Afshi pėr censurim

Disa njerėz motivohen tė marrin pjesė nė jetėn publike vetėm nga urrejtja ose ndonjė ndjenjė tjetėr negative – pėrēmimi, frika, racizmi.
Kohėt e fundit, kėta po i shohim tė shtohen mes bashkatdhetarėve.
Edhe ata qė deri dje kishin turp tė dilnin kėshtu hapur, tani kanė marrė zemėr, falė degradimit tė pėrgjithshėm tė jetės publike.
Madje ka edhe mė: mu nėn sytė tanė, po krijohen solidaritete tė mbrapshta, mbi baza urrejtjesh tė tilla.
E tillė ka qenė dhe mbetet vala e mllefit kundėr historianit zviceran Oliver Schmitt, i cili gjithnjė e mė shpesh po i prezantohet publikut si njeriu “qė ka hedhur baltė” mbi Skėnderbeun.
Natyrisht, librat e pėrkthyer tė Schmitt-it shiten pėr bukuri; nė Panairin e tanishėm tė Librit nė Tiranė, esenė e tij pėr shqiptarėt nuk e lanė tė binte nė tokė.
Meqė kam tė drejtė tė supozoj se kėtij autori librat nuk ėshtė se po ia blejnė pėr t’ia shkatėrruar ose gjithsesi hequr nga qarkullimi, atėherė s’mė mbetet veē tė nxjerr pėrfundimin se atyre qė e vlerėsojnė historianin zviceran u mungon guximi t’i dalin atij nė mbrojtje publikisht.Kjo ėshtė pėr t’u shqetėsuar: frika e disave, pėrballė mosfrikės sė disa tė tjerėve.
Kohėt e fundit, Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės e zgjodhi Schmitt-in anėtar me korrespondencė tė kėsaj akademie.
Unė do ta pėrshėndetja kėtė vendim, edhe sikur tė bazohej vetėm nė veprėn e Schmitt-it pėr Arbėrinė venedike, ose duke lėnė mėnjanė veprat e tij kushedi mė kontroversiale.
Tė tjerė nuk mendojnė kėshtu. Kėshtu, nė MAPO, Jusuf Buxhovi – nga pozitat e “shkrimtarit, historianit dhe qytetarit tė Kosovės” – e konsideron skandaloz kėtė veprim tė akademikėve nė Prishtinė.
Pėr Buxhovin, Schmitt-i ėshtė i njohur “pėr qėndrimet rrėnuese pa kurrfarė bazash shkencore ndaj historiografisė shqiptare, tė cilat ai prej kohėsh po mundohet t’i promovojė nė emėr “tė rishqyrtimeve historike”; dhe gjithashtu pėr qėndrimin e tij “fyes” ndaj Skėnderbeut; sikurse edhe pėr faktin qė nė njė vepėr tė tij pėr Kosovėn, Schmitt-i ka “delegjitimuar rolin historik tė shqiptarėve nė trojet e tyre etnike nė dobi tė tezave hegjemoniste serbomėdha”.
Buxhovi, i cili e quan Schmitt-in “sllavist” dhe ia konsideron mendimin si tė kushtėzuar nga filtrat e historiografisė hegjemoniste serbomadhe, e konsideron pranimin e tij nė Akademinė e Kosovės si rrezik “hendikepimit qė mund t’u bėhet historianėve tė Kosovės nė rrugėn e tyre pėr tė studiuar tė vėrtetėn historike”.
Fatkeqėsisht nuk e njoh veprėn e Schmitt-it pėr Kosovėn, sė cilės i referohet Buxhovi; por te shqiptarėt historiani zviceran mė duket se ka shprehur qėndrime mjaft tė drejtpeshuara dhe aspak antishqiptare, nė lidhje me popullimin e atyre trojeve nė Mesjetė; dhe kam tė drejtė tė besoj se ky autor nuk do ta ketė ndryshuar dramatikisht pozicionin e tij ndaj kėsaj ēėshtjeje, nga njė vepėr nė tjetrėn.

Kėshtu, kur analizon, te shqiptarėt, dinamikėn e marrėdhėnieve shqiptare-serbe nė Kosovė gjatė Mesjetės, Schmitt-i e pohon shprehimisht se “nuk mund tė qėndrojė teza serbe e njė migrimi tė vonė [tė shqiptarėve, 2Xh] drejt Kosovės dhe Maqedonisė” [f. 146]; dhe unė kėtė nuk do ta quaja kurrsesi “delegjitim tė rolit historik tė shqiptarėve”! Te kjo vepėr, autori duket se dallimin mes shqiptarėve dhe sllavėve (serbėve) nė Kosovė e sheh si njė dallim kryesisht vertikal, ose tė lartėsisė sė vendbanimeve – shqiptarėt mė lart, sllavėt mė poshtė; dhe kėtė pėrfundim ai e nxjerr jo si sllavist, por duke iu referuar burimeve katolike dhe regjistrave osmanė.

Duket sikur arsyeja kryesore, pėr tė cilėn Schmitt-i u dashkėsh lėnė jashtė Akademisė nė Prishtinė, ėshtė se ky thotė gjėra qė i bien ndesh njė farė diskursi kombėtarist skematik dhe ndonjėherė esencialist, i cili mbahet e pėrcillet si historiografi nga disa qarqe politike kombėtariste nė Tiranė dhe nė Prishtinė.
Edhe sikur tezat dhe hipotezat e kėtij historiani tė mos i qėndrojnė dot kritikės sė mirėfilltė, atij nuk mund t’i mohohet puna e jashtėzakonshme qė ka bėrė, pėr tė ndriēuar aspekte tė historisė sė shqiptarėve nė Mesjetė; si dhe interesi qė ka ngjallur dhe ringjallur, nė qarqet akademike shqiptare dhe gjetiu nė Europė, pėr ēėshtje tė mprehta tė historiografisė sonė kombėtare.
Kaq do tė mjaftonte, pėr tė pėrligjur pranimin e tij si anėtar korrespondent i njė Akademie modeste dhe nė kėrkim tė profilit dhe tė prestigjit tė vet mes simotrave, si ajo nė Prishtinė.
Qė Schmitt-i ėshtė “sllavist”, siē e quan gati me pėrēmim Buxhovi, nuk ėshtė gjė arsye pėr ta lėnė jashtė tryezave tė dijes albanologjike, pėrkundrazi. Shqiptarėt dhe sllavėt kanė ndarė shumė gjėra mes tyre nė Mesjetė; dhe njė sllavist veē mund tė pėrfitojė nga specializimi qė ka, kur vjen puna pėr tė ndriēuar ēėshtje tė errėta tė Mesjetės shqiptare.

Madje edhe debati i rihapur me Schmitt-in, nė rang akademik, jo nė nivel rrugaēėsh dhe fanatikėsh kombėtaristė me shkumė nė gojė, vetėm do t’i ndihmonte historiografisė shqiptare, nė Tiranė dhe nė Prishtinė. Veē tė mirė i vjen albanologjisė, nga autorė si Schmitt, Clayer, Bartl, Nadin, Matzinger, Fischer, Schramm, Vickers, Malcolm dhe tė tjerė historianė, antropologė dhe historianė tė gjuhės, tė cilėt u janė qasur aktivisht shqiptarėve nė kėta njėzet vjet.
Natyrisht, qė tė ndodhė kjo, ėshtė e nevojshme qė debati tė rikornizohet nė mėnyrė tė tillė, qė tanėt ta kuptojnė dhe ta pranojnė, mundėsisht nė publik, se historianėt perėndimorė nuk kanė pėr synim tė ushqejnė mitin tonė kombėtarist, as tė konfirmojnė tezat e ekzagjeruara shqiptarocentrike tė historiografisė sonė.
Nuk pėrjashtohet kurrsesi, qė edhe mes historianėve tė huaj tė ketė tė tillė qė tė frymėzohen, pėr arsye tė ndryshme, nga antishqiptarizmi (sikurse nuk pėrjashtohet qė tė ketė tė tillė edhe mes historianėve shqiptarė); por edhe kėta mund tė luftohen vetėm nė atė masė qė dija historiografike albanologjike mbetet e hapur ndaj kontributit tė tė gjithėve.

Dhe, nė ēdo rast, ėshtė e papranueshme qė Schmitt tė futet nė radhėt e kėtyre “antishqiptarėve” vetėm e vetėm ngaqė nuk ka ecur me hapin e togės, dhe ka kėrkuar tė vėrtetėn historike ashtu si ka mundur, nė vend qė t’i kruante bishtin legjendės kombėtariste.
Prandaj shpreha keqardhjen pėr klimėn e pėrgjithshme tė censurės, qė ėshtė krijuar nė hapėsirėn publike – e cila legjitimon njė lloj militanti provincial nga shpirti dhe paranojak nga leximi qė i bėn realitetit; militant i cili sheh prapa ēdo kundėrtie dhe provokimi intelektual dorėn e “armikut”.
Me qėndrime tė tilla veē drejt njė izolimi tė ri mund tė shkohet.