Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Noka: Ndërprerja e energjisë elektrike, cënim i sigurisë kombëtare

    Ndërprerja e energjisë elektrike e Ujësjellasave nga CEZ është është një akt kriminal i cili cënon sigurinë Kombëtare. Kështu e ka konsideruar Ministri i Brendshëm Flamur Noka, situatën e krijuar paraditen e premte.
    Gjatë një bisede telefonike, ministri ka garantuar se ka urdhëruar të gjithë drejtoritë e policive në qarqe që të nisin procedime penale për çdo rast të ndërprerjes së energjisë elektrike për Ujësjellsat, si edhe të ruhen stacionet e pompimit të këtyre ujësjellsave për të ndaluar çdo stakim të energjisë elektrike për ta.

    Në mesditë, Ministri Noka ka thirrur dhe zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Ina Rama dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
    Burimet zyrtare nuk bënë të ditur rreth diskutimeve në këtë takim, i cili vjen në një situatë mjaft të tensionuar për shkak të vendimit të CEZ Shpërndarje për ndërprerjen e energjisë elektrike për Ujësjellsat, të cilat i konsideronin debitorë.

    Reagimi
    Nga ana e saj, Ministria e Ekonomisë i bëri thirrje kompanisë CEZ shpërndarje të reflektojë për vendimin e marrë për ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat përndryshe do të merren masa në adresë të kësaj kompanie. Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Sokol Dervishaj e cilësoi ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat si një akt të njëanshëm, të tejskajshëm dhe akt të paprecedentë që kompromenton rëndë sigurinë e qytetarit, publike dhe kombëtare.

    Situata
    CEZ shëprndarje ndërpret energjinë elektrike për ujësjellësët e Durrësit, Elbasanit, Sarandës e Laccit dhe është duke kryer stakime graduale edhe për zona të tjera. Sipas informacioneve paraprake, nga stakimet e nënstacionit të Fushkuqes, janë pa energji Kruja, Fushëkruja dhe qyteti i Durrësit. Po ashtu, është plotësisht pa furnzimin me ujë, për shkak të ndërprerjes së energjisë, qyteti i Elbasanit. Dejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Adriatik Zhidro ka deklaruar se vendimi është i padrejtë. Sipas tij, energjia nuk është paguar, pasi faturat e marra nga CEZ janë abuzive. Po ashtu, edhe prefekti I Durrësi, Genci Alizoti është shprehur se, pagesa për borxhi është negociuar dhe sit ë tilla ndërprerjet janë të padrejta.

    Gjithashtu, Enti Rregullator i Energjisë ka dekalruar përr mediat se në kushte të tilla ujësjellësit duhet të paguajnë borxhet që kanë ndaj CEZ, për t’iu rilidhur sërish energjinë. Përfaqësuesit e kompanisë CEZ njoftuan që më parë se këto ndërprerje do të bëhën ditën e sotme, pasi ujësjellësat kanë një borxh prej 5.4 miliardë lekësh, ose 38 milion euro. Sipas CEZ-it, ujësjellësit janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa here por pa u shlyer. Kompania cceke njoftoi qytetarët, që të përgatitet për ditët ne vazhdim, duke u siguruar që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme që kanë në dispozicion si dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa për furnizmin me ujë të konsumatorëve të tyre.

    abcnews
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    eshte firme turke CEZ?

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Debia, CEZ i stakon energjinë ujësjellësave, ja qytetet pa ujë

    TIRANË- CEZ Shpërndarje ashtu sic ka paralajmëruar pak dite me parë ka ndërprerë sot furnizimin me energji elektrike të gjitha kompanive të ujësjellësit që janë debitore ndaj saj. Kështu është ndërprerë energjia për ujësjellësin e Elbasanit, Laçit, Durrësit dhe Sarandës.

    CEZ ka paralajmëruar qytetarët që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme që kanë në dispozicion dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa për furnizmin me ujë të konsumatorëve të tyre.

    “Shuma që i detyrohen CEZ Shpërndarjes kompanitë e ujësjellësit tashmë ka arritur lartësinë e 5.4 miliardë Lek (38 milion Euro). Këto kompani janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre ndaj CEZ Shpërndarje dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa herë“,- thuhet në njoftimin e CEZ Shpërndarje.

    CEZ Shpërndarje sqaron se ka kryer takime të shumta me përfaqësues të kompanive të ujësjellësit duke ofruar mundësi të ndryshme zgjidhjeje si skema lehtësuese për shlyerjen e debisë me këste dhe mundësinë e pagesës së pjesshme të debisë. CEZ gjithashtu thekson se ka ofruar dhe anullimin e borxheve të kompanive të ujësjellësit përkundrejt borxhit që CEZ Shpërndarje i detyrohet KESH-it, gjë që fatkeqësisht është refuzuar gjithashtu.

    ZGJEROHET HARTA E QYTETEVE PA UJE

    Zgjerohet harta e qyteteve pa uje në Shqiëprië, për shkat të stakimit të energjisë elektrike, nga ana e CEZ Shpërndarje për ujësjellësat që nuk kanë shlyer ende borxhin ndaj kompanisë. Kështu pa ujë rezultojnë Durrësi, Lezha,Saranda, Elbasani,Vlora, Shëngjini, Shijaku,Kavaja si dhe qytetet e reja Lushnja, Përmeti,Patosi Tepelena, Memaliaj.

    DREJTORESHA E UJËSJELLËSIT SË VLORË
    Drejtoresha e ujësjellësit së Vlorë Varvara Gjika deklaron se borxhi ndaj CEZ është rreth 86 milionë lekë, ndërkohë që thekson se megjithëse i është drejtuar cdo institucioni nuk ka ende asnjë reagim pëvecse nga policia.

    “86 milionë lekë që është shlyer nga grandi i Bashkisë Vlorë dhe që i ka kaluar CEZShpërndarje. Detyrimi regjistrohet nga maji i 2011, deri nëntor 2012. Nuk jemi njoftuar me asnjë shkresë zyrtare nga CEZ, por vetëm jemi informuar nga mediat.

    VLORË NDËRPRITET ENERGJIA
    Prej disa orësh qyteti i Vlorës nuk furnizohet me ujë të pijshëm, pasi në mëngjes për disa orë kanë punuar pompat e ujit, por pastaj është stakuar energjia elektrike. Korrespondeti i Vlorës Enrik Mehmeti njofton se mungesa e ujit ka shkaktuar problemet e para në spitale dhe pro edhe në qytet. Burime nga ndërmarrja e ujësjellësit thonë se borxhi ndaj CEZ është i madh.

    NDËRPRERJA E ENERGJISË, INA RAMA DHE TOTOZANI NË MINISTRINË E BRENDSHME
    Pas ndërprerjes së energjisë elektrike për 5 ujësjellësa atij të Elbasanit, Laçit, Durrësit, Sarandës, Vlorës kryeprokurorja Ina Rama dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani vihen në lëvizje.

    Mësohet se rreth orës 13:00 ata kanë nisur një takimim me ministrin e Brendshëm Flamur Noka, për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar.

    DR. I UJËSJELLËSIT ELABSAN: CEZ JO TRANSPARENT
    Ardian Zhitro, drejtor i ujësjellësit Elbasanm ka akuzuar CEZ Shpërndarje për mungesë për mbivendosje faturash dhe kamatë vonesa të jashtëligjshme, për të cilat janë drejtuar me nj padi gjykatës.

    “Nga ana e tyre nuk kemi pasur asnjë reagim për t’ju përshtatur kërkesave tona. CEZ nuk është aspakt transparente dhe bazuar në kohë dhe ligj.Në gjykatën e rrethit Elbasan është ngritur një padi dhe deri në përfundim deri në përfundim të këtij vendimi CEZ nuk duhet të ndërmerrte asnjë hap. Padia në gjykatë ka rreth dy javë si pasojë e mosnjohjes së faturave të CEZ për mbifaturim të pa drejtë. Na kërkon kamat vonesat që nëvitin 2007. Qyteti ka rezerva ujore, të cilat do zgjasin edhe 2 orë, nëse nuk merren masa rreth 31 mijë klientë ngelin pa ujë”, tha Zhitro.

    DR. I UJËSJELLËSIT ELABSAN: CEZ JO TRANSPARENT
    Ardian Zhitro, drejtor i ujësjellësit Elbasanm ka akuzuar CEZ Shpërndarje për mungesë për mbivendosje faturash dhe kamatë vonesa të jashtëligjshme, për të cilat janë drejtuar me një padi gjykatës së rrethit.

    DR. UJËSJELLËSIT SARANDË: 15 MIJË BANORË PA UJË
    Durim Bajo, drejtori i ujësjellësit Sarandë, në një prononcim për Neës24 deklaron se CEZ i janë shlyer rreth 46 milonë lekë, dnërkohë që i detyrohen 14 milionë lekë të reja për periudhën, korrik, gusht, shtator. Ai akuzon CEZ që nuk ka pasur asnjë shkresë zyrtare, por lajmi është njoftuar vetëm nga mediat.

    “Saranda, është proces rakordimi. Me borxhin e pashlyer do të komunikojmë me Ministrinë e Transportit. Saranda ka 15 mijë abonentë familjarë dhe bisnesmenë dhe pa ujë. Telefonartat janë të vazhdueshme”,- tha Bajo.

    DR. I UJËSJELLËSIT LEZHË: KEMI SHLYER 60% TË DEBISË
    Zef Maci, drejtor i ujësjellësit Lezhë duke shprehur shqetësimin e banorëve të qytetit të Lezhës, deklaron se drejtoria e tij ka paguar rreth 60 % të debisë në tetor.

    FIER, 120 MIJË BANORË PA UJË, PRANGA DREJTORIT TEKNIK TË CEZ
    CEZ Shpërndarja ka ndërprerë energjinë edhe për ujësjellësin e Fierit, në kafaraj duke lënë kështu pa ujë 120 mijë banorë, si pasojë është arrestuar drejtori teknik i CEZ.

    Drejtori i ujësjellësit Fier, deklaron pavërësisht debisë prej 600 mln lekë ndaj CEZ, ato kishin një marrëveshje pëer shlyerjen e pjeshme. Drejtori paralajëron se punëonjësit e ujësjellësit do të dynden te zyrat e CEZ-it në shenjë proteste. Dhjetra banorë janë dyndur drejt popave të ujit, ndërkhë që situata për momentin paraqitet e qetë.

    PA ENERGJI SHËNGJINI, SHIJAKU, KAVAJA
    Komunës Shëngjin (Lezhë) , Komunës Synej (Kavaja), si dhe Shajakut i është ndërprerë mesditën e sotme furnizimi me ujë të pijshëm, për shkak se CEZ Shpërndarja ka stakuar energjinë elektrike për ujësjellësat që furnizojnë me ujë këto zona.

    POLICIA E VLORËS: S’DO LEJOJMË NDËRPRERJEN E ENERGJISË
    Policia e Vlorës, deklaron se nuk do të lejojë ndërprejen e energjisë në institucionet shtetërore, duke theksuar se nëse ka ndërprerje të njëanshme në Vlorë do të nisë procedimin penal për personat përgjegjës.

    Duke njoftuar pregatitjen e procedurave për procedim pebal për drejtorin e CEZ Sarandë, blutë e Vlorës thekojnë se nëse ka mos-marrëveshje ato duhet të zgjidhen në rrugë gjyqësore.

    LAC - DURRES
    Burime nga rrethi i Kurbinit bëjë me dije se në orën 8:00 të mëngjesit është ndërprerë furnizimi me energji me erngji elektrike, i pomave të ujësjellësit që të Gushë Kuqes, i cili furnizon me ujë qytetin e Lacit dhe të Durrësit. Burime të njëjta konfirmojnë se probleme të tilla nuk janë konstatuar në Lezhe, pasi ujësjellësi i këtij qyteti ka shlyer detyrimet e CEZ në masën 60%.

    Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Prefekti i Durrësit Genci Alizoti, i cili e ka cilësuar të padrejtë ndërprerjen e energjisë nga CEZ. Ai sqaron se gjatë 2012, ujësjellësi ka paguar 7 mln $ ndaj CEZ.

    SARANDË
    Ujësjellësit të qytetit të Sarandës në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike nga CEZ. Banorët ankohen se nuk janë paealajmëruar nga CEZ më parë.

    ELBASAN
    Elbasani është gdhirë mëngjesin sotëm pa ujë, pasi CEZ Shpërndarja ka ndërprerë energjinë për ujësjellësint e qytetit. Situata ka krijuar problem tek qytetarët të cilët deklarojnë se i kanë shlyer detyrimet.

    ERE: NUK MUND TË NDËRHYJMË NË VENDIMIN E CEZ
    Drejtori juridik i ERE-s, Eduard Elezi ka konfirmuar stakimin e energjisë për 4 ujësjellësat e vendit. Elezi duke nënvizuar se ERE nuk mund të ndërhyjë në vendimin e CEZ i bën thirrje ujësjellësave të paguajnë debinë.

    (e.m/ma.ar/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Ndërprerja e energjisë elektrike e Ujësjellasave nga CEZ është është një akt kriminal i cili cënon sigurinë Kombëtare. Kështu e ka konsideruar Ministri i Brendshëm Flamur Noka, situatën e krijuar paraditen e premte.
    Gjatë një bisede telefonike, ministri ka garantuar se ka urdhëruar të gjithë drejtoritë e policive në qarqe që të nisin procedime penale për çdo rast të ndërprerjes së energjisë elektrike për Ujësjellsat, si edhe të ruhen stacionet e pompimit të këtyre ujësjellsave për të ndaluar çdo stakim të energjisë elektrike për ta.

    Në mesditë, Ministri Noka ka thirrur dhe zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Ina Rama dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
    Burimet zyrtare nuk bënë të ditur rreth diskutimeve në këtë takim, i cili vjen në një situatë mjaft të tensionuar për shkak të vendimit të CEZ Shpërndarje për ndërprerjen e energjisë elektrike për Ujësjellsat, të cilat i konsideronin debitorë.

    Reagimi
    Nga ana e saj, Ministria e Ekonomisë i bëri thirrje kompanisë CEZ shpërndarje të reflektojë për vendimin e marrë për ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat përndryshe do të merren masa në adresë të kësaj kompanie. Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Sokol Dervishaj e cilësoi ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat si një akt të njëanshëm, të tejskajshëm dhe akt të paprecedentë që kompromenton rëndë sigurinë e qytetarit, publike dhe kombëtare.

    Situata
    CEZ shëprndarje ndërpret energjinë elektrike për ujësjellësët e Durrësit, Elbasanit, Sarandës e Laccit dhe është duke kryer stakime graduale edhe për zona të tjera. Sipas informacioneve paraprake, nga stakimet e nënstacionit të Fushkuqes, janë pa energji Kruja, Fushëkruja dhe qyteti i Durrësit. Po ashtu, është plotësisht pa furnzimin me ujë, për shkak të ndërprerjes së energjisë, qyteti i Elbasanit. Dejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Adriatik Zhidro ka deklaruar se vendimi është i padrejtë. Sipas tij, energjia nuk është paguar, pasi faturat e marra nga CEZ janë abuzive. Po ashtu, edhe prefekti I Durrësi, Genci Alizoti është shprehur se, pagesa për borxhi është negociuar dhe sit ë tilla ndërprerjet janë të padrejta.

    Gjithashtu, Enti Rregullator i Energjisë ka dekalruar përr mediat se në kushte të tilla ujësjellësit duhet të paguajnë borxhet që kanë ndaj CEZ, për t’iu rilidhur sërish energjinë. Përfaqësuesit e kompanisë CEZ njoftuan që më parë se këto ndërprerje do të bëhën ditën e sotme, pasi ujësjellësat kanë një borxh prej 5.4 miliardë lekësh, ose 38 milion euro. Sipas CEZ-it, ujësjellësit janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa here por pa u shlyer. Kompania cceke njoftoi qytetarët, që të përgatitet për ditët ne vazhdim, duke u siguruar që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme që kanë në dispozicion si dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa për furnizmin me ujë të konsumatorëve të tyre.

    abcnews
    Vendimi per te nderprere energjine, po ta shikosh si biznes eshte mese i drejte. Nese do ishim ne ne vend te ujesjellesit, do na e kishin nderprere me kohe, pa shume paralajmerime. Por problemi eshte se ujesjellsat jane pika jetike per vendin.

    Ky eshte problemi ne privatizimin e rrjetit energjitik. Nuk mund te presesh me patriotizem nga ata, pasi kane ardhur per te nxjerre fitim. Privatizimi do sjelle me shume korrektesi por ama kerkon dhe korrektesi nga nderrmarrjet sheteterore, private dhe individet.

    Sa per titullin e temes, mund te shkruhet edhe "Mospagesa e faturave nga ana e Ujësjellasave është një akt kriminal i cili cënon sigurinë Kombëtare"

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    S'ka vend te botes te pritet sherbimi publik themelor per mospagime detyrimesh ndermjet kontraktoreve !!! Vetem ne Shqiperi ndodh diçka e tille !!!

    Nqs shteti do te tregoje sa takat ka, eshte rasti me i mire ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    Varet cfare kontrate ka CEZ me shtetin. Nese kane ber budallik dhe i kane dhene te drejte ti presin energjine kujtdo qe nuk paguan pa asnje kufizim, atehere s'kane ci bejne ligjerisht.

    Nese Cez po shkel kontraten pastaj, ka plotesisht te drejte qeveria te ndjeke rruget ligjore dhe t'i denoje e mbase dhe te prishi kontraten.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Varet cfare kontrate ka CEZ me shtetin. Nese kane ber budallik dhe i kane dhene te drejte ti presin energjine kujtdo qe nuk paguan pa asnje kufizim, atehere s'kane ci bejne ligjerisht.

    Nese Cez po shkel kontraten pastaj, ka plotesisht te drejte qeveria te ndjeke rruget ligjore dhe t'i denoje e mbase dhe te prishi kontraten.
    Shetet si Shqiperia ne shumicen e rasteve pajtohen me kontrata te pafavorshme...
    Nuk investon kush ne vende si Shqiperia pa garanci eksta te investimeve, perfitime ekstra dhe lehtesira tjera.
    Kjo arrihet pjeserisht edhe permes korrupsionit...
    Pothuajse asnje kompani e mesme apo e madhe(nderkombetare) nuk largohet nga Shqiperia pa fitime shumfishe me te medha se p.sh. ne shtete te zhvilluara perendimore.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Shetet si Shqiperia ne shumicen e rasteve pajtohen me kontrata te pafavorshme...
    Nuk investon kush ne vende si Shqiperia pa garanci eksta te investimeve, perfitime ekstra dhe lehtesira tjera.
    Kjo arrihet pjeserisht edhe permes korrupsionit...
    Pothuajse asnje kompani e mesme apo e madhe(nderkombetare) nuk largohet nga Shqiperia pa fitime shumfishe me te medha se p.sh. ne shtete te zhvilluara perendimore.
    Mese nomale besoj. Synojne fitim te madh se dhe rreziku eshte i madh. Neser mund te vij PS ne pushtet dhe ja anullon kontraten e iken kot investimi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    po pse nuk i pagujn dritat kto?

    cdo gjo qe konsumohet duhet pagu. mentalitet paraziti.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Cez nuk ka leke dhe atyre qe spaguajne energjine jau ka prere.
    Ujesjellesat ca bastione hajdutesh te pd kane 41 milion eu pa paguar dhe leket e ujit ja kan mare lek me lek qytetarve dhe te mbifiaturuar.
    Sa mire ja pret Cez dritat fshatrave te tere se skane paguar?
    Mir ja ka bere qe ja ka prere dhe ujsjellave te paguajne dhe ata si qytetaret.
    Palaco shtet hajdutesh qe ka Saliun kriminel te pashoq ne krye.
    Ne Kukes Berisha thoshne publikisht qe jepjani voten Flamur Nokes se jua a ka pagu ai dritat.
    Le te shkule qimet e lirise tani e ti paguaje.
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •