Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Lajm interesant: Një serb ka festuar ditën e flamurit shqiptar, mediet serbe çmenden!

    Duke hulumtuar ne internet, rastesisht gjeta nje ngjarje shume interesante, shikojeni:

    Një serb ka festuar ditën e flamurit shqiptar, mediet serbe çmenden!



    Serbët janë çmendur, kur kanë kuptuar se një serb ka festuar ditën e flamurit shqiptar!

    Është Danko Runiç, drejtor i Agjencisë për integrime evropiane dhe anëtar i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, të Cedomir Jovanovicit. Runiç ishte fotografuar me plisin e bardhë në kokë dhe fotografinë e tij e kishte vendosur në profilin e tij në facebook.

    Mediet serbe janë çmendur, duke shkruar se “ne e paguajmë, ndërsa u gëzohet shqiptarëve”.

    Në anën tjetër serbi Runiç justifikohet duke thënë se ajo fotografi është para katër-pesë viteve dhe se është thjeshtë shaka, dhe jo njohje e pavarësisë së Kosovës.

    “Fotografitë më kanë mbetur para katër-pesë viteve, kur kam vizituar disa miq në Prishtinë. Kosova është krahinë serbe dhe jo shtet. Më vjen keq që jam fotografuar, sikur të mundem ta kthej kohën, kurrë nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë”, është justifikuar Runiç për mediet serbe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 10-12-2012 më 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •