Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Optimizmi i çuditshëm shqiptar

    Optimizmi i çuditshëm shqiptar

    Nëse Vaso Pasha do të mund të shihte festimet e këtij 100-vjetori, do të kishte konstatuar me habi se atë vargun “feja e shqiptarit është shqiptaria” bashkatdhetarët ia kanë marrë aq “ad literam”, saqë e kanë bërë vërtet shqiptarinë fe të shqiptarëve. Kulti i flamurit, kulti i shqiponjës, i bashkimit të të gjithë shqiptarëve rreth tyre; Ismail Qemali me dyzet apostujt, u celebruan kësaj here si kurrë ndonjëherë: madje të pastruar nga “ndotjet” e tjera si komunizmi apo europianizmi që kanë “njollosur” celebrimet e tyre të mëparshme. Kryeministri, si i dehur nga festa e adhurimit të Zotit të vërtetë të shqiptarëve, nxori të tilla fraza nga goja, saqë u bë shkak i anulimit të vizitës së Presidentit të Maqedonisë dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë. Kulmi ishte torta stërgjigante kuq e zi mbi të cilën turmat e shqiptarëve u vërsulën si në një liqen, për ta ngrënë, për të marrë kështu, si në një rit pagan, fuqi nga gjaku i kuq i flamurit dhe mishi i shqiponjës së tij të zezë.
    Nuk e dimë se sa do t’i shijonte Vaso Pashës gjithë ky ritualitet, por një gjë është e sigurt: se kaq shumë shqiptarë nuk janë parë prej kohësh të mblidhen me vullnetin e tyre në qendrën e kryeqytetit. Disa komentatorë të huaj kanë mbetur të impresionuar nga këto festime. “Kombi optimist” e quante kombin tonë gazetari zviceran Andreas Ernst te rubrika Feuilleton e NZZ. Ai shkruante se “ndërsa në Serbi bie në sy depresioni dhe fakti se parullat nacionaliste nuk kanë efekt, te shqiptarët, të ndarë në disa shtete, mbizotëron optimizmi”. Sipas tij, është një optimizëm që në pamje të parë të duket “i çuditshëm”, sepse “Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet më të varfra të Europës: nuk prodhojnë dhe eksportojnë pothuaj asgjë, … shteti është në duart e karteleve të pushtetit, të cilët shkëmbejnë votat dhe bindjen e qytetarit me vende pune, drejtësia është e dobët dhe e korruptuar”, … por optimizmi në territoret shqiptare, gjithë sipas tij, ka arsye të forta: “sepse prej 1990-s po zhvillohet një shoqëri panshqiptare”. Shkurt, shqiptarët i motivon nacionalizmi i tyre, bashkimi, për të qenë optimistë për të ardhmen.
    Pyetja që shtrohet është: a qëndron ky optimizëm, apo ai epiteti “i çuditshëm” që ka përdorur gazetari kërkon një zhbirilim më të thellë?
    Në fakt, qenë të shumtë ata shqiptarë që konstatuan se kishte diçka që nuk shkonte në tërë këto celebrime, diçka të tepruar, për të mos thënë edhe të shëmtuar. Personalisht m’u desh të mendoj gjatë për t’i dhënë një artikulim konceptual së shëmtuarës që, së jashtmi, shprehej me shëmtinë e dekorit, me mbiteprimin në përdorimin e flamurit dhe të shqiponjës, me ngritjen e monumenteve që s’kishin asgjë nga fryma e kohës që jetojmë. “Jo, ka diçka që nuk shkon, – thashë me vete, – po si do t’ia vëmë emrin kësaj gjëje që nuk shkon?”
    Mendimi më çoi te një thënie e Gëtes: “E shenjta është ajo që bashkon shumë shpirtra”. Vërtet flamuri, shqiponja mund të konsiderohen si të shenjta për besimtarët e fesë së shqiptarizmit. Por, kur flitet për të shenjtën dhe raportin e njeriut me të, nuk mund të mos kujtosh urdhëresën e dytë që i dha Zoti Moisiut: “Mos e përmend emrin e Zotit vend e pavend”. Duke parë flamurin të mbulojë fasada të tëra ndërtesash si qe ajo e hotel “Tiranës” apo ajo e selisë së Kryesisë së Kuvendit, shqiponjën në çdo rrotullame udhëkryqi; apo njerëzit dhe makinat të mbështjellë me flamur, për të mos folur pastaj për tortën-flamur, nuk mund të mos kishe ndjesinë se ato po “përmendeshin” vend e pavend.
    Po ç’kuptim ka urdhëresa e mospërmendjes së Zotit vend e pa vend, që Krishti, tek Ungjilli, sipas Mateut, e thotë me fjalët: “Jo çdokush që më thërret Zot, Zot! do të hyjë në mbretërinë e qiellit”. Një nga kuptimet e kësaj thënieje është se nuk duhet ta instrumentalizosh “Zotin”, nuk duhet të tentosh ta “rreshtosh” në ushtrinë tënde për beteja në emër të interesit tënd apo të palës tënde. Po ashtu, premtimet që bëhen në emër të Zotit nënkuptojnë ndershmëri, besnikëri, vërtetësi; ato duhen mbajtur. Të mos i mbash ato do të thotë të abuzosh me emrin e Zotit; me fjalë të tjera, ta bësh Zotin një gënjeshtar. “Në mbretërinë e qiellit do të hyjë vetëm ai që e zbaton vullnetin e Atit tim…”, vazhdon Krishti.
    Ja këtu, tek abuzimi me të shenjtën qëndron, sipas meje, shpjegimi i brendshëm i shëmtisë që pamë së jashtmi me abuzimet me flamurin dhe shqiponjën. Ato u shpërdorën vend e pa vend pikërisht sepse ata që i shpërdorën nuk i ndiejnë me të vërtetë si të shenjta. Madje, sipas disa “thashethemeve”, ky shpërdorim kishte motive deri fare banale: fitimin maksimal të parave nga të tenderuarit për zbukurime e shitje flamujsh.
    Prandaj, ndaj pyetjes nëse flamuri dhe shqiponja dykrerëshe vërtet na bëjnë të ndjehemi kaq optimistë? – edhe në kuptimin e iluzionit se nacionalizmi mund të na nxjerrë në dritë, – gjykoj se duhet të japim përgjigje të kujdesshme. Sipas meje, nëse në Serbi ka një depresion pasi ka dështuar nacionalizmi apo se serbët janë të vetëdijshëm se as nacionalizmi nuk i nxjerr dot nga gropa, nuk është se te ne nuk ekziston kjo vetëdije, paçka se festimet e 100-vjetorit dhanë idenë se këtej nga ne ka optimizëm nacionalist. Kosovarët që paketojnë flamurin dhe nisen me entuziazëm për në Shqipëri duke i mbushur tumllas sheshet e Tiranës apo Vetevendosja që po fiton terren, mund dhe t’u japin idenë të huajve se diçka po ndodh andej kufirit. Por, sipas meje, zor se ka njerëz në botën shqiptare që kanë shpresë seriozisht te nacionalizmi. Celebrimet që pamë dhe monumentet e shumta butaforike janë pjesë e një teatraliteti që e kemi mësuar mirë në kohën e regjimeve ku kemi jetuar, e që askush nuk i merr seriozisht. Aleanca Kuqezi që duket se kërkon të zëvendësojë mungesën e plotë të lëvizjeve civile, por edhe shkatërrimin e çdo shprese që ka sjellë shndërrimi i dy partive politike që drejtojnë vendin në dy banda, është edhe ajo pjesë e këtij teatraliteti. Ashtu siç ishte edhe filmi i koncertit të Pavarësisë me këngën që e bënte të qante Enver Hoxhën: “Për ty atdhe… shkëmb graniti vigan… s’u përkule nga çdo stuhi e tufan…”. Vini re: njeriu që i ka bërë më shumë se kushdo të qajnë shqiptarët, qante për atdheun. A ka përshkrim më elokuent se ky të teatralitetit tonë? Ky i yni është vërtet një “optimizëm i çuditshëm”. Në fakt, pasi bie perdja e festës, shqiptari i varfër u kthehet halleve dhe vuajtjeve të përditshme me nënshtrimin e skllavit që mallkon tërë ditën shtetin e tij të keq. Kurse shqiptari shtetar mendon se si të identifikohet sa më shumë me atdheun, duke organizuar ndonjë festë tjetër, pikërisht për ta shtypur atë sa më lehtë.
    Në këto kushte, sipas meje, me një rritje të mëtejshme të krizës ekonomike, siç ka shumë gjasa të ndodhë, shqiptarët e varfër përsëri nuk do ta shohin shpresën apo shpëtimin te dashuria nacionaliste për granitin tek ikja prej “shkëmbit vigan” në shtetet që funksionojnë si shtete të së drejtës për të gjithë qytetarët e tyre. Nuk përjashtohet që në një situatë të tillë, grupimet nacionaliste të mund të marrin pushtetin, por jam i bindur se kurrsesi nuk do të mund të ngjallin besim e shpresë te shqiptaret për t’u kthyer. Aq sa ç’kanë ngjallur Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj si këtej, dhe andej kufirit.
    Prandaj gjykoj se, që optimizmi ynë të mos jetë “i çuditshëm”, siç qe në celebrimet e këtij 100-vjetori të pavarësisë, shqiptarët do të duhet të reflektojnë ca më shumë për atë se si është e mundur që, ndërkohë që flasin kaq shumë për dashurinë për atdheun, me veprat e tyre punojnë për ta bërë Shqipërinë vendin e urrejtjes së shqiptarit ndaj shqiptarit; se pse ndërkohë që flasin kaq shumë për bashkimin, janë aq të përçarë sa edhe festimet i bënë ndaras, se pse në këta 100 vjet kanë nxjerrë në krye të punëve të tyre vetëm kriminelë, vrasës, hajdutë që u kanë vrerosur jetën? Dhe, mbi të gjitha, se çfarë duhet bërë që të ndryshojë kjo gjendje përderisa duket sheshit se nuk mjafton përmendja e atdheut vend e pa vend.
    “Nuk do ta gjesh kurrë të vërtetën nëse nuk je i gatshëm të pranosh edhe atë që nuk e pret”, thotë Erakliti. Që do të thotë, sipas meje, në kontekstin e çka po shkruaj, se ndoshta duhet ta fillojmë tjetërkund nga ritualet e dashurisë së rrejshme për atdheun që janë vetë jeta jonë – siç e pamë edhe në këtë 100-vjetor – për të arritur te dashuria e vërtetë për atdheun.

    Fatos Lubonja
    panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-12-2012 më 23:43
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830
    Mire ka thene Pashko Vasa nder ato kohe..
    Feja e shqiptarit asht shqiptaria..

    Thjeshte po shkruaj vargjet ne vazhdim te vjershes se ketij rilindasi gjigand.

    Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu
    të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu
    e mos shikoni kisha e xhamia
    feja e shqiptari asht shqiptaria

    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë
    gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
    asht toka jone, prind na e kan lane
    kush mos na e prekë se desim t'tanë!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toffee : 12-12-2012 më 19:26

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    "me ngritjen e monumenteve që s’kishin asgjë nga fryma e kohës që jetojmë"

    e ka qare kete shprehje lubonja.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Vete e ke shkruar apo veri targat ne qofte se e ka shkruar dikush tjeter
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #5
    Se kuptoj ku eshte problemi

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Se kuptoj ku eshte problemi

    problemi eshte qe marr rroge sa tre grek dhe kto na cajn gajden.

    parisi me helenen kan tun komet me kohe.

    ps.eh si ishte dikur athina mendon qillo

  7. #7
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Ky per cdo material qe gjen hap tema!!!!
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Optimizmi i çuditshëm shqiptar

    Nëse Vaso Pasha do të mund të shihte festimet e këtij 100-vjetori, do të kishte konstatuar me habi se atë vargun “feja e shqiptarit është shqiptaria” bashkatdhetarët ia kanë marrë aq “ad literam”, saqë e kanë bërë vërtet shqiptarinë fe të shqiptarëve. Kulti i flamurit, kulti i shqiponjës, i bashkimit të të gjithë shqiptarëve rreth tyre; Ismail Qemali me dyzet apostujt, u celebruan kësaj here si kurrë ndonjëherë: madje të pastruar nga “ndotjet” e tjera si komunizmi apo europianizmi që kanë “njollosur” celebrimet e tyre të mëparshme. Kryeministri, si i dehur nga festa e adhurimit të Zotit të vërtetë të shqiptarëve, nxori të tilla fraza nga goja, saqë u bë shkak i anulimit të vizitës së Presidentit të Maqedonisë dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë. Kulmi ishte torta stërgjigante kuq e zi mbi të cilën turmat e shqiptarëve u vërsulën si në një liqen, për ta ngrënë, për të marrë kështu, si në një rit pagan, fuqi nga gjaku i kuq i flamurit dhe mishi i shqiponjës së tij të zezë.
    Nuk e dimë se sa do t’i shijonte Vaso Pashës gjithë ky ritualitet, por një gjë është e sigurt: se kaq shumë shqiptarë nuk janë parë prej kohësh të mblidhen me vullnetin e tyre në qendrën e kryeqytetit. Disa komentatorë të huaj kanë mbetur të impresionuar nga këto festime. “Kombi optimist” e quante kombin tonë gazetari zviceran Andreas Ernst te rubrika Feuilleton e NZZ. Ai shkruante se “ndërsa në Serbi bie në sy depresioni dhe fakti se parullat nacionaliste nuk kanë efekt, te shqiptarët, të ndarë në disa shtete, mbizotëron optimizmi”. Sipas tij, është një optimizëm që në pamje të parë të duket “i çuditshëm”, sepse “Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet më të varfra të Europës: nuk prodhojnë dhe eksportojnë pothuaj asgjë, … shteti është në duart e karteleve të pushtetit, të cilët shkëmbejnë votat dhe bindjen e qytetarit me vende pune, drejtësia është e dobët dhe e korruptuar”, … por optimizmi në territoret shqiptare, gjithë sipas tij, ka arsye të forta: “sepse prej 1990-s po zhvillohet një shoqëri panshqiptare”. Shkurt, shqiptarët i motivon nacionalizmi i tyre, bashkimi, për të qenë optimistë për të ardhmen.
    Pyetja që shtrohet është: a qëndron ky optimizëm, apo ai epiteti “i çuditshëm” që ka përdorur gazetari kërkon një zhbirilim më të thellë?
    Në fakt, qenë të shumtë ata shqiptarë që konstatuan se kishte diçka që nuk shkonte në tërë këto celebrime, diçka të tepruar, për të mos thënë edhe të shëmtuar. Personalisht m’u desh të mendoj gjatë për t’i dhënë një artikulim konceptual së shëmtuarës që, së jashtmi, shprehej me shëmtinë e dekorit, me mbiteprimin në përdorimin e flamurit dhe të shqiponjës, me ngritjen e monumenteve që s’kishin asgjë nga fryma e kohës që jetojmë. “Jo, ka diçka që nuk shkon, – thashë me vete, – po si do t’ia vëmë emrin kësaj gjëje që nuk shkon?”
    Mendimi më çoi te një thënie e Gëtes: “E shenjta është ajo që bashkon shumë shpirtra”. Vërtet flamuri, shqiponja mund të konsiderohen si të shenjta për besimtarët e fesë së shqiptarizmit. Por, kur flitet për të shenjtën dhe raportin e njeriut me të, nuk mund të mos kujtosh urdhëresën e dytë që i dha Zoti Moisiut: “Mos e përmend emrin e Zotit vend e pavend”. Duke parë flamurin të mbulojë fasada të tëra ndërtesash si qe ajo e hotel “Tiranës” apo ajo e selisë së Kryesisë së Kuvendit, shqiponjën në çdo rrotullame udhëkryqi; apo njerëzit dhe makinat të mbështjellë me flamur, për të mos folur pastaj për tortën-flamur, nuk mund të mos kishe ndjesinë se ato po “përmendeshin” vend e pavend.
    Po ç’kuptim ka urdhëresa e mospërmendjes së Zotit vend e pa vend, që Krishti, tek Ungjilli, sipas Mateut, e thotë me fjalët: “Jo çdokush që më thërret Zot, Zot! do të hyjë në mbretërinë e qiellit”. Një nga kuptimet e kësaj thënieje është se nuk duhet ta instrumentalizosh “Zotin”, nuk duhet të tentosh ta “rreshtosh” në ushtrinë tënde për beteja në emër të interesit tënd apo të palës tënde. Po ashtu, premtimet që bëhen në emër të Zotit nënkuptojnë ndershmëri, besnikëri, vërtetësi; ato duhen mbajtur. Të mos i mbash ato do të thotë të abuzosh me emrin e Zotit; me fjalë të tjera, ta bësh Zotin një gënjeshtar. “Në mbretërinë e qiellit do të hyjë vetëm ai që e zbaton vullnetin e Atit tim…”, vazhdon Krishti.
    Ja këtu, tek abuzimi me të shenjtën qëndron, sipas meje, shpjegimi i brendshëm i shëmtisë që pamë së jashtmi me abuzimet me flamurin dhe shqiponjën. Ato u shpërdorën vend e pa vend pikërisht sepse ata që i shpërdorën nuk i ndiejnë me të vërtetë si të shenjta. Madje, sipas disa “thashethemeve”, ky shpërdorim kishte motive deri fare banale: fitimin maksimal të parave nga të tenderuarit për zbukurime e shitje flamujsh.
    Prandaj, ndaj pyetjes nëse flamuri dhe shqiponja dykrerëshe vërtet na bëjnë të ndjehemi kaq optimistë? – edhe në kuptimin e iluzionit se nacionalizmi mund të na nxjerrë në dritë, – gjykoj se duhet të japim përgjigje të kujdesshme. Sipas meje, nëse në Serbi ka një depresion pasi ka dështuar nacionalizmi apo se serbët janë të vetëdijshëm se as nacionalizmi nuk i nxjerr dot nga gropa, nuk është se te ne nuk ekziston kjo vetëdije, paçka se festimet e 100-vjetorit dhanë idenë se këtej nga ne ka optimizëm nacionalist. Kosovarët që paketojnë flamurin dhe nisen me entuziazëm për në Shqipëri duke i mbushur tumllas sheshet e Tiranës apo Vetevendosja që po fiton terren, mund dhe t’u japin idenë të huajve se diçka po ndodh andej kufirit. Por, sipas meje, zor se ka njerëz në botën shqiptare që kanë shpresë seriozisht te nacionalizmi. Celebrimet që pamë dhe monumentet e shumta butaforike janë pjesë e një teatraliteti që e kemi mësuar mirë në kohën e regjimeve ku kemi jetuar, e që askush nuk i merr seriozisht. Aleanca Kuqezi që duket se kërkon të zëvendësojë mungesën e plotë të lëvizjeve civile, por edhe shkatërrimin e çdo shprese që ka sjellë shndërrimi i dy partive politike që drejtojnë vendin në dy banda, është edhe ajo pjesë e këtij teatraliteti. Ashtu siç ishte edhe filmi i koncertit të Pavarësisë me këngën që e bënte të qante Enver Hoxhën: “Për ty atdhe… shkëmb graniti vigan… s’u përkule nga çdo stuhi e tufan…”. Vini re: njeriu që i ka bërë më shumë se kushdo të qajnë shqiptarët, qante për atdheun. A ka përshkrim më elokuent se ky të teatralitetit tonë? Ky i yni është vërtet një “optimizëm i çuditshëm”. Në fakt, pasi bie perdja e festës, shqiptari i varfër u kthehet halleve dhe vuajtjeve të përditshme me nënshtrimin e skllavit që mallkon tërë ditën shtetin e tij të keq. Kurse shqiptari shtetar mendon se si të identifikohet sa më shumë me atdheun, duke organizuar ndonjë festë tjetër, pikërisht për ta shtypur atë sa më lehtë.
    Në këto kushte, sipas meje, me një rritje të mëtejshme të krizës ekonomike, siç ka shumë gjasa të ndodhë, shqiptarët e varfër përsëri nuk do ta shohin shpresën apo shpëtimin te dashuria nacionaliste për granitin tek ikja prej “shkëmbit vigan” në shtetet që funksionojnë si shtete të së drejtës për të gjithë qytetarët e tyre. Nuk përjashtohet që në një situatë të tillë, grupimet nacionaliste të mund të marrin pushtetin, por jam i bindur se kurrsesi nuk do të mund të ngjallin besim e shpresë te shqiptaret për t’u kthyer. Aq sa ç’kanë ngjallur Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj si këtej, dhe andej kufirit.
    Prandaj gjykoj se, që optimizmi ynë të mos jetë “i çuditshëm”, siç qe në celebrimet e këtij 100-vjetori të pavarësisë, shqiptarët do të duhet të reflektojnë ca më shumë për atë se si është e mundur që, ndërkohë që flasin kaq shumë për dashurinë për atdheun, me veprat e tyre punojnë për ta bërë Shqipërinë vendin e urrejtjes së shqiptarit ndaj shqiptarit; se pse ndërkohë që flasin kaq shumë për bashkimin, janë aq të përçarë sa edhe festimet i bënë ndaras, se pse në këta 100 vjet kanë nxjerrë në krye të punëve të tyre vetëm kriminelë, vrasës, hajdutë që u kanë vrerosur jetën? Dhe, mbi të gjitha, se çfarë duhet bërë që të ndryshojë kjo gjendje përderisa duket sheshit se nuk mjafton përmendja e atdheut vend e pa vend.
    “Nuk do ta gjesh kurrë të vërtetën nëse nuk je i gatshëm të pranosh edhe atë që nuk e pret”, thotë Erakliti. Që do të thotë, sipas meje, në kontekstin e çka po shkruaj, se ndoshta duhet ta fillojmë tjetërkund nga ritualet e dashurisë së rrejshme për atdheun që janë vetë jeta jonë – siç e pamë edhe në këtë 100-vjetor – për të arritur te dashuria e vërtetë për atdheun./panorama
    Kush eshte autori shkrimit?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Piksepari, Lubonja nuk eshte edhe aq i lehte, apo aq i drejtperdrejte sa duket, per t'u kuptuar! Nese mllefi(e supozojme) qe pershkon nje shkrim te tij(si ky ne fjale) te jep pershtypjen sikur motivacioni i tij ka shenjat e nje kushtrimi antikombetar, kjo nuk perben domosdoshmerisht nje pohim nga ana e tij, pervecse do te mbesë thjesht nje meditim i brendshem i Lubonjes, tashme i bere publik, fatkeqesisht per autorin por jo per lexuesin me gjykim te ftohte! Nuk eshte faji i tij qe Shqiperia 'noton' mbi te njejtat probleme si para dhe pas 100vjetorit!
    Shkrimi mbart ne vetvete 'shuplaka' te vertetash qe ne nuk 'lejojme' te na i permendin, perndryshe 'e kacafytim' te pashpresin, sic eshte ne kete rast Lubonja!

    Lubonja eshte nje vezhgues i mprehte i realitetit shqiptar! Ai ben thirrje: "sa me larg euforise" Stili i tij i te shkruarit eshte jokompromentues dhe aspak utopik; me kembe ne toke Burra !! Kontrastet ndonjehere 'ndertojne' edhe vizione...ky pastaj mund te jete edhe synimi kryesor i autorit! Atij(persones se tij) nuk i vlen te sillet si nje hipokrit i bajatshem!!

    Akil, jam i zhgenjyer! Je bere tendencioz karshi kauzes....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga EXODUS Lexo Postimin
    Piksepari, Lubonja nuk eshte edhe aq i lehte, apo aq i drejtperdrejte sa duket, per t'u kuptuar! Nese mllefi(e supozojme) qe pershkon nje shkrim te tij(si ky ne fjale) te jep pershtypjen sikur motivacioni i tij ka shenjat e nje kushtrimi antikombetar, kjo nuk perben domosdoshmerisht nje pohim nga ana e tij, pervecse do te mbesë thjesht nje meditim i brendshem i Lubonjes, tashme i bere publik, fatkeqesisht per autorin por jo per lexuesin me gjykim te ftohte! Nuk eshte faji i tij qe Shqiperia 'noton' mbi te njejtat probleme si para dhe pas 100vjetorit!
    Shkrimi mbart ne vetvete 'shuplaka' te vertetash qe ne nuk 'lejojme' te na i permendin, perndryshe 'e kacafytim' te pashpresin, sic eshte ne kete rast Lubonja!

    Lubonja eshte nje vezhgues i mprehte i realitetit shqiptar! Ai ben thirrje: "sa me larg euforise" Stili i tij i te shkruarit eshte jokompromentues dhe aspak utopik; me kembe ne toke Burra !! Kontrastet ndonjehere 'ndertojne' edhe vizione...ky pastaj mund te jete edhe synimi kryesor i autorit! Atij(persones se tij) nuk i vlen te sillet si nje hipokrit i bajatshem!!

    Akil, jam i zhgenjyer! Je bere tendencioz karshi kauzes....
    nuk e di se ku e ka leverdine kritika jote, ndoshta nuk e kupton qe lubonja ne kete shkrim thjesht ka shpalosur kozmopolitanizmin me menyren e vet.
    dhe kozmopolitanizmi ne vetvete eshte armiku me i madh i Nacionalizmit.
    besoj se kampet jane te ndara qartazi pavaresisht artikulimit qe perdorin. Nacionalistet po rezistojne, se e ndjejne rrezikun e zhdukjes se pikpamjeve te tyre, kozmopolitet ne anen tjeter behen agresiv sa here qe
    shohin ndonje demostrim force nga nacionalistet, por kjo eshte nje lufte e pa kthim prapa dhe pa kompromise, njera pale do te zhduket ne te ardhmen.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •