-
`Luanë ` dhe ` Gomerë ` të gjithë së bashku drejt Integrimit Evropian.
Në një nga frazat e Napoleon Bonapartit spikat një frazë brilante e cila tregon më së miri se cfarë mund të bësh kur ke një ushtri me karaktere të tilla njerëzish por që synon fitoren. Napoleon Bonaparti konstatonte se .. është më mirë kesh Komandant Luanin në një ushtri plot me gomerë se sa një ushtri plot me luanër por me komandant Gomarin.
Në sfilitjen tonë drejt integrimit evropian, njerëzit adultë të pë rfshirë në politikë , por dhe ata që synojnë të ndjekin politikë n dhe politikanët (më së shumti militantë t dhe disa isha), e ndahen në këto dy tipe jerë zish Luanë r dhe Gomerë . Numri i luanëve tek ne është i madh aq sa dhe gjatë Perandorisë Turke ajo drejtohej nga plot shqiptarë me tipare luani: trima, krenarë , plot pretendime, gjakësore, gjaknxehtë , kokë fortë , plangprishës, përtacë , dhe harraqë .
Përsa i përket adutëve (politikanë) me tipare gomari une i përmbahem konstatimit të Cervantesit në një nga librat më të shitur të kë tij shkrimtari të madh, Don Kishotit; në volumin e dytë të përkthyer në shqip nga përkthyesi i talentuar Petro Zheji gjendet një frazë në latinist: `Stultorum infinitus est numerus`-ose i përkthyer në shqip ` i pafund është numuri i budallenjve (gomerëve). E parë në këtë kënd vështrim, në përgjithësi adultët me koncepte gomari ndjekin verbërisht të parin e gomerëve, përvec rastit kur u vjen koha të ndërzehen në kohën e verës (pse jo, mund të ndodhë edhe në kohën e fushatave zgjedhore). Karakteri i tyre është më i ndryshëm se sa i Luanërve: këta janë të dëgjueshëm, të duruar, fjalëpakë, punëtorë sipas urdhrave që u japin, pa pretendime, dhe në disa raste kur ju krehin bishtin bëhen edhe kokë fortë (që në fakt është tipar i përbashkët i të dy kategorive që pretendojnë për tu integruar).
Këta dy grupe të politikës shqiptare janë përzjerë si në të majtën ashtu dhe në të djathtën apo dhe në qëndrën e spektrit politik, dhe është vështirë të kuptosh në se në krye të partive kanë komandant Luanin apo ndonjë Gomar të zotin...
Historia e Shqipërisë është plot shembuj kur ushtarët mendonin se kishin komandant Luanin por në fakt kishin ndonjë Gomar të maskuar si Luan. Përfundimi dihej, dështim i plotë . Këto gjëra kanë ndodhur në Shqipëri këto 100 vite, dhe Shqipëria është njësoj e katandisur si mos më keq plot me drejtues gomerë (disa dhe me samar sipër) që populli i mendon se janë luanër, dhe plot me luanër që angullijnë qoshkave e kafeneve duke menduar plot trishtim se janë kokra e gomarit në këtë jetë . Askush nuk po e bën dot ndarjen dhe askush nuk po i vendos në vendin ku duhet: gomerët -në hale të gomarëve, si dhe luanët në pension; kështu që Shqipëria të shpë tojë nga keto skota që i kemi trashëguar që nga koha e Turqisë .
Histori me gomerë të bindur e të ndershëm si Gomari i Bilamit (Balam- profet që u turpërua nga gomari) që gjendet në Bibël, i cili i foli në gjuhën njerëzore për ti thënë: ndalu se ke përpara ë ngjëllin e Zotit- janë të pakët, apo me Luanër të marrin vetëm thelën e tyre (eh, por thela e luanit është e gjithë copa) ka plot. Po kështu është dhe në politikën shqiptare, në të cilën ka raste të tilla si historia kur u takua Luani me gomarin për herë të parë . Të dy filluan të sodisin njëri tjetrin sepse nuk kishin parë kurrë kafshë të tilla si ajo që kishin përpara syve; gomari duke parë Luanin e tmerrshëm të madh e të fuqishëm me krifë të verdhe, kurse Luani kishte para syve një kafshë me kokë të madhe, me veshë të gjatë e me hallate të mëdha, që së bashku tundeshin andej këndej. Secili po përpiqej të thoshte dicka ose të tërhiqej të paktën me nder nga fusha e betejes. Papritur gomari lëshoi një pallmë të fortë ashtu si di ai, por nga frika. Zhurma ishte e madhe dhe Luani trim u trëmb dhe iku me vrap. Pak më vone u afrua, gomari vazhdoi pas ulurimës të turfullojë dhe pas pak heshti dhe s`bëri asgjë; dhe duke parë se gomari nuk dinte të bënte gjë tjetër përvec të pallurë s- luani i u turr dhe e hëngri.
Sigurisht kjo histori e trishtuar nuk duhet ti trëmbë gomerët tanë politikanë( si në kohën e Enver Hoxhës) sepse kanë gjithë ato cilësi të vyera, nga të cilat e pallura dhe e palluara, janë më të spikaturat. Kjo i duhet politikës tonë, sepse e kemi trashëgim nga Turqia, kur jetonim si kapedanë në haremet plot virgjëresha dhe dylberë të Sulltanit. Kurse luanët tanë dikur plot tituj e grada ( e çuditshme edhe shkencore, sepse më kujtohet që një doktor me emër me titull profesor në atë kohë vinte në pavion me revole në brez), sot bashkë jetojnë me gomerët dhe kanë marrë më shumë nga huqet e gomerëve se sa gomerët nga huqet e luanërve. Nejse. Sot është ngatërruar pak puna sepse shumë luanër e kujtojnë veten për gomerë , dhe shumë gomerë e kujtojnë veten si luanër. Atëhere del pyetja si t`ja bëjmë o shqiptarë të nderuar me këto politikanë ? Si të zbulojmë se kush është gomar dhe kush luan?
Aha, këtë mendoj se do të na e zgjidhë integrimi në BE. Sapo të futemi në BE, apo sapo të marrim statusin, cdo gjë do të ftillohet, sepse helbete edhe ne BE ka Gomerë dhe Luanër plot, që sigurisht do ta njohin njëri tjetrin, megjithatë sic thotë një thënie e urtë popullore, e njeh
Mëzi- pelën kollaj.
Në përfundim le të shpresojmë të mos na ndodhë sic u ndodhi pulave të cilat nuk doni gjelin e bardhe në kotec sepse në vend që të bënte punët që kërkonin pulat, ruante veten të mos bëhej pis. Atë here pulat e zëmëruara u ankuan tek këshilli i pularisë . Ata të këshillit u thanë , ee,
lëreni këtë muhabet se edhe gjeli që ju kemi vë në në krye, e ka një brigadier. –Po kush është brigadieri që të shkojmë aty, thanë pulat. Epo brigadier është Gomari, u përgjegj Keshilli, zorr se merreni vesh me të . Më mirë rregullojuni me njera tjetrën.
-
-
-
-
Edhe sikur komandant luan te jesh lufta
nuk fitohet me nje ushtri plot me gomere,lol.
-
-
une nuk shoh ndonje luan ne politiken shqiptare, shoh vetem gomere, dhe ne krye eshte nje gomar plak qe pellet me shume se gomeret e tjere, sorry, por s'bie dakord me ty pirro.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt