Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-12-2012 më 21:35
Ai (femija) mund te besoje sepse rritet ne frymen e besimit qe ia transmetojne te prinderit e Krishtere. Eshte mekat i paimagjinueshem te mos pagezosh femijet. Vete Jezusi tha 'lerini femijet te vijne tek une', juve beni si ato dishepujt qe i penguan.
E cfar do te pendohet apo te kerkoj falje nje njeri (femija) i cili nuk beri asgje? Pagëzimi i femijve eshte lirim - (DHURATË) falje nga mekati i rrjedhshem. Ti duhet te pendohesh dhe te rrefhesh, ti qe e mendon se e ke zotin ne gjepin tend, ti dhe ata si ty qe keni be Kishen-TRUPIN e Zotit cope cope ne sekte dhe grupe duke menduar se jeni vet krishti, duke imagjinue dhe vegue endrra te bukura kinse e pave krishtin, mos, po gabohi, ti dhe ata si ty qe sulmoni TRUPIN e Zotit dhe e quani edhe blasfemi Kishen e Tij. Mos, se ska uje qe u la.
Ju qe lexoni njeanshem - hidhjani nje sy ketyre vargjeve nga Letra e Pare e shen Pjetrit;
18 E njëmend edhe Krishti një herë vdiq për mëkate (tona), i Drejti për të padrejtët që t’iu shpiente te Hyji - njëmend i vrarë në trup, por i ngjallur me anë të Shpirtit - 19 Në të edhe shkoi t’u predikojë shpritrave në burg, 20 që nuk u bindën dikur, kur duresa e Hyjit priste gjatë, në kohën e Noehit ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën pak vetë - vetëm tetë frymë - shpëtuan me ujë.
21 Ky ujë - shëmbëllesë e pagëzimit që tani ju SHPETON (shelbon): ky nuk është pastrim ndyrësie të trupit, por lutje e drejtuar Hyjit - për ndërgjegje të pastër, nëpër ngjalljen e Jezu Krishtit, 2 që, i ngritur në qiell, rri në të djathtën e Hyjit pasi i nënshtroi Engjëjt, Pushtetet dhe Fuqitë. (1 e Pje 3; 18-21)
Ne kete rast SHEN Pjetri thote se pagezimi nuk eshte thjesht deklarate besimi, por akt SHPETUES.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-12-2012 më 21:15
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Ke te drejt Diella, ama pergjigjen keti far tipit qe etiketon ja jep Jezusi - eshte Ungjilli qe e deshmon nese ka te beje me "blasfemi" ajo qe ju thuani apo ky po gabohet keq, une tash nga Ungjilli po citoj, ama keta nuk i deshirojne keta rreshta te Ungjillit, sic nuk i deshirojne deshmitaret e jehovait aty ku deshmohet Hyjnia e Krishtit. Njejte edhe keta mohojne Misionin dhe pushtetin apostolik qe Krishti jau besoj Apostujve te Tij.
lexojeni ju qe mohoni Shkrimin e Shenjt duke menduar se jeni ne rregull me ato qe i prodhon mendja e juaj, dhe ndalojeni njeher e pergjithmone rrugen e mohimit e t'VERTETES se Zotit.
Ja Krishti - Ai ne Ungjill flet dhe ne duhet degjue:
"...erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: 'Paqja me ju!' Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë. Pastaj u tha prapë:
“Paqja me ju!
Siç më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.” Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt!
Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.” (Gjn 20; 19-23
Ne nje rast tjeter, apostujve, respektivisht Pjetrit (Shkemb) - Kishes se Tij - Krishti i dha kete pushtet;
19 Ty do të t’i jap çelësat e Mbretërisë së qiellit: gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell e gjithçka të zgjidhësh mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.” (Mt 16; 17-19)
Gjithnjë duke i dhene garanti Kishes - Zoti se;
"unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj!"(Mt 16; 17-19)
Ndersa per ata qe ende nuk e kan kuptue se cka dmth ta degjosh mesimin e Apostujve te Tij, Krishti tha:
"Kush ju dëgjon ju, më dëgjon mua. Kush ju përbuz ju, më përbuz mua. Kush përbuz mua, përbuz Atë që më ka dërguar.”(Lk10;17)
Kisha eshte gjithnjë mësuesja e gjallë.
Kisha ka autoritetin e Zotit mbi tokë!
Së pari është e qartë se Kisha e BR ishte apostolike. Udhëheqja e saj konsistonte nga apostujt, që e kishin marrë këtë pushtet nga Zoti, që përfshinte pushtetin për;
të lidhur e zgjidhur (Mat.16:9; Mat.18:8)
të falë mëkatet (Gjonit 20:21-23)
të pagezuar (Mat.28:18-20)
dhe për të bërë dishepuj (Mat.28:18-20).
Ne e shohim të ushtruar në shumë mënyra përgjatë Besëlidhjes së Re, duke përfshirë mësimin se Kisha ndërtohet mbi Krishtin dhe apostujt e tij (Efes.2:19-22),
duke u prononcuar brenda një strukture episkopate mbi një debat teologjik (Vep.15:1-30),
duke shpallur se çfarë përbën një marrje të duhur të doktrinës së vërtetë (1 Kor 15:3-11),
duke qortuar dhe shkishëruar (Veprat 5:1-11; Vep. 8:14-24; 1 Kor 5; 1 Tim. 5:20; 2 Tim 4:2; Titit 1:10-11),
duke gjykuar sesa e vërtetë ishte pendesa e besimtarit (2 Kor 2:5-11; 1 Kor 11:27),
të shuguruarit dhe caktimi i ministrave (Vep. 14:23; I Tim 4:14),
duke zgjedhur pasues (Veprat 1:20-26),
dhe duke ia besuar traditës apostolike brezit pasues (2 Thes. 2:15; I Tim 2:2). Cilësitë katolike ishin të gjitha aty, ndonëse në formë embrionike.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-12-2012 më 22:40
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
deshmuesi, mos shkruaj më te komuniteti katolik sepse pos qe i keni parapri vet duke ua fshi shkrimet atyre, nuk ke te drejt sipa rregullores, si dhe me e rendesishmja eshte se jeni te sterngarkuar me "fillozofi" njerezore dhe me stërhollime të kota duke ra ne kundershtim me mesimet e Krishtit dhe Kishes se tij.
Mos e merr mundin të shperndashe herezi para katolikve sepse Kisha katolike e ka kete zbulesë nga Shkrimi i Shenjt qe thotë;
"Mos ju gënjejë kush"!
Ruajuni të mos ju gënjejë kush me anë të “filozofisë” ‑ me stërhollime të kota, që bazohen në thashethemet njerëzore, në “elementet e botës” e jo në Krishtin. (Kol 2; 8)
Besoj se nuk kerkohet te epet verejtje tjeter dhe LE TE JETE KJO HERA E FUNDIT QE SHKRUAN KETU.
toni77
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-12-2012 më 15:36
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Krijoni Kontakt