Nivel shumё i lartё aborti nё Shqiperi
Numri i lartė i aborteve shkon pėrkrah me pёrdorimin tepёr tё ulёt tё metodave bashkёkohore tё planifikimit familjar.
Ashtu si nё shumё vende tё Evropёs Lindore dhe Shqipёria ka nivel shumё tё lartё tё abortit. Nё Shqipėri pёrqindja e abortit ėshtė 230 aborte pёr 1.000 lindje tё gjalla, ndėrkohė qė pёrqindja mesatare e Evropёs ėshtė 28 pёr 1.000 lindje tё gjalla. Ky numėr i lartė i aborteve shkon pėrkrah me pёrdorimin tepёr tё ulёt tё metodave bashkёkohore tё planifikimit familjar, si tabletat kontraceptive orale (pilulat), dispozitivėt kontraceptivė intrauterinė (spiralet DIU) dhe prezervativёt.
Nё Shqipёri kujdesi mbi shёndetin riprodhues dhe informacioni mbi kontracepsionin ofrohet si nё sektorin publik dhe nė atё privat. Informacioni mbi kontracepsionin gjendet nё shumicёn e klinikave dhe ky shёrbim ofrohet nga mjeku obstetёr-gjinekolog, nga mjekėt pediatėr dhe infermieret. Ndёrsa abortet kryhen nga mjeku obstetёr-gjinekolog. Pagesat pёr kёto shёrbime variojnё nga lloji institucionit. Nё klinikat e sektorit publik tabletat kontraceptive orale (pilulat), dispozitivėt kontraceptivė intrauterinė me bakёr dhe prezervativёt ofrohen falas. Kurse pėr procedurat pёr abort vullnetar ka njё tarifё prej 6.000 lekё.
Studimet tregojnė se megjithė ofertat falas vetёm 11% e grave tё martuara nё Shqipёri pёrdorin njё nga metodat kontraceptive bashkёkohore pёr planifikimin familjar. Sipas hulumtimeve tė OJQ-sė The RESPOND Project dhe Institutit tė Studimeve tё Opinionit Publik (ISOP), tė financuara nga USAID, arsyet kryesore mbi nivelin e ulёt tё pёrdorimit tё metodave kontraceptive bashkёkohore tek gratё, qё kryejnё abort nё Shqipёri, janė dy. Nga njėra anė ėshtė sidomos frika e madhe nga efektet anёsore tė tabletave kontraceptive orale, tė cilat pėrbėhen nga hormonet. Nga ana tjetėr janё disa faktorё financiarė, tė lidhur me pagesa informale bazuar nё numrin e vizitave, apo procedurave mjekėsore, qė luajnё rol mbi kёtё pёrdorim. Rol luajnė gjithashtu edhe disa faktorė, qė lidhen me mentalitetin dhe preferencat, qė sundojnė tek meshkujt shqiptarė nė lidhje me metodat kontraceptive.
Njohuritё dhe qёndrimet mbi kontracepsionin
Njė ndėr keqkuptimet mё tё zakonshme tek gratё shqiptare ėshtė ai se hormonet shkaktojnё kancer apo sterilitet. Ky keqinformim e ka shpesh bazёn edhe tek informacionet, qė japin disa ofrues shёrbimesh shёndetёsore. Nga ana tjetėr shpesh mjekėt u rekomandojnė pėrdorueseve tё metodave bashkёkohore tё planifikimit familjar, qė tė vijnė shumė mė shpesh pėr kontrolle mjekėsore, vizita, apo analiza pasuese, nga sa rekomandohet njė gjė e tillė prej Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH). Madje mё shumё se 70% e mjekėve obstetёr-gjinekologė u kishin rekomanduar ekografi grave, qё nisnin pёrdorimin e pilulave, apo tė spiraleve DIU, ndėrkohė qė Organizata Botёrore e Shёndetёsisё (OBSH) nuk i rekomandon kёto praktika. Duke qenė se kėto kontrolle mjekėsore janė tė lidhura me kosto, shpesh nė formėn e pagesave informale, pėr gratė rezulton mė ekonomike tė bėjnė njė abort, se sa tė pėrdorin metoda tė tilla.
Sipas anketimeve tė studimit tre tё katёrtat (75%) e grave, qё kryen gjatė vitit 2012 aborte, kishin folur me partnerin e tyre rreth planifikimit familjar. Gjysma e tyre (46%) besonin se partnerёt e tyre preferojnė metodėn e tёrheqjes gjatė aktit seksual nё krahasim me metodat e tjera kontraceptive. Ndėrkohė qė 13 pёr qind pranuan se partneri ishte kundёr pёrdorimit tё metodave bashkёkohore kontraceptive.
Ndėr faktorėt e tjerė ėshtė edhe mungesa e njohurive dhe informacionit pėr metodat kontraceptive bashkёkohore pёr planifikimin familjar. Kjo mungesė lidhet edhe me mosdhėnien, apo dhėnien e pamjaftueshme, apo tė gabuar tė informacioneve tė tilla nga ana e institucioneve publike dhe private. Kėshtu sipas studimit vetёm gjysma (52%) e mjekėve obstetёr-gjinekologė tё intervistuar renditёn metodat e planifikimit familjar nё mёnyrё korrekte sipas efektivitetit mbi parandalimin e shtatzanisё. Nė kėtė mėnyrė edhe kёshillimi, qё ofrojnė mjekėt, ėshtė tepёr i ulёt: vetėm rreth 44% e grave tė anketuara u shprehёn se mjeku kishte diskutuar me to mbi planifikimin familjar, pёrpara apo pas kryerjes sё abortit. Madje edhe nё rastet, kur ky kёshillim qe kryer, ai nuk ishte i plotё.
DW
Krijoni Kontakt