Tracey Ann Jacobson ka deklaruar se SHBA nuk mund tė bashkėpunojė me Lėvizjen Vetėvendosje, pėrderisa nuk ndryshojnė taktikėn e dhunės dhe agresionit. Ambasadorja amerikane ka shpalosur edhe detaje tė njė letre tė Albin Kurtit dėrguar ish-Sekretares Madeleine Albright, ku e kėrcon atė se do ti nxjerr njerėzit nė rrugė nėse ajo vjen nė Kosovė.
Ambasadorja amerikane nė Kosovė, Tracey Ann Jacobson, ka deklaruar se vendi i saj nuk mund tė vendosė raporte normale me Lėvizjen Vetėvendosje, pėrderisa ajo nuk ndryshon taktikat e dhunshme.
Nė njė intervistė pėr InfoMagazinėn e televizionit Klan Kosova, diplomatja amerikane ka treguar pėr herė tė parė edhe pėrmbajtjen e njė letre qė kohė mė parė Kryetari i Vetėvendosjes, Albin Kurti, ia ka dėrguar ish-Sekretares amerikane tė Shtetit, Madeleine Albright.
Aty, sipas saj, ai e kėrcėnuar miken e madhe tė Kosovės.
Kemi kontakte nė nivele pune. Njerėzit e arsyeshėm mund tė mos pajtohen. Por unė nuk mund tė pajtohem me taktikat e kėrcėnimit dhe dhunės, ka deklaruar ajo.
Unė kam marrė njė letėr shumė tė mirė nga z. Kurti posa kam marrė detyrėn si ambasadore dhe si e tillė unė mendova tė kem njė qasje tė freskėt pėr sa i takon kėsaj lėvizje. Por pothuajse nė tė njėjtin moment e kam parė edhe letrėn qė ai (Albin Kurti) ia kishte dėrguar znj. Madelene Allbright, shefes time tė mėhershme, ku ai kėrcėnonte se bashkė me miq e familjarė do tė ballafaqohej me tė nė rrugė, nėse ajo do tė vinte nė Kosovė, ka shtuar Ambasadorja Jacobson.
Sipas saj, Vetėvendosje duhet tė ndryshojė.
Nuk pajtohem me demonstratat e dhunshme dhe letrat kėrcėnuese. Nėse kjo do tė pėrfundonte atėherė ne do ta rishikonim qasjen tonė drejt tyre, ka thėnė ajo.
Ambasadorja amerikane nė Kosovė nė kėtė intervistė ka folur edhe pėr skandalin e pėrgjimeve, dialogun politik me Serbinė, marrėveshjen qė solli nė Presidencė Atifete Jahjagėn dhe pėr zhvillimin ekonomik tė vendit.
Ajo ėshtė shprehur e shqetėsuar me daljen nė publik tė pėrgjimeve.
Mendoj se pėrgjimet janė bėrė nė bazė tė njė urdhri ligjor tė njė gjykatėsi, si pjesė e njė hetimi, gjė qė ėshtė krejt e drejtė. Ne duhet tė sigurohemi qė procesi gjyqėsor tė jetė. Ne duhet tė shqetėsohemi qė ato regjistrime janė bėrė publike pasi ato i janė dhėnė mbrojtjes. Ajo nuk duhej tė ndodhte kurrė. Duhet tė kuptohet saktė se si janė lėshuar ato pėrgjime, ka thėnė ajo.
Mendoj se nė secilin institucion njerėzit flasin ashtu ndėrmjet vete. Nė mėnyrė tė hapur. Unė gjithmonė mendoj se sa herė qė jam nė telefon dikush mund tė mė pėrgjoj. Ėshtė shekulli 21 dhe jo gjithēka tashti ėshtė private.
Ndėrkaq, nė pyetjen se a ėshtė garantuese Ambasadorja e marrėveshjes politike nga Chris Delli, ajo ėshtė pėrgjigjur se unė dua tė pėrqendrohem kah e ardhmja jo nga e kaluara.
Unė skam qenė kėtu kur ėshtė arritur marrėveshja politike, por e di qė Presidentja ėshtė zgjedhur nga Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese ka vendosur qė ajo tė qėndrojė kėtu. Mendimi im dhe i Sekretares sė Shtetit ėshtė se ajo po punon shumė mirė dhe kanė mendim shumė tė mirė pėr tė.
Mendoj se nuk ka nevojė qė pėr shkak tė disa perceptimeve tė vjetra nė Kosovė tė ndėrrojmė atė. Unė mendoj se ajo duhet tė qėndrojė aty.
Pėr dialogun me Serbinė, Ambasadorja amerikane nė Kosovė, Tracey Ann Jacobson, ka thėnė se SHBA po punon ngushtė me europianėt.
Dialogu ėshtė mėnyra e vetme pėr tė zgjidhur problemet ndėrmjet dy vendeve. Kemi bashkėpunim tė mirė me Brukselin. Ka pasur vėshtirėsi nė zbatimin e marrėveshjes, pėrfshirė edhe IBM. Mė vjen mirė qė marrėveshja e IBM filloi tė zbatohet dhe do tė zbatohet edhe nė dy tjerat deri nė fund tė vitit. Shumė mirė qė dy palėt po i cojnė proceset pėrpara, pėrfshirė kėtu edhe pėr zyrtaėt ndėrlidhės. Serbėt duhet tė shpėrbėjnė strukturat paralele nė veri, derisa kosovarėt duhet tu mundėsojnė arsimin dhe trashėgiminė fetare pėr serbėt., ka deklaruar ajo. gazetaexpress.com
Krijoni Kontakt