Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Thumbs up Ne pritje te Restaurimit - Kisha dhe parku i Shėn Prokopit ne Tirane

    Kisha pati jetė tė shkurtėr, por impakt tė rėndėsishėm; pas ndėrtimit tė saj e gjithė zona filloi tė quhej Kodrat e Shėn Prokopit, dhe me krijimin e parkut periferik tė kryeqytetit nė vitet e pesėdhjeta, Parku i Shėn Prokopit. Brezi tė cilit unė i pėrkas ndiqte tė dielave familjen e cila shkonte pėr piknik (drekėn me vete e birrėn jashtė) nė Shėn Prokop. Kjo mikrotoponimi u ruajt e gjallė deri aty nga fillimi i viteve tetėdhjetė, pėr t’i lėnė mė pas vendin toponimit tė ri Kodrat e Liqenit apo Parku i Liqenit Artificial. Por funksioni i asaj kishe, ende pa dalė nga pėrdorimi religjioz, ish edhe mė i gjerė; vėshtirė se mund tė gjendej kund nė Shqipėri vend mė tė mirė pėr tė inskenuar pjesė nga filmi legjendar “Skėnderbeu”. Regjisorėt sovjetikė zgjodhėn pikėrisht mjediset e Shėn Prokopit pėr tė dhėnė atmosferėn e Bizantit perėndimor qė ka mbizotėruar nė krejt Arbėninė mesjetare – ashtu sikundėr edhe nė ato zona t’Italisė qė kanė qenė nėn ndikimin e Kostandinopojės – dhe kjo, nė kėtė rast, dėfton ndjeshmėrinė e lartė tė Luarasit ndaj traditės trashendentale tė truallit mbi tė cilin ai vepronte.

    Kisha pret ende tė ndėrtohet, e me gjasė komuniteti ortodoks do ta gjejė kohėn dhe mjetet pėr naltimin e saj, por do tė ishte njė akt i madh emancipimi shoqėror dhe shprehje e respektit pėr traditėn dhe trashėgiminė arkitekturore shqiptare nėse ajo rindėrtohej ashtu siē ka qenė, pra me tė njėjtin projekt tė ideuar prej njėrit ndėr themeluesit e arkitekturės moderne, ark. Skėnder Luarasit, nė mėnyrė qė parku aq i bukur aty tė vazhdojė tė thirret me emrin e tij karakteristik Parku i Shėn Prokopit.




    Plani rregullues italian konfirmoi spostimin e kishės sė vjetėr aty ku vendi qe zgjedhur pėrpara hartimit tė tij. Ndonėse nė aks tė bulevardit do tė ngrihej Pallati Mbretenuer, komuniteti ortodoks, nuk kish pranuar tė largohej shumė prej vendit tė vjetėr dhe u ra dakord qė kisha e Shėn Prokopit tė spostohej mė nė Jugperėndim, pėr nga kodrat e Saukut, mbi njė ēukė panoramike 25 m mbi nivelin e bulevardit tė ardhshėm, e me kundrajė tė mrekullueshme qė rrokte krejt pamjen e qytetit dhe tė Tiranės sė Re qė po lindte.

    Me paratė e shpronėsimit tė kishės sė vjetėr dhe tė truallit tė saj pėrqark u krye blerja e tokės dhe u planifikua ringritja e Shėn Prokopit. Kryepeshkopi i autoqefalisė sė porsanjohur (njohja zyrtare 17 prill 1937) imz. Kristofor Kisi nė konsultė me kėshillin qendror vendosi t’ia komisionojė punėn pėr projektimin e kishės arkitektit tė ri shqiptar, Skėnder Luarasi. Ky, nė linjė atėrore, ishte pinjoll i njė trungu veēanėrisht tė shquar nė tradita patriotike dhe nė rininė e parė qe edukuar nė njė mjedis familjar ku patriotizmi ushqehej jo vetėm nga vetėdija e qartė e pėrkatėsisė shqiptare qė kishin ortodoksėt e qarkut Korēė-Kolonjė, por edhe nga burime intelektuale breznore qė ia kishin dalė ta strukturonin kėtė vetėdije drejt njė pjesėmarrje aktive nė jetėn politike e shoqėrore tė Shqipėrisė. Bir i Kristo Luarasit, Skėnderi, qė kishte mbaruar studimet pėr arkitekturė nė Vjenė, e ku ish formuar nė tė njėjtin mjedis me studentėt tė shquar shqiptarė si Lasgush Poradeci, Qemal Butka, Eqrem Ēabej, Rrok Geraj apo Selman Riza, kishte rėnė shpejt nė sy me projektet e tij harmonike e moderne nė Tiranė e Korēė. Luarasi pranoi me entuziazėm detyrėn pėr projektimin e kishės kushtuar Prokopit dhe realizoi padyshim njė ndėr projektet mė tė bukura pėr komunitetin ortodoks tė Shqipėrisė.

    Bėhet fjalė pėr njė konceptim tipik mbėshtetur nė traditėn hapėsinore tė kishave post-bizantine tė Ballkanit Jugperėndimor, sipas tipologjisė sė ashtuquajtur kryq me kupolė. Absidėn, a kungėn, si zakonisht e orientoi pėr nga lindja ndėrsa mjediset shtojcė, qė lidheshin pėrmes njė korridori tė vogėl me kishėn, nga jugu. Kisha ekspozohej hijshėm me hajatin e saj verior, mbulesėn e sė cilės arkitekti pėrmes njė analize reduktiviste e kish abstraguar nė njė lojė trekėndėshash qė shoqėronin harqet e ndėrshtyllave. Faqata kryesore ngėrthente po ashtu njė monumentalitet tė kėrkuar dhe tė arrirė. Arkitekti kėtu, pasqyroi me anė tė njė triptiku simetrik (ku elementi qendror qe mė i lartė) esencėn e volumeve tė brendshme tė kishės. E meqenėse kisha nuk qe nė dimensione shumė tė mėdha, ai pėrdori njė marifet gjenial pėr t’i dhėnė asaj madhėshti: pjerrėsoi pilastrot vertikale tė faqatės kryesore, tė asaj qė sheh nga perėndimi, ndėrkohė qė kurtinat e po asaj faqate i mbajti vertikale (shih maketin). Efekti do tė qe vėrtet mbresėlėnės nėse ky pjerrėsim i pilastrove do ish zbatuar gjatė realizimit tė projektit nė vepėr – gjė e cila pėr shkaqe tė panjohura nuk u realizua – e megjithatė, kisha e re, Shėn Prokopit u bė tregues se si njė vėllim modest mund tė trajtohej me sukses si vėllim masiv. Modernia qė pėrēoi arkitekti nuk duhet parė pra si konceptimin radikal i hapėsirės sė brendshme apo trajtim modernist i faqatave; kanonet e kishės ortodokse, ndryshe nga ajo katolike, nuk ėshtė se lejonin shumė hapėsirė nė kėtė kuptim, por theksimi i linearizmit pėrmes dritėhijeve dhe gjeometrizimi i kėrkuar i elementeve, tė cilat tė parat bien nė sy tė shikuesit, janė ende sot tė pakapėrcyera nė trajtimin e kishave ortodokse nė Shqipėri. Skėnder Luarasi e arriti kėtė nėpėrmjet modelimit paraprak tė vėllimit tė kishės me anė tė njė maketi tė cilin e punoi vetė dhe qė i lejoi kontrollin e ēdo detaji tė jashtėm. Konstruksioni i kishės u konceptua prej beton-armeje, risi absolute kjo pėr kohėn, aterial tė cilin Luarasi e njihte mirė e qė me inteligjencė do ta vinte nė punė edhe nė punimet e ardhshme tė tij.

    Ndėrtimi u realizua nga ndėrmarrja italiane Ing Lucca & Co, Milano-Napoli e specializuar pėr punime beton-armeje, e cila ndėrkohė kishte hapur disa kantiere nė Shqipėri, por drejtimin e punimeve nė vepėr arkitekt Luarasi e udhėhoqi vetė nė bashkėpunim tė ngushtė me kishtarė shqiptarė.

    Prej vitit 1942, kur kisha e Shėn Prokopit mbaroi (ndonėse pėr shkak tė luftės, pėrurimi zyrtar i saj u bė vetėm nė maj tė 1945-s), e deri nė vitin 1968, kur ajo u rrėnua nga furia shkatėrruese e revolucionit tė imponuar antifetar, nė murin e saj qėndronte pllaka e mermertė me mbishkrimin:

    “THEMELUE NĖ VITIN 1940 NĖ KOHĖN E KRYEPISKOPIT TĖ GJITHĖ SHQIPNIS IMZOT KRISTOFORIT – me pjesėmarrjen dhe bashkėpunimin e pleqėsis kishtare dhe tė kujdestarisė sė kishės tė Tiranės, ndėrtue me t-ardhunat e ēpronėsimit tė kishės sė vjetėr tė Shėn Prokopit dhe me ndihmat e popullit orthodhoks, projektue dhe drejtue prej ing. arch. Skėnder Luarasit, zbatue prej sipėrmarrjes Ing. Lucca e C, Milano”.


    Prokopi i Qezarese nė Palestinė

    Natyrisht bėhet fjalė pėr Prokopin e lindur nė Jerusalem nė shek III, e jo pėr ndonjėrin prej dy shenjtoreve tė tjerė, qė mbajnė tė njėjtin emėr, qė ndėrruan jetė pėrkatėsisht nė vitin 1053 dhe 1303. Kėshtu pajtori i zgjedhur pėr Tiranėn, tipik i kishės lindore, ishte prej shekujsh njė shenjtor i pėrnderuar fort ndėr shqiptarėt ortodoksė, bullgarėt dhe vllehtė. Deri edhe nė Kalabri qe shpėnė prej ballkanasve kulti i tij, tė cilėt kishin formuar atje njė qytezė me kėtė emėr. Shėn Prokopi ka hyrė nė historinė e kishės si i krishteri i parė vrarė nė Palestinė, gjatė persekutimeve tė Dioklecianit, pasi, pėrpos mohimit tė hyjnive pagane, ai kishte refuzuar publikisht para gjykatėsve tė ngrinte dolli nė nder tė perandorėve tė Romės. Kjo i kushtoi jetėn mė 8 korrik tė vitit 303 – datė e pėrkujtimit tė tij prej kishės ortodokse nė mbarė botėn. Mė pas, nė Qezaré tė Palestinės, te vendi i martirizimit, u pat ngritė pėr ndėr tė tij njė faltore. Kulti i shenjtorit qe i fortė nė Tiranė, ku nė rrjedhė tė kohėve organizoheshin procesione e festa tė posaēme mė 8 korrik, ditėn e Shėn Prokopit dhe kjo shpjegon faktin pse nė komunitetin ortodoks tiranas vėrehej deri vonė njėfarė dendurie nė pėrdorimin e kėtij emri. Etimologjia e emrit Prokop, lidhet me greqishten dhe do tė thotė pėrnxitės.

    Artan Shkreli – Maj 2012

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ka probleme me truallin me sa di, pasi qe te jepet leje ndertimi, ne rradhe te pare duhet qe Kisha te zoteroje truallin,...pervec kesaj zona perreth eshte "zone e gjelber" dhe sipas rregullave nuk lejohen ndertime te reja,...ceshtja duket e komplikuar, vetem po te zgjidhet me vendim KRRTRSH dhe vendime qeverie...
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1
    Po, mbase kjo e dyta qendron sepse sa i takon truallit eshte dhurate e familjeve te bashkesise ortodokse te Tiranes sic del dhe nga shenimet e Kodikut te Kishes.Problematik mbetet mbrojtja e mjedisit qe disa metra me tutje ne liqenin thuajse pa uje artificial nuk perfaqeson ndonje pengese apo model ekologjik.

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Sot eshte tamam koha per te bere rindertimin e Kishes se Shen Prokopit dhe jo vetem kaq por edhe per te percaktuar qarte territorin perreth saj, qe do te kerkoje zhvendosje rrugesh, pra edhe nje bashkepunim me pushtetin vendor dhe ate qendror..
    Mesa di une jane 2 projekte si variante,..njeri eshte qe te behet rindertimi ne vendin ku eshte sot, pasi njeri nga muret, nga veriu me duket, i perket Kishes se prishur me 1967,...dhe varianti i dyte eshte ndertimi i nje Kishe te re qe nga themelet, qe pre mendimin tim eshte edhe me pozitivi...
    Sidoqofte, pavaresisht se Kisha e re mund te jete me e madhe se sa ajo qe ka qene, projekti i Skender Luarasit duhet te merret si baze, per te ruajtur trashegimine dhe origjinalitetin e Kishes,...
    Pas ndertimit te Katedrales "Ngjallja e Krishtit", ndertimi i saj eshte ne rend te dites...., dhe ne kete rast, si edhe ne te tjera, nepermjet ndihmave te mbledhura ne bote, prej Kryepiskopit Anastas..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 07-12-2012 mė 06:58
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1
    Ja nje lajm i mire per kulturen dhe qyteterimin shqiptar!

  6. #6
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ne qe u lindem ne ate lagje prane ish kishes e therisnim thjesht Shen Prokopi. Shpesh babai me dergonte per birra te lokali qe u ndertua ne token e kishes.Shko bli ca birra te Shen Prokopi thoshte im ate. Ne fakt aty ndodhnin shpesh sherre te renda,ne disa raste me rezultat vdekjen.Ju ndoshta nuk e dini por ka pasur edhe sherre me shkembim zjarri edhe pse ishte koha e komunizmit. Nen ze ekzistonte idea se keto ndodhin pasi lokali ishte ndertuar mbi nje toke te shenjte,pra ishte sakrileq te perdorej per te pire e mepas njerezit urinonin pas ndonje peme aty rrotull. Ne i besonim keto gjera pa pasur parasysh se te ciles feje ishim.Shpresoj te ndertohet ajo kishe.

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Gjithcka eshte gati nga ana e KOASH-it, por mesa kam degjuar Bashkia Tirane nuk e ka predispozicionin e duhur per te na ndihmuar..., sepse ka probleme te regjistrimit te truallit,.... etj. Keshtu qe nuk besoj ne ndertimin e Kishes, ne nje periudhe te afert...Vetem po te sensibilizohet qeveria dhe te nxjerre vendim te vecante, gje e veshtire per t`u realizuar...gjithsesi le te shpresojme...
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •