të davetit...

    O Allah na ruaj popullin tonë nga devijimi dhe udhëzo atë në rrugën Tënde? Amin! "

    Reagim ne fb nga hoxhë Bekir Halimi

  7. #7
    Subhanallah,hoxhallare te pacipe.Kur po na behet shirku dhe kufri per cdo dite para syve tan,kurgje hic,e kur vjen puna per amoralitet e qe eshte zullum ma i vogel sesa shirku dhe kufri,slane fjale te keqe pa thene dhe jane cuar peshe.Njerez te pa cipe jane ata qe kur behet shirky dhe kufri rrine indiferente gjoja ata shum po merziten,sikur kta ja duajne te miren ketij populli qe thelle eshte zhytur ne shirk dhe kufer.
    Hej kohe xhahilijeti me hoxhallare te cuditshem.

  8. #8
    Ne e dime se ai qe luan me kamate ,bene zina (imoralitet) me nenen e vete.E paramendoni sa ka prej atyre qe mirren me kamata (qe bejne imoralitet me nenat e veta).
    Kur keshtu na qenka puna me kamaten,ateher si qendron puna me ata qe bejne shirk?Sikur eshte gjykimi me ligjet e kafirave,shirku i flamurit,nacionalizmitlaicizmit...etc.

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Subhanallah,hoxhallare te pacipe.Kur po na behet shirku dhe kufri per cdo dite para syve tan,kurgje hic,e kur vjen puna per amoralitet e qe eshte zullum ma i vogel sesa shirku dhe kufri,slane fjale te keqe pa thene dhe jane cuar peshe.Njerez te pa cipe jane ata qe kur behet shirky dhe kufri rrine indiferente gjoja ata shum po merziten,sikur kta ja duajne te miren ketij populli qe thelle eshte zhytur ne shirk dhe kufer.
    Hej kohe xhahilijeti me hoxhallare te cuditshem.
    Ketu e vertetove perfundimisht qe je i lojtur nga trute e kokes. Keta hoxhallare dalin dhe demaskojne ata te cilet promovojne homoseksualitetin dhe ti thua qe keta hoxhallare jane te pacipe? Nuk e di c'epitet duhet te te ve une ty ,por sigurisht qe njeri normal nuk je.

    P.s Zakonisht nje muslimani i them Allahu te udhezofte ndersa ty po te them Allahu te te rregulloj nga trute. Amin!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    Subhanallah,pastaj shiqoni se kush na qenkan keto hoxhallare,Bekir Halimi dhe soi i tij.
    Ky Bekir Halimi pa turp para te gjith njerezve e hodhi ne gjyqin e kufrit hoxhen e bashkesis joislame duke bere iman ne tagutin dhe kufer ne Allah dhe plus asaj mburrej me kete veper.Keshtu Allahu te poshteron para te gjitheve,bile thirr njerezit e tjere qe te gjykohen ke taguti,pra eshte bere edhe tagut vete,dhe pa dyshim se kjo veper eshte me e keqe sesa kurveria,umoralitet me nenen dhe me keq sesa cdo mekat tjeter nga te medhenjte edhe me keq pra se pederastia.
    E si guxon ky dhe taifa e tij te na folin per imoralitetin?
    Dhe ky haptazi pi i fut njerezit ne kufer duke bere hallall gjykimin ke taguti,pra na eshte bere edhe erbab min duni lah,pra eshte bere zot perskaj Allahut i cili i vetmi Allahu ka te beje gjerat hallall dhe haram.
    Per kete arsye un i therras njiher keto xhahila qe te hjekin dore nga shirku dhe te flasin per rrezikun e shirkut,demokracise,gjykimit me ligjet e shejtanit,anetaresimi ne partit e fdjallit,dhe demin e shirkut,dhe pastaj te folin per demin e pederastise.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •