Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga maratonomak Lexo Postimin
    kur injoranca flet , inteligjenca hesht .
    nje fjale kam per ju .
    mjere ju , Zoti pashte meshire per ju pasi ajo cfare ke shkruar eshte krejtesisht nje blasfemi e rende kunder Zotit .
    Nuk e di se kush ka me shume meshire per njeri-tjetrin, di vetem kaq, qe nuk do te etiketoja njeri sepse ashtu ai mendon. Tani, t'ia leme Zotit te gjykoje, e secili ne besimin e tij, kur s'i gjendet derman nje zgjidhje me te mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-12-2012 më 21:35

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Ai (femija) mund te besoje sepse rritet ne frymen e besimit qe ia transmetojne te prinderit e Krishtere. Eshte mekat i paimagjinueshem te mos pagezosh femijet. Vete Jezusi tha 'lerini femijet te vijne tek une', juve beni si ato dishepujt qe i penguan.

  3. #33
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga maratonomak Lexo Postimin
    nese mbesa ime qe eshte 1 vjece pagezohet sot , a mund te besoje ajo , a mund te njihet me Zotin , a mund te pendohet , a mund te kerkoje falje per mekatet e saj ?
    .
    E cfar do te pendohet apo te kerkoj falje nje njeri (femija) i cili nuk beri asgje? Pagëzimi i femijve eshte lirim - (DHURATË) falje nga mekati i rrjedhshem. Ti duhet te pendohesh dhe te rrefhesh, ti qe e mendon se e ke zotin ne gjepin tend, ti dhe ata si ty qe keni be Kishen-TRUPIN e Zotit cope cope ne sekte dhe grupe duke menduar se jeni vet krishti, duke imagjinue dhe vegue endrra te bukura kinse e pave krishtin, mos, po gabohi, ti dhe ata si ty qe sulmoni TRUPIN e Zotit dhe e quani edhe blasfemi Kishen e Tij. Mos, se ska uje qe u la.


    Ju qe lexoni njeanshem - hidhjani nje sy ketyre vargjeve nga Letra e Pare e shen Pjetrit;

    18 E njëmend edhe Krishti një herë vdiq për mëkate (tona), i Drejti për të padrejtët që t’iu shpiente te Hyji - njëmend i vrarë në trup, por i ngjallur me anë të Shpirtit - 19 Në të edhe shkoi t’u predikojë shpritrave në burg, 20 që nuk u bindën dikur, kur duresa e Hyjit priste gjatë, në kohën e Noehit ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën pak vetë - vetëm tetë frymë - shpëtuan me ujë.

    21 Ky ujë - shëmbëllesë e pagëzimit që tani ju SHPETON (shelbon): ky nuk është pastrim ndyrësie të trupit, por lutje e drejtuar Hyjit - për ndërgjegje të pastër, nëpër ngjalljen e Jezu Krishtit, 2 që, i ngritur në qiell, rri në të djathtën e Hyjit pasi i nënshtroi Engjëjt, Pushtetet dhe Fuqitë. (1 e Pje 3; 18-21)



    Ne kete rast SHEN Pjetri thote se pagezimi nuk eshte thjesht deklarate besimi, por akt SHPETUES.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-12-2012 më 21:15
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #34
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    O maratonomak, a nuk e kupton qe ato qe jetojne ne erresire jeni pikerisht juve, sepse i mohoni Shkrimit te Shenjte nje pjese te tij, qe eshte krijimi i Kishes se Shenjte, para se ciles duhet te ulim koken te gjithe nese duam te shpetojme. Bej nje logjikim te thjeshte: Jezusi, pastaj Apostujt, pastaj dishepujt, falnin mekatet e njerezve. Besimi ishte ne ate Jezus, pra ne personin qe po i falte mekatet, e po keshtu besimi ishte qe Apostujt ose dishepujt kishin fuqine e Atij Jezusi me ane te te cilit predikonin e sheronin. Jezusi vete, la traditen e shugurimit te prifterinjve, Ai vete ia la misionin Apostujve, e ato brezave te tjere, e keshtu ka ardhur deri ne ditet tona. Kush ua fal fajet juve, para kujt e ulni koken, sepse perultesia eshte nje nga cilesite me themelore te nje shenjtori. Nuk eshte vetem besimi ne Zot, por edhe ne perfaqesuesit e Tij; prandaj Jezusi u quajt 'Shpetimtari', sepse kishte fuqine te falte, e kete fuqi ia ka transmetuar Apostujve, ato dishepujve deri ne ditet e sotme. Cfare ju shpeton juve? Ejani ne vete sa s'eshte vone, sepse me dy kembet e shkelni Shkrimin e Shenjte, qe gjen zbatim e jete vetem ne Kishen e Shenjte Katolike - e vetmja qe i ben balle flakeve te ferrit, dhe e vetmja gje qe te con ne Qiell.
    Citim Postuar më parë nga maratonomak Lexo Postimin
    kur injoranca flet , inteligjenca hesht .

    nje fjale kam per ju:
    mjere ju , Zoti pashte meshire per ju pasi ajo cfare ke shkruar eshte krejtesisht nje blasfemi e rende kunder Zotit .
    Nuk e di se kush ka me shume meshire per njeri-tjetrin, di vetem kaq, qe nuk do te etiketoja njeri sepse ashtu ai mendon. Tani, t'ia leme Zotit te gjykoje, e secili ne besimin e tij, kur s'i gjendet derman nje zgjidhje me te mire.
    Ke te drejt Diella, ama pergjigjen keti far tipit qe etiketon ja jep Jezusi - eshte Ungjilli qe e deshmon nese ka te beje me "blasfemi" ajo qe ju thuani apo ky po gabohet keq, une tash nga Ungjilli po citoj, ama keta nuk i deshirojne keta rreshta te Ungjillit, sic nuk i deshirojne deshmitaret e jehovait aty ku deshmohet Hyjnia e Krishtit. Njejte edhe keta mohojne Misionin dhe pushtetin apostolik qe Krishti jau besoj Apostujve te Tij.

    lexojeni ju qe mohoni Shkrimin e Shenjt duke menduar se jeni ne rregull me ato qe i prodhon mendja e juaj, dhe ndalojeni njeher e pergjithmone rrugen e mohimit e t'VERTETES se Zotit.

    Ja Krishti - Ai ne Ungjill flet dhe ne duhet degjue:

    "...erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: 'Paqja me ju!' Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë. Pastaj u tha prapë:

    “Paqja me ju!

    Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.” Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt!

    Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.” (Gjn 20; 19-23



    Ne nje rast tjeter, apostujve, respektivisht Pjetrit (Shkemb) - Kishes se Tij - Krishti i dha kete pushtet;
    19 Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.” (Mt 16; 17-19)


    Gjithnjë duke i dhene garanti Kishes - Zoti se;
    "unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!"(Mt 16; 17-19)


    Ndersa per ata qe ende nuk e kan kuptue se cka dmth ta degjosh mesimin e Apostujve te Tij, Krishti tha:
    "Kush ju dëgjon ju, më dëgjon mua. Kush ju përbuz ju, më përbuz mua. Kush përbuz mua, përbuz Atë që më ka dërguar.”(Lk10;17)
    Kisha eshte gjithnjë mësuesja e gjallë.



    Kisha ka autoritetin e Zotit mbi tokë!
    Së pari është e qartë se Kisha e BR ishte apostolike. Udhëheqja e saj konsistonte nga apostujt, që e kishin marrë këtë pushtet nga Zoti, që përfshinte pushtetin për;
    të lidhur e zgjidhur (Mat.16:9; Mat.18:8)
    të falë mëkatet (Gjonit 20:21-23)
    të pagezuar (Mat.28:18-20)
    dhe për të bërë dishepuj (Mat.28:18-20).
    Ne e shohim të ushtruar në shumë mënyra përgjatë Besëlidhjes së Re, duke përfshirë mësimin se Kisha ndërtohet mbi Krishtin dhe apostujt e tij (Efes.2:19-22),
    duke u prononcuar brenda një strukture episkopate mbi një debat teologjik (Vep.15:1-30),
    duke shpallur se çfarë përbën një marrje të duhur të doktrinës së vërtetë (1 Kor 15:3-11),
    duke qortuar dhe shkishëruar (Veprat 5:1-11; Vep. 8:14-24; 1 Kor 5; 1 Tim. 5:20; 2 Tim 4:2; Titit 1:10-11),
    duke gjykuar sesa e vërtetë ishte pendesa e besimtarit (2 Kor 2:5-11; 1 Kor 11:27),
    të shuguruarit dhe caktimi i ministrave (Vep. 14:23; I Tim 4:14),
    duke zgjedhur pasues (Veprat 1:20-26),
    dhe duke ia besuar traditës apostolike brezit pasues (2 Thes. 2:15; I Tim 2:2). Cilësitë katolike ishin të gjitha aty, ndonëse në formë embrionike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-12-2012 më 22:40
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #35
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    deshmuesi, mos shkruaj më te komuniteti katolik sepse pos qe i keni parapri vet duke ua fshi shkrimet atyre, nuk ke te drejt sipa rregullores, si dhe me e rendesishmja eshte se jeni te sterngarkuar me "fillozofi" njerezore dhe me stërhollime të kota duke ra ne kundershtim me mesimet e Krishtit dhe Kishes se tij.

    Mos e merr mundin të shperndashe herezi para katolikve sepse Kisha katolike e ka kete zbulesë nga Shkrimi i Shenjt qe thotë;

    "Mos ju gënjejë kush"!
    Ruajuni të mos ju gënjejë kush me anë të “filozofisë” ‑ me stërhollime të kota, që bazohen në thashethemet njerëzore, në “elementet e botës” e jo në Krishtin. (Kol 2; 8)

    Besoj se nuk kerkohet te epet verejtje tjeter dhe LE TE JETE KJO HERA E FUNDIT QE SHKRUAN KETU.



    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-12-2012 më 15:36
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •