Kjo nuk eshte e vertete. Cdo census i mbajtur ne Shqiperi nuk do te nxjerri dot te dhena te sakta per popullsine e vendit, per arsyen e thjeshte se 45% e gjithe popullsise se vendit, gati 1 ne 2 shqiptare, ka emigruar nga ai vend dhe nuk jeton me atje. Pra te dhenat e censusit reflektojne vetem te dhenat e atyre banoreve te vendit qe jetonin apo ishin duke vizituar Shqiperine ne muajin tetor 2011. Emigracioni eshte ai qe ben gati te pamundur krijimin e nje tablloje te qarte demografik te popullit shqiptar sot. Nje nga hartat me domethenese te raportit, eshte harta e emigracionit ne rang qarku ne vend. Bie ne sy qe gjithe qarqet e jugut te vendit jane zonat me shkallen me te larte te emigracionit. Dhe kjo shpjegon deri ne nje fare mase perse te dhenat e censusit jane te shtremberuara. Ai census per shembull nuk reflekton te dhenat e mia e te familjes sime pasi ne nuk jetojme me ne Shqiperi. E si une ka me qindra mijera te tjere ne mbare boten. Te dhenat tona nuk jane pjese te atij censusi. Keto gjera diheshin qe para se te mbahej censusi dhe priteshin, por shifrat e besimit fetar jane aq te uleta per dy nga komunitetet me te medha te vendit, ate orthodhoks dhe bektashi, sa i bie qe 70% e shqiptareve te ketyre besimeve te jene larguar nga Shqiperia. Kur dihet shume mire qe emigracioni i ka prekur te gjithe komunitetet fetare shqiptare gati njesoj dhe ndryshimi ne koeficient mes tyre mund te ishte 5-10% por jo ne kete shkalle
Qe eshte bere gabim jam mese i sigurt. Ceshtja shtrohet nese gabimi eshte bere ne mbledhjen e te dhenave, duke lene me dashje pa numeruar shqiptaret e grupeve te caktuar ose duke i mbushur formularet vete pa reflektuar vullnetin e qytetareve, apo eshte bere ne perpunimin e te dhenave. Keto jane dy rruget e vetme te abuzimit.
Albo
Krijoni Kontakt