Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Kushtetuta e Egjiptit

    Kushtetuta e Egjiptit

    E hėne 10 Dhjetor 2012 12:50
    Krahasimi ne kushtetuten e Egjiptit te vjeter dhe te ri



    Kushtetuta e vjeter

    Kushtetuta e re

    Identifikimi i shtetit:
    Republika Arabe e Egjiptit ėshtė shtet demokratik i bazuar nė qytetarėt. Populli i Egjiptit ėshtė pjesė e Kombit Arab dhe punon pėr realizimin e unifikimit tė tij.

    Identifikimi i shtetit:
    Republika Arabe e Egjiptit ėshtė shtet i pavarur me sovranitet tė unifikuar qė nuk mund tė ndahet. Sistemi i tij ėshtė demokratik. Populli egjiptian ėshtė pjesė e kombeve arabe dhe islamike (Umetit Musliman). Ėshtė krenar qė i takon portit afrikan tė Nilit dhe Afrikės, ashtu siē ėshtė krenar pėr pjesėt e tij Aziatike.


    Islami dhe sheriati:
    Neni 2 thotė: Islami ėshtė feja shtetėrore dhe gjuha arabe ėshtė gjuha zyrtare. Rregullat e sheriatit janė burimi kryesor i legjislacionit

    Islami dhe sheriati:
    Neni 2 mbetet i paprekur.

    Rreth sheriatit shtohet neni 219 ku thotė:
    Parimet e Sheriatit pėrfshijnė provat e pėrgjithshme dhe parimet e tij, rregullat dhe jurisprudencėn, si dhe burimet e pranuara nga drejtimi Islam Sunit dhe shumica e dijetarėve muslimanė.

    Minoritetet fetare:
    Nuk ka nen tė tillė nė kushtetutėn e vjetėr


    Minoritetet fetare:
    Parimet e legjislacionit pėr tė krishterėt dhe hebrenjtė egjiptian janė burimi kryesor i legjislacionit qė organizon statusin e tyre civil dhe ēėshtjet fetare.


    Feja:
    Shteti garanton lirinė e besimit dhe lirinė e ushtrimit tė riteve fetare. "

    Feja:
    Neni 43 thotė: "Shteti garanton lirinė e besimit dhe lirinė e ushtrimit tė riteve fetare dhe tė drejtėn pėr tė krijuar vende tė adhurimit pėr fetė monoteiste bazuar nė ligj";

    Liria e shprehjes:
    Nuk ka nen tė tillė

    Liria e shprehjes:
    Neni 45 thekson:
    "Liria e shprehjes dhe mendimit ėshtė e garantuar. Ēdo person ka tė drejtė tė shprehė mendimin e tij me gojė ose me shkrim, fotografi ose mjete tė tjera tė botimit dhe tė shprehjes.

    Fyerja e profetėve dhe tė dėrguarve:
    Nuk ka nen tė tillė

    Fyerja e profetėve dhe tė dėrguarve
    Neni 44 shton: "Fyerja e profetėve dhe tė dėrguarve ėshtė e ndaluar".

    Univeristeti i Al Azharit
    Nuk pėrmendet universiteti i Al-Azhar ose dijetarėt e tij.

    Univeristeti i Al Azharit
    Universiteti Al-Azhar ėshtė i pavarur dhe njė subjekt gjithėpėrfshirės. Ai merr detyrėn e predikimit Islam nė Egjipt dhe nė gjithė botėn. Dijetarėt e AlAzhar duhet tė konsultohen nė tė gjitha ēėshtjet qė lidhen me Sheriatin
    .
    Demokracia dhe Shura (konsultimi):

    "Sistemi politik ėshtė i bazuar nė pluralizėm."

    Demokracia dhe Shura (konsultimi):

    "Sistemi politik ėshtė i bazuar nė parimet e demokracisė dhe nė Shura".

    Gruaja:

    Neni 10 thotė: "Shteti garanton mbrojtjen e Nėnave dhe fėmijėve, ai duhet tė kujdeset pėr fėmijėt dhe tė rinjtė dhe tė sigurojė kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e talenteve tė tyre"; Neni 11 shton: "Shteti garanton ekuilibrin e duhur midis detyrave tė gruas ndaj familjes dhe punėn e tyre nė shoqėri, duke marrė parasysh statusin e tyre tė barabartė me burrat nė fushat e jetės politike, shoqėrore, kulturore dhe ekonomike, pa shkelje tė rregullave tė jurisprudencės islame. "

    Gruaja:

    Neni i ri 10 thotė: "Shteti duhet tė sigurojė nėnat dhe shėrbimet pėr ato dhe fėmijėt duhet tė jenė tė lira. Shteti gjithashtu do tė garantoj koordinimin ndėrmjet detyrave tė gruas dhe punės e saj publike. Shteti do tė sigurojė mbrojtje dhe kujdes pėr gratė e divorcuara dhe tė vejat".
    Neni 30 thotė se "qytetarėt, pa marrė parasysh gjininė, janė tė barabartė para ligjit dhe tė barabartė nė tė drejtat dhe obligimet, dhe se nuk guxon tė ketė diskriminim"

    Tė drejtat dhe liritė:
    Kapitulli i tė drejtave dhe lirive ėshtė i pėrfshirė nė 24 nene.

    Tė drejtat dhe liritė:
    Kushtetuta e re pėrfshin 51 nene mbi tė drejtat personale, tė drejtat politike dhe morale, tė drejtat ekonomike dhe sociale, garancitė pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.
    Neni i ri 73 thotė: "Skllavėria e punėsimit, skllavėria e detyruar dhe ajo seksuale konsiderohen akte tė dėnueshme me ligj."


    Ushtria:

    Asnjė nen nė kushtetutėn e vjetėr.

    Ushtria:

    Nuk lejohet qė qytetarėt tė dėnohen nga gjykata ushtarake, pėrveē nėse krimet e tyre prekin ēėshtjet e ushtrisė.
    Media: Asnjė nen nė kushtetutėn e vjetėr.
    Media:

    Neni 48 thotė: "Organizatat e medies nuk mund tė pezullohen, mbyllen dhe asetet e tyre nuk mund tė konfiskohen nėse nuk ka njė dekret gjyqėsor";

    Gjyqėsori:
    Asnjė nen nė kushtetutėn e vjetėr.

    Gjyqėsori:
    "Gjykata e Lartė Kushtetuese ėshtė formuar nga kryetari dhe 10 anėtarė." Ajo aktualisht ka njė president dhe 18 anėtarė.

    Mandati i Presidentit:

    Mandati i presidentit ėshtė gjashtė vjet, duke filluar nga data e rezultateve tė zgjedhjeve, presidenti mund tė ri-zgjidhet pėr njė numėr tė pakufizuar tė herėve
    ".
    Mandati i Presidentit:

    Mandati i presidentit ėshtė katėr vjet duke filluar nga rezultatet e zgjedhjeve, presidenti mund tė ri-zgjidhet pėr njė mandat tė dytė, jo mė shumė "







    Prandaj kushtetutės sė re tė Egjiptit duhet ti jepet njė shikim i plotė nė dritėn e demokracisė, duke pasur parasysh se kjo kushtetutė e re ka ardhur nga ata qė e krijuan revolucionin, ndėrsa kushtetuta e vjetėr ėshtė ajo qė i ka shėrbyer diktatorit Hosni Mubarak. Kushtetuta e re nuk ėshtė asgjė tjetėr, pėrpos plotėsim i nevojave demokratike tė Egjiptit post-revolucionar.

    Duke analizuar nenet e tė dy kushtetutave, mund tė shohim se kushtetuta e re ėshtė mė e plotė dhe mė gjithėpėrfshirėse, pėrderisa kushtetuta e vjetėr nuk pėrfshin as nene themelore mbi lirinė e medieve, gjyqėsorin, minoritetet fetare, universitetin publik shtetėror, apo fyerjet.
    Mediet ndėrkombėtare e kanė paraqitur si njė hap tė gabuar ndryshimin e kushtetutės, mirėpo shihet qartė se kushtetuta e vjetėr ėshtė ajo qė ka nevojė pėr shtesa dhe pėrmirėsime, ndonėse daton nga viti 1971. Kushtetuta e vjetėr, pėr dallim nga ajo e reja, i jep presidentit mundėsi tė pakufizuara, duke pasur parasysh se ai ka drejtė tė kandidohet pėr numėr tė pakufizuar tė herėve. Kushtetuta e re e bėn tė qartė kompetencėn e gjyqit ushtarak mbi qytetarėt, ndėrsa kushtetuta e vjetėr as qė e thekson kėtė aspekt.
    Duhet kujtuar rastet kur qytetarėt pėr shkak tė shfaqjes sė mendimit tė lirė janė dėnuar nga gjykata ushtarake, me vendime tė pakthyeshme. Gjithashtu, kushtetuta e vjetėr nė asnjė nen nuk cek ndalimin e skllavėrisė, ndėrsa kushtetuta e re e ndalon atė nė tė gjitha format e saj.

    Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    po kujt i inetreson kushtetura e egjiptit mor cen..pastaj eshte ndonje problem nderkombetear ky?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832
    Cila ėshtė arsyeja e vėrtetė pėr destabilizimin e Egjiptit?

    Kriza politike nė Egjipt, mė e vėshtira pas revolucionit Egjiptian dhe pėrmbysjes sė Husni Mubarakut tė vitit tė kaluar, hyn nė javėn e saj tė tretė me gjasa se do tė pėrfundoj sė shpejti, tė paktėn sipas qėndrimit tė udhėheqėsve tė opozitės. Sa kohė kalon ajo ėshtė gjithnjė e mė e dukshme dhe e qartė se kjo ėshtė ajo qė po ndodh tani nuk ėshtė shkaktuar nga njė mbledhje spontane e miratimit tė deklaratės kushtetuese, ajo bėhet mė e organizuar dhe grusht shteti e sihirbasėve. Kėshtu, numri i sotėm i gazetes Londineze "The Guardian" nė kėtė mėngjes vuri nė dukje analizėn e saj se qėllimi kryesor i protestave tė opozitės nuk ėshtė pėrmbysja e deklaratės kushtetuese apo mbajtjes se referendumit pėr njė kushtetutė tė re, por nė fakt ėshtė pėrmbysja e vet presidentit Muhammed Mursi.
    Nė fushatėn kundėr presidentit Mursi janė angazhuar edhe mediat, tė cilėt, duke dhėnė pamje tė rreme tė gjendjes pėrpiqen pėr tė justifikuar gjithēka ēfarė ndodh nė rrugėt e Kajros. Gėnjeshtrat e plasuara pėr "njė numėr tė madh tė protestuesve" nė raportet e tyre, tė cilat shpesh i tejkalojnė mijėra njerėz, nė fakt, dėshirojnė tė provokojnė "zemėrimin e njerėzve" tė drejtuara ndaj Presidentit i cili ėshtė zgjedhur nė zgjedhje tė lira demokratike, nė tė cilėn ai mori mbi 12 milion vota. Ėshtė e vėrtetė se nė kėto protesta ėshtė mbledh numėr shumė i vogėl vazhdimisht i pėrsėritur, dhe numri i tyre ishte dhjetėra mijėra demonstrues qė kemi dėgjuar dje, nė tė ashtu-quajtur tubim, nė "kartonin e kuq", ėshtė njė pike uji nė det nė krahasim me rreth 20 milion banorėve tė kryeqytetit Egjiptian, dhe rreth 83 milionė Egjiptianė. Nga ana tjetėr, thelbi i problemit nuk janė njerėz tė cilėt mblidhen pėr tė shprehur pikėpamjet e tyre, por nė realitet sjelljet e tyre tė dhunshme, ku Egjipti u bė preh e disa njerėzve famėkeq, tė udhėhequr nga trinitetit i shenjtė tė ElBaradei, Amr Musa dhe Sabahu.
    /Mesazhi/Sh.hulaj
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Cila ėshtė arsyeja e vėrtetė pėr destabilizimin e Egjiptit?
    Ceni-1,
    per fat shume te keq, arsyeja e vertete eshte se ne vend te djeshmėve kane ardhur ne pushtet te pardjeshmit. Ose, konzervativet jane zenvendesuar me ultrakonzervativet.

    Dhe deri sa te jet keshtu, nuk ka progres ne Egjipt...as gjetke


    *
    klipp&klar

  5. #5
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kemi hallet tona o cen dhe nuk na ha palla per egjyptin

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832
    BLEDI_SH , nese ti nuk ke intresim , nuk do te thote se edhe te tjeret nuk kane interesim .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832
    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    Ceni-1,
    per fat shume te keq, arsyeja e vertete eshte se ne vend te djeshmėve kane ardhur ne pushtet te pardjeshmit. Ose, konzervativet jane zenvendesuar me ultrakonzervativet.

    Dhe deri sa te jet keshtu, nuk ka progres ne Egjipt...as gjetke


    *

    Une nuk mendoj si ti i nderuar . Shpresoj se eshte ardh koha qe vEndet ISLAME te ja fillojn per ndryshimet te gjendjes se tyre .

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    kemi hallet tona o cen dhe nuk na ha palla per egjyptin
    Kam kuptuar per hallet e antareve te forumitshqiptare ! Mendoj se halli i disave ketu eshte ne informim i sakt per njohurit e tyre per tema te tilla .Se ne shume tema te tilla nuk shihen antaret e ketij forumi qe kane halle e 'smund te informohen per Lindjen e Mesme .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  8. #8
    Pra larg esht sheriati nga egjipti,ashtu edhe si kemi pritur.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    kujt i rruhet per egjiptin mer torollak

    jan meshtjell i tuf me budallenj.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    Ceni-1,
    per fat shume te keq, arsyeja e vertete eshte se ne vend te djeshmėve kane ardhur ne pushtet te pardjeshmit. Ose, konzervativet jane zenvendesuar me ultrakonzervativet.

    Dhe deri sa te jet keshtu, nuk ka progres ne Egjipt...as gjetke


    *
    A thu pse ?
    Kush eshte fajtori kryesor qe vendet muslimane nuk kane progres ?
    Pse nuk ekziston asnje vend me shumice muslimane me sistem demokratik te mirefillte?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •