-
Arrijnë tifozë serbë në veri, priten trazira?!
Ditëve në vijim, në pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, gjegjësisht në Jarinje dhe Bërnjak, do të provokohen trazira të mëdha, të ngjashme me ato të qershorit, kur u dogj pikëkalimi në Jarinje.
Siç raporton portali “Telegraf” nga Serbia, rolin kryesor në këto trazira do ta kenë tifozët, ku, sipas informatave që ky portal ka siguruar, gjatë ditës së sotme, veçse ka arritur një kontingjent i tifozëve të klubit futbollistik “Crvena Zvezda”, “Partizanit” dhe “Rada”, ndërkaq deri në mbrëmje pritet të arrijnë edhe ata të “Borcas” dhe të “Vojvodinës”.
Këto trazira do të jenë të ngjashme me ato të qershorit, kur një grup prej rreth pesëdhjetë personash me kapela në koka, dogjën pikëkalimin e Jarinjës.
Mësohet se tifozët kanë arritur në mënyrë të organizuar.
Qëllimi i këtyre incidenteve, siç raporton “Telegraf”, është prishja e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë për pikëkalimet kufitare. /Zëri/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt