Para disa ditesh nji miku im me dha kete liber ,per ta lexuar dhe do mundohem te postoj disa nga pjeset me interesante .
Ka shum vite qe eshte botuar ky liber dhe shum kush mund ta ket lexuar, por besoj qe do ishte ne interes te FORUMIT ton qe
te pasurohej me shum si FORUMI ME I MADH SHQIPTAR..
Nuk me pelqen shum retorika, zbukurimet me fjal te bukura ,prandaj po i hyj direkt ne teme...
Interviste me Heroin e Popullit Muhamet Prodani,
zhvilluar ne dhjetor 1994.
Besoj se tani eshte radha e Heroit te Popullit Muhamed Prodani ,- i thashe nje mikut tim ,pasi kisha takuar e intervistuar
me radhe Haxhi LLeshin , SHefqet Pecin, Bedri Spahiun, Ymer Dishnicen ,Spiro Koleken e te tjere.
Ai me pa me vemendje dhe tundi koken
- Nuk mendon se po e ul pak nivelin ?...-me pyeti.
-Ne c"kuptim ?
-Po ja te gjithe ata qe permende me lart , kane qene nder personalitetet me te rendesishme te luftes e te pas luftes ,ndersa
Muhamet Prodani mbahet mend thjesht si njeri nga gjeneralet e shumte qe u perfshine e u denuan ne grupin armiqesor te
ushtrise , me ne krye Beqir Ballukun,Petrit Dumen e Hito Cakon.
-E ke shum gabim .Ai nuk eshte dhe nuk mund te jete thjesh "njeri nga ish -gjeneralet...",gjurmet e tij ne formacionet
partizane dhe ne ushtri jane te pashlyshme.DHe besoj se sot ai eshte nje nga deshmitaret me te sinqerte e me te besushem ,ne
mos qofte i vetmi qe mund te deshmoje me saktesi se cfare ndodhi ne ushtri pas vitit 1974 .DHe ka nje humor te vecante ,
flet e tregon shum bukur,sa ste besohet ta besosh se ka hequr aq shume vuajtje e tortura cnjerzore neper internime e burgje.
-Perse je aq i sigurt se do te jete i gatshem te te flase ,pas gjithe atij kalvari te mu ndimshem?
-Sepse e kam mik te vjeter .Sepse ka pranuar nje here te takohet me mua per tu intervistuar qysh ne vitin 1973 ,kur une isha 22 vjec dhe ai ishte nder njerezit me te rende "e me autoritare ne ushtri,gati- gati mitik ,i pakapshem e i paarritshem...DHe ,ate qe e ka bere nji here me shume deshire ,ska sesi te mos e beje perseri ,me gjithe permbysjet e medha qe kane ndodhur ne keto vite...
Tani po shkeputem disa faqe sps autori trajton ceshtjen e Safet Butkes me gjeneralin.faqa 212 nga 222.
`
Autori i ka bere nji pyetje gjeneralit perdaten e clirimit te vendit me 29 nentor 1944.
pyetja .Meqe dolet te te vertetat e luftes ,c"mendim keni per emertimin e ri ,qe ka filluar te permendet e te perdoret se fundi?
Eshte e vertete se sot , disa politikane ose forca te caktuara politike i shmangen jo pa qellim termit "Lufta Antifashiste
Nacionalclirimtare 'dhe preferojne e kembengulin ta quajne ate thjeshte "lufta antifashiste".Qellimi eshte i qarte :kerkohet te
thuhet se lufta jone nuk ishte popullore e clirimtare ,po perkundrazi nje lufte vellavrasese ,se nuk luftuam e u pergjakem me fashizmin ,por me njeri tjetrin ,se SHqiperia nuk u clirua nga pushtuesit nazifashiste,po perkundrazi hyri ne nje roberi te re me te eger
Perpara Pezes ne thoshim se populli po ben nje lufte clirimtare kunder fashizmit.ne peze u quajt LNC.",ndersa termi "Antifashist
u shtua natyrshem kur populli yne u rradhit ne krah te koalicjonit te madh antifashist boteror .Ky me duketnje percaktim teper
i sakte , ne perputhje me kushtet e rrethanat dhe me raportin e forcave nderluftuse dhe s'kaasnje arsye qe te ndryshohet .
Aq me teper ,kete s'mund ta bejne ata njerez qe dje ishin kundershtaret e hapur te kesaj lufte dhe, kesisoj s'mund te quhen
antifashiste.
A I QENDRONI TE NJEJTIT INTERPREPTIM EDHE PER DATEN E CLIRIMIT TE SHQIPERISE?
Ekuptoj nentekstin e pyetjes tuaj .Por para se ti pergjigjem asaj ,dua te perseris edhe nje here dicka qe e kam thene keto kohet
e fundit ne nje interviste
KUR ESHTE FJALA PER HISTORIN DHE CESHTJEN KOMBETARE ,NE VETERANET E LANC DUHET TE HEQIM DORE NGA PARTITE
DHE TE JEMI TE GJITHE NE 1 MENDJE.
Jo po ta bejme si ajo nusja ,qe,per inat te vjerres ,shkon me millonane.Ja pershembull une ,sivjet parakalova para presidentit e qeverise me 28 Nentor .Nga inati parakalova ,se nuk dua qe ballisteve tiu behet qejfi e te na shohin te percare .Pse nuk e di un qe
SHqiperia s'eshte cliruar 28 Nentor po 29 Nentor nje dite me vone e di dhe e di mire po ja qe keshtu ju shkrep qeverise tone
dhe parlamentit .Rendesi ka qe organizohet nje ceremoni ,qe perkujtohet clirimi i vendit.pranohet nji realitety historik .
Neser parlamenti dhe qeveria nderrohen ndersa historia mbetet ;ajo eshte teper kokforte" dhe si pranon interpretimet e qellimkeqinjeve ,diletanteve e inatcinjeve .Mua fjala vjen sme pelqen hic Enver Hoxha madje kam kerkuar qe ti organizohet nji gjygj
publik qe ta percaktoj ate si nje diktator te eger ,por skam sesi te mohoj se ai isht komandant dhe udheheqsi i LANC.Qejfi
ma ka por skam se si ta dredhoj historine.Ose dikur Mehmet SHehun e kam adhuruar ,pastaj e kam percmuar ,deri dhe urryer
per faktin se, per te fituar pike a per te shpetuar koken e vet ,u be kunder nesh edhe me i eger se vete Enver Hoxha,na sakrifikoi te
gjitheve ,pastaj kam ndier nje keq ardhje dhe nje boshllek te cuditshem per fundin e tij dhe prape s'mund ta mohoj rolin e tij ne
lufte ,as gjate viteve te pasluftes dhe jam i sigurt se dikur historia do ta ridimensjonoj perseri kete figure.
Tani ti pergjigjem pyetjes tende .Ne mengjesin e 29 nentorit ndodhesha ne Tirane ,me detyren e komandantit te divizjonit te trete
sulmues .Para hotel "takova Mehmet SHehun i cili me futi krahun dhe me tha te shkonim te shoku Enver.Kur shkuam e gjetem
te gezuar .ne dore mbante nji telegram qe sapo ia kishte derguar Tahir Kadareja ku thuhej ;"sot ne oren 6.oo,forcat tona hyne
SHkoder .Asnje kembe fashisti nuk ndodhet me ne token shqiptare !"Pra ne telegram thuhej qarte qe shkodra ishte cliruar ne oren 6
29 ,dhe jo 1 dit para apo mbrapa .Keshtu eshte dhe edhe rregulli ushtarak i njohur ne tere boten ;quhet i pushtuar ose i cliruar nje vend qysh nga momenti qe e shkel ose braktis ushtria.28 Nentori esht festa me e madhe e SHQIPERISE ,29 ska sesi te mohohet
.kjo ska te asnje lidhje me jugosllavet ,me AVNOJ- in dhe se kuptoj dot inatin qe i ka zene ca njerez me te .Enver Hoxha ne vitin
1944 dhe ca me pak tahir kadareja ,nuk mund te dinin se edhe jugosllavia do te clirohej pas nji viti pikerisht ne kete date .dhe kjo eshte nje rastesi e cuditshme .
GJITHNJE NE KETE KONTEKST ,SI DO TE SHPREHESHIT SOT PER PETRIT DUMEN?
-Sgjej fjale te shprehem per te .Eshte bir i Kolonjes plake ,me i miri me trimi,me luftetari.Por edhe nje burre me karakter te forte
dhe humanist i madh.Me kujtohet nje dite gushti e vitit 43 ,kur pesembedhjete balliste donin te plackisnin Blushin.Ne mbrojtje te fshatarve u vu Bakiu ,vellai i Petritit ,me tre kater partizane .Qelluan ballistet e poshter dhe e vrane Bakiun .Partizanet u egersuan
arriten ti zinin te 15 ballistet dhe ia cuan Petritit .Te qe ndonje tjeter ,do ti kishte shkuar te tere ne plumb ,por u mori armet dhe
i leshoi .ky eshte nji rast unikal jo vetem ne shqiperi por ndoshta dhe ne bote .eshte dicka qe po snjohe shpirtin e madh te
Kolonjes dhe te kolonjarve Prtrit Dumja e tregoi veten se e meritonte te ishte nga ky vend,kurre Kolonja se ka dashur gjakmarrjen
dhe vellavrasjen!
Po tregoj nji rast ;me thote nje dite Petrit Dmia;"Muhamet shko deri ne ministri te brendshme shih se ata kan bere nji liste te
goxha te gjate me emra ish ballistesh kolonjare ,qe duan ti largojne nga tirana endoshta edhe i internojne...:
SHkova.Lista vertet skishte te share ,plot 365 familje mendohej te deboheshin nga tirana.SHih me tha Rexhep Kolli,nese mund te hqim ndonjerin nga lista ."Duhet ti heqim te gjithe e ta grisim fare ate listen , ithashe.Kam porosi edhe nga Petrit Dumja .Ne qe beme luften dhe fituam ,duhet te jemi edhe zemergjere ."DHe asnje familje nuk levizi ,femijet e kundershtarve tane ne lufte mbaruan edhe shkolla
te larta ,u futen edhe neper punera te mira...
Edhe nji shembull tjeter ;Para dy tre vjtesh ,mu desh te shkoja ne rajonin numer nje te tiranes ,ku ishte kryetar Eduard YPI ."Zoti
gjeneral ,me tha Eduardi ,dikur kemi qene armiq me njeri -tjetrin ndersa tani ja si erdhi puna ti troket ne zyren time dhe..'"
Degjo i thashe ,YPET ,Qafzezet e Prodanet jane tri nder familjet me te medha te Kolonjes dhe gjithnji e kan nderuar e respektuar
njera tjetren .Ama ty s'po te njoh je YP apo kopil a c'dreqin je?po te ishe kundershtari im, o bir do te ishe tretur qe kur ne Terbuf
dhe se mbaronje dot shkollen ne tirane.Apo e harrove se te cuan ne ate shtepine pa qira vetem kur s'mund te te mbronte me ndonje
kolonjar?..."
Po ne e kishim fjalen te Petrit Dumja. C'te te them ?Ai ishte shpirti dhe motori i ushtrise sone ,per 30 vjet me rradhe .Pa te ,s'kishte
dhe s'mund te kuptohej ushtria ,ashtu sic ndodhi realisht pas pushkatimit te tij.Ishte gjenerali yne me i mire ,me i talentuari.
A MUND TE ME THONI DICKA ME KONKRETE PER DENIMIN E TIJ?
-Eeeeh ,ajo konkretja qe kerkon ti ,s'eshte edhe aq e thjeshte .Duhet ta dish se disidenca ushtarake te ne eshte shume e vjeter ;
ajo ze fill qe ne kohen e luftes .Jo ne kuptimin se ushtaraket mendonin ose vepronin ndryshe nga udheheqsit e tjere ,por se
ata kishin koken e tyre dhe i bezdisnin shum slloganet per rolin udheheqes te partis,luften e klasave e ku ta di un .Keshtu ishim
gatuar ne biri im .Atje ku ishte Mehmet SHehu ,ishte thjesht Mehmet SHehu dhe spriste urdher nga partia qe te luftonte a te mos luftonte .As Petrit Dumja nuk priste urdher...
Ne nje far menyre ,vete Enver Hoxha e pohon se ushtaraket ,per vete autoritetin qe kishin ne popull ,perbenin nje rrezik real per te
Ata ishin mbrujtur pothuajse te tere njesoj ,e donin dhe e mbanin fort njeri tjetrin dhe smund te caheshin lehte .Pastaj denimin tone
sikur e percaktoi qysh heret ai dreq Mikojani ,ajo dhelpra e keqe ruse , qe i tha enverit :"Ju nuk mund te ngriheni kunder nesh
se te gjithe gjeneralet dhe oficeret e tuaj madhore i kane mbaruar shkollat ketu dhe jane me Bashkimin Sovjetik..."
A ishim ne vertet me ruset ?Nuk ishim ,or jo ja ku po ta them e po te betohem une ,por Hrushovi e Mikojani e hodhen helmin ,se ashtu iu interesonte dhe Enveritiu ngulen ne mendje ato fjale ,iu faneps per vite me radhe sikur ne ishim spiune e agjente te ruseve dhe na
shkretoi te gjitheve..
MOS ISHTE KJO THJESHT NJE RASTESI, APO NJE PARANOJE?
Per rastesi nuk mund te behet fjale ,se do te ishte nji naivitet historik ,politik ushtarak e logjik ,po per paranoje a per pandehme
edhe mund te flitet .DHe ketu Enver Hoxha ska pse te beje ndonje perjashtim nga diktatoret e tjere .Cberi per shembull ,
Napolon Bonaparti ,a nuk coi te paret ne gijotine pikerisht ato qe e sollen ne pushtet ,mesuesit dhe miqte e tije ?DHe kujt i besoi
?nje Fusheje ,nje Tajerlandi qe e tradhetuan dhe bene gjithcka qe kishin ne dore per te shpejtuar fundin e tije .Po
Adolf Hitleri ?edhe ai shkoi ne plumba e vari ne cengel gjeneralet me te mire te gjermanise te cileve nuk u besoi dhe nuk ua degjoi
keshillat duke u mbeshtetur vetem te ca politikane e ushtarake medioker .Te njejten gje beri dhe Stalini para e pas luftes se dyte botrore ,po keshtu edhe MaoCe Duni me Lin Biaon po keshtu dhe ENVER Hoxha qe tashme i kishte te gatshme te gjitha keto pervoja
fatale .Madje ,ai shkoi edhe me tej ,mori kosen e madhe te vdekjes dhe nisi ti korrte te gjithe ,pa perjashtuar asnjerin nga lista.
dhe kujt i besoi ?NJe Prokopi nje Hekurani a dikujt tjeter,qe siu delnin dot ne krye ca puneve te rendomta dhe jo me te drejtonin
ushtrine apo organet e Puneve te Brendeshme.DHe kjo ,patjeter qe e shpejtoi se tepermi fundin e vet dhe te vete sistemit ,qe u shkermoq sa hap e mbyll syte .A do te ndodhte kjo kaq lehtesisht sikur te ishin gjalle Mehmet SHehu ,Beqir Balluku ,Kadri Hasbiu,
Petrit Dumja Hito Cako?Nuk e besoj...
SHkurt fati yne ishte i percaktuar dhe pritej vetem rasti ,pritej te piqeshin kushtet per tu bere goditja .Me kujtohet kur sebashku
me Petrit Dumen na thirren ne keshillin e Mbrojtjes,ku ishte Enveri ,Mehmeti Hysniu dhe Beqiri .Ca dite me pare une kisha perzene
nga GJirokastra zevendesdrejtorin politik te ushtrise ,sepse i kishte thene komandantit te korpusit ' injorant dhe revizjonist ".
Na thirren se bashku ,sepse mendohej qe prapa meje ishte Petrit Dumja DHE KY ISHTE NJI RAST I MIRE PER TE NA DHENE NJI MESIM
TE MIRE te dyve.I pari fola une ,thashe se,deri me sot ,Komiteti Qendror s'ka marre ndonje vendim ose ska arritur ne perfundimin
qe komandantet e korpuseve i kemi te pa ditur dhe revizioniste . Kam qene kunder heqjes se gradave dhe i qendroj ketij mendimi
,por po doli vendimi nga byroja politike
,per kete pune , jam i detyruar ta zbatoj deri ne fund .Ketu s'ka fare pune Petrit Dumja ,sme ka ndikuar ai .Pas kesaj Mehmetit i
erdhi per mbare dhe e mbrojti Petritin dhe Enveri e mbylli problemin per momentin .Na duhet nji shef shtabi si Petriti ,tha ai
qe ti dale zot ushtrise dhe jo si Rrahman Parllaku qe eshte oportunist dhe i paafte."
Pas kesaj mbledhje ,ENVERI e shkarkoi Sadik bekteshin nga detyra e drejtorit politik te ushtrise dhe Halim Ramohiton nga ajo e
zevendesit te tije .Te dy u cuan komisare korpusesh ,njeri ne Korce e tjetri ne Burrel.Pra Petriti ,ka qene ne shenjester
atehere ,vetem rasti i pritej.Kur u gjet ky rast absurd ai u godit pa meshire arsye e faj dhe na mori te gjitheve me vete sps i tille ishte
projekti i hartuar qysh ne vitet 60.Kurrfar puci e komploti nuk ka patur ne ushtri ..joteoria e rresqitjes jo materjali i zi ,prralla me mbret.
JU THATE SE VETEM RASTI PRITEJ .SI U GJET AI?
-Para sete vijme te ky i shkrete rast, dua te pohoj se qe nga vitet 50 dhe deri me 1973 ,njeriu me i afert dhe besnik i Enverit NE BYRONE POLITIKE ka qene Beqir Balluku.Kot thone jo per
Hysniun ,joper Mehmetin ,Gogo nushi e ndoj tjeter .Besnikeria e tij ishte e verber dhe proverbiale ,sprishte pune ne ishte i paafte dhe jo fort i zgjuar .Sillni ndermend dy a tri ngjarjee dergoi Enveri nga Byroja ne koferencen e Partis per Tiranen ku pritej te ndodhte
ajo qe ndodhi e ndoshta ishte planifikuar edhe koha e menyra e kundergoditjes ?Ke la te pare Enveri ne Tirane ,ne vitin 60 ,kur shkoi ne Moske dhe mori me vete pothuaj te gjithe byron politike ?DHe ne fund si mund te shpjegohet qendrimi aq i gjate i beqirit ne postin e
shum te rendesishem te ministrit te mbrojtjes ,kur ai skishte ndonji vlere ushtarake ?Beqiri ,gjithmone e gjithmone Beqiri ,
me besniku e me i patunduri ...
Kjo lidhje e mbartur dhe e sprovuar qysh nga vitet e luftes guerile ne Tirane ishte e padeshirushme per Mehmetin dhe Hysniun qe
shprehnin hapur antipatine dhe alergjine ndaj Beqirit .Ata u kapen pikerisht te paaftesia e tij dhe menduan ta shmangin me
marifet nga ministri i Mbrojtjes,per tiu hapur rruga Petritit edhe Hito Cakos qe ishin jo vetem ushtarake por dhe te preferuarit e tyre
Atehere u pergatit opinioni per kete lloj kalimi u mat dhe pulsi ,u hap fjala pershembull se Beqiri mund te caktohej ne detyren e zvendessekretarit te pare te keshillit te ministrave per ti liruar detyren e ministrit Petritit dhe Hito te behej shefi i shtabit te pergjithshem.U mendua gjithashtu qe beqiri te lihej ne postin e honorifik te kryetarit te komitetit Kombetar te Veteraneve ,madje
ne nje kongres veteranesh qe u mbajt ne Korce ,ai u zgjodh pikerisht ne kete post ,ndersa un isha zevendesi i tije.
deri ketu gjithcka ishte ne rregull,ne perputhje me stilin e metoden qe ndiqej atehere per pune te rendesishme .Ne nje cast te pershtatshem ,gjoja perti bere punet me te zhdervjelleta ne ushtri .Mehmeti me Hysniun duke perpunuar paksa paraprakisht edhe
beqirin ,do ti propozonin kalimin Enverit dhe ai normalisht ,skishte pse te mos pranonte .Mire e kishin ata te dy ,po ce do qe kishin bere llogarite gabim,ose i nevleftesuan rrethanat dhe pasojat qe mund te vinin nga ky veprim.
-CNDODHI ME TEJ?
Me tej u prit rasti kur Enveri ishte semure dhe disi jashte kontrollit te situates .Pikerisht ne kete kohe ,Mehmeti
dhe Hysniu me autorizim te Byros por sigurisht me deshiren e tyre ,ose me porosin nen ze ndaj Petritit per te kerkuar kete takim ,i kishin thirrur Beqirin e petritin dhe i kishin kritikuar rende dhe llogari pse ministri te mbrojtjes nuk kishte unitet duke dobsuar disiplinen .Bqiri u mundua te dredhonte me se behej fjal per gjera te vogla dhe ato ndreqeshin ne cast.Te dy bene nje autokritike te vaket dhe MEHMETI me Hysniun e miratuan por
ne te ikur e siper ,kur dikush nga keta te dy te ket thene ndoshtaeshtu pra ska lezet te ket mosmarrveshje per gjera te vogla ..Petrit Dumja leshoi ate frazen e famshme :"PO ne nuk po grindemi per gjera te vogla mosmarrveshjet tona jane parimore !.."dhe permendi teorine e rreshqitjes ,ndikimin kinez ,materjalin e zi e te tjera gjera qe e vinin Beqirin ne pozit te veshtire ,gati te pa shprese .Kaq u desh ,kyishte celesi i arte ,qe do tu hapte dyert drejt pushtetit Petrit Dumes e Hito Cakos,ne menyre qe Mehmeti e Hysniu ta kishin plotesisht nen kontroll
ushtrine ,duke e bere thuajse te pavlefshem pushtetin e Enverit ne te dhe rolin e tij si komandant i pergjithshem .
Skenari ishte gjetur ,regjisoret ishin gati mbetej vetem te beheshin ndreqjet e xhirimet e fundit dhe te shfaqej filmi..Duken si perralle keto qe them un e ,por ju siguroj se kjo eshte e verteta ,sepse edhe gjerat e medha keshtu nisin ,kaq thjeshte e "rastesisht"...
Krijoni Kontakt