Konferenca per shtyp e Kryeministrit Berisha, pyetja mbi censusin:
Pyetje: Lidhur me censusin, sa reale janė tė dhėnat qė raportohen nga censusi, duke pasur parasysh qė opozita ka hedhur shumė pikėpyetje, qoftė me nivelin e papunėsisė nė vend?
Kryeministri Berisha: Ky census dėshmon njė Shqipėri, tė cilėn ne e pėrjetonim, e preknim, por nuk konkludonim dot, pa tė dhėnat e tij. Ēdo vizitor qė vinte nė Shqipėri, ēdo njėri prej nesh, gjeja mė mbresėlėnėse nė kėtė vend besoj se kanė qenė shtėpitė e reja. Mua mė takon tė udhėtoj jo pak dhe asgjė nuk shoh mė me kėnaqėsi se shtėpitė e reja. Shtėpia ėshtė prona themelore e njeriut. Shtėpia private ėshtė shtylla kryesore e klasės sė mesme, - pėr ata qė lexojnė pėr klasėn e mesme. Klasė, e cila pėrbėn faktorin kryesor tė zhvillimit dhe stabilitetit tė shoqėrisė dhe tė vendit. Kjo klasė i mungonte Shqipėrisė, se Shqipėria ishte proletare ose kooperativiste dhe me njė nomenklaturė. Censusi tregon se shqiptarėt nga viti 2001-2011 kanė ndėrtuar banesa mė shumė se tė gjitha kombet e tjera europiane, nė 30 vite tė marra sė bashku, pėrveē lituanezėve qė kanė 1 pėrqind mė shumė. Nė vitin 2001, shqiptarėt kishin banesa pėr 1000 mijė banorė mė pak se ēdo komb tjetėr nė Europė, nė vitin 1980. Sot, censusi dėshmon se shqiptarėt pėr 1000 banorė kanė 386 banesa, dėshmon se po tė marrėsh statistikėn e banesave nė Europė, lėmė mbrapa jo njė, por pesė kombe anėtare tė Bashkimit Europian. A ka shqiptarė qė tė mund tė mohojė se gjeja mė mbresėlėnėse janė banesat e pafundme tė ndėrtuara. Censusi jep nė shifra njė realitet, i cili fakton se mė shumė se 320 mijė familje shqiptare kanė mė shumė se njė banesė. Kėta njė milionė tė papunė tė Edi Ramės kanė mė shumė se njė banesė.
Po marr njė tė dhėnė tjetėr tė censusit. Nga vitet ’50-tė deri sot, mbi pėrqindjen e besimeve fetare nė popullatė janė qarkulluar tė dhėnat e regjistrimit tė periudhės sė mbretėrisė, tė cilat janė ato qė dihen. Sot 15 pėrqind e shqiptarėve nuk e tregojnė besimin, 1 pėrqind janė ateistė. Po a ka ateistė nė Shqipėri? Sigurisht qė ka, nuk mund ta mohojmė kėtė. Secili prej jush po ta hetojnė kėtė problem, nuk do tė ketė vėshtirėsi ta gjejė, sepse regjimi pati efektin e vet nė betejėn e egėr kundėr besimeve. Unė e them me siguri tė plotė se besimet e mėdha nė Shqipėri i riktheu rinia shqiptare. Nė mėnyrėn mė tė mrekullueshme, tė rinjtė qenė tė parėt qė filluan ritet fetare, si njė shenjė qėndrese, njė shenjė proteste, por edhe si njė shenjė vetėdije. Pėrse nuk dolėn shifrat e 70 viteve mė parė, tė themi se tė dhėnat e tanishme nuk janė, kjo nuk qėndron.
Ju ftoj ta lexoni censusin. Ai dėshmon njė Shqipėri tjetėr. Njė Shqipėri qė ka ritmet e shkollimit ndėr mė tė lartat. Del dikush e thotė se 15 pėrqind e fėmijėve shqiptarė janė analfabetė, duhet tė jetosh nė anėn e errėt tė hėnės qė tė thuash njė gjė tė tillė. Nė radhė tė parė, nė qoftė se shqiptarėt kanė njė pasion, ai ėshtė shkollimi i fėmijėve tė tyre. Ky ėshtė pasioni ndėr mė tė rėndėsishmit e tyre. Ata janė tė gatshėm pėr tė sakrifikuar pėr shkollimin. Sot kanė rrugė, kanė shkolla tė reja. Por kur nga regjistrimi del njė numėr i papėrfillshėm, gjithsej 1700, atėherė regjistrimi duhet hedhur poshtė.
Vdekshmėria amtare ėshtė nga mė tė ulėtat nė botė dhe kjo ėshtė e certifikuar nga tė gjitha institucionet ndėrkombėtare. Atėherė ne tė themi se e kemi mė tė lartė? Jo, kjo ėshtė njė meritė e madhe e aksesit tė lirė nė sistemin shėndetėsor, por edhe e njė kulture tė qartė nė nivel kombėtar, nė qėndrimin ndaj shtatzėnisė.
Nuk ka census nė Shqipėri dhe askund nė botė, - ju garantoj pėr kėtė - pa gabime. Pėr ta mbyllur po ju tregoj diēka. Njė opinionit, i shquar negativisht nė kėtė aspekt, u tha kolegėve tė vet: unė nuk jam i regjistruar. Interesohem dhe mėsoj se Bushatin e kishte regjistruar e ėma. Vėrtet atė nuk e kishin gjetur nė shtėpi, por e kishte regjistruar e ėma. A mund ta marrim si etalon Andin [Bushati], kur e regjistroi e ėma.
Kryeministria
Krijoni Kontakt