Kosova 99, Turqia gati trupat pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht
Kryeministri i Turqisė, Bülent Ecevit, nė mars tė vitit 1999 i kishte premtuar homologut shqiptar Pandali Majko, se Turqia nuk do tė lejojė askėnd tė prekė kufijtė dhe tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė.
Politika e gjenocidit milosheviēian pėr shqiptarėt e Kosovės ishte bėrė njė realitet tronditės edhe pėr mbarė opinionin ndėrkombėtar. Kolonel Hajro Limaj, i cili nė marsin e vitit 1999 ishte me detyrėn e atasheut ushtarak nė Ankara thotė se kryeministri Majko duke ndjerė pėrgjegjėsinė historike tė Tiranės, kishte vėnė nė lėvizje tė gjithė arsenalin e afėrt politik e diplomatik, dhe i kishte kthyer plotėsisht sytė dhe shpresat nga Ankaraja...
Si do tė negociohej futja e Turqisė nė njė luftė pėr territoret shqiptare?
Turqia ishte me pushimet e Bajramit tė Madh. 9 ditė rresht. Megjithatė, ne vazhdonim punėn, ndiqnim nga Ankaraja me shumė kujdes zhvillimet nė Kosovė dhe qėndrimet ndėrkombėtare ndaj saj. Nė katin e dytė tė ambasadės, ndodhesha vetėm unė me ambasadorin, S. Bala. Atė ditė, mė 29 mars 1999, pa pritur, ambasadori hyri me shpejtėsi nė zyrėn time dhe mė kėrkoi tė shkoja nė telefonin e zyrės sė tij, mbasi mė kėrkonte nga Tirana Kryeministri Majko. Nxitova tek telefoni e fola: Urdhėroni, Z. Kryeministėr!. Z. kolonel mu pėrgjigj Ai nga ana tjetėr. - Realizoni njė takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit dhe i shpjegoni situatėn nė Veri tė Shqipėrisė Forcat e ushtrisė serbe kanė bombarduar disa herė me artileri dhe nėnrepartet ushtarake tė saj vazhdojnė tė hyjnė nė thellėsi tė territorit tonė. I kėrkoni Atij tė bėjė njė deklaratė tė fortė pėr median, ku tė shprehė qartėsisht mbėshtetjen reale tė Shtetit dhe tė Forcave tė Armatosura tė Turqisė, nė mbrojtje tė sovranitetit tė Shqipėrisė dhe pastaj i parashtroni Atij nevojat urgjente tė Forcave tona tė Armatosura pėr mbėshtetje logjistike, sipas faksit qė do tu dėrgojė tani Luani, Ministri i Mbrojtjes. Nė takim merr edhe ambasadorin e mė raportoni pėr rezultatet e kėtij takimi- pėrfundoi ai.
Si do tė vepronit pas kėtyre kėrkesave?
U riktheva nė zyrėn time dhe kėrkova nė telefon shefin e kabinetit tė Kryeministrit Bülent Ecevit, Zeynel Ye?ilay. Iu prezantova dhe, mbasi e urova pėr festėn e Bajramit, i kėrkova njė takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit. Me atė njihesha nga afėr dhe kisha pasur mundėsi tė takohesha e bisedoja disa herė. Kryeministri Ecevit, atij i besonte shumė. Mbas 5 minutash nga kėrkesa qė i bėra, mė konfirmoi takimin e menjėhershėm. Sa vesha uniformėn ushtarake tė kolonelit, tė cilėn e mbaja nė gardėrobėn e zyrės, ambasadori kishte nxjerrė nga parkingu makinėn zyrtare dhe menjėherė u nisėm drejt kryeministrisė. Makinėn e ngiste ambasadori, sepse shoferi i ambasadės ato ditė ndodhej me pushimet e Bajramit. Rruga kishte shumė pak trafik dhe nė orėn 13.00 mbėrritėm para ndėrtesės sė kryeministrisė. Nė shkallėt e hyrjes sė kryeministrisė ndodheshin dy gazetarė, tė cilėt u drejtuan menjėherė drejt nesh. Por, oficeri i sigurimit tė kryeministrisė na shoqėroi pėr nė katin e dytė tė godinės dhe ne hymė direkt nė zyrėn e punės sė Kryeministrit Bülent Ecevit. Pasi e pėrshėndetėm dhe e uruam pėr festėn e Bajramit, fillova me njė herė ti transmetoja mesazhet e Kryeministrit tonė, Pandeli Majko: Vėllai juaj i vogėl, Kryeministri Majko, ju dėrgon nga Tirana tė falat dhe pėrshėndetjet mė tė mira- e fillova bisedėn me tė. Duke ditur marrėdhėniet e tyre konfidenciale, e fillova takimin pikėrisht me tė falat e vėllait tė vogėl, siē e konsideronte Kryeministri Bülent Ecevit, Kryeministrin tonė, Pandeli Majko. Pastaj i shpjegova Atij situatėn politiko-ushtarake nė kufijtė veriorė tė Shqipėrisė, ku reparte tė ushtrisė serbe bombardonin me artileri nė thellėsi tė territorit tonė, ndėrsa nėnreparte tė zbulimit dhe tė trupave komando tė ushtrisė serbe hynin nė thellėsi tė kufijve tanė, deri 10 kilometra. Ata pretendonin se nė ato zona ishin strehuar trupa tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e kėtė mund ta pėrdornin si pretekst pėr tė hyrė nė thellėsi. Gjithashtu, Shqipėrinė, Beogradi e akuzonte pėr hapėsirėn ajrore, qė i kishte dhėnė nė pėrdorim avionėve tė NATO-s. Pra, Shqipėria nė ēdo moment mund tė pėrfshihej nė luftė. Nė kėto rrethana, qeverisė tonė i duhej tė pėrforconte kufijtė dhe tė vendoste nė gatishmėri njėsi dhe reparte ushtarake, por i mungonin pajisjet ushtarake tė nevojshme. Divizioni i Kukėsit ishte nė gatishmėri numėr 1, i pėrforcuar edhe nga Tirana.
Si do tė reagonte kryeministri turk ndaj ekspozesė tuaj?
Kryeministri turk, me gishtat e dorės qė i dridheshin pėr arsye shėndetėsore, shtrėngonte stilografin me tė cilin shkruante problemet dhe nėnvizonte ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė tyre. Po mirė, - mu drejtua mua, - a keni ju tė dhėna tė mjaftueshme informative, qė vėrtetojnė se njėsi dhe reparte tė ushtrisė serbe do tė mėsyjnė me forca tė organizuara nė hapėsirat tokėsore tė Shqipėrisė sė Veriut?. - Deri tani, pėr njė mėsymje tė tillė nuk mendohet, por do tė vazhdojnė tė bombardojnė me artileri dhe tė shkelin territorin tonė me grupe zbulimi dhe nėnreparte tė trupave komando. Por, se si do tė evoluojė situata ditėt nė vazhdim, nuk mund tė gjykojmė plotėsisht qė tani. Fakti ėshtė se ne jemi pėrballė njė ndėrhyrjeje me trupa ushtarake nė kufijtė dhe territorin verior tė vendit- iu pėrgjigja pyetjes sė Tij. Ambasadori mė ndiqte nė sy dhe pėrpiqej tė kapte ndonjė fjalė tė veēantė, mbasi ai nuk dinte fare turqisht. Nė kėtė kohė, Kryeministri Bülent Ecevit shtypi butonin e kuq tė linjės telefonike qė kishte pėrpara dhe nė anėn tjetėr iu pėrgjigj Komandanti i Forcave tė Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisė, gjeneral armate, Husejin Kevrekoglu. Kryeministri Bülent Ecevit komunikonte me gjeneralin si me njė bashkėpunėtor dhe me shumė edukatė. Mbasi mbaroi bisedėn me komandantin, Ai me qetėsinė qė e karakterizonte, mu drejtua: Z. Atashe, nesėr nė orėn 09.30 tė presin nė Shtatmadhori, mbasi pėr plotėsimin e kėrkesave tuaja do tė bėhet njė mbledhje urgjente. E falėnderuam me pėrzemėrsi Kryeministrin turk pėr pritjen dhe angazhimin serioz tė Tij dhe zbritėm shkallėt. Gazetarėt ishin informuar pėr takimin tonė dhe menjėherė filluan tė na filmonin dhe pyesnin se cili ishte qėllimi i kėtij takimi me Kryeministrin Bülent Ecevit nė ditėt e Bajramit. Ata mu drejtuan veēanėrisht mua, mbasi u tėrhoqi vėmendje prezenca e njė atasheu tė huaj ushtarak, i cili nė takimin me Kryeministrin ishte i veshur me uniformėn pėrkatėse. Duke ecur ngadalė iu pėrgjigja gazetarėve se ne erdhėm pėr tė uruar Kryeministrin pėr festėn e Bajramit si dhe shkėmbyem disa mendime pėr zhvillimet e ditėve tė fundit nė rajonin e Ballkanit Perėndimor, veēanėrisht nė Kosovė.
Po kryeministri turk do tė bėnte ndonjė deklatarė nga ana e tij?
Nė fakt atė natė kanalet televizive tė Turqisė dhanė takimin tonė me Kryeministrin Ecevit si dhe deklaratėn qė Ai bėri para gazetarėve, nė mbrojtje tė kufijve dhe tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė. Bülent Ecevit, me atė qetėsinė e tij natyrale dhe karakteristike, nėnvizoi se Shteti dhe Forcat e Armatosura tė Turqisė janė nė krah tė popullit vėlla shqiptar dhe nuk do tė lejojnė askėnd tė prekė kufijtė dhe tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Nė rast nevoje, vazhdoi Ai, Turqia do tė mbrojė sė bashku me Shqipėrinė sovranitetin dhe pavarėsinė e popullit mik dhe vėlla tė Shqipėrisė. Kjo ishte njė deklaratė, e cila u bė nė kohėn, vendin dhe formėn e duhur. Ajo u transmetua nė tė gjitha agjencitė e lajmeve tė botės dhe u botua nė shtypin kryesor tė shumė vendeve
Turqia i garanton Shqipėrisė territorin
Mė 2-3 mars 99, ish-kryeministri, Pandeli Majko, nė krye tė njė delegacioni qeveritar bėri njė vizitė tė rėndėsishme nė Ankara. Delegacioni shqiptar ishte i pėrbėrė nga Ministri i Punėve tė Jashtme, Paskal Milo, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, Ministri i Financave, Anastas Angjeli Ministri i Ekonomisė, Ylli Bufi. Delegacioni u vendos nė hotelin Hilton, nė qendėr tė Ankarasė. Tė nesėrmen, Kryeministri u prit nga Presidenti vendit, Süleyman Demirel, Kryeministri Bülent Ecevit dhe Shefi i Shtatmadhorisė dhe Komandant i Forcave tė Armatosura, gjeneral armate, Kivrikoglu. Nė Shtatmadhori ishin planifikuar tė merrnin pjesė nė takim vetėm Kryeministri Majko, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga dhe Atasheu ushtarak i Shqipėrisė, kolonel Hajro Limaj. Pėr temat qė do tė diskutoheshin, ne kishim punuar dhe koordinuar tė gjitha ēėshtjet pėrpara se tė vinte delegacioni nė Ankara. Kryesore do tė ishin rrugėt e zgjidhjes sė krizės sė Kosovės dhe mbrojtja e sovranitetit tė Shqipėrisė nga njė sulm i mundshėm ushtarak i Forcave tė Armatosura tė Serbisė, i cili mund tė ndėrmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjėsimit tė reparteve dhe njėsive ushtarake tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒK-sė, njė pjesė e tė cilėve stėrviteshin nė territoret veriore tė Shqipėrisė. Njė argument tjetėr, i llogaritshėm mė shumė si mundėsi teorike, do tė ishte hyrja nė luftė e Shqipėrisė, pėr mbrojtjen e shqiptarėve tė Kosovės nga gjenocidi serb, qė kishte filluar tė zbatohej nga Milosheviēi, variant i cili do tė zbatohej nėse NATO-ja nuk do tė ndėrhynte ushtarakisht nė Kosovė. Shefi i Shtatmadhorisė, gjeneral armate Hysejn Kevrekoglu, i cili ndiqte me kujdes nėpėrmjet tė dhėnave tė zbulimit strategjik zhvillimet nė Veri tė Shqipėrisė dhe brenda Kosovės, i garantoi Kryeministrit Majko mbėshtetjen e gjithanshme ushtarake, nė mbrojtje tė kufijve dhe tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė nėpėrmjet rrugėve konkrete, qė do tė aplikoheshin sipas zhvillimeve tė ardhshme nė terren. Gjithashtu, ai e garantoi z.n Majko se do ta mbėshteste ushtarakisht Shqipėrinė, nėse ajo do tė detyrohej tė futej nė luftė me Serbinė, pėr tė shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Vlen tė nėnvizohet se nga tė gjitha shtetet ku Shqipėria kėrkoi mbėshtetje politike, diplomatike e ushtarake, pėr mbrojtjen dhe ēlirimin e Kosovės, i vetmi vend, qė iu pėrgjigj pozitivisht ishte Turqia.
Greqia i kundėrvihet NATOS, Turqia nis 18 avionė F-16
Kolonel Hajro Limaj vazhdon rrėfmin e tij: -Bombardimet qė vazhdonte NATO pėrmes korridoreve ajrore perėndimore e jugore qė hynin nė Jugosllavi, nuk po e gjunjėzonin Milosheviēin. Pėr kėtė arsye, SHBA me Turqinė, vendosėn tė hapnin njė korridor tė ri, pėr ta bombarduar Serbinė nga Veriu e Lindja e saj. Me vendimin 99/12688, datė 27 prill 1999, Kėshilli i Ministrave i Turqisė, vendosi qė Bazat Ushtarake Ajrore tė Anadollit Perėndimor nė Ballekesir dhe nė Banderma, nėse ishte e nevojshme, edhe e Ēorllusė nė Trakėn Turke, tė kalonin nė interes tė bombardimeve kundėr Serbisė. Ishte koha kur qeveria greke nuk e miratoi kėrkesėn e NATO-s pėr hapjen e korridorit tė saj ajror pėr kalimin e avionėve ushtarake tė NATO-s pėr nė Jugosllavi. Ndėrsa Bullgaria, mbas shumė hezitimesh, e miratoi korridorin ajror, qė do tė fillonte nga Turqia Perėndimore nė Bullgari ose Rumani dhe do tė pėrfundonte nė hapėsirat ajrore tė Serbisė dhe Kosovės. Nė bazat ushtarake tė Turqisė Perėndimore do tė dislokoheshin 72 avionė ushtarakė tė NATO-s, nga tė cilėt 54 avionė F- 15 S dhe F-16 S do tė ishin amerikanė dhe 18 tė tjerėt F-16 do tė ishin tė Forcave Ushtarake Ajrore tė Turqisė. Baza Ushtarake Ajrore e Ēorllusė u vendos tė pėrdorej pėr avionėt cisternė tė tipit KC-135 R dhe avionėt e transportit kargo. Fillimisht do tė dislokoheshin 2000 trupa amerikane. 54 avionėt ushtarakė amerikanė nė fund tė muajit maj1999 do tė ishin tė gjithė tė dislokuar nė kėto baza turke dhe do tė fillonin operacionin nė fjalė. Pėr kėtė skenar ushtarak, mė datėn 25 maj 1999, Komandanti i Forcave tė Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisė Turke, gjeneral armate Hysejin Kevrekoglu, inspektoi bazėn ajrore tė Ballekesirit dhe vėzhgoi njė stėrvitje ajrore me avionė tė tipit F-16 dhe F-4. Turqia vazhdonte tė ishte i vetmi vend i NATO-s, qė argumentonte dhe mbėshteste idenė e organizimit dhe realizimit edhe tė operacioneve tokėsore kundėr Jugosllavisė. Nė kėto kushte Milosheviēi u gjunjėzua. Menjėherė Turqia dėrgoi dhe dislokoi nė Kosovė 987 trupa ushtarake, nė kuadrin e Forcės Ndėrkombėtare tė Paqes.
Ankara
Armata hap depot
Gjatė rrėfimit tė tij, kolonel Hajro Limaj vazhdon: -Tė nesėrmen, nė orėn 09.30 mbėrrita nė Shtatmadhorinė e Forcave tė Armatosura Turke. Kur u drejtova pėr nė sallonin e mbledhjeve pashė njėri mbas tjetrit gjeneralėt, tė cilėt ishin nė funksionet e drejtuesve tė Drejtorisė sė Operacioneve, Logjistikės, Zbulimit,... etj. Njėri prej gjeneralėve, mbasi mė pėrshėndeti, me buzėn gjysmagaz, mu drejtua: Kolonel Hajro, mirė ditėt e zakonshme nuk na le rehat ditė e natė, por edhe ditėt e Bajramit na e bėre kėtė?!. Duke qeshur edhe unė iu pėrgjigja: Z. gjeneral, miku i mirė njihet nė ditė tė vėshtira. -Keni plotėsisht tė drejtė! - tha ai. Sė bashku u futėm nė sallėn e mbledhjeve. Pėrveē ushtarakėve tė lartė tė Shtatmadhorisė, nė mbledhje kishte ardhur edhe pėrfaqėsuesi Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Drejtori i Drejtorisė sė Marrėdhėnieve me Vendet e Ballkanit, H. Taner Seben. Pa e zgjatur, unė u dorėzova nė turqisht listėn e mbėshtetjes, qė kėrkonte Ministria e Mbrojtjes e Shqipėrisė. Mbasi studiuan listat, ato i shpėrndanė sipas drejtorive pėrkatėse. Por, pėrpara shpėrndarjes sė tyre iu referuan edhe njėherė detyrave qė kishte vendosur Shefi i Shtatmadhorisė, gjeneral armate, Hyseyin Kivrikoglu nga takimi qė Ai realizoi me datėn 3 mars 1999 me Kryeministrin shqiptar Pandeli Majko, kohė nė tė cilėn nuk kishin filluar akoma bombardimet e NATOs nė Kosovė. Atėherė, z. Atashe - mu drejtua Drejtori i Pėrgjithshėm i Logjistikės, - ne sonte do tė hapim rezervat e Armatės nė Ankara dhe nesėr nė mėngjes do tė nisen avionėt e parė tė transportit ushtarak me pajisjet pėrkatėse, pėr ti zbarkuar nė aeroportet e Shqipėrisė. Duke mė dhėnė dorėn, tė shoqėruar me njė buzėqeshje tė lehtė, shtoi; miku i mirė njihet nė ditė tė vėshtira apo jo, z. kolonel?. Dhe ashtu ndodhi.
Operacionet nė pėrballimin e krizės
Nė agimin e nesėrm, nga aeroporti ushtarak i Ankarasė, u nisėn drejt Shqipėrisė avionėt e transportit ushtarak. Nė atė kohė pėr nė kufirin verior tė Shqipėrisė udhėtonte Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, mbasi Shtabi i Pėrgjithshėm, me nė krye gjeneral Aleks Andonin, nė rajonin e Kukėsit dhe Tropojės kishin dislokuar mbi 60 % tė ushtrisė, pėrfshirė edhe Brigadėn e Tankeve nga Tirana. Ata kishin planėzuar pėrballimin e kėrcėnimit ushtarak serb, qė nė brezin e kufirit. Stėrvitja Drini i Bardhė, qė u zhvillua ato ditė nė kėto rajone, ishte kurorėzimi i kėsaj gatishmėrie dhe mesazhi qė iu dha ushtrisė Serbe pėr tu tėrhequr nga kufijtė tanė si dhe nga gjenocidi i egėr, qė kryente ndaj vėllezėrve tanė nė Kosovė. Shqiptarėt e Kosovės morėn mesazhin se Shqipėria dhe Forcat e Armatosura tė saj po u afroheshin ēdo ditė... Ushtarakėt tanė, nėn drejtimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, gjatė Operacioneve ushtarake tė NATO-s pėr ēlirimin e Kosovės menaxhuan nė mėnyrė tė shkėlqyer operacionet e evakuimit tė popullsisė shqiptare. Ata bėnė sakrifica sublime pėr kėtė qėllim. Kėshtu, Kolonel Mehmet Musai, zėvėndės shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, u angazhua nė pėrballimin e krizės sė Kosovės. Mbas disa ditėsh e kėrkova nė celular zv/shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, kolonel Musain, por ai mu pėrgjigj nga Kukėsi e jo nga Tirana. - Z. Hajro, - mė tha. me njė grup tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, po organizojmė evakuimin e popullsisė civile, qė kanė ardhur nė Kukės dhe Tropojė nga gjenocidi ēnjerėzor serb. Situata ėshtė shumė e rėndė.
Krijoni Kontakt