Shqiptarėt dhe Palestina

Nga Veton Surroi, 26 nėntor 2011

Vizita e kryeministrit Berisha nė Izrael, si dhe qėndrimi i mbajtur i Shqipėrisė gjatė fillimit tė sivjetmė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė karshi ēėshtjes sė njohjes sė shtetit palestinez tregojnė pėr njė politikė tė jashtme tė pamjaftueshme ndaj njėrės prej ēėshtjeve kyē botėrore.

Politika e jashtme e Shqipėrisė, e manifestuar gjatė vizitės sė kryeministrit dhe qėndrimit nė Asamblenė e Pėrgjithshme, ka adoptuar qėndrimin izraelit ndaj ēėshtjes palestineze, e ky qėndrim ėshtė se shteti palestinez mund tė ndėrtohet vetėm me njė proces negociator, nė tė cilin do tė arrihet pajtimi mes izraelitėve dhe palestinezėve.

Me kėtė, Shqipėria i ka dhėnė pėrkrahje tė drejtpėrdrejtė dy pikave strategjike tė politikės izraelite ndaj Palestinės. Njė, qė Izraeli tė ketė tė drejtėn e vetos, nėpėrmjet tė formulimit “vetėm marrėveshja e negociuar”, pėr shtetėsinė palestineze. Sipas kėtij modeli, nėse Izraeli nuk mbėrrin marrėveshje me autoritetet palestineze, atėherė nuk do tė ketė shtet palestinez.

Dy, e nėn mbulesėn e “procesit negociator”, t’i njihet e drejta Izraelit pėr politikėn e “realiteteve tė reja”. Ai nė formė aktive, nėpėrmjet kolonizimit, e ka ndryshuar hartėn demografike tė territoreve tė pushtuara, pra tė mu atyre territoreve ku do tė duhej tė ndėrtohej shteti i “marrėveshur” palestinez. Ēdo ditė qė kalon, prej vitit 1967 e kėtej, pra nga data e pushtimit, ka gjithnjė e mė pak tokė, pėr mė tepėr, tokė me ujė, pėr tė ndėrtuar shtetin palestinez.

2.
Politika e jashtme e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve nė Ballkan nuk do tė duhej tė ishte e njėanshme. Qartazi, kjo politikė e jashtme duhet tė konsiderojė si njė arritje tė madhe tė kombit, atė pjesė tė historisė sė saj kur nė tokat shqiptare janė strehuar, fshehur dhe ndihmuar pėr nė liri hebrenjtė e ikur nga gjenocidi nazist. Qartazi, kjo politikė e jashtme duhet tė jetė pėrkrahėse e shtetit tė Izraelit, jo vetėm si simbol tė njė drejtėsie karshi njė populli tė persekutuar, por edhe simbolin e trimėrisė sė shtetndėrtimit nė kohė tė vėshtira.

Pėr njė popull qė, ndonėse as afėr pėrmasave hebraike, iu ekspozua pėrndjekjes dhe sfidave tė ekzistencės e shtetndėrtimit, ėshtė lehtė tė krijosh simpati pėr Izraelin.

Por, njė politikė e jashtme e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve nė Ballkan nuk mund ta pėrfundojė kėtu qasjen e vet ndaj regjionit. Nė tė, ekziston njė popull i pėrndjekur, herė-herė deri nė kufi tė ekzistencės, me njė sfidė shumė mė tė madhe tė shtetndėrtimit, tė bėrjes sė shtetit nė rrethana tė okupimit. Ky ėshtė populli palestinez.

Dhe, simpatia pėr kėtė popull nuk mund tė pėrfundojė me njė pėrsėritje tė “pėrkrahjes pėr shtetin palestinez”.

Gjatė njėzet viteve tė fundit, gjatė tė cilave ėshtė shtuar numri i vendeve qė, sikur Shqipėria e “pėrkrahin tė drejtėn pėr shtetin palestinez” Izraeli ka krijuar realitete tė reja nė terren: ka kolonizuar pjesė tė mira tė Palestinės sė ardhshme, ka vėnė nėn kontroll tė vetin pjesėn dėrrmuese tė burimeve tė ujit, ka ndarė me mur territoret qė mendon t’i aneksojė prej atyre qė do t’ua lėrė palestinezėve (pas njė “marrėveshjeje tė negociuar”), ka vėnė njė pikėkalim kufitar thellė nė territoret palestineze, duke mbyllur e hapur qasjen nė tregun e punės pėr palestinezėt ēdo herė qė i konvenon politikisht, ka marrė tė hyrat doganore tė palestinezėve ēdo herė qė e konsideron si mjet tė nevojshėm presioni, ka mbushur burgjet me palestinezė tė tė gjitha moshave e tė tė gjitha aktiviteteve, pėrfshirė edhe fėmijė qė gjuajnė gurė dhe rini qė ngrenė dy gishtėrinj nė shenjė rezistence paqėsore, e qė prapė quhen terroristė.

Kryeministri Berisha, gjatė vizitės Izraelit, dhe qytetit tė pushtuar tė Jerusalemit, ka mundur pasi tė ketė vizituar Murin e vajtimit, tė bėnte edhe tri vizita. Pasi vizitoi xhaminė Al Aqsa, vendin e dytė tė shenjtė pėr Islamin, tė rrethuar me ushtarė izraelitė, tė cilėt herė pas here vendosin se sa qindra besimtarė mund tė hyjnė, e sa duhet tė mbesin jashtė mureve tė qytetit, ka mundur tė niset pėr nė Ramallah, kryeqendrėn administrative tė Palestinės e cila shpreson se njė ditė do ta ketė kryeqytet tė vetin Jerusalemin. Aty do tė duhej tė takohej me pėrfaqėsuesit legjitimė tė popullit, tė drejtėn pėr shtet tė tė cilit Shqipėria e pėrkrah nė parim, e tė dėgjojė prej tyre se si kjo pėrkrahje nė parim nuk vlen gjė karshi hapave tė njėanshėm tė cilat i ndėrmerr Izraeli pėr mbi 40 vjet.

Rrugės pėr nė Ramallah do tė mund tė shihte pikėn e kalimit Qalqidiya, njė kufi trishtues, aty ku ėshtė mė sė i dukshėm projekti i murit tė madh tė betonit qė pėrpiqet tė ndajė jetėn e qetė dhe prosperuese izraelite prej jetės prej mentaliteti tė refugjatit qė kanė palestinezėt. Dhe, pika e tretė duhej tė ishte Tulqarm, aty ku kryeministri do tė mund tė shihte, siē kam parė unė, se si ushtarėt e rinj izraelit, 18 vjeē nga Rusia e Etiopia, pėrcaktojnė se kush mund tė dalė pėrtej postbllokut tė qytetit. Nė mesin e atyre qė do tė lusnin ushtarėt ishte edhe njė grua shtatzėnė.

Tė shkelėsh me kėmbė nė Jerusalem, e tė shohėsh vetėm anėn hebraike tė ekzistencės sė kėtij qyteti ėshtė tė mohosh njė realitet tė madh e tė dhimbshėm, atė palestinez. Shqipėria dhe shqiptarėt nuk kanė tė drejtė morale ta mohojnė kėtė realitet, tė drejtėn pėr liri tė tjetrit, kur aq kanė vuajtur pėr lirinė vetjake, dhe me aq fisnikėri janė ndihmuar nga disa fuqi tė mėdha, nė radhė tė parė nga SHBA-ja, pėr ta arritur atė.

3.
Qėndrimi politik se Shqipėria dhe shqiptarėt do tė njohin shtetin palestinez atėherė kur tė merren vesh pėr kėtė palestinezėt dhe izraelitėt nuk ėshtė vetėm njė qėndrim, siē u shpjegua mė lart, moralisht i dėmshėm, ngase jep tė drejtėn e vetos Izraelit qė kur dhe si do tė dojė tė zvarrisė procesin e marrėveshjes me palestinezėt, pra edhe tė shpalljes sė tij si shtet.
Ky qėndrim ėshtė edhe politikisht i papranueshėm mu pėr shqiptarėt.

Gjatė viteve 1998-1999 njė qėndrim tė kėtillė ka mbajtur Rusia ndaj Kosovės. Asokohe politika e jashtme ruse pėrsėriste se do tė pėrkrahte ēfarėdo marrėveshjeje tė negociuar mes Serbisė dhe Kosovės. Njė proces negociator, nė tė cilin Serbia e kishte tė drejtuar revolen nė kokėn e Kosovės dihet se ēfarė marrėveshje mund tė krijonte. Pėr mė tepėr, me njė kėso qėndrimi pėrkrahej Serbia, duke u pėrpjekur qė me aksionet e veta ushtarake tė krijonte realitete tė reja nė terren, siē ishte spastrimi etnik i popullatės shqiptare.

Kėtė qėndrim Rusia e ka mbajtur edhe gjatė vitit 2005-2008, duke thėnė se do tė pėrkrahė vetėm statusin e dakorduar nė negociatat mes Kosovės dhe Serbisė, duke u pėrpjekur t’ i japin shtetit shkatėrrimtar tė drejtėn e vetos mbi ardhmėrinė e Kosovės.
Dhe kėtė qėndrim e mban Rusia edhe sot, duke thėnė se do ta njohė pavarėsinė e Kosovės kur kėtė ta bėjė Serbia.

Nėse shqiptarėt nė Ballkan kanė pėsuar nga njė qėndrim tė kėtillė “parimor”, pse duhet ta pėrkrahin, madje nė formė krejtėsisht tė pėrsėritur ndaj popullit palestinez?

4.
Instinkti parėsor i njė pjese tė politikės shqiptare nė Ballkan, siē u shpjegua edhe dje nė Kosovė, ėshtė qė pėr njė ēėshtje siē ėshtė ajo e palestinezėve tė bėhen konsulta me SHBA-nė dhe BE-nė. Por, njė gjė e tillė nuk do tė prodhojė gjė, ngase SHBA-ja, pėr shkaqe tė brendshme ka njė qėndrim krejtėsisht tjetėr prej atij qė mbajnė shumica e shteteve tė BE-sė.

Shqiptarėt nuk kanė pse marrin anė nė kėtė mungesė dakordimi. As nuk kanė pse ta marrin seriozisht arsyetimin se liderėt palestinezė i kanė premtuar Serbisė se nuk do ta njohin Kosovėn. Politika shqiptare ndaj palestinezėve duhet tė jetė ajo e respektit tė lirisė, jo e reciprocitetit, posaēėrisht jo ndaj njė populli i cili mezi arrin tė artikulojė qartazi politikėn e vet shtetndėrtuese.

Duke mbajtur qėndrim pėrkrahės “nė parim” ndaj shtetit palestinez, Shqipėria dhe shqiptarėt janė vėnė nė njė pozicion moralisht, politikisht – dhe historikisht tė gabueshėm.

Pėrgjigjja mė e mirė pėr ēėshtjen palestineze ėshtė pėrgjigjja qė e kemi dhėnė vetė me vite tė tėra rreth Kosovės. Ashtu si shteti i Kosovės nuk mund tė mbahej peng i zhvillimeve nė Serbi (“kur tė demokratizohet”, “kur tė jetė i gatshėm opinioni publik”, etj.), ashtu edhe Palestina nuk mund tė mbahet peng i zhvillimeve nė Izrael. Nė mungesė tė marrėveshjes sė dakorduar mes Izraelit e Palestinės, qė gjithsesi do tė ishte zgjidhja mė e mirė, pėrparėsi ka shtetėsia palestineze, jo okupimi izraelit.

Historia e re ka dėshmuar se njė qasje e kėtillė ėshtė e mirė pėr Kosovėn. Shqiptarėt janė tė fundit qė mund t’ua mohojnė palestinezėve. www.fjala.info