Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Akil, une e shoh nga nje tjeter prizem, e pastaj c'faj kam une se ty te rreh bajamja vetem tek "ikogjenja elada" ! Mjgth, jo se nuk qendron edhe ajo qe thua ti, pasi nje nacionalizem i vobekte sjell te mira te parefuzueshme per fqinjet tane dashamires...interesi shet babane!! Une e di qe ty te konvenon.. Lol

    t'u prish qejfi a?! te kam xhan...o rrufjan! eja te lozim!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga EXODUS Lexo Postimin
    Akil, une e shoh nga nje tjeter prizem, e pastaj c'faj kam une se ty te rreh bajamja vetem tek "ikogjenja elada" ! Mjgth, jo se nuk qendron edhe ajo qe thua ti, pasi nje nacionalizem i vobekte sjell te mira te parefuzueshme per fqinjet tane dashamires...interesi shet babane!! Une e di qe ty te konvenon.. Lol

    t'u prish qejfi a?! te kam xhan...o rrufjan! eja te lozim!
    edhe ajo qe thua eshte pjese e luftes. nacionalistet e perdorin termin e tradhetarit nese nuk je i rreshtuar ne ideologjine e tyre. une e kuptoj shume mire kete.
    por pertej kesaj fasade me tradhtare e te shitur, qendron e verteta e hidhur e shperberjes se SHTETEVE KOMBE. dhe une jam kozmopolitan , dhe nuk me pelqejne as kufijte e shqiperise e as kufijte e greqise.
    JAM PRO PRISHJES SE SHTETEVE KOMBE.
    une jam i qarte me kauzen time. dhe i rreshtuar hapur ne luften kunder Nacionalizmit.
    nacionalistet kujtojne qe une hiqem sikur jam me ta por nen te punoj per te tjere, nderkohe qe une gjithmone kam qene ne llogoren e kunder te nacionalizmit.
    dhe fare hapur. keshtu qe termi tradhtar nuk shkon.

    dmth ke tradhetova une?? Shtetin Komb??? po si e tradhetova une Shtetin Komb kur une nuk kam qene asnjehere ne favor te tij???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 13-12-2012 më 22:26
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2012
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Optimizmi i çuditshëm shqiptar

    Nëse Vaso Pasha do të mund të shihte festimet e këtij 100-vjetori, do të kishte konstatuar me habi se atë vargun “feja e shqiptarit është shqiptaria” bashkatdhetarët ia kanë marrë aq “ad literam”, saqë e kanë bërë vërtet shqiptarinë fe të shqiptarëve. Kulti i flamurit, kulti i shqiponjës, i bashkimit të të gjithë shqiptarëve rreth tyre; Ismail Qemali me dyzet apostujt, u celebruan kësaj here si kurrë ndonjëherë: madje të pastruar nga “ndotjet” e tjera si komunizmi apo europianizmi që kanë “njollosur” celebrimet e tyre të mëparshme. Kryeministri, si i dehur nga festa e adhurimit të Zotit të vërtetë të shqiptarëve, nxori të tilla fraza nga goja, saqë u bë shkak i anulimit të vizitës së Presidentit të Maqedonisë dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë. Kulmi ishte torta stërgjigante kuq e zi mbi të cilën turmat e shqiptarëve u vërsulën si në një liqen, për ta ngrënë, për të marrë kështu, si në një rit pagan, fuqi nga gjaku i kuq i flamurit dhe mishi i shqiponjës së tij të zezë.
    Nuk e dimë se sa do t’i shijonte Vaso Pashës gjithë ky ritualitet, por një gjë është e sigurt: se kaq shumë shqiptarë nuk janë parë prej kohësh të mblidhen me vullnetin e tyre në qendrën e kryeqytetit. Disa komentatorë të huaj kanë mbetur të impresionuar nga këto festime. “Kombi optimist” e quante kombin tonë gazetari zviceran Andreas Ernst te rubrika Feuilleton e NZZ. Ai shkruante se “ndërsa në Serbi bie në sy depresioni dhe fakti se parullat nacionaliste nuk kanë efekt, te shqiptarët, të ndarë në disa shtete, mbizotëron optimizmi”. Sipas tij, është një optimizëm që në pamje të parë të duket “i çuditshëm”, sepse “Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet më të varfra të Europës: nuk prodhojnë dhe eksportojnë pothuaj asgjë, … shteti është në duart e karteleve të pushtetit, të cilët shkëmbejnë votat dhe bindjen e qytetarit me vende pune, drejtësia është e dobët dhe e korruptuar”, … por optimizmi në territoret shqiptare, gjithë sipas tij, ka arsye të forta: “sepse prej 1990-s po zhvillohet një shoqëri panshqiptare”. Shkurt, shqiptarët i motivon nacionalizmi i tyre, bashkimi, për të qenë optimistë për të ardhmen.
    Pyetja që shtrohet është: a qëndron ky optimizëm, apo ai epiteti “i çuditshëm” që ka përdorur gazetari kërkon një zhbirilim më të thellë?
    Në fakt, qenë të shumtë ata shqiptarë që konstatuan se kishte diçka që nuk shkonte në tërë këto celebrime, diçka të tepruar, për të mos thënë edhe të shëmtuar. Personalisht m’u desh të mendoj gjatë për t’i dhënë një artikulim konceptual së shëmtuarës që, së jashtmi, shprehej me shëmtinë e dekorit, me mbiteprimin në përdorimin e flamurit dhe të shqiponjës, me ngritjen e monumenteve që s’kishin asgjë nga fryma e kohës që jetojmë. “Jo, ka diçka që nuk shkon, – thashë me vete, – po si do t’ia vëmë emrin kësaj gjëje që nuk shkon?”
    Mendimi më çoi te një thënie e Gëtes: “E shenjta është ajo që bashkon shumë shpirtra”. Vërtet flamuri, shqiponja mund të konsiderohen si të shenjta për besimtarët e fesë së shqiptarizmit. Por, kur flitet për të shenjtën dhe raportin e njeriut me të, nuk mund të mos kujtosh urdhëresën e dytë që i dha Zoti Moisiut: “Mos e përmend emrin e Zotit vend e pavend”. Duke parë flamurin të mbulojë fasada të tëra ndërtesash si qe ajo e hotel “Tiranës” apo ajo e selisë së Kryesisë së Kuvendit, shqiponjën në çdo rrotullame udhëkryqi; apo njerëzit dhe makinat të mbështjellë me flamur, për të mos folur pastaj për tortën-flamur, nuk mund të mos kishe ndjesinë se ato po “përmendeshin” vend e pavend.
    Po ç’kuptim ka urdhëresa e mospërmendjes së Zotit vend e pa vend, që Krishti, tek Ungjilli, sipas Mateut, e thotë me fjalët: “Jo çdokush që më thërret Zot, Zot! do të hyjë në mbretërinë e qiellit”. Një nga kuptimet e kësaj thënieje është se nuk duhet ta instrumentalizosh “Zotin”, nuk duhet të tentosh ta “rreshtosh” në ushtrinë tënde për beteja në emër të interesit tënd apo të palës tënde. Po ashtu, premtimet që bëhen në emër të Zotit nënkuptojnë ndershmëri, besnikëri, vërtetësi; ato duhen mbajtur. Të mos i mbash ato do të thotë të abuzosh me emrin e Zotit; me fjalë të tjera, ta bësh Zotin një gënjeshtar. “Në mbretërinë e qiellit do të hyjë vetëm ai që e zbaton vullnetin e Atit tim…”, vazhdon Krishti.
    Ja këtu, tek abuzimi me të shenjtën qëndron, sipas meje, shpjegimi i brendshëm i shëmtisë që pamë së jashtmi me abuzimet me flamurin dhe shqiponjën. Ato u shpërdorën vend e pa vend pikërisht sepse ata që i shpërdorën nuk i ndiejnë me të vërtetë si të shenjta. Madje, sipas disa “thashethemeve”, ky shpërdorim kishte motive deri fare banale: fitimin maksimal të parave nga të tenderuarit për zbukurime e shitje flamujsh.
    Prandaj, ndaj pyetjes nëse flamuri dhe shqiponja dykrerëshe vërtet na bëjnë të ndjehemi kaq optimistë? – edhe në kuptimin e iluzionit se nacionalizmi mund të na nxjerrë në dritë, – gjykoj se duhet të japim përgjigje të kujdesshme. Sipas meje, nëse në Serbi ka një depresion pasi ka dështuar nacionalizmi apo se serbët janë të vetëdijshëm se as nacionalizmi nuk i nxjerr dot nga gropa, nuk është se te ne nuk ekziston kjo vetëdije, paçka se festimet e 100-vjetorit dhanë idenë se këtej nga ne ka optimizëm nacionalist. Kosovarët që paketojnë flamurin dhe nisen me entuziazëm për në Shqipëri duke i mbushur tumllas sheshet e Tiranës apo Vetevendosja që po fiton terren, mund dhe t’u japin idenë të huajve se diçka po ndodh andej kufirit. Por, sipas meje, zor se ka njerëz në botën shqiptare që kanë shpresë seriozisht te nacionalizmi. Celebrimet që pamë dhe monumentet e shumta butaforike janë pjesë e një teatraliteti që e kemi mësuar mirë në kohën e regjimeve ku kemi jetuar, e që askush nuk i merr seriozisht. Aleanca Kuqezi që duket se kërkon të zëvendësojë mungesën e plotë të lëvizjeve civile, por edhe shkatërrimin e çdo shprese që ka sjellë shndërrimi i dy partive politike që drejtojnë vendin në dy banda, është edhe ajo pjesë e këtij teatraliteti. Ashtu siç ishte edhe filmi i koncertit të Pavarësisë me këngën që e bënte të qante Enver Hoxhën: “Për ty atdhe… shkëmb graniti vigan… s’u përkule nga çdo stuhi e tufan…”. Vini re: njeriu që i ka bërë më shumë se kushdo të qajnë shqiptarët, qante për atdheun. A ka përshkrim më elokuent se ky të teatralitetit tonë? Ky i yni është vërtet një “optimizëm i çuditshëm”. Në fakt, pasi bie perdja e festës, shqiptari i varfër u kthehet halleve dhe vuajtjeve të përditshme me nënshtrimin e skllavit që mallkon tërë ditën shtetin e tij të keq. Kurse shqiptari shtetar mendon se si të identifikohet sa më shumë me atdheun, duke organizuar ndonjë festë tjetër, pikërisht për ta shtypur atë sa më lehtë.
    Në këto kushte, sipas meje, me një rritje të mëtejshme të krizës ekonomike, siç ka shumë gjasa të ndodhë, shqiptarët e varfër përsëri nuk do ta shohin shpresën apo shpëtimin te dashuria nacionaliste për granitin tek ikja prej “shkëmbit vigan” në shtetet që funksionojnë si shtete të së drejtës për të gjithë qytetarët e tyre. Nuk përjashtohet që në një situatë të tillë, grupimet nacionaliste të mund të marrin pushtetin, por jam i bindur se kurrsesi nuk do të mund të ngjallin besim e shpresë te shqiptaret për t’u kthyer. Aq sa ç’kanë ngjallur Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj si këtej, dhe andej kufirit.
    Prandaj gjykoj se, që optimizmi ynë të mos jetë “i çuditshëm”, siç qe në celebrimet e këtij 100-vjetori të pavarësisë, shqiptarët do të duhet të reflektojnë ca më shumë për atë se si është e mundur që, ndërkohë që flasin kaq shumë për dashurinë për atdheun, me veprat e tyre punojnë për ta bërë Shqipërinë vendin e urrejtjes së shqiptarit ndaj shqiptarit; se pse ndërkohë që flasin kaq shumë për bashkimin, janë aq të përçarë sa edhe festimet i bënë ndaras, se pse në këta 100 vjet kanë nxjerrë në krye të punëve të tyre vetëm kriminelë, vrasës, hajdutë që u kanë vrerosur jetën? Dhe, mbi të gjitha, se çfarë duhet bërë që të ndryshojë kjo gjendje përderisa duket sheshit se nuk mjafton përmendja e atdheut vend e pa vend.
    “Nuk do ta gjesh kurrë të vërtetën nëse nuk je i gatshëm të pranosh edhe atë që nuk e pret”, thotë Erakliti. Që do të thotë, sipas meje, në kontekstin e çka po shkruaj, se ndoshta duhet ta fillojmë tjetërkund nga ritualet e dashurisë së rrejshme për atdheun që janë vetë jeta jonë – siç e pamë edhe në këtë 100-vjetor – për të arritur te dashuria e vërtetë për atdheun./panorama

    Optimizmi i çuditshëm Shqiptare

    Pse optimizem i Cuditshem, Shqiptaret kan shum arsye per te festuar dhe per te qen Optimiste, Perkunder peripecive Biblike qe kaloje ky Populle me armiqe ne juge e veri ne lindje e perndime prape se prape arriti te mbijetoje dhe ne funde te krijoje dy Shtete Shqiptare ne Ballkane me te mirat dhe te metat e tyre fundi ende jane ne Konsolidime e siper pas gjithe atyre katrahurave neper te cilat kaluan, Pastaje Shqiptaret kane shum arsye te jen optimiste edhe per faktin se jan populli me Vitale ne Ballkane dhe Evrope poashtu Populli me moshen me te re ne Evrope, Pastaje me Borxhin me te Ulte ne Evrope dhe Bote si Kosova ashtu edhe Shqiperi jane vende ne Zhvillime e siper me rritjen me te larte Ekonomike ne Evrope, dhe ketu duhet te perkujtojme se Greqia nje mikro shtet i pa Industrializuar me vetm 10,milione banore e ka nje borxhe i cili shkone ne mbi 460,miliarde euro, me nje Popullsi te mplakure dhe Parazite e cila ter keto vite kishte jetuar nga Djersa dhe Kredite e Evropes.

    Pra Shqiptaret kane arsye te festojne me dy shtete Shqiptare ne Ballkane dhe me dominime te faktorit Shqiptare ne te pakten edhe dy Shtete tjera te Ballkanit , Mose haroni se jo gjdo populle ka arite te krijoje nje shtet dhe sote ka me dhjetra Popuje ne Bote qe nuk arrijne te krijojne dote ase edhe nje shtet te vetem dhe shum nga keta popuje jane edhe me te fuqishem se Populli Shqiptare qofte edhe ne numer mete madhe, dhe ketu dua te ju perkujtoje se ne Jugosllavi edhe Vojvodina kishte statsuse te njejte me Kosoven ishte Autonome dhe perkunder faktit se kishte mbrapa nje shtet shum te fuqishem si Hungaria ata nuk arriten ase te mbijetojne ndersa ne jo vetem se mbijetuam por arritem edhe te Pamvarsohemi etj etj ,

    Edhe nje gje Zhvillimi dhe gjendja momentale Ekonomike e Shqiperis dhe Kosoves nuk jane dhe nuk duhet te jen parsore per Shqiptaret me rendesi jane ato qe ceka me laret se Zhvillimi do vije gradualishte edhe Kosova e Shqiperia do zhvillohen kjo nuk ka Alternative kjo esht diqka e natyrshme me rendesi esht se kemi mbijetuar si Populle dhe sote kemi dy shtet Shqiptare dhe jemi pjese e Kontinenti Evropiane ku nuk ka rruge tjeter perveqe Zhvillimite,

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Leonide Lexo Postimin

    ti je nga kosova dhe per here te pare po shikon shtetin tend me sy. ne vend qe te nxitoni te merrni vlerat europiane, e keni mendjen te nacionalizmat e duke pare kudo armiq.
    po e fusin kete fryme edhe ne shqiperi me gjithe keto probleme qe ka. nje fryme te peshtire armiqesie dhe klaustofobie.
    ju ne kosove nuk keni eksperiene nga shteti, nuk ja thekni fare madje. nuk do te thote qe ke shtet dhe automatikisht do jetosh edhe me mire.
    eksperienca 100 vjecare e shtetit shqiptar ta verteton kete gje. ato qe te bejne te jetosh mire jane vlerat, dhe sot vlerat qe mbizoterojne jane ato europiane.
    me vjen keq qe ne kosove jane kaq te vonuar ne mendime. dhe kaq larg frymes europiane.

    zgjohuni se lufta ka kohe qe ka mbaruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 13-12-2012 më 23:26
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ti je nga kosova dhe per here te pare po shikon shtetin tend me sy. ne vend qe te nxitoni te merrni vlerat europiane, e keni mendjen te nacionalizmat e duke pare kudo armiq.
    po e fusin kete fryme edhe ne shqiperi me gjithe keto probleme qe ka. nje fryme te peshtire armiqesie dhe klaustofobie.
    ju ne kosove nuk keni eksperiene nga shteti, nuk ja thekni fare madje. nuk do te thote qe ke shtet dhe automatikisht do jetosh edhe me mire.
    eksperienca 100 vjecare e shtetit shqiptar ta verteton kete gje. ato qe te bejne te jetosh mire jane vlerat, dhe sot vlerat qe mbizoterojne jane ato europiane.
    me vjen keq qe ne kosove jane kaq te vonuar ne mendime. dhe kaq larg frymes europiane.

    zgjohuni se lufta ka kohe qe ka mbaruar.
    Me vjen keq qe lexoj keto shkrimet e tua. Kosova eshte nje shtet i ri edhe eshte mese normale qe do kaloj periudha tranzicioni. Shqiperia ka kaq vjet e akoma spo gjen derman. Pse i ke keto shkrime tendecioze ndaj vellezerve tane kosovar?
    Nga nje ane i thua vetes kozmopolitan nga ana tjeter vec vjell vrere ndaj Kosoves. Si mos te kete fryme nacionaliste kur Serbia akoma se njef Kosoven?
    Si mos te kete fryme nacionaliste kur neonazistet grek futen ne parlament edhe perfaqesuesit e tyre vijne e mblidhen ne nje kishe ne Korce.
    Te behemi nacionalista po jo vetem me flamur neper duar..por duke forcuar shtetin Shqiptar ne rradhe te pare e te tjerat do vijne natyrshem.
    PA KOSOVË E ÇAMËRI NUK KA SHQIPERI!

    Te pershendes...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    edhe ajo qe thua eshte pjese e luftes. nacionalistet e perdorin termin e tradhetarit nese nuk je i rreshtuar ne ideologjine e tyre. une e kuptoj shume mire kete.
    por pertej kesaj fasade me tradhtare e te shitur, qendron e verteta e hidhur e shperberjes se SHTETEVE KOMBE. dhe une jam kozmopolitan , dhe nuk me pelqejne as kufijte e shqiperise e as kufijte e greqise.
    JAM PRO PRISHJES SE SHTETEVE KOMBE.
    une jam i qarte me kauzen time. dhe i rreshtuar hapur ne luften kunder Nacionalizmit.
    nacionalistet kujtojne qe une hiqem sikur jam me ta por nen te punoj per te tjere, nderkohe qe une gjithmone kam qene ne llogoren e kunder te nacionalizmit.
    dhe fare hapur. keshtu qe termi tradhtar nuk shkon.

    dmth ke tradhetova une?? Shtetin Komb??? po si e tradhetova une Shtetin Komb kur une nuk kam qene asnjehere ne favor te tij???

    Akil, mossss mor!!
    Byrazer, me dukesh disi naiv pas atyre qe lexova ne repliken tende. Por kjo s'do te thote qe ti s'ke te drejte per t'u rreshtuar kudo dhe me kedo aspiron ti per te qene, mgjth une jam i mendimt se ky revanshi jot per te shpetuar boten nen parullen e kozmopolitanizmit daton qe me Sokratin perpara Gjyqit: "Une jam qytetar i botes..."(jo athinas prej nga e kish prejardhjen filozofi) dhe deri sot e kesaj dite mbetet nje perpjekje enderrimtare(gati 'parashutiste' e atij qe beson pallavra te tilla) me teper se nje realitet te cilin(kete te fundit) 'e brumezojne' forca te jashtme per hesap te tyren!
    Une per vete jam kthyer ne goxha 'elastik' kur vjen puna tek 'rishikimi' i ideve te ndryshme nga te miat dhe te te them te drejten dhe asgje me pak se te verteten kam vetem 'deshire' te jem nje 'qytetar i botes' por ama, qe te bindja veten se identitetit tim i duhet bashkangjitur nje morie kombesh, kulturash, historish diverse te botes do te ishte nje 'vetvrasje' e dyfishte! Se pari, mua s'me demton prejardhja ime(ajo e njohur kuptohet) ne asnje forme te mundshme(te pakten deri tani kam mesuar se si te mos e lejoj t'i kundervihet integritetit tim mes multikulturash te nje globi qe zvogelohet dita-dites) Se dyti, do e kisha me te lehte t'i shihja te tjeret nga siper sesa nga se poshtmi. Nuk e di, por te te fitojne besimin te tjeret, tek njeriu ka kapur 'maja' te tjera te paimagjinuara me pare persa i perket nivelit zero te ndershmerise.

    Akil, udhetim te mbare....ne oazet e tua te lirise!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 14-12-2012 më 00:08

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2012
    Postime
    53

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ti je nga kosova dhe per here te pare po shikon shtetin tend me sy. ne vend qe te nxitoni te merrni vlerat europiane, e keni mendjen te nacionalizmat e duke pare kudo armiq.
    po e fusin kete fryme edhe ne shqiperi me gjithe keto probleme qe ka. nje fryme te peshtire armiqesie dhe klaustofobie.
    ju ne kosove nuk keni eksperiene nga shteti, nuk ja thekni fare madje. nuk do te thote qe ke shtet dhe automatikisht do jetosh edhe me mire.
    eksperienca 100 vjecare e shtetit shqiptar ta verteton kete gje. ato qe te bejne te jetosh mire jane vlerat, dhe sot vlerat qe mbizoterojne jane ato europiane.
    me vjen keq qe ne kosove jane kaq te vonuar ne mendime. dhe kaq larg frymes europiane.

    zgjohuni se lufta ka kohe qe ka mbaruar.

    ti je nga kosova dhe per here te pare po shikon shtetin tend me sy. ne vend qe te nxitoni te merrni vlerat europiane, e keni mendjen te nacionalizmat e duke pare kudo armiq.
    Nuk kemi nevoje per keshilla tua e njofim ne Evropen me mire se ti, Si thua ti ne te vrapojme pas vlerave Evropiane ndersa Shkau e Greke te bejn kerdie me te gjitha metodate mesjetare kunder trojeve Shqiptare falemnderite por nuk kemi nevoje per vlera te tilla deri sa kufizohemi me armiqe me mentalitet mesjetare, Kjo do ishte nje keshille e mire per Greqise anetare e BE,se e cila ende mban ligjin e luftes me Shqiperin e shefe pse duhet te jemi Nacionaliste ne Shqiptaret se kemi fqinje Fashiste biles pake jemi Nacionaliste.

    po e fusin kete fryme edhe ne shqiperi me gjithe keto probleme qe ka. nje fryme te peshtire armiqesie dhe klaustofobie.
    Je shum gabim ket frym e ka fute Greqia ne Shqiperi me pretendimet e saje klaustrofobike qe ka ndaje Shqiperis , Me hapje Varrresh ,Me lloj lloje, Organiza Teroriste e Raciste qe provokojne Shqiperi duke hyre e dal si ne shtepi te babes, etj etj

    ju ne kosove nuk keni eksperiene nga shteti, nuk ja thekni fare madje.
    Per ata aritem te krijojme shtet, Dhe jemi duke krijuar nje shtet te shendoshe e jo si Greqia e cila e ka humbe sovranitetin dhe i ka fute ne borqe te pakten 10-gjenerata qe do vijne me pas,

    nuk do te thote qe ke shtet dhe automatikisht do jetosh edhe me mire.
    eksperienca 100 vjecare e shtetit shqiptar ta verteton kete gje.
    Nuk ka rendesi se si do jetojme me rendesi esht se do jemi zote ne vendit tone pa shka e Greke,

    ato qe te bejne te jetosh mire jane vlerat, dhe sot vlerat qe mbizoterojne jane ato europiane.
    Keto vlera do ishte mire ti implementoje Greqia e para si antare e Bashkimit Evropiane , Pastaje shitna ti neve ketu,

    me vjen keq qe ne kosove jane kaq te vonuar ne mendime. dhe kaq larg frymes europiane.
    Nuk ka pse te te vije keqe jemi ne te njeten linje me Fqinjet tane , Turpin dhe keqardhjne me shka e Greke lena neve nuk ka problem e mbajme me ndere,

    Jemi mesuar tashe e 100 vite me keto perralla te shkaut, por quditerishte nuk po dallaojkane nga ato te grekut, kame edhe nje keshille mos u lodhe me ba punen e shkaut e Grekit se ata e bejn me mire vet,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leonide : 14-12-2012 më 12:24

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Leonide Lexo Postimin
    Nuk kemi nevoje per keshilla tua e njofim ne Evropen me mire se ti, Si thua ti ne te vrapojme pas vlerave Evropiane ndersa Shkau e Greke te bejn kerdie me te gjitha metodate mesjetare kunder trojeve Shqiptare falemnderite por nuk kemi nevoje per vlera te tilla deri sa kufizohemi me armiqe me mentalitet mesjetare, Kjo do ishte nje keshille e mire per Greqise anetare e BE,se e cila ende mban ligjin e luftes me Shqiperin e shefe pse duhet te jemi Nacionaliste ne Shqiptaret se kemi fqinje Fashiste biles pake jemi Nacionaliste.

    Je shum gabim ket frym e ka fute Greqia ne Shqiperi me pretendimet e saje klaustrofobike qe ka ndaje Shqiperis , Me hapje Varrresh ,Me lloj lloje, Organiza Teroriste e Raciste qe provokojne Shqiperi duke hyre e dal si ne shtepi te babes, etj etj
    Per ata aritem te krijojme shtet, Dhe jemi duke krijuar nje shtet te shendoshe e jo si Greqia e cila e ka humbe sovranitetin dhe i ka fute ne borqe te pakten 10-gjenerata qe do vijne me pas,

    Nuk ka rendesi se si do jetojme me rendesi esht se do jemi zote ne vendit tone pa shka e Greke,
    Keto vlera do ishte mire ti implementoje Greqia e para si antare e Bashkimit Evropiane , Pastaje shitna ti neve ketu,

    Nuk ka pse te te vije keqe jemi ne te njeten linje me Fqinjet tane , Turpin dhe keqardhjne me shka e Greke lena neve nuk ka problem e mbajme me ndere,

    Jemi mesuar tashe e 100 vite me keto perralla te shkaut, por quditerishte nuk po dallaojkane nga ato te grekut, kame edhe nje keshille mos u lodhe me ba punen e shkaut e Grekit se ata e bejn me mire vet,
    mos fol me paternalizem, sepse ka kush shqetesohet per problemet me grekun, ka shqiptare shqiperia e nuk ka nevoje te diktosh ti nga kosova se si duhen zgjidhur problemet.
    shif zhvillimin e kosoves sepse eshte vendi me i i varfer dhe me jodemokratik ne europe.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2012
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    mos fol me paternalizem, sepse ka kush shqetesohet per problemet me grekun, ka shqiptare shqiperia e nuk ka nevoje te diktosh ti nga kosova se si duhen zgjidhur problemet.
    shif zhvillimin e kosoves sepse eshte vendi me i i varfer dhe me jodemokratik ne europe.

    ka shqiptare shqiperia e nuk ka nevoje te diktosh ti nga kosova se si duhen zgjidhur problemet.
    Separi njeher ti nuk mundesh te me mohoshe mua Shqiperine, per veqe faktit se jame Shqiptare ne Kosovaret jemi Aksioneret me te medhenje te Shqiperis, dhe kjo besoje se u potencua me ne funde disa here ne ket 100,vjetor te Pamvarsise se Shqiperis,

    shif zhvillimin e kosoves sepse eshte vendi me i i varfer dhe me jodemokratik ne europe.
    Akilis ke Info te gabuara mor der zi, E ke vizituar ti ndonjeher Kosoven Akilis une po te them se ne Kosove jetohet me mire se ne shum vende te rajonit perfshire te pakten edhe dy vende te bashkimit Evropiane Rumanin dhe Bullgarin, Edhe njeher je i informuar keq Kosova ka probleme si te gjtha vendet e rajonit dhe Ballkanite por kosova sa i perket Zhvillimite nuk esht asnje centimeter mbrapa Shqiperia,Maqedonia,Serbia,Mali i zi,Rumania,Bullgaria etj, Per kundrazi ne shum aspekte munde te jete edhe me mire se keto vende,

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Leonide Lexo Postimin
    Separi njeher ti nuk mundesh te me mohoshe mua Shqiperine, per veqe faktit se jame Shqiptare ne Kosovaret jemi Aksioneret me te medhenje te Shqiperis, dhe kjo besoje se u potencua me ne funde disa here ne ket 100,vjetor te Pamvarsise se Shqiperis,
    nuk mund te besh aksionerin me parate e tjetrit.
    nuk mund te besh aksionerin me parate dhe djersen dhe kontributin e tjetrit. Ti duhet te banosh ne shqiperi dhe te kontribosh me PARA, per shtetin qe te kesh te drejte te fusesh hundet ne problemet e shqiperise.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •