I rrezikshëm është ajo qe ju bëni, bile shume rrezik, edhe për ju edhe për te tjerët qe ua ndaloni DRITEN e Zotit kinse po dini diçka duke u bazuar se “ne bibël nuk shkruan t e pagëzohen fëmija”! Shoq, kur ti i drejtohesh dikujt duke ja vlerësuar besimin e tij qe ka në Zotin, përgatitu se njerëzit te tregojnë kjarte se ku është rreziku. Rreziku është pikërisht ne ty dhe bindjet tua kundërthënëse.
Pse kundërthënëse? i ngulë këmbët duke cituar rreshta te shkrimeve dhe kinse je i vendosur ne shkrime, a, ne anën tjetër je i vetëdijshëm se ne asnjë rresht nuk na thuhet qe të lutemi te Birit, asnjë rresht nuk na thuhet qe ti lutemi Frymës se Shenjt..... e pra këto i bën ti dhe unë. Nga na erdhi kjo? Kjo na erdhi nga këta se ti i quan “te rrezikshëm” por ja qe ti Frymën e Zotit e quan rrezik. Kisha drejtohet FRYMA e Zotit, e bazuar ne shkrime dhe traditë. Por sigurinë e ka ne ZOT qe zbriti ne Kishe ditën e rrëshajave.
Unë e kam thënë disaher, se pagëzimi i fëmijëve bëhet në besim dhe përkujdesje te prindërve dhe nunave. Mirëpo, nuk është e tera, fëmija i paso i pagëzuar, ai kur rritet e behet 7 vjeç fillon rregullisht në Kishë, mësim nga mësimet biblike dhe katekizëm te kishës katolike, 8 vite zgjate kjo, pasi te rritet, ai sigurisht se do ta dëshmoj dhe rrëfej besimin e vet para Kishës duke pranuar përforcimin në Shpirtin e Shenjt.
Gjithsesi, edhe pse te gjitha këto behën, përgatitje ne mësime, lutje dhe urate, besim dhe pendese, edhe pse ndoshta ti apo tjetri mendoni se është një merite dhe aftësi besimi duke u shit mend te tjerave ne besim, mos harro se rilindja e njeriut ne Zotin, sigurisht se nuk është i vetmi faktor akti i dëshmimit para Kishës, apo *veshja e juaj me kostume e me kollare, te thanit faleminderit dhe duke menduar se e arrite Zotin..., qe e quan pjesëtarin e asaj bashkësi vëlla e i dashur, apo duke rrite e shtua dhe krijuar miq si vetja.... Por Rilindja është Akti i t ‘MADHIT ZOT qe u përvuajtua dhe mori natyren e njeriut, mori mbi veti te këqijat dje mekatet tona, i cili, asnjëherë nuk e refuzon fëmijën e paso lindur te behet gjymtyre e Tij sepse ketë e do ZOTI. Dhe, miku dëshmuesi – miku im, sikurse Zoti *do te priste vendimin e njeriut, Ai ndoshta nuk do te misherohej kurrë ne njeri, sigurisht se *as nuk do te na shpetonte dot kurrë njeriun, pikerisht sepse ai Akti varet vetem nga Zoti – Ati ynë qiellior.
Krijoni Kontakt