Dritan Hoxha, “Qytetar Nderi” i Vlorës
27 Nëntor 2012 Gazeta Shqip
Vlerësimi ka ardhur me propozim të kryebashkiakut Shpëtim Gjika
Këshilli Bashkiak i Vlorës, me propozim të kryebashkiakut Shpëtim Gjika, nderoi me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Vlorës, Presidentin e ndjerë të “Top Medias”, Dritan Hoxha. Dritan Hoxha është vlerësuar edhe më parë në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë për kontributin e madh të dhënë përmes medias në bashkimin e shqiptarëve, unifikimin e gjuhës zyrtare shqipe, por ky vlerësim tjetër vjen në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, pikërisht në qytetin simbol të Pavarësisë, Vlorë.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në fjalën e mbajtur para këshilltarëve të të gjitha forcave politike tha, se e bën këtë propozim në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm, që Dritan Hoxha bëri me punën e tij.
“Unë propozoj titullin ‘Qytetar Nderi’ për Presidentin e “Top Medias”, Dritan Hoxha, që edhe pse nuk është vlonjat, ka ditur nëpërmjet kompanisë që themeloi, të manifestojë, jo vetëm jetën e përditshme të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, por të përcjellë me ngjyra të forta kombëtare dhe emocione të veçanta kombëtare gjithçka pozitive që ka pasur dhe ka Shqipëria”, tha Gjika
Krijoni Kontakt