Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe pron

    Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe pronën e vet

    0 tweet
    Argument, Flash e Premte, 14 Qershor, 2013 | 09:25 am

    Linda Rama dje në takimin elektoral të kryetarit të ps në komunitetin tiranas
    Kreu i PS me bashkëshorten, takim me komunitetin tiranas.

    Linda në fushatë: Tironcit po ndjehen jabanxhi në qytet.

    “Të parët tanë nuk do na e falnin qëndrimin duarkryq”

    Linda Rama, bashkëshortja e kreut socialist, është përfshirë dje në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Zonja Rama ka mbajtur dje një fjalim në aktivitetin “Komuniteti Tiranas për një Rilindje shqiptare”, ku ka kërkuar votën e tiranasve të vjetër për Partinë Socialiste. Linda Rama tha dje se tiranasit janë fanatikë të respektimit të ligjit dhe të shtetit dhe se po ndihen më jabanxhi në qytetin e tyre, duke i zvarritur dyerve të gjyqeve për të marrë pronat e tyre. “Tironcit janë respektuesit më fanatikë të ligjit dhe të shtetit. Të tillë kanë qenë të parët tanë, të tillë janë prindërit tanë, të tillë jemi ne. Dhe aq e vërtetë është kjo, sa rëndom këtë respekt ua kanë marrë për frikë e për dobësi, duke abuzuar jo pak, sidomos në vitet kur pronat e tyre shteti në njëzet vite i la pa asnjë mbrojtje. Të prirur për t’i trajtuar gjërat me tolerancë, pothuaj të gjitha familjet e vjetra tiranase apo njëlloj si ata, familjet e qytetarëve të ardhur herët në Tiranë, sot gjenden të zhgënjyer, rropatur vite të tëra dyerve të gjyqeve dhe zyrave të shtetit, duke u ndjerë çdo ditë dhe më jabanxhi në qytetin dhe pronën e vet dhe pa mundur të shohin jo vetëm zgjidhje, por asnjë fije dritë në fund të tunelit. Të parët tanë, ata që me shumë mund, djersë e ndershmëri e krijuan pronën, do të ishin krenarë për ne pasardhësit e tyre që respektojmë ligjin dhe shtetin, por nuk do të na e falnin kurrë qëndrimin duarkryq përpara kujt në emër të shtetit shkel ligjin, dhunon të drejtën e pronës dhe ngatërron çdo mot e më keq çështjen e pronave në këtë vend”, u shpreh zonja Rama. Ajo tha më tej se “Tirana s’do jetë më kurrë ajo që ishte. Shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë, të tjera për keq. Por, siç mund të bëhen më mirë gjërat që janë keq, mund të bëhen më keq edhe gjërat që janë mirë. E, ja pse sot s’desha thjesht të jem krenare në krah të Edit, për gjithçka ka bërë për Tiranën, po desha të flas si njëra nga ju për të trokitur me fjalën time në portën e oborreve të tironcave dhe për t’ju thënë: Është koha të vreni punën me votë! Për Tiranën. Për sigurinë e jetës, punës, pronës. Për fëmijët tanë që duhet të trashëgojnë një vend më të mirë. Për Shqipërinë që sytë i ka gjithnjë nga Tirana.” Nga ana tjetër, kreu i opozitës Edi Rama ftoi tiranasit që të votojnë PS-në më 23 qershor, duke thënë se Shqipërisë i ka munguar shteti, pasi është qeverisur nga njerëz që nuk e duan. “29 Nëntori çliroi Shqipërinë, numri 29 e ka brenda një magji të vetën, por duke votuar PS dhe duke votuar te numri 29 ne nuk do të bëjmë asnjë magji, sepse ne nuk kemi asnjë shkop magjik. Ne nuk premtojmë mrekulli dhe as tregojmë përralla. Ama, një gjë mund të zotohem me siguri se do ta bëjmë; hallet e njerëzve do të jenë hallet tona, problemet e njerëzve do të jenë problemet e mia dhe përpjekjet e njerëzve për një jetë më të mirë do të jenë përpjekjet e mia dhe e të gjithë miqve, shokëve, bashkëpunëtorëve të mi, sepse unë kam bindjen e palëkundur që Shqipërisë nuk i mungon asgjë dhe deri më sot i ka munguar gjithçka. I ka munguar shteti, për shkak se Shqipërinë nuk e kanë qeverisur njerëzit që e duan”, tha ai.

    FATION BINJAKU




    11 Komente per “Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe pronën e vet”

    countdown
    14 Qershor, 2013 - 09:46

    kjo qe thote linda mban me teper era krahinizem se sa ka te beje me zgjidhjen e drejte te problemit te pronave. tashme eshte bere publike sesi ka mundesi qe kusherinjte e saj qe i ndan/te nje avlli per te njetjen prone qe ajo e gjeti “drejtesine” nuk po gjejne “drejtesi” ???!!!
    Përgjigjjuni
    ELTI
    14 Qershor, 2013 - 10:12

    O NJISH, ME PRONEN TATE BEJ CTE DUSH, ME TIMEN SE BEN DOT. KUPTOJE SI TE DUSH
    Përgjigjjuni
    Balozibukur
    14 Qershor, 2013 - 10:08

    Me pelqen kjo. Meqenese jam tironse, po shikoj hallin e tironsve vetem jo atyre mbas 90. Sa tirons je lali. Po nuk ishe tirons i vjeter ose tirons komunizmi, je Chechen qe Ke zaptue tironen thote Linda Basha. Urgjent Linda me hap nji zyre ku jepen karta identiteti me marr vesh sa tirons osh robi. Kam takuar nje tirons tepelene, kish dy muaj ke shallvaret, e pyta prej nga je plako. My pergjigj – na Tirana vêlla. Skandal I vertete. Linda, ne ke ty I kemi shpresat.
    Përgjigjjuni
    doni
    14 Qershor, 2013 - 10:52

    Pjese e “shtetit” ne keto 22 vite ka qene e eshte edhe pushteti lokal ku bashkeshorti i zonjes Rama ne gjysmen e kesaj kohe ka qene kryetar i bashkise.
    Per masakren me pronen e tiranasve autentike, me se shumti eshte i njohur ne publikun shqiptar Edi Rama.
    Përgjigjjuni
    Boooooo
    14 Qershor, 2013 - 10:56

    ooopppaaaa ja ku u rikthyen dhe nje here Ramistet ne krahinizma… e pastaj thone se Saliu po fut percarjen mes shqiptareve… pse kjo te ardhurit vs. vendalit (tironcit) si ju duket juve ????
    Përgjigjjuni
    Alban Tirana
    14 Qershor, 2013 - 11:25

    Rama tha se Linda eshte gjysma e jetes time, po ato grate e tjera qe Rama ka braktisur deri tek nena e Grigorit te kujt gjysme jane ? Kjo shoqja linda recitoj si tironce, por po ju shepreh nje thenie te Tironcit ma komik Sefer Daja , i cili ka thene : ” Ska qelbsine me te keqe se Tironci komunist”.
    Përgjigjjuni
    Socialisti i vrerosur
    14 Qershor, 2013 - 11:51

    Kjo tregon se jo Saliu por Edvini yne “nuk ka me TAKAT” perderisa ka nxjerre gruan ne fushen e betejes si perforcim.
    Përgjigjjuni
    GJINOJA
    14 Qershor, 2013 - 11:57

    Znj. Linda,
    Ke shumë të drejtë për ato që thua, por duhet t’i kërkosh burrit tënd, Edi Ramës, që të mos u premtojë atyre që grabitën tokat e tironcave se do t’ua legalizojë ato.
    Përgjigjjuni
    Boni
    14 Qershor, 2013 - 12:19

    Linda po ti je dibrone e ardhur ne tirone me 1913 si familja ime.
    Po ne te shofim po te jete Rama,do ta marrim pronen qe akoma Jemi ne gjyq dhe i kemi marre letrat qe kur erdhi demokracia, prona mu ne mes te Tirones.Prape do te te bej koment per kete,te shohim do te zhgenjehemi?????
    Përgjigjjuni
    zeni
    14 Qershor, 2013 - 12:50

    Turp per Tironsat qe ishin dje aty, po Edi rama ju shkeli me kom me ju hongert mortja, Turp vallai me ju dhon men Pandi majko eh Tiron Tiron si ke msu
    Përgjigjjuni
    xhin
    14 Qershor, 2013 - 13:02

    Shume bukur ,I kane ndare detyrat.
    Linda,Trancit ndihen jabanxhinje se ja kane marre tokat te ardhurit.
    Edvini ,do te legalizojme te gjita ndertimet pa leje.
    A nuk duket qe keta po luajne me dy fytyra as Lindes as Edvinit nuk u ha meraku per hallet e popullit por per voten e tije qe tja marrin me marifete te ndryshme.

    http://www.panorama.com.al/2013/06/1...-pronen-e-vet/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe

    Reagimi i PD, Tabaku: Edi Rama u kujtua sot për tiranasit
    1 tweet
    Flash, Politike e Premte, 14 Qershor, 2013 | 09:48 am

    Jorida Tabaku
    Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, reagoi dje pas deklaratave të kreut të opozitës dhe bashkëshortes së tij në tryezën e tiranasve të vjetër. Tabaku ngriti dje disa pyetje për shefin e opozitës, duke thënë se në 11 vjet tironsave iu mohua e drejta për të zhvilluar pronën e tyre. “Edi Rama u kujtua sot për rilindjen e tironsve, duke u fshehur pas Lindës. Si tironse, kam disa pyetje: Pse për 11 vjet z. Rama ua bllokoi këtyre njerëzve këtu zhvillimin e pronës dhe Linda heshti? Pse e vetmja pronë tironsish që u zhvillua në gjithë qytetin e Tiranës, edhe pse në kundërshtim me ligjin, ishte prona e znj. Rama?! Pse nuk u dha sot asnjë sqarim për tironsit, për kërcënimin që ish-kryetari i Bashkisë bëri se në qoftë se vjen në pushtet, ai sërish do t’u mohojë zhvillimin e pronës këtyre njerëzve? Tironsit, z. Rama rilindën më 8 maj të vitit 2011 dhe rilindën duke refuzuar me votë modelin tënd. Sot, koha jote ka mbaruar!”, tha Tabaku


    12 Komente per “Reagimi i PD, Tabaku: Edi Rama u kujtua sot për tiranasit”

    ELTI
    14 Qershor, 2013 - 10:25

    ne fakt ju militanteet e pd qe keni zaptuar te gjitha tokat jeni njerezit qe kujtoheni per Tiranen…
    Përgjigjjuni
    desara
    14 Qershor, 2013 - 10:30

    Edi Rama eshte kujtuar per 11 vite rresht per Tironsit, duke i dhurruar atyre qytetin qe kishin enderruar dhe qytetin qe meritojn…Po ju cfare po beni per tiranen?
    Përgjigjjuni
    Iris
    14 Qershor, 2013 - 10:34

    zonja Tabaku, edhe ju sot u kujtuat. Ai Basha ka dy vjet qe nuk ndihet dhe tani papritur na del me projekte madheshtore qe jo vetem nuk i ka pare njeri deri me sot,por as nuk eshte folur per to.
    Përgjigjjuni
    arber
    14 Qershor, 2013 - 10:35

    Kjo eshte propagande e gjalle. Eshte absurde te kritikosh nje person i cili mori cmimin si kryebashkiaku me mi mir ne bote per pune e pakrahasueshme qe ka bere per Tiranen dhe tiranasit. Te hedhesh balte sy per sy eshte bere nje zakon i berishianeve te vegjel.
    Përgjigjjuni
    Renis
    14 Qershor, 2013 - 10:37

    Betejne per kryetarin e bashkise, Rama nuk e humbi, por iu vodh turpshem nga luli dhe gjyshi. Eshte e tupshme kjo deklarate qe beni ju sepse tregoni qe jeni po aq e pandershme sa edhe vete kryetari i partise dhe ai i bashkise.
    Përgjigjjuni
    Gesi
    14 Qershor, 2013 - 10:39

    Rilindja vjen vec me Edi Ramen moj zonja Tabaku.Koha juaj po mbaron dalengadale dhe 9 dite ju kan mbetur ty te pares po ashtu dhe qeverise qe ti perfaqeson.
    Përgjigjjuni
    hesta
    14 Qershor, 2013 - 10:59

    ik moj , ku e njef tironene ti , te ka nxjerr saliu te hedhesh balte mbi ramen, rama eshte i vetmi deri tani kryetar bashkie qe tirona njef, basha ne 2 vite beri nje cerdhe arritjee
    Përgjigjjuni
    ari
    14 Qershor, 2013 - 11:06

    jane te shkare ore , ngelen tu fol , jo rama jo gruaja rames , jo cuni rames geh zot i madh, shifni punen tuaj dhe lereni ramen ne fitoren e sigurt qe do te kete ne cdo rreth
    Përgjigjjuni
    ONA
    14 Qershor, 2013 - 11:00

    o kur flisni ju per tironen kulimii, edi rama nuk ka bllokuar kurre dicka ne bashki, kot nuk ndenji 11 vite aty, se nuk ju pelqen ju te pranoni arritjeet e tij eshte tjeter gje , luli spo ben asgje
    Përgjigjjuni
    poli
    14 Qershor, 2013 - 11:02

    edi rama i ktheu tiranes e mrin kryeqytet mor po dini ju ceshte valle? ti qe po flet kundra rames ne bashki me thuaj ne 2 vite lul basha cfare beri valle? nje cerdhe dhe prishi peme?
    Përgjigjjuni
    desi
    14 Qershor, 2013 - 11:04

    nuk late deklarate pa e mbaruar me ramen , per zonjen linda nuk duhet te flisni fare, plus kesaj duhet te shpalosni ckeni bere ju se kuptoj pse merreni me te shkuaren, jo per gje po rama e ka krenari bashkin e tiranes
    Përgjigjjuni
    Tironci
    14 Qershor, 2013 - 11:52

    ju qe po e mbroni ramen kaq shume mund te me thoni se cfare beri edi per 11 si kryetar bashkie? me thoni a ndertoi edi ndonje rruge qe mund te themi eshte bere me parametra per sot por edhe per te ardhmen a zhvilloi ai ndonje zone te re te TIRONES, te vetmen gje qe beri edi ishte te jepte leje per ndertim te gjithe miqve apo atyre qe i merte 20% te pallatit prandaj edhe eshte mbushur TIRONA me pallate te nje cilesie shume te dobet,sepse edi nuk mund ti kerkonte llogari atyre qe i merrte %. shkoni shikoni komunen e parisit apo unazen e re apo lart tek fresku qe i kishin te gjitha mundesite te beheshin lagje te mrekullueshme por sot nuk ka hapesira per shkolla apo cerdhe. japra ky eshte edi rama qe ne TIRONE njihet si 20%, ky eshte edi rama kryetar bashkie sepse po te flisnim edhe si kryetar ps do te duhej shume kohe per te treguar bemat e tij

    http://www.panorama.com.al/2013/06/1...per-tiranasit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe

    Majko: Kompensimi fizik i pronës do nisë nga tiranasit
    0 tweet
    Flash, Politike e Premte, 14 Qershor, 2013 | 09:44 am
    Kreu i listës së PS: Do ju qeverisin dhëndurët.

    Kreu i listës së kandidatëve në Tiranë, Pandeli Majko, tha dje gjatë takimit se dhëndurët e tironsve do të qeverisin tani vendin. “Si i thonë, atë që ta bën krushqia, s’ta bën as fëmija. Kështu që keni dhënë nusen në dhëndurë që tani do të qeverisin”, tha Majko. I emocionuar para përfaqësuesve të familjeve të vjetra tiranase, Majko tha se para tyre ndjehej si fëmijë. “Arsyeja pse unë kam ardhur i veshur pa kollare, ndryshe nga z.Rama – dikur i thosha unë atij të vinte kollare, tani jam unë që bëj të kundërtën e asaj që i këshilloja- por, thjesht për faktin se përballë jush, përballë tironsve, sado flokë të bardhë të kemi, ne ndjehemi fëmijë, ndjehemi të ardhur”, tha Majko. Ai tha se shteti shqiptar duhet të bëjë kompensimin fizik të pronarëve. “Shteti shqiptar nuk duhet të dorëzojë më asnjë tokë, asnjë centimetër tokë me një euro pa filluar kompensimi fizik. E, nëse fillon kompensimi fizik, ky do të fillojë nga ata që kanë dhënë më shumë, nga tiranasit”, tha Majko.


    8 Komente per “Majko: Kompensimi fizik i pronës do nisë nga tiranasit”

    ELTI
    14 Qershor, 2013 - 10:24

    Pandeli Majko eshte nje njeri i mrekullueshem! i vetmi politikan qe te jep kenaqesi sa here e degjon! e gjithe Tirana ka shpresa tek ju Majko! Ju uroj fitoren!
    Përgjigjjuni
    Balozibukur
    14 Qershor, 2013 - 10:26

    Shpejt u kujtu ky. Per 11 vjet qe cdo cep u betonizua, nuk beri zë, tani do ti kompesoje. Kthim te pronës, harrojeni. As behet fjalë.
    Përgjigjjuni
    arber
    14 Qershor, 2013 - 10:42

    Legalizimi apo kompensimi i prones eshte shnderruar ne nje plage e cila sa vjen e dhemb me shume. Duhet bere dicka reale dhe jo vetem fjale pa fund. Nqs prona eshte simbol i kapitalizmit atehere nuk mund te kete nje te tille kur ende nuk dihet se kush e kujt i perket prona. Kostot e kesaj hstorie jane te renda.
    Përgjigjjuni
    Londra
    14 Qershor, 2013 - 11:06

    Ju po protendoni se jeni Dhenduret me Te Mir Te Tirones po Tirana ka edhe vend per berllok si puna juaj dhe berllokun ka dhan ty e rames e I baishi me shendet se tironsit jan Te menqur dhe do tu rezervoin vendin Ne opozit serisht.
    Përgjigjjuni
    Veris
    14 Qershor, 2013 - 11:15

    Po nja 11 vjet kush e ka qeverisur Tiranen. Cberi ky dhender i ri (qe megjithese eshte ritur ne Tirane dhe e ka qene kyetar Bashkie per 11 vjet nuk e ndjenka veten aspak te lidhur me qytetin, po duhet te dxirte ne pah dendurine e re) per Tiranesit dhe hallet e tyre ne 11 vjet qeverisje te qytetit? A po dha leje per pallate qe e shkateruan Tiranen, per 1 milion dollare secila.
    Përgjigjjuni
    TONI
    14 Qershor, 2013 - 11:46

    Mjaft me përralla o kollovarët e paturp të ppsh
    Përgjigjjuni
    gjergji
    14 Qershor, 2013 - 13:12

    bravo apndeli majko qe po velreson kaq shume tiransit e verte autoktone qe kjo qeveri i la ne harrese qe kjo qeveri u tall me to ndaj sali berisha duhet te largohet nje ore e em pare
    Përgjigjjuni
    ergi
    14 Qershor, 2013 - 13:13

    kompensimi fizik i prnave duhet t ekisht efilluar me kohe ne fakt por per 8 vite kjo qeveveri nuk e qau koken fare per ta dhe ne 23 qerhsor askush nuk duhet te mebshet ket eqeveri

    http://www.panorama.com.al/2013/06/1...nga-tiranasit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe

    Vorpsi: Partitë kanë nevojë për tironsit
    0 tweet
    Flash e Premte, 14 Qershor, 2013 | 09:41 am

    Myrshit Vorpsi
    Përfaqësuesi i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, deklaroi dje gjatë tryezës së organizuar nga Partia Socialiste se qytetarët duhet t’i japin fund ndasive, por të mendojnë për të ardhmen e vendit. “Asnjëri nga tironsit nuk duhet ta ndiejë veten keq, sepse disa sot votojnë për PS, disa për PD, FRD dhe gjithë partitë e tjera, nuk kanë pse ta ndiejnë veten keq. Të gjithë jemi tirons, të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi dhe ky vend ka nevojë për ne dhe ne kemi nevojë për këtë vend. Kjo është ajo thirrje që unë ju bëj të gjithëve ju. Partitë politike kanë nevojë për tironsit, por edhe tironsit kanë nevojë për partitë politike. Nuk mundet që tironsit të shkojnë vetëm në një vend, janë njerëz të lirë, kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjet sipas dëshirave të veta. Mua më vjen mirë dhe është koha për një ndryshim, i cili ka ardhur dhe shoqëria shqiptare ka nevojë”, tha Vorpsi.


    2 Komente per “Vorpsi: Partitë kanë nevojë për tironsit”

    Llazar
    14 Qershor, 2013 - 10:20

    a ke shit noj prone te Vorpesve o myrshit ne kohen e Ed Rames ne bashki. a thu se nuke i ke dhane gje ,po ku te falte ed Rama o Vorps , ti e di mire kete.Mos e bej ate gabim per me votue ed ramen se mjer tronsit e vjeter.
    Përgjigjjuni
    Ana
    14 Qershor, 2013 - 13:01

    Tironsit,more zoteri,nuk kane thjesht nevoje per partite politike,por se pari kane nevoje per dibranet,per korcaret,per vlonjatet etj.etj.Se,doni s’doni ju,sot keni mbetur minoritet ne Tirane.Se Tirana as ka qene dhe as do te jete vetem e tironsave,ajo eshte e te gjithe shqiptare ne te gjitha trojet.Sa per voten,hidheni ku te doni,i dashur Vorpsi.

    http://www.panorama.com.al/2013/06/1...-per-tironsit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2013
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    11

    Për: Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe

    Eh moj Linda... Sa keq qe Kongresi i Lushnjes shpalli Tiranen kryeqytet dhe ti me patriotet e tu, sado me prona e katandi e mundesi rrjepje-zhvatje aty ne Tirane po ndiheni jabanxhi!! bah sa keq!!!
    Kurse ne elbasanasit u kenaqem duke i rene nja 80 vjet nga maja e malit per te ikur pak ne Tirane, per t'u ndjere edhe ne pak tironca, por pa dashje te paskemi kthyer ne jabanxheshe. Ne shkodranet, ne sarandiotet nuk jemi ndier fort jabanxhinj aty ku jetojme, por jemi kenaqur duke na u thyer zverku sa ne emigrim, sa duke kapur ndonje peshk ne liqen e det, e sa duke i bere malet fusha qe udheheqja juaj tironce te rronte mire ne bllok dhe ju bijte e tyre te pinit kafe 200-lekeshe po ne ate bllok e te benit ca pallate ke tokat e juaja. Po ja qe ju paskemi demtuar, duke ju bere te ndiheni jabanxhinj.
    Rilindje per (Ri)Linden!

  6. #6
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe

    Waw!
    Qenka per te ardh keq vertet,qe paskan fut ngjyra te errta lokalizmi ne fushat.Jam e bindur se sa do te ndikoj ne perqarjen e popullit nuk do te ndikoj per te mire te interesave te partive.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe

    Çër thotë zoti Rama, 29 Nandori ??? Tirona 'ne Tironasit kan fest vetem 26 e 28 Nandorin. Datat e tjera jan datat e pushtimit komunist. Pranej zoti Rama, kur t'ze sikleti me fol me Tironasit bo mir mos me e permen hiç 29 Nandorin.

    Ene ai Majko, po avadall njeli. Njeli t'u i thone Rames "dhendur" Tirone. Ne Tironasit atyne lloj dhenduresh i themi kollovar.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Për: Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe

    si ka msu karroca dylit..e nxorri gjith familjen n'rrug tu kerku vota i shkreti, amon se ky per tu bo kryeminister paska maru, la nom

  9. #9
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin

    Ju po protendoni se jeni Dhenduret me Te Mir Te Tirones po Tirana ka edhe vend per berllok si puna juaj dhe berllokun ka dhan ty e rames e I baishi me shendet se tironsit jan Te menqur dhe do tu rezervoin vendin Ne opozit serisht.
    Ky që ka dhënë këtë përgjigje është "tironas autokton"
    Thuaj gjizë i than.....xhizë tha ai miku.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Linda Rama përfshihet në fushatë: Tironcit po ndjehen si jabanxhi në qytetin dhe

    po cthot linda..

    a tha se sa mijra euro e ka rrogen e 17-te .. ate qe e merr nga hashim citaku i kosoves?

    bravo edvinua..

    i bertiti nji her me spond hashimit atje ne prishtn dhe u dh.je ne brek Hashimi ngrat.. e menjiher ja futi ne pun ne qeveri te kosoven.. gruan e 7 -te edvin rames..

    e kam pyt llapin sa e ka rrogen linda.. mirpo.. nuk tregon..

    linda eshte nje kriminele..
    sepse askush me mir se ajo nuk e dinte pllanin e edvinit per 21 janarin.. qe ish nje plan qe kerkonte te vrare..
    ska turp del e ha m.ut neper koferenca theatrale..


    ..

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •