NSTAT ka pėrfunduar pėrpunimin e tė dhėnave tė mbledhura nga censusi dhe pritet tė deklarojė rezultatet mė datė 13 dhjetor.
Por Top-Channel nga burime diplomatike nė Tiranė, ka mundur tė sigurojė pėrfundimet e Censusit 2011, pėr dy prej aspekteve tė mė rėndėsishme tė tij, qė janė kombėsia dhe feja.
Pyetjes nė formularin e censusit qė lidhet me kombėsinė i janė pėrgjigjur si shqiptarė 83% e tė pyeturve. Njė e dhėnė tjetėr interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek nė Shqipėri, pėr tė cilin ka patur debate tė vazhdueshme.
0.87% ėshtė numri i atyre qė e kanė deklaruar kombėsinė si greke, ndėrsa 0.2% janė deklaruar me kombėsi maqedonase.
Tė dhėnat pėr besimin fetar tė shqiptarėve tė mbledhura nga Censusi tregojnė se 57.12% janė deklaruar si myslimanė, 10.11% katolikė, ndėrsa 6.8% ortodoksė. Ateistė janė deklaruar 2.52%, bektashinj 2.11%, ndėrsa evangjelistė 0.11%.
Rezultatet e Censusit, qė lidhen me kombėsinė pritet tė prodhojnė debate tė forta, veēanėrisht nga shoqatat e minoritetit grek, tė cilat janė shprehur kundėr Censusit dhe kanė ndėrmarrė njė regjistrim tė tyrin tė minoritarėve nė jug tė vendit.
Njė tjetėr shifėr qė bie nė sy ėshtė ajo e komuniteteve fetare, mė saktė atij tė krishter, ku pėr herė tė parė zyrtarisht bashkėsia katolike sipas shifrave tė Censusit ėshtė mė e madhe se ajo ortodokse.
Disa javė mė parė INSTAT publikoi disa tė dhėna paraprake nga ku rezultonte se popullsia e Shqipėrisė ėshtė 2.831.741 banorė. Ndėrkohė qė numri i popullsisė nga Censusi i vitit 2001 ishte 3.069.275.
Vihet re se numri i popullsisė nė vitin 2011 ėshtė zvogėluar me 7.7% gjatė kėtyre dhjetė vjetėve. Supozohet qė shkaqet kryesore tė zvogėlimit tė popullsisė janė emigrimi nė shkallė tė gjerė dhe rėnia e lindshmėrisė.
Pėr herė tė parė nė historinė e censuseve tė kryera nė Shqipėri, popullsia e cila jeton nė zonat urbane ėshtė mė e madhe se ajo nė zonat rurale. Kėshtu, 53.7% e popullsisė jeton nė zonat urbane dhe 46.3% nė zonat rurale.
Censusi 2011 nė Shqipėri ėshtė i 11-ti nė historinė e censuseve tė kryera nė vendin tonė. Ai ėshtė pjesė e censuseve tė planifikuara nga UNECE/Eurostat nė tė gjithė botėn.
Kombėsia:
Shqiptarė 83%
Grekė 0.87%
Romė 0.3%
Aromunė 0.3%
Maqedonas 0.2%
Egjiptianė 0.12%
Malazezė 0.01%
Tė tjerė 0.1%
Nuk u pėrgjigjėn 14.07%
Feja:
Myslimanė 57.12%
Katolikė 10.11%
Ortodoksė 6.8%
Bektashijn 2.11%
Evangjelistė 0.11%
Tė krishterė tė tjerė 0.1%
Ateistė 2.52%
Besimtarė tė pa karakterizuar 5.53%
Besime tė ndryshme 0.2%
Nuk u pėrgjigjėn 13.89%
Krijoni Kontakt