Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431

    Parimi dhe zhgėnjimi

    Njė shekull sfidash tė panumėrta, ku popujt garojnė mes vete pėr tė dalė sa mė nė pah, si tė jenė mė dinjitozė e krenarė, kurse neve si shqipėtarė na mbetet t’i kthehemi edhe njėherė traditės.
    Njė kohė kur pasaporta dhe monedha kishin vlerė. Kjo bėnte qė “zėri i tyre tė ishte mė i naltė” e ata mė bujar. Krahasuar me sot, pasaporta dhe monedha pėsuan zhvleftėsim tė vazhdueshėm, ku zėri jonė ndjehet sa i ulėt, aq i zbehtė e belbėzues.
    Shqiptarėt, kaherėt janė shquar si njerėz tė bukės e krypės sė ofruar. Njė poet mjaft i njohur, dikur disident i regjimit monist, shtonte mė tė drejtė se “shqiptarėt janė racė e bukur fizike e shpirtėrore, pasi atyre nuk u mungon krypa”. Sakaq, shqiptarėt janė shquar edhe pėr njė element tretėsor e mė tė rėndėsishėm, zemrėn.
    “Bukė, kripė e zemėr” ishte lajtmotivi i shqiptarit ndėr shekuj, e atje ku ofrohet zemra, ėshtė e qartė se besa bėn konak.
    Po, a mundet vallė tė kuptohet besa pa besim?
    E vėrtet se besa nuk mund tė kuptohet pa besim, por parashtrohet pyetja tjetėr: Besimi falet, fitohet apo dhurohet?
    Nėse pak i qasemi fjalės “ BUKĖ, KRYP DHE ZEMĖR “ do tė kuptjmė njė mesazh tepėr human, solidar, njerėzor, parimor, social, kulturor, psikologjik e tj.
    Buka: simbolizon jetėn, egzistencėn, punėn (biznesin), energjinė, kualitetin e tj.

    Tė ngrėnurit ka kuptimin dhe keqkuptimin e saj.

    Pyetem: Njeriu hanė pėr tė jetuar ose jeton pėr tė ngrėnė ??? !!!
    Ai qė hanė pėr tė jetuar ėshtė krijues, ėshtė njeri me plot kuptimin e fjalės, i vetėdijshėm pėr misionin e tij nė faqe tė tokės, kurse ata qė jetojnė pėr tė ngrėnė , tė mjerėt ata e tė mjerrė ne pėr ta. Ata nuk janė asgjė tjetėr pos kafshė me dy kėmbė.
    Ky lloj i njėrėzve shpesh herė na bėn tė jemi tė zhgėnjyer.

    Krypa: Nė qoftė se nė kuzhinė sheqeri pėrdoret 5 herė nė vit dhe ate: pėr dy bajramat, pėr krishtlindje, pėr pashkėt, pėr nevruz nė ditėn e verės, atėher krypa pėrdoret nė cdo vend sidhe pa kryp as buka nuk do tė ishte bukė. Kur jemi te krypa, duhet tė kemi parasysh se njeriu pa kryp pėrsėri ėshtė vetėm njė shtazė me dy kėmbė. Njeriu duhet tė ketė kryp nė sy, kjo e bėn tė ndijshėm, tė ndėrgjegjshėm, analist dhe racional, e bėn tė dalloj tė mirėn dhe tė keqen, tė solidarizohet duke ndarė dhimjen me tė tjerėt sidhe duke buzėqeshur fytyra e tij me gėzimin qė pėrjeton tjetri.
    Vallė kush e afron njeriun me njerinė?
    Gjithmon e jetė gjuha ka qenė ajo pjesė e trupit qė koc nuk ka, por koci ka thyer. Sa qė edhe nė gjė e gjėza pėr gjuhėn thuhet: Ma e embel se mjalta dhe ma e hidhur se pelini.
    E ėmbėl ose e hidhur ėshtė fjala qė del nga dhėmbėt. Fjala qė ėshtė e kripur ėshtė e shishme, e lezetshme dhe e frytshme. Duhet pasur shumė kujdes pėr fjalėn qė nxjerim nga goja, sepse proverba popullore thot: njeriu lidhet pėr fjale e kafsha pėr briri.
    Fjala pa kryp dhe e pa pėrtipur mirė shkakton dhimbje, kokēarje, plagė edhe mortė. Nė tė shumtėn e rasteve, fjalėt e kėtilla janė motivi i zhgėnjimit.

    ZEMRA: Ehhh sikur gjithė njerėzit tė kenė zemėr ashtu siē edhe ėshtė qėllimi i saj, bota do tė ishte mė ndryshe. Pėr zemrėn ka shumė fjalė simbolike , por asnjė dyshyfruese.

    Pėr atė qė ka zemer, themi zemėr luani,
    Pėr atė qė ka guximin, themi se ka zemėr,
    pėr atė qė dashuron, themi ka lėshuar zemėr,
    pėr atė qė vuan , themi ia kanė thyer zemrėn,
    pėr tė shishmen, themi ta ha zemrėn,
    kurse pėr tė vdekurin, themi i pushoi zemra.
    Nė tė shumtėn e rasteve zhgėnjimi dhe ballafaqimi me tė ėshtė hapi i parė drejt vetėdisimit, drejt logjikės dhe tė menduarit tė shėndoshė, drejt analizės tė thuktė dhe kuptimplote, …
    Jo rastėsishtė kėnga burimore thot:
    “ Ēdo kuj bukėn mos ja jep, se tė vret buka vet “
    Jo ēdo herė miku ka qenė i sinqert dhe i moralshėm nė qėllimin e tij, por ama, mikpritja shqipėtare gjithmon ka qenė nė vendin duhur. Gjė qė edhe sot e kėsaj dite ndjehemi krenar dhe mburemi me kėto vyrtyte tė larta njerėzore dhe kombėtare.
    Zhgėnjimi nga ai lloj i mikut qė ka dhunuar sofrėn ose ėshtė pėrpjekur tė ngacmoi nė nderin e familjes ėshtė aq i rėndė sa qė nė disa raste ka pėrfunduar edhe me jetė.
    Por e kundėrta e kėsaj ėshtė ndėshkimi mė i rėndė sipas Kanunit tė Lekė Dugagjinit e qė quhet mik pre. Mik pre dmth. Tė prehet miku nė besė nga shtėpia qė i ofron bukėn. Pra nėse ndonjė nga anėtarėt e familjes e tradhton mikun e pranuar nė besė, ky rast nuk dėnohet as me pare e as me leci, por mik preja qė nėnkupton tradhėtinė dėnohet vetėm me vdekje dhe me tė vetmen arsye pėr tė nxjer ftyrėn, shkaku se gjithmon e jetė ajo familje do te llogaritet e pa besė dhe e papėlqyer nga dera e Gjon Marka Gjonit, nga famulia e bibla, nga feja e Kurani, nga burrnia e zakoni, nga parimet universale si ligje tė pashkruara por tė nėnkuptuara.
    Zhgėnjimi si dukuri ose pasoj e besimit anblok mund tė pėrfundoj me pėrjetime tė papėlqyera, me trauma dhe shqetėsime shpirtėrore.
    KOJSA ( interesi ) e korit burrin.
    Nė tė shumtėn e rasteve ndodh qė pėr interese tė ndryshme personale, pėr tė aritur njė qėllim iracional, me prapavija qėllim keqe tė mbetemi tė zhgėnjyer dhe duke u arsyetuar se une nuk mendova ashtu ose une nuk e prita kėshtu tė del llogaria.
    Gjykimi nė bazė tė epsheve, dirigjimi i trurit dhe zemrės pėr shfrytėzimin e momenteve, gjė qė shpesh e hasim nė tė shprehurit e rejshėm tė dashurisė, e pastaj tė ndodhė qė nė fund tė mbetemi tė zhgėnjyer. Pjesa dėrmuese e gjeneratės sime nė biseda tė ndėrsjella mes nesh themi: Kėtė vajzė e kam pėr seriozisht, kurse me atė tjetrėn e kam vetėm avanturė ?!!!
    Fjala e urtė toske thot: Zemra dy nuk zė brėnda, mbaje njėrėn nė ta kėnda.
    Nė ēdo vend dhe nė ēdo kėnd ku mungon sistemi i vlerave, aty ku anashkalohet peshorja adekuate pėr vlerėsimin efikas tė dukurive, parimeve, principeve, gjėrave, virtyteve e tjera, do tė kemi zhgėnjime tė mėdha sa qė mund tė dalim edhe nga lėkura njerėzore.
    Po e rumbullaksoi temėn me njė proverbė popullore dhe ate:
    Ishin miqėsuar uji, zjarri dhe fėtyra. Pas njė kohe tė gjatė shoqėrimi vendosėn tė ndahen mes vete dhe zjarri pyeti, Nėse kemi nevoj pėr njėri tjetrin ku mund tė takohemi?
    - Uji u pėrgjigj, aty ku do tė shihni gjelbėrim, groponi dhe mė gjeni.
    - Zjarri tha: ku ka tym ka edhe zjarr, aty jam.
    - Fėtyra e shkretė, u rrodh e u mblodhė nė vete dhe me gjysėm pėrshpėritje tha: Mua mė mbani sa mė keni, se po mė lėshuat nga dora, mė asnjėher nuk do tė mė gjeni.
    Zhgėnjimi nė tė shumtėn e rasteve ėshtė edukimi mė i mirė pėr njeriun. Ėshtė normale tė gabohet por edhe mė normale tė korigjohet. Pėr njė kategori tė njerėzve burimi i edukimit ėshtė paedukata dhe duke i parė tė paedukuarit edukojmė veten.
    Zhgėnjimi na mėson, na edukon dhe nė disa raste na ve nė sprovė pėr tė ditur se si duhet tė menaxhojmė me situatėn.
    Zhgėnjimi te jep favorin pėr tu bėrė pesimist nė jete
    Ėshtė element i erėt nė historinė e dėshirave e njerėzimit.
    Ėshtė brengė dhe barė e ngarkuar mbi shpirtin e njeriut, por edhe arsyeja e egzistimit tė mendjes sė shėndoshė nė trupin e njeriut.
    Ėshtė njė virus vdekjeprurės i cili antivirus e ka optimizmin dhe fisnikėrinė.
    Njė ditė tė gjithė do tė jemi tė zhgėnjyer edhe nga jeta, nėse nė kohė nuk kemi kuptuar qėllimin e jetės dhe arsyen e misionit tonė nė kėtė botė. Nuk mund ta gjykojmė kohėn, ngase neve jemi pjesė e saj, por mund tė gjykojmė veten nėse nuk kemi ditur tė llogarisim dhe planifikojmė kohėn.
    Kjo botė ka 3 ditė.
    Dje, sot dhe nesėr. E djeshmja kaloi, e nesėrmja nuk dijmė do tė vijė ose jo, andaj jeto dhe vlerėso tė sotmen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga urtesia : 09-12-2012 mė 22:25
    urtėsia

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Njerezit ne jete shpesh zhgenjehen dhe mundohen te gjejne fajtorin.
    Po sa jemi te vetedijshem qe pjese e zhgenjimit jemi vete ne.

    Si mundet qe me pak te zhgenjehemi ne jete?
    urtėsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •