Close
Faqja 15 prej 24 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 233
  1. #141
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pse s'e lexoni raportin para se me folė? Qe ku e keni, lexojeni e keni me e pa se po ia fusni kot. http://www.instat.gov.al/media/17735...ensus_2011.pdf

    Lexoni se n'Shqipėri jetokan 33 turq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Edvin83 : 14-12-2012 mė 07:14

  2. #142
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Censusi, ortodoksėt 7% e popullsisė, reagon Kisha: E papranueshme

    REAGIMI I KISHES
    Sipas vetėdeklarimit mbi pėrkatėsinė fetare nė Censusin 2011, nė territorin e Shqipėrisė janė 56.70% myslimanė, 10.03% katolikė, 6.75% ortodoksė, 2.09 bektashinj, 0.14 ungjillorė. Ndėrkohė qė 5.49% janė vetėdeklaruar si besimtarė tė pacilėsuar dhe 2.5% ateistė. Numri i atyre qė kanė preferuar tė mos i pėrgjigjen kėsaj pyetjeje ėshtė 13.79% tė totalit tė popullsisė. Ndėrkohė, pėrfaqėsues tė Kishės Ortodokse janė shprehur tė ēuditur nga rezultatet e censusit. “Shifrat e publikuara janė joreale, befasuese dhe tė papranueshme”, tha pėr “Gazetėn Shqiptare” zėdhėnėsi i Kishės Ortodokse, Thoma Dhima. Ditėt e ardhshme pritet tė ketė edhe njė reagim tjetėr publik tė Kryepeshkopatės ndaj shifrave tė censusit.

    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ne kete rast manipulimi eshte zyrtarizuar, keshtu qe KOASH-i duhet menjehere te filloje procedimin ndaj shtetit shqiptar, duke vene ne vend dinjitetin e manipuluar, prej xhonturqve te erdoganit..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 14-12-2012 mė 07:32
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #143
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Nje pyetje per ata qe jane me te informuar se une:
    A eshte marre parasysh nga ky Census fakti se shqiptaret e Shqiperise ne emigrim jane zevendesur ne nje pjese te tyre nga shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise e, pikerisht per kete arsye, perqindjet etnike dhe fetare jane kaq te luhatura??!!
    Jarigas

  4. #144
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    INSTAT publikoi te dhenat e saja mbi censusine mbajtur para 1 viti dhe tani mund te komentojme rezultatet.

    Ana pozitive e censusit eshte e dyfishte: a) ky census eshte mbase censusi me i mire i mbajtur ne Shqiperi b) shqiptaret u njohen me procesin e censusit qe eshte nje proces i ri per ta. Le te shpresojme se shqiptaret do te mesojne me kohen vleren e ketyre censuseve qe shteti mban cdo dekade dhe kjo do te kthehet nje tradite edhe per shqiptaret, tradite e ngjashme me traditen e votes se lire. E perbashketa e censusit me procesin e votimit eshte se eshte shtetasi i lire shqiptar ai qe deshmon me gojen e tij se kush eshte, cfare beson, ku jeton, ciles etnie i perket, ashtu sic zgjedh me vullnet te lire partine dhe kandidatin qe i jep voten ne zgjedhje ne ate dhomen e fshehte. Te dyja keto procese per shqiptaret jane ende tradita te reja demokratike dhe do te duhet kohe qe shqiptaret t'i vleresojne ato sic duhet.
    Mendoj se eshte nje hap i rendesishem per demokratizimin e vendit. Megjithate, si proēes fillestar nuk ishte i keq. Shpresojme qe dhe ky census te jete nje baze e demokratizimit te metejshem fillimisht te vete qytetareve shqiptar, ēka do te sillte domsdo demokratizimin edhe te institucioneve.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Problemi kryesor qe une e besoj shumica e shqiptareve kane me keto rezultate eshte mungesa e transparences dhe procesi i tejzgjatur i perpunimit te rezultateve te censusit. Procesi mujor i mbajtjes se censusit ne terren ne mbare territorin e vendit gjate muajit tetor 2011 ishte nje process qe une do te thosha ishte shume profesional dhe i suksesshem. Ajo qe eshte e papranueshme, ajo qe demton kredibilitetin e gjithe procesit dhe rezultatet e tij, eshte periudha mbi 1 vjecare per "perpunimin" e te dhenave nga censusi. Eshte qesharake te mendosh qe procesi i perpunimit te te dhenave ne menyre dixhitale do te zgjaste mbi 1 vit, kurse procesi i mbledhjes se informacionit nga popullsia ne terren ne cdo fshat e qytetet te vendit do te perfundonte brenda 1 muaji! Ajo qe e kompromenton akoma me shume kete proces dhe kredibilitetin e tij eshte mospublikimi i plote i te dhenave te censusit. Censusi nuk mbahet qe te nxjerri vetem nje raport final perqindjesh, por qe te krijoje nje tablo/harte te qarte demografike ne cdo qytet e fshat te vendit, bazuar ne te dhenat e mbledhura. Deri me sot nuk kam degjuar INSTAT qe te shprehet publikisht qe do ti beje te dhenat e censusit publike, sic bejne gjithe organizatat e tjera ne bote. Perkundrazi, gjeja e pare qe mediat shqiptare raportuan eshte se "INSTAT do te djegi formularet e censusit tani qe te dhenat finale u publikuan". Kjo jo vetem qe nuk perben transparence, por kjo le hapesire per spekullime me te drejte nga ana e publikut, qe INSTAT dhe gjithe rezultatet jane te montuara dhe jo reale. Dhe kjo le nje shije shume te keqe ne gojen e shqiptareve, qe jane mesuar me praktika te ngjashme manipulime votash ne zgjedhje ne te shkuaren.

    Pra perfundimi im i pare mbi procesin eshte se: Censusi deshtoi te rrisi kredibilitetin e opinionit publik shqiptar ne kete proces administrativ demokratik! Shqiptaret jane po aq skeptike ndaj shtetit te tyre per respektimin e te drejtave e lirive te tyre kur vjen fjala tek censusi, po aq sa jane edhe per zgjedhjet dhe rezultatet e tyre te mbajtura ne vend. Ky eshte ne vetvete nje shans i humbur per shtetin shqiptar me kete process qe nisi mire por perfundoi mos me keq.
    E para, nuk mund te quhet deshtim zgjatja e publikimit te te dhenave te censusit. Ne Shqiperi, eshte hera e pare qe mbahet nje census i tille dhe, si here e pare, domosdo qe do kete veshtiresite e veta, te panjohurat, probleme qe lindin gjate rruges etj etj. Dhe, eshte totalisht gabim qe te thuhet se perpunimi i te dhenave ka qene teresisht dixhital. Me te vertete jane plotesuar 2 milion e 800 e ca mije flete me dore, por ama, ne mbledhjen e te dhenave kane mare pjese nje numer shume i madh personash. Ndersa ne perpunimin e ketyre te dhenave, mundet qe te kene qene ndoshta edhe 1/20 apo 1/25 e personave qe kane mbledhur te dhenat. Mos harroni, pyetesoret e censusit jane skanuar nje per nje nga dora e njeriut, jane perpunuar te dhenat ne kompjuter per ēdo pjese te censusit etj etj etj. Ne kemi zgjedhjet, ku "Pyetesori Zgjedhor" (fleta e votimit), eshte shume shume here me e thjeshte se "Pyetesori i Censusit", dhe na shkon nga 6 muaj. Jo me nje pyetesor cesusi nga i cili duhet te nxiren dhjetra te dhena.

    Nuk po them qe eshte mire kjo vonese, por ama ajo vonese per mendimin tim eshte plotesisht e justifikuar. Puna se si mund ta rregullojme kete eshte teresisht tjeter gje. Mundet psh, qe te rregullohet me menyren e mbledhjes se te dhenave neperjet aparateve dixhitale. Psh, nje menyre mjaft e mire mund te ishte mbledhja dhe "transportimi" i ketyre te dhenave ne qendren e te dhenave ne te njejten kohe, nepermjet pyetesoreve elektronike. Kjo besoj se do jete sfida e radhes e instat, e cila do gjeje dhe nje menyre me te mire per perpunimin e te dhenave.

    Mos abuzo me shkrimet nga barbonat e gazetave te caktuara. Mbreme ne emisionin Opininon ne TV Klan, Grida DUMA, Zv. Ministrja e Integrimit si dhe Drejtoresha e INSTAT, Ines NURJA, deklaruan publikisht qe fletet e Censusit nuk do te digjen por do te arkivohen ne Arkiven e Shtetit deri ne mbajtjen e Censusit te radhes.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Te lexosh numrat e censusit:

    Numri i pare qe bie ne sy nga te dhenat eshte se vetem 83% e shqiptareve kane deklaruar nje etni shqiptare. Qe do te thote, se 17% e gjithe popullsise shqiptare i perket nje etnie tjeter nga ajo shqiptare, ose ka refuzuar qe ti pergjigjet pyetjes. Nje tjeter deshmi qe minoritetet etnike te vendit, kane bojkotuar censusin ne mase. Faji per kete nuk bie mbi shtetin dhe INSTAT, faji per kete bie mbi Spahijte e Idrizat qe se bashku me Top Channel e Balkanweb, bene nje propagande te forte para mbajtjes se censusit qe te krijonin shantazh ne vend krashi minoriteteve te vendit. Ata vecuan minoritetin grek ne sulmet e tyre, por shantazhi i tyre eshte ndjere njesoj nga gjithe minoritetet e tjera te vendit. Si perfundim nga ky numer, mund te nxirret qe minoritetet etnike qe jetojne ne Shqiperi nuk ndihen te mbrojtura e te respektuara nga shoqeria dhe ligji, por ndihen te kercenuara. Kjo ne vetvete eshte "arritja" e faqezinjve te paguar te turqve mes shqiptareve, Kreshnik Spahiut e Shpetim Idrizit. Propaganda e tyre para censusit i ftonte shqiptaret qe te bojkotonin censusin duke mos iu pergjigjur pyetjeve mbi etnine dhe fene, por doli qe shqiptaret e kane injoruar kete thirrje kurse 13% e popullsise se vendit, shumica minoritare, e kane bojkotuar censusin. Tablloja do te jete me e qarte nese INSTAT publikon harten e vendodhjes se shqiptareve qe kane refuzuar pyetjen mbi etnine.

    Gjeja tjeter qe ve ne medyshje numrat e censusit eshte se ato bien ndesh me realitetin demografik te qyteteve e fshatrave shqiptare me te cilet shqiptaret e thjeshte perballen perdite. Bie ne sy per shembull numri qesharak me pak se 1% i minoritetit arumun ne vend, kur historikisht dhe realisht arumunet jane mbase minoriteti me i madh ne vend. Bie ne sy numri tejet i vogel i romeve me pak se 1% kur vete Ministria e Puneve Publike shqiptare para disa vitesh nxorri nje studim ku numeronte 2.5% te popullsise shqiptare ishte rome. Bie ne sy mosekzistenca e minoritetit turk, serb e malazez ne keto te dhena, kur perseri ekzistenca e tyre eshte e verifikueshme lehtesisht nga prania e organizatave e shoqatave te ketyre minoriteteve ne vend. Sado i vogel te ishte numri i ketyre te dhenave te ketyre grupeve, ato duhej te ishin renditur ne liste. Duke mos i renditur, shteti u jep mesazhin e gabuar ketyre minoriteve duke u mohuar ekzistencen dhe duke i marxhinalizuar nga jeta ekonomike dhe politike e vendit.

    Por shifrat me te pabesueshme te censusit jane ato qe kane lidhje me besimin fetar. Ne keto shifra del ne pah edhe manipulimi total i rezultateve. Bie ne sy qe numri i komunitetit musliman ne vend eshte 57%. INSTAT nuk ben dallimin mes muslimaneve sunit dhe atyre shija, por mjaftohet me etiketimin "musliman". Bile gjithashtu ne sy qe dy prej minoriteteve me te medha ne vend, bazuar mbi historine e ketij vendi, komuniteti orthodhoks dhe ai bektashi, jane tashme ne shifra shume te uleta. Orthodhokset kane zbritur nga 30% i popullsise ne kohen e Zogut ne pak me pak se 7% ne kohen e sotme. Por komunitetin te cilin e kane bastarduar komplet eshte ai bektashi, ky sipas INSTAT vetem 2% e popullsise eshte bektashi ne besim. Ne kohen e Zogut bektashijte numeronin te pakten 20% te popullsise. Perseri, 13% e popullsise, ashtu si ne rastin e pyetjes se etnise, kane refuzuar t'i pergjigjen kesaj pyetjeje, duke bojkotuar ne kete menyre censusin dhe duke mos krijuar nje tabllo te qarte te relievit shpirteror te shqiptareve. Bie ne sy edhe numri i ulet i i paperfillshem i ateisteve, qe rrezon nje nga mitet qe shume shqiptare te rritur nen komunizem mbrojne edhe sot e kesaj dite, qe shumica e shqiptareve jane ateiste. Sipas censusit, nje pakice e paperfillshme e shqiptareve deklarohen si ateiste.

    Ajo qe stonon me shifrat e besimit eshte edhe numri i besimtareve romano-katolike. Ky numer eshte i njejte me kohen e Zogut, 10% e popullsise se vendit. Kjo deshmon qe me numrat e besimit fetar eshte manipuluar rezultati ndjeshem, dhe kjo eshte bere me vetedije dhe ka qene nje vendim politik. Duket qe eshte vendim politik, pasi numri i muslimaneve dhe romano-katolikeve nuk eshte prekur, kurse numri i komuniteteve te tjera eshte minimizuar me qellim. Nese ka qene nje vendim politik i marre nga qeveria, apo nje vendim i blere nga interesat e vendeve fqinje qe kane korruptuar drejtuesit e INSTAT, kjo do te mesohet vetem nese te gjitha te dhenat e censusit behen publike dhe shqiptaret fillojne e germojne numrat per te ndertuar tablone e qarte. Bie ne sy qe kompania qe INSTAT perdori per dixhitalizimin e te dhenave ishte nje kompani italiane.
    Mos bej gabime me dashje! Nuk jane 17% etni te tjera, por jane 14% qe nuk jane pergjigjur pyetjes se Etnise. Dhe nga ky 14% mund te kete Shqiptare, Arumune, Greke, Maqedonas, Malazez, Gjerman, Italian, Japonez, Kinez, etj etj. Pyetjet e Etnise dhe e Besimit kane qene FAKULTATIVE, pra qe kush ka dashur ka refuzuar te pyetet.

    Ndersa nje e dhene tjeter mjaft e rendesishme eshte pyetja per gjuhen amtare. Kjo pyetje ka qene e detyrueshme. Dhe, kesaj pyetje i jane pergjigjur keshtu:

    98,767 % e te anketuarve kane deklaruar Gjuhen Shqipe si gjuhe amtare. Pra, kesaj pyetje i jane pergjigjur edhe ato 14% qe nuk i jane pergjigur etnise apo fese. Kjo hedh poshte ēdo lloj pretendimi qe 14% na qenka teresisht minoritet X apo Y.

    Sa per keto hamendesimet se cila kompani e perpunoi e cila e numeroi, po behesh tamam Spahi edhe ti tani. Ky Census, eshte monitoruar dhe mbikqyrur hap pas hapi nga EuroStat. Mire se Shqiptareve nuk u besoni ju, ashtu si dhe une shpesh here, por ju tani nuk po besoni as ne EuroStat.

    Megjithate e kuptoj dhe kte mosbesim ndaj Europes. Greqia ka mjaft probleme besimi tashme me Europen.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nese ky ka qene nje vendim politik i shtetit per manipulimin e numrave per te mos krijuar probleme me zgjedhjet, kjo ka per ti kushtuar shtrenjte partise ne pushtet. Duke zgjedhur qe te mos publikojne te dhenat reale por ti manipulojne ato, mesazhi qe shteti po u jep te gjithe minoriteteve etnike apo fetare te vendit eshte ai i segregimit dhe jo integrimit. Dhe cfare do te bejne keto komunitete? Nese deri me sot kane zgjedhur qe te mos marrin pjese e bejne presion politikes, duke filluar qe sot e zgjedhjet e ardhshme, Partia e Arumuneve te Shqiperise do te jete pjesemarrese ne zgjedhje e te njejten gje do te bejne edhe komunitetet fetare te vendit si ai orthodhoks edhe ai bektashi per te korrigjuar nje padrejtesi te tille ndaj tyre. Keto komunitete kane vete statistikat e numerave te shqiptareve qe jane pagezuar apo marrin pjese ne jeten e ketyre komuniteteve fetare, e keto numra jane shume here me te larta se ato te censusit. Dhe ajo qe ka per te ndodhur eshte sektarizimi i shoqerise shqiptare ne baza etnike dhe fetare. Dhe rezultati i zgjedhjeve te ardhshme mund te jete nje rezultat me i afer me realitetin e shoqerise shqiptare se sa vete rezultati i censusit.
    Po te jete keshtu si thua ti, apo duke u nisur se cila kompani numeroi, kush qe kryetar, kush qe anetar etj etj, Kryetari i Komisionit per Censusin ishte Ort'hodoks, dhe ishte Genc Pollo.

    Megjithate pergjigja jote ngjan tashme pak a shume em sjelljen e Edi Rames. Shqiptaret nuk pranojne kurre nje rezultat qe nuk u shkon per shtat mendesise se tyre.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Gjeja tjeter qe bie ne sy eshte emigracioni ne mase i shqiptareve. 8% e gjithe popullsise se vendit ka emigruar nga vendi ne dekaden e fundit. 30% e gjithe banesave ne Shqiperi jane te pabanuara. Emigracioni eshte nje problem shqetesues per nje popull te vogel si ai shqiptar dhe INSTAT duhet te beje nje studim tjeter te vecante vetem per shkallen e emigracionit ne vend dhe cilat jane zonat me te prekura prej tij dhe si kjo ndahet ne baze rrethesh, qarqesh, etnish e komunitetesh fetare.
    Emigracioni ka qene ne nje mase mjaft te madhe ne Shqiperi qe me hapjen e kufijve. Madje une tashme mendoj se eshte ulur numri i emigranteve krahasuar me 15 vjeēarin e pare te demokracise ne vend.

    Megjithate, emigracioni nuk eshte vetem fenomen Shqiptar, por eshte fenomen ballkanik. Edhe greket, megjithese jane pjese e evropes, kane emigruar ne mase, sidomos ne Gjermani. Gjithashtu Serbet kane emigracion te theksuar.

    Integrimi i Shqiperise ne BE do te sjelle edhe uljen e emigracionit, pasi Integrim Europian do te thote perafrim legjislacioni dhe mireqenie me vendet anetare.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Censusi ishte nje shans i humbur i shtetit shqiptar per te fituar kredibilitetin e duhur ne syte e qytetareve te vete dhe ne syte e mbare botes se qyteteruar. Shpresoj dhe uroj qe shteti shqiptar te nxjerri mesime nga keto gabime dhe ti adresoje ato ne zgjedhjet dhe censuset ne te ardhmen. Nuk mund te qeverisesh dot nje popull kur qytetari nuk ka besimin minimal ne aftesite e tua si shtet per te respektuar lirite themelore te tij.

    Albo
    Censusi nuk ishte shans i humbur, pasi ka qene vete EuroStat financues, trajnues dhe mbikqyres i drejte per drejte ne kete Census. Mendoj se censusi ishte nje hap mjaft pozitiv, me gjithe makinacionet bllokuese-gjykateske-propagandistiko-shooviniste qe tentuan ta prishin ate.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #145
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga Selita80 Lexo Postimin
    Pse s'e lexoni raportin para se me folė? Qe ku e keni, lexojeni e keni me e pa se po ia fusni kot. http://www.instat.gov.al/media/17735...ensus_2011.pdf

    Lexoni se n'Shqipėri jetokan 33 turq.
    Mesņ te lexosh!!
    Sipas publikimit, jetojne 1593 turq!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jarigas : 14-12-2012 mė 07:52
    Jarigas

  6. #146
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Censusi nuk ishte shans i humbur, pasi ka qene vete EuroStat financues, trajnues dhe mbikqyres i drejte per drejte ne kete Census. Mendoj se censusi ishte nje hap mjaft pozitiv, me gjithe makinacionet bllokuese-gjykateske-propagandistiko-shooviniste qe tentuan ta prishin ate.
    Ligji per censusin percakton gjoba per "deklarime te rreme", veprim ky ne shkelje te hapur te te drejtave te njeriut. Censusi duhet te jete i lire per seicilin qytetar, dhe vete termi "deklarim i rreme" eshte futur nga qarqet extremiste dhe eshte mbeshtetur nga qeveria,..qe ne kete moment censusi quhet i deshtuar teresisht.....,
    Si mund te quhet i rregullt nje census, kur qytetaret nuk kane nenshkruar deklarimin e tyre dhe nuk kane nje kopje te dokumentave te plotesuara, nga kontakti me mjaft orthodhokse del se as qe u ka ardhur njeri ne shtepi per t`i intervistuar....
    Censusi eshte i deshtuar prej fillimit e deri ne fund,....por problemi me delikat eshte cili ka qene qellimi i manipulimit te numrit te orthodhokseve, prej qarqeve extremiste dhe te mbeshtetura shpirterisht dhe ligjerisht edhe nga politika./..., kjo eshte ceshtje e frymes rraciste dhe antiorthodhokse qe ka shperthyer... e nxitur nga keto qarqe dhe padronet ne anadoll..me aleanca edhe nga shtetet katolike fatkeqesisht,....
    Por, e verteta vonon por nuk harron
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 14-12-2012 mė 08:24
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2012
    Postime
    193
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ligji per censusin percakton gjoba per "deklarime te rreme", veprim ky ne shkelje te hapur te te drejtave te njeriut. Censusi duhet te jete i lire per seicilin qytetar, dhe vete termi "deklarim i rreme" eshte futur nga qarqet extremiste dhe eshte mbeshtetur nga qeveria,..qe ne kete moment censusi quhet i deshtuar teresisht.....,


    po shume e drejte, kur shteti nuk me numeron pjesetaret e familjes qe jane shtetas shqiptar dhe jetojne jashte normal qe do ti dali edhe te keqes perpara se dihet mo cfare nuk u sajua per te nderruar emrin dhe shtetesine per te ngrene nje cope buke ne Greqi.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Nje pyetje per ata qe jane me te informuar se une:
    A eshte marre parasysh nga ky Census fakti se shqiptaret e Shqiperise ne emigrim jane zevendesur ne nje pjese te tyre nga shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise e, pikerisht per kete arsye, perqindjet etnike dhe fetare jane kaq te luhatura??!!
    Ka relativisht pak Kosovar me qendrim te perhershem ne Shqiperi...
    Fjala eshte per Kosovar qe kane ardhur ne Shqiperi viteve te fundit, jo per cdo Kosovar qe nga Perandoria Osmane.

  9. #149
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Mesņ te lexosh!!
    Sipas publikimit, jetojne 1593 turq!!
    Gjuha amtare
    Mother tongue
    Popullsia banuese
    Resident population
    Pėrqindja e popullsisė banuese
    Percentage of resident population
    Gjithsej
    Total 2 800 138 100
    Shqip
    Albanian 2 765 610 98,767
    Greqisht
    Greek 15 196 0,543
    Maqedonisht
    Macedonian 4 443 0,159
    Rome
    Roma 4 025 0,144
    Arumanisht
    Aromanian 3 848 0,137
    Turqisht
    Turkish 714 0,025
    Italisht
    Italian 523 0,019
    Serbokroatisht
    Serbo-Croatian 66 0,002
    Tjetėr
    Others 1 870 0,067
    E pavlefshme /e papėrcaktuar
    Not relevant/not stated 3 843 0,137

  10. #150
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga darkman Lexo Postimin
    Pershendetje Madaber

    Desha te thellohesha ne dy pika qe me ke cituar:

    Ne rastin e emigrimit, perceptimi im, duke qene se nuk ekzistojen te dhena te sakta, eshte ai qe kam shprehur me siper.. Un nuk perjashtoj faktin qe shume nga shqiperia e veriut apo e mesme ka emigruar ne evropen perendimore.. Por ne perceptimin tim kryesishte kane levizur drejt qendres se shqiperise..

    Ne rastin e permendjes time te klerit katolik, i referohet nje analize te bere ne vitin 64 a 66 te cilin e ka degjuar ne emisionin opinion, por ne rrjet nuk e gjej dot, ku thuhej qe ne kushtet e izolimit komunist komuniteti musliman dhe ortodaks ishte drejt degradimin dhe nuk kishte arsye te nderhyej. Kjo edhe per shkak te nivelit te klerit. I vetmi rrezik qe ata shihnin ishte qe vetem katoliket kishin aftesi te gjeneroheshin dhe ja kishin goxha friken ketij kleri. Sa per sqarim: nuk jam katolik dhe te mos duket sikur po mbroj dicka timen, thjesht po perpiqem te jem realist.

    Ne rastin e rolit te Ortodokseve ne krijimin e Shqiperise, nuk e permenda per te thene qe te tjeret skane rol, por ishin edhe ata me shpirt ne kete formim. Kjo per arsye sepse po krijohej nje fryme ku ne mesazhet e para atij shkrimi sikur i njehsonin ata me greket dhe anti shqiptaret.. Kjo per mua eshte e papranueshme!!!

    Keto kam dashur te theksoj dhe mund te mos kem arritur ti shpreh mire ne mesazhin e pare
    Atehere, meqe jam vete nga veriu, te flas mbi ato ēfare di une. Shume njerez nga rrethi i Matit dhe i Kukesit kane emigruar ne Angli. Madje, per kete, Top Channel ka bere dhe nje reportazh te shkurter ne qytetin e Burrelit, duke e cilesuar si Londra e Vogel, jo per shkallen e mireqenies, por per numrin jashte mase te madh te makinave me timon ne krahun e djathte e me targa Angleze.

    Nga Shkodra, Lezha, Laēi e Dibra ka nje numer shume te madh emigrante ne Itali, Gjermani, Zvicer. Megjithate, po nga veriu, ka dhe nje numer shume shume te madh qe kane emigruar ne Greqi.

    Sa per punen e klerit. Nuk mund t'i referohemi te dhenave te kohes se komunizmit, pasi jane joreale. Nga ajo ēfare dime, nga kampet e perqendrimit, burgjet dhe varjet e pushkatimet, del se kleri Katolik eshte dhe me i diskriminuari e i masakruari. Pas tij vjen kleri musliman e pas tij ai Ort'hodoks. Po te shohesh edhe objektet fetare te prishura gjate kohes se komunizmit, Kishat Katolike zene vendin e pare per shmbjen apo tjetersimin e rolit te tyre. Ndersa Kishat Ort'hodokse jane fare fare te pakta ne numer te prishura.

    Ndoshta dhe une s'te kam kuptuar mire kur fole per rolin e Ort'hodokseve ne krijimin e shtetit dhe per kontributin qe kane dhene gjate gjithe kohes. As une nuk e hedh poshte dhe pergjithesisht nuk bej dallime fetare, perveē rastit te ekstremisteve. Psh, nuk mund te hidhet poshte kontributi i paēmueshem i te madhit Kostandin Kristoforidhi per abetaren dhe shkronjat Shqipe. Etj etj. Puna eshte qe kur flitet per kete ēeshtje te mos behen diferencime ky ishte keshtu e ai ashtu, sepse, per mendimin tim, te gjithe ata burra qe punuan e luftuan per Gjuhen Shqipe dhe Shqiperine e Pavarur, kane vene interesat Kombetare mbi Interesat fetare e minoritare.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 15 prej 24 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •