Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Qeveria turke do ndalojë telenovelën “Sulltani i Madhërishëm”

    Një telenovelë turke, transmetimi i së cilës pritet të vazhdojë në mediat kosovare e shqiptare, ka shkaktuar një debat interesant në vendin ku u krijua-Turqinë.

    Për shkak të rritjes së polemikave në publik, partia qeverisëse në Turqi-Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pritet ta ndalojë telenovelën e mirënjohur “Sulltani i Madhërishëm”.

    The Foreign Policy shkruan për rrethanat që po nxisin ndalimin e transmetimit në telenovelës, sezoni i tretë e së cilës ndiqet nga diku 150 milionë teleshikues.

    Qëndrimi i partisë së qeverisë së kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan, ishte pritur me “një dozë cinizmi” nga kritikuesit.

    “Pas një përgjigje të stuhishme kundër apo në mbështetje të komenteve të kryeministrit, përfshirë një ankesë penale të një agjenti turistik kundër regjisorëve të serialit…të martën deputeti i PDZH-së, Oktay Saral, përgatiti një iniciativë për ndalimin e serialeve me arsyen se poshtëron personalitetet dhe ngjarjet e brendshme të vlerave kombëtare të Turqisë”, shkruan the Foreign Policy.

    Por, revista the Foreign Policy vlerëson se nisma legjislative mund të rezultojë e pasuksesshme, por se “mund të shikohet si indikacion për një trend në rritje në dekufizimin e kufijve të asaj që është e pranueshme në publik rreth kreativitetit të shprehjes karshi shijes konservative të kryeministrit”.

    Shumica e kundërshtuesve të qëndrimit të Erdoganit ndaj telenovelës thonë se “nuk është qëllim-madje as përgjegjësi- e punimeve të tilla të paraqesin historinë në mënyrë kronologjike”.

    The Foreign Policy citon njohës të mediave të kenë thënë se punimet e tilla “kanë për qëllim të ofrojnë burime për argëtim për ata që zgjedhin t’i shohin apo lexojnë ato”.

    “Ndoshta pjesa më interesante e këtij debati, një që është dukshëm më relevante për procesin aktual të reformave kushtetuese dhe të ardhmen politike të Turqisë se sa koha të cilën e ka kaluar sulltani në luftë, mund të gjendet në inkuadrimin e partive opozitare ndaj komenteve të kryeministrit”, shkruan revista.

    Kështu, Partia Popullore Republikane kritikoi Erdoganin duke thënë se “mbikëqyrja e telenovelave televizive nuk hyn në kuadër të detyrave të caktuara me kushtetutë të kryeministrit”.

    Partia e përbërë nga kurdët-Partia për Paqe dhe Demokraci vlerësoi, ndërkaq, se e vuri qëndrimin e kreut të ekzekutivit turk në radhën e qëndrimeve të “shtypjes kulturore”.

    Qëndrimi i Erdoganit, sipas Foreign Policy, u vu në pikëpyetje edhe nga Partia për Veprim Kombëtar.

    “Çështja e lirisë së mediave, shprehjes artistike, diskutimit ideologjik dhe fuqisë politike po ngritën në debatin aktual në Turqi mbi telenovelën. Ekzistojnë gjithashtu pyetje bazike lidhur me institucionet dhe diskursin demokratik. “Sulltani i Madhërishëm’, sikurse që ka bërë në histori, do të përfundojë me ose pa ndikimin e kryeministrit turk. Ajo që ai lë prapa do të jetë domethënëse, ndoshta edhe madhështore, për të ardhmen e demokracisë turke”, shkruan the Foreign Policy
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Kjo eshte mungese e theksuar lirie te te shprehurit, ne turqi
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Kjo eshte gjesti me me vend qe ka bere Erdogani ndonjehere, hallall i qofte. Nuk do te infektohet populli me keto seriale

  4. #4
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kjo eshte mungese e theksuar lirie te te shprehurit, ne turqi
    hahaha. gjera te tilla ndodhin kudo. censura ka kudo.
    ne greqi u censurua ai "corpus christi" qe paraqiste jezu krishtin dhe 12 apostujt si homoseksuale.
    ne itali eshte censuruar per shume vite nje film me anthony quinn qe paraqiste bemat e italianeve ne libi. ke raste kudo.
    ne shba censuruan edhe plakun e vitit te ri sepse eshte obez dhe pi duhan. LOL.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    ky eshte lajmi me i keq qe mora..eshte mesi i nates dhe akoma nuk po me ze gjumi per kete hata qe po beka erdogani..po pse me me lene pa gjume mor amani..

    sa poshte ka rene forumi shqiptar me lajme te tilla te tipit sulejmani e madam hurriemi..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •