Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Shtetësia, Idrizi: Pasaportë shqiptare edhe presidentit grek, është çam ortodoks

    TIRANE - Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, mbështet dhënien e shtetësisë shqiptare pa kushte për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë.

    Në një leksion të hapur të zhvilluar me studentët e universitetit Luarasi, Idrizi propozoi që në hartën e shqiptarëve që do të mund të marrin shtetësinë të përfshihen edhe çamët ortodoksë që jetojnë në Greqi si edhe arvanitasit.

    “Tu japim pasaportën të gjithë shqiptarëve në Greqi, të cilët deri sot kanë qenë të shtypur e pamundur të deklarohen si shqiptarë. Tu japim kurajo çamëve ortodoksë dhe arvanitasve që ta deklarojnë veten si shqiptarë.”- deklaroi Idrizi.

    Sipas Idrizit, ne si shtet shqiptar duhet t’ia japim pasaportën shqiptare edhe Presidentit grek Karolos Papulias i cili është çam ortodoks.

    “Ka ardhur koha për reciprocitet me Greqinë. Ka ardhur koha që Greqia t’i njohë realitetet etnike dhe minoritetet që jetojnë në Greqi.”- deklaroi Idrizi
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    28
    Yeah, albanian power
    Shqipetaret te bashkuar ne nje shtet!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Nje loje e paster e Turise per tu rikthyer ne vilatet. Nuk eshte hera e pare qe shqiptaret i sherbejne kesaj bushtre islamike.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Artikull pa kuptim.
    Nuk te detyron dot asnje te marresh nenshtetesine e nje shteti pa deshire.
    Kush deshiron mund te marre pasaporten shqiptare,kush nuk do nuk e mer.
    MOS I NDY TEMAT no name

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Ministria e Jashtme greke nëpërmjet një deklarate ka theksuar se nuk ekziston çështja çame. Kjo deklaratë zyrtare është përcjellë nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gregori Delavekuras.

    “Kushdo mendon se ka ndonjë një problem, mund t’i adresohet drejtësisë greke”, kështu është përgjigjja e kësaj ministrie.

    Madje sipas kësaj ministrie, kryediplomati grek, Avramopulos ia ka bërë të qartë edhe autoriteteve shqiptare. “Z. Avramopulos e bëri të qartë që nga fillimi i bisedimeve se në Greqi nuk ekzistojnë çështje të tilla, çështje e territoreve etnike dhe në qoftë se dikush e konsideron atë një problem mund të adresohet tek gjykata greke”, ka thënë Delavekuras.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sa kollaj me kene Shqiptar!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •