Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Procedurat për të filluar një biznes të ri ne Shqiperi

    Procedurat për të filluar një biznes të ri, nga regjistrimi te pagesa e kontributeve

    Punëdhënësi i pajis të punësuarit me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe e plotëson çdo muaj, në datën e pagesës së pagës mujore. Mbështetur në ligjin për sigurimet shoqërore, punëdhënësit duhet të llogarisin dhe të paguajnë për punëmarrësit e tyre përfitimet afatshkurtra, si për sëmundje ashtu edhe për barrëlindje
    Përveç këshillave duhen ndjekur rregullisht të gjitha procedurat që duhen për të hapur një biznes të ri. Një fushë e rëndësishme janë edhe sigurimet shoqërore që duhen paguar në kohë dhe pa vonesa. Çdokush duhet të ketë parasysh se ka gjoba për mospagesën e sigurimeve shoqërore që arrijnë deri në mbyllje të aktivitetit.

    Regjistrimi
    Përpara fillimit të veprimtarisë ekonomike dhe për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, fillimisht, ju duhet të regjistroheni në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Më pas, ju duhet të paraqisni pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore kopjen e certifikatës së identifikimit të personit të tatueshëm. Agjencia e Sigurimeve Shoqërore, mbështetur në këtë dokument, realizon regjistrimin tuaj në organet e sigurimeve shoqërore. I vetëpunësuari, dy ditë pas regjistrimit në QKR, duhet të dorëzojë në organin tatimor listën e punonjësve të papaguar të familjes, me të cilët punon e bashkëjeton.

    Si bëhet llogaritja e kontributeve?
    Të vetëpunësuarit dhe personat e papaguar të familjes që ushtrojnë veprimtari ekonomike, sigurohen në mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, pensione dhe sigurim shëndetësor. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vete dhe për punonjësit e papaguar të familjes, mbi 16 vjeç, që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës mujore minimale, e cila duke filluar nga data 1.7.2012 e në vazhdim është 21 mijë lekë në muaj. Për kontributet e sigurimeve shoqërore ju paguani 23% të pagës minimale mujore prej 21 mijë lekësh, e barabartë kjo me 5 868 lekë në muaj. Për kontributet e sigurimeve shëndetësore ju paguani 7% të pagës minimale mujore prej 21 mijë lekësh, pra 2 577 lekë në muaj.

    Cilat janë afatet e pagesës së kontributeve
    Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore paguhen çdo tremujor, brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra, jo më vonë se datat: 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar. Kujdes, nëse kontributet nuk paguhen në kohë, zbatohen penalitete.

    Ku dhe si mund të paguhen kontributet
    Ju mund t’i paguani kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të postës shqiptare. Pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ju dhe pjesëtarët e familjes me të cilët ju punoni do të pajiseni nga Agjencia e Sigurimeve Shoqërore me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Çfarë përfitohet si i vetëpunësuar nga pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Nga pjesëmarrja në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përfitohen të gjitha llojet e pensioneve: Pension bazë pleqërie; Pension i pjesshëm pleqërie; Pension pleqërie i reduktuar; Pension familjar; Pension invaliditeti; Pension i pjesshëm invaliditeti; Shërbim shëndetësor dhe rimbursim ilaçesh.

    Ku dhe si mund të regjistrohesh për të filluar një veprimtari ekonomike
    Përpara fillimit të veprimtarisë ekonomike dhe për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, së pari bëhet regjistrimi në Qendrën Kombëtare te Regjistrimit. Dy ditë pune pas regjistrimit në QKR, dorëzohet pranë organit tatimor lista e të punësuarve, me pagën përkatëse. Pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kryhet nga punëdhënësi sipas afateve të përcaktuara me ligj. Punëdhënësi ka detyrim ligjor për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve në kohën dhe masën e duhur. Listëpagesa është një deklaratë e subjektit, në të cilën evidentohen kontributet individuale, dhe si e tillë, në mbështetje të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” tatimpaguesi që nuk lëshon deklaratën tatimore në afat dënohet me gjobë me 10 000 lekë, për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar. Punëdhënësi, i cili nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara, detyrohet të paguajë edhe një gjobë 10 000 – 20 000 lekë për çdo rast.

    Si bëhet pajisja e punëmarrësve me librezat e kontributeve
    Instituti i Sigurimeve Shoqërore pajis punëdhënësit me librezat e kontributeve të sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, sipas kërkesave që bëhen pranë këtyre organeve. Punëdhënësi i pajis të punësuarit me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe e plotëson çdo muaj, në datën e pagesës së pagës mujore. Mbështetur në Ligjin për sigurimet shoqërore, punëdhënësit duhet të llogarisin dhe të paguajnë për punëmarrësit e tyre përfitimet afatshkurtra, si për sëmundje ashtu edhe për barrëlindje. Kur punëmarrësi është i sëmurë ose përkujdeset për fëmijën e sëmurë, që ka në ngarkim, të vërtetuar me raporte mjekësore, kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore deri në ditën e 14 me raport mjekësor deklarohen njëlloj sikur punëmarrësi të mos jetë i sëmurë dhe paguhen sipas përcaktimit në Kodin e Punës, ndërsa nga dita e 15 e raportit mjekësor punëmarrësi i siguruar ka të drejtë të marrë përfitime për paaftësi të përkohshme nga fondet e sigurimeve shoqërore

    Standard
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Një nga postimet më të dobishme ever ever!

  3. #3
    Ka vetem nje problem te ky shkrimi/ligji

    Se askush nuk po paguan sigurime per puntoret e shkret.... edhe.... ato firma qe i kane puntoret e regjistruar dhe marin siguracione, po i paguajn siguracione me rroge minimale prej 210.000 lek te vjetra, nderkohe pagesen tjeter ja japin ne dore

    Qe ta kuptoni me mire : ... Nje Shofer kamjoni mer nga 700.000 lek deri ne 1.500.000 lek te vjetra mesatarisht. Nese firma qe e ka punsuar do ti paguante keti sigurimet shoqerore ne baze te rroges, ky shofer do dilte ne pencion me nje page prej rreth 1.000.000 lek afersisht . Nderkohe ne bordero shenohet qe ky shofer ka nje page mujore prej 210.000 lek te vjetra... dhe kur te dali ne pencion del me nje page perafersisht 150.000 lek te vjetra

    Ketu humb shteti dhe i punsuari, nderkohe qe pasurohet monopoli i biznesit duke mos paguar sigurimet ne baze te vleres reale qe mer nje punonjes

    Nderkohe qe biznesmeni per nje rroge 1.000.000 lek te vjetra duhet te paguaj ne shtet 250.000 lek kontribute, ai paguan 50.000 lek kontribute per nje rroge minimale pre 210.000 lek, edhe pse ky puntore mer 1.000.000 lek ne muaj. Pundhensi i jep ne dore pjesn me te madhe dhe pjesen tjeter e paguan ne banke... dhe populli merr pencion sa per me ble tranguj kur ti vije koha e pencionit
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 06-12-2012 më 22:52 Arsyeja: Nuk kam asigjo ne kundershtim me Berishen. Thjesht qe se rru hic per popullin
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •