Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 83
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Kot për gallat.. unë nuk di që ne në Gjirokastër të përdorim këtë fjalë 'motro', ose të paktën nuk e mbaj mend?! Tipiko si mi dike lagjet, një për një, dike dhe manalatin 1, ha ha

    Sa për temën.. edhe mua ma shpifin shumica e socialistave sidomos ruci me shokë (për ramën nuk kam akoma opinion), por jam shumë kurioz, përderi sa në qeveri janë të tjerë përse po shahen vetëm socialistat???

    Ne që e kemi parë këtë film me socialistat dhe demokratët në Greqi, na vjen keq të shikojmë Shqiptarët të gënjehen dhe të mendojnë se socialistat kanë ndryshim nga demokratët!

    Operacioni më i vështirë është ti heqësh popullit besimin nga truri, se politikanët do sjellin një ditë më të bardhë! Sa për futjen në Europë.. thjesht akoma një iluzion se do vinë ditë më të mira, sot shpreson tek politikani, nesër tek europa dhe pasnesër je prapë në zero! Dhe në zero ke për të ngel deri sa të përdorësh jo shumë, veç 1% të trurit që të ka dhënë Zoti!
    Deri diku ti user010 e ke mire, por une e shoh ne nje kendveshtrim tjeter. Po sikur ta bejme keshtu : Deri sa te plotesohen te gjitha kushtet per nje jetese normale per cdo familje Shqiptari , ne ti zem ne dru nje e nga nje te gjithe politikanet ! Do thuash ti qe eshte e pamundur. Nuk ka gje qe nuk behet nese populli do, nuk ka gje qe nuk behet nese ky M populli do ta levizte bycen nga ato karrige klubesh apo bingosh, nuk ka gje qe nuk behet nese i ben shembull ca deputet e ministra. Ose do ti krijojne nje jetese normale keti populli ose do hane dru deri sa te plotesohen kerkesat ose te kepusin qafen nga posti qe i kemi vene "ne" te papergjegjshmit

    Mua me duket e thjesht per vete. Ja psh ata qe vrasin veten per arsye ekonomike nuk kane gje per te humbur.. le ta provojne nje here, keshtu i shohim hajrin ne gjytrymat qe as nuk vrasim dot veten po as ata qe na katandisen keshtu

    Kaq kisha une
    Revolution 1848

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Shqipërisë i refuzohet statusi, Fyle: Politikanët të mos mbajnë peng axhendën e BE



    TIRANE - Shqipëria nuk merr për herë të tretë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

    ...
    Nuk e meriton.
    As heren dhjete nuk duhet ta merr nese nuk e meriton...
    Perderisa pozita dhe opozite e Shqiperise nuk e ndryshojne rrenjesisht menyren e sjelljes dhe komunikimit ne Parlament dhe ne publik, Shqiperia nuk do te kete vend te merituar ne BE.
    Me ato sjellje dhe me ato forma te komunikimit me njera tjetren eshte pothuajse e pamundur te arrihen kompromise per ceshtje te rendesishme politike dhe kombetare.
    Cdo here do te nevojitet "ndermjetesim nderkombetar apo i BE-se" si ne rastin e komunikimit te Kosoves me Serbine.
    Prandaj, eshte koha qe PD dhe PS te ndeshkohen ashper nga votuesit e Shqiperise.
    Ne te kunderten, nuk do te ndryshoje asgje. Dhe marrja e statusit do te ishte vetem vendim politik dhe strategjik i BE-se, jo rezultat i ndonje ndryshimi vertete pozitiv...

  3. #13
    KOSOVA!

    Perparim ka vetem ne nje fushe, e ajo eshte bisedime apo negociatat te vazhdueshme me Serbine qe nga Vjena e vitit 2004 e gjer me tani me takimet Thaci – Dacic. Pra ne kete aspket Kosova respektivisht Qeveria e saj ne vazhdimesi te plote dhe PA asnje kusht te vetem jane duke biseduar e negociuar me Shtetin e Serbise. Sa I perket luftes ndaj krimit te organizuar dhe korrupcionit, ketu ka ngecje goxha te madhe, sepse te korruptuarit asesi nuk mund ta luftojne korrupcionin. Korrupcioni dhe Krimi I Organizuar nuk egziston vetem ne pjesen Veriore te Kosove, ku atje jane te instaluara strukturat (bandat) kriminele, ilegale e okupuese e qe direkt jane te financuara nga Beogradi respketivisht nga politika zyrtare e shtetit serb. Ky krim I organizuar dhe korrupcion eshte I instaluar edhe kendej Ibrit (pjesen Jugore), thuasje eshte I instaluar ne qdo sfere te jetes ne Kosove. Ndersa Qeveria e tanishme e Kosoves nuk eshte zonja te luftoje Krimin e Organizuar dhe Korrupcionin si ne Jug ashtu edhe ne Veri, jo pse nuk ka kapacitete apo mundesi per nje gje te tille. Por pikerisht kjo Qeveri e tanishme nuk e ben nje gje te tille per arsye se nuk eshte e gatshme ta luftoje veten e vete ne rradhe te pare, e me pastaj edhe te luftoj kete dukuri negative edhe ne Veri te vendit. E gjithe energjia, lufta e kesaj Qeverie te tanishme, si nga ana mediale, si nga ana propagandistike, e si nga qdo aspekt tjeter, betejen e saj e ka vetem e vetem kunder Levizjes Vete Vendosje dhe Liderit te saj Albin Kurtit. Kete lufte speciale kunder LVV dhe Albin Kurtit, kjo Qeveri tani mundohet ta perdore me ane te Ambasadores te SHBA-ve ne Prishtine, zonjes Jacobson. Pra me kete Qeveri dhe me keta Pushtetar te tanishem kemi perparim vetem ne piken e bisedimeve dhe negociatave, ndersa kemi ngecje shume shume te madhe ne piken ku duhet luftuar krimi I organizuar dhe korrupcioni.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jo po do na fusin ne Europe me qeveri qe per cdo sistem normal duke u nis qe nga kryeministri e gjth shpura e vet me nje mal precedentesh kriminale e do ishin pas hekurave.
    Jo po do na fusin e Europe me nje qeveri qe eshte bere ne cdo cep te saj fushe klanesh te minipartive qe vetem zhvasin leke e vjedhin ku te mundin.
    Jo po do na fusim ne Europe kur trecereku Shqiperise eshte ne erresire pa drita se shteti e ka perdhunuar si te munde ate kompani private.
    Do na fusin se kemi borxhin e jashtem mbi 60%
    Mos ta genjeje mendja asnjeri
    Albania Uber Alles

  5. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nuk e meriton.
    As heren dhjete nuk duhet ta merr nese nuk e meriton...
    Perderisa pozita dhe opozite e Shqiperise nuk e ndryshojne rrenjesisht menyren e sjelljes dhe komunikimit ne Parlament dhe ne publik, Shqiperia nuk do te kete vend te merituar ne BE.
    Me ato sjellje dhe me ato forma te komunikimit me njera tjetren eshte pothuajse e pamundur te arrihen kompromise per ceshtje te rendesishme politike dhe kombetare.
    Cdo here do te nevojitet "ndermjetesim nderkombetar apo i BE-se" si ne rastin e komunikimit te Kosoves me Serbine.
    Prandaj, eshte koha qe PD dhe PS te ndeshkohen ashper nga votuesit e Shqiperise.
    Ne te kunderten, nuk do te ndryshoje asgje. Dhe marrja e statusit do te ishte vetem vendim politik dhe strategjik i BE-se, jo rezultat i ndonje ndryshimi vertete pozitiv...
    Kjo nuk eshte e thene te sjelle ndonje zgjidhje te menjehershme, perpos ndryshimit te aktoreve politike, klone te paraardhesve te tyre,... duhet te ndryshoje mentaliteti i te berit politike,...dhe trajtimi i opozitarit si korrigjues dhe ndihmes per interesin e pergjithshem te vendit dhe jo si armik, sic ndodh....Po te behej ndryshimi i menjehershem pushteti do te binte ne duar te spahinjve, idrizeve dhe rracisto-pseudonacionalisteve te tjere, dhe ne kete rast Evropa do te na braktiste perfundimisht...
    Ketu tregohet edhe inteligjenca e shqiptareve, si do te sillen ne zgjedhjet e 2013,..aktualisht nuk duket ndonje aktor politik me mentalitet evropian,...keshtu qe zgjedhja eshte e veshtire...
    Deri me tani Evropa na ka perkrahur, megjithese Shqiperia nuk e ka merituar as kaq..., nese do te vazhdonte e njejta sjellje e Evropes ne do te kishim hyre ne BE, aty nga viti 2015,,..
    Por sic po shohim Evropa po e shikon ceshtjen objektivisht, nuk di per c`aresye, ndoshta nuk i pelqen zgjerimi i metejshem,....nese e shikon ne kete menyre, Shqiperia nuk ka per te hyre ne Evrope deri me 2030,..., ose dhe me pas
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 12-12-2012 më 06:00
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #16
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Une nuk e kuptoj pse sali berisha e co tallen e mundohen ti ja hidhen fajin opozites. BE na refuzon per gjendjen qe eshte Shqiperia dhe jo se opozita nuk votoi 3 ligje. Shume qytetar e kuptojne se nuk eshte BE qe na refuzon por ne nuk jemi per BE. Jemi shtet prej kartoni qe kemi qe nuk e meritojme as nuk kemi asgje te perbashket me Evropen. Ne cdo fushe krahasoheni ene e kuptoni. Po e degjoja kryeministrin dje ne ate qe e quajten Konferenca per drejtat e grave ene Sala thote duhet bo nje fushat mediatike te fuqishme kunder dhunes ....dhuna nuk luftohet me reklama o sal dhuna luftohet me permirsimin e edukimit, mireqeverisje, me permirsimin e jeteses etc Pra kjo dhune vjen direct nga keq qeverisja e shtetit ne kto 25 viteve te fundit.
    Sikur sot partia demokratike te ishe ne opozite dhe partia socialiste ne qeveri do e kishte fajin opozita pse nuk i votoi 3 ligjet. Militantizmi partiak eshte nje semundje qe erreson arsyen .
    Nese BE refuzon per gjendjen e Shqiperise atehere pse opozita nuk voton ato 3 ligjet ? Keshtu opozita do fitonte me shume pike para zgjedhjeve . Perkundrazi opozita me ne krye Edi Ramen mendojne qe me bllokimin do krijojne argumente per qeverine qe ka deshtuar per statusin , por kjo eshte menyra me e gabuar sepse demton vet shqiptaret. Atehere cfar mund te thuhet per kete opozite qe nuk voton 3 ligjet kyce per integrimin , ne qoftese ajo nuk voton ?

    E gjitha kjo histori me integrimin eshte nje lufte politike per pushtet pasi nga njera qeveria do fitonte me shume politikisht dhe nga ana tjeter opozita qe bllokon per te mos lejuar qeverine te marre meritat nga frika qe do dilte e humbur politikisht.

    Militantet partiake jane ata qe demtojme me shume Shqiperine, sepse jane ata qe votojne politikanet qe guxojne te bllokojne integrimin e vendit per interesat partiake.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 12-12-2012 më 07:16
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Kurre mos u befte pjese e BUSHTRES plake ''EVROPE,,!!
    Amin.

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Kurre mos u befte pjese e BUSHTRES plake ''EVROPE,,!!
    Amin.
    Dhelpra me rrushin
    Revolution 1848

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Dhe kete radhe kushti qenka vetem ai i zgjedhjeve te lira !
    Medemek asnjehere spaskemi bere zgjedhje te lira.
    Me nje fjale ja paskan futur poshte hellin Saliut e ja paskan qit te koka me kete kusht.
    Se Saliu vec me hajdutllek e me dhune i ka mare historikisht zgjedhjet.
    Shyqyr qe u kujtua bota te vere gishtin se kush e ka fajin ne Shqiperi.
    Albania Uber Alles

  10. #20
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Festa e ligësisë

    AGRON TUFA

    Dështimi në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë është pa dyshim, lajmi më i pikëlluar, fill pas kremtimit të bujshëm të 100-vjetorit të pavarësisë. Madje mendoj se hidhësinë e këtij lajmi nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë si e sa duhet, përmes stilit të thatë burokratik, me të cilin Këshilli i Ministrave të BE paraqiti konkluzionet. Është një histori me shumë palë dhe aktorë cinikë e hileqarë, që na u shpërfaq me tërë fushën e “vijave të forcës” që u dominua. Dhe le ta themi copë: duket se pala që u mundua ta “prishë festën” ia doli me sukses. Veçse “festa” që duhej të ishte e shqiptarëve, është monopolizuar, apo më saktë, është shndërruar në një peng ngazëllues në duart e një pale politike, kaq qartë të dukshme, sa të vjen turp e fyerje njëherësh.
    Ajo që duhet të ishte interesi i të gjithë shqiptarëve, dështoi: Partia socialiste dhe kryetari i saj fërkojnë duart. Kanë të drejtë: ëndrra e tyre u përmbush.
    Kush nuk e di tashmë që thelbi i pritshëm i dështimit të statusit ishin tri pikat e papërmbushura të kritereve… Në formulimin e përgjigjes së KM të BE thuhen dhe gjëra të tjera që nuk kanë lidhje të domosdoshme dhe, konkretisht, janë dukuri të përgjithshme negative, ndër të cilat janë tri: korrupsioni, reforma në drejtësi dhe minoritetet.
    Që të tria këto plagë janë konstante në të gjitha shtetet jo vetëm të vendeve me status kandidati, por edhe të shteteve anëtare të BE, madje edhe të shteteve-bërthamë të Unionit. Të flasësh për korrupsionin, trafiqet ilegale apo rrjetet në lidhje vetëm me Shqipërinë, nuk ke thënë asgjë. Jo se nuk janë reale, porse reale të tilla nuk janë fenomene që sillen në një qark të mbyllur vetëm shqiptar, pa llogaritur rrugët, destinacionet, krejt zinxhirin nga Azia e kryq e tërthor Europës. Është po e njëjta gjë edhe për Drejtësinë, ndërsa për “tonet nacionaliste” gjatë festimit dhe gjendjen e të drejtat e minoriteteve – kjo garniturë kaq vulgare e kaq artificiale është veçse pasojë e shtërzimit për të sajuar sidokudo një farë efekti iluziv. Sepse i bie, p.sh., që BE-në nuk e shqetësuaka aspak nacionalizmi e minoritetet e Greqisë, Serbisë apo Spanjës! Është e qartë se prodhimi i sa më shumë problemeve do ta “sfumonte” lakuriqësinë e mospërmbushjes së tri prej dymbëdhjetë kritereve të statusit. Raportuesit e BE e mbyllin tekstin e tyre duke bërë thirrje për përmbushjen e 12 kritereve, standardet e zgjedhjeve (çka do të thotë se tentativa tjetër për statusin do të jetë jo më para zgjedhjeve), reforma në pavarësinë e institucioneve etj.
    Por tashmë dihet mirë, nisur nga përvoja e dështimit të sotëm, se plotësimi i këtyre kritereve nuk ka për t’u përmbushur kurrë, përderisa çështja e interesit qytetar e shoqëror të shqiptarëve të vazhdojë të mbetet peng në duart e opozitës – kësaj radhe pa asnjë argument, pa asnjë alternativë, pa asnjë alibi. Thjesht e turpshme dhe e tmerrshme!
    Nuk dua që lexuesit hipotetikë paragjykues (paragjykimin në vendin tonë e kemi të vetmen gjë “gratis”) t’i paraqes apo të ndikoj në paraqitjen e gjërave bardhezi. Nuk e di si janë ndjerë shumica e qytetarëve tanë përballë lajmit të dështimit të statusit. Por unë besoj në ata qytetarë (qofshin ata të botëkuptimeve të majta, të djathta apo pa ndonjë botëkuptim politik të caktuar), të cilët ndiejnë përçmim apo sadopak antipati që njëra nga palët politike e kishte në dorë të vendoste mbi perspektivën e tij sociale (dhe të të gjithëve), por thjesht e përdori këtë vullnet në të kundërt, për qëllime më “madhore”, vetjake apo klanore.
    Lideri i socialistëve, Edi Rama, nuk e fshehu cinizmin kur tha se “statusin Shqipëria do ta marrë pas zgjedhjeve”, duke aluduar kështu, se gjoja, “pas zgjedhjeve”, partia e tij do të vijë në pushtet. E nëse jo? Atëherë inati do të jetë më i madh dhe përsëri tri kriteret, ose tri ligjet i ka në dorë: nuk do t’i votojnë kurrë. Ja pra se si shndërrohet lufta e pistë politike nga luftë sallash, mediash, foltoresh, turresh, studiosh e koniunkturash të tjera kombëtare e ndërkombëtare – në shantazhe, bllokime dhe marrje pengjesh. Pra një lloj lufte terroriste pengmarrëse. Vetëm se në këtë kryqëzim të dendur zjarri politik, nuk jam unë e ti, as një grup apo një komunitet i marrë peng. Në këtë situatë mllefi e mizerjeje të trashëguar me dekada, hapet një traditë e shpifur e thelbit vetëshkatërrues të mendësisë bajraktariste, thelbi smirëzi, xheloz, makut e paskrupullt, që është gati ta mbajë peng të egoizmit paranojak gjithë shoqërinë shqiptare. Është e vjetër kjo mendësi dhe e kemi parë në shumë shfaqje të historisë. Por formën e saj më të shëmtuar pengmarrëse e ndiejmë qartazi sot me të gjitha tiparet e trashëgimisë komuniste, të rifreskuar në rastin më ideal: mbajtja peng. Demonstrativisht. Tek e fundit, kështu e kishte mbajtur peng edhe Enver Hoxha gjithë popullin tonë për 45 vjet.
    Kur primitivizmi i urrejtjes dhe egoizmit mbërrin deri në këtë pikë sa të prekë të vërteta idiomatike si te proverbi “për inat të sime re, futsha gjallë tim bir në dhé”, atëherë duhet, duhet megjithatë, diç ndëshkuese… Nëse nuk e kemi në dorë ta ndryshojmë gjendjen dhe për shumë arsye të mos mundemi t’i ndëshkojmë me votë, atëherë së paku duhet të mos e harrojmë ditën e djeshme: gëzimin e ligë në fytyrën dhe shprehjet e liderit socialist, festën e opozitës për fitoren e parë… mbi kurrizin e shqiptarëve. Dhe, në akord me këtë kujtesë, ta kesh nivelin e neverisë në lartësinë e detyrës.


    Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/1...#ixzz2EqnDBF6I

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •