Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Amnistia e Pavarësisë, "shpëtojnë" nga akuzat 4 të pandehur të Gërdecit



    TIRANË- Padia penale e ngritur nga personat e dëmtuar nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec ndaj katër të pandehurve, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi është pushuar si çështje ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës. Sipas trupit gjykues, vepra penale "e plagosjes së rëndë nga pakujdesia", është amnistuar, ç'ka do të thotë që çështja ndaj katër të pandehurve konsiderohet e mbyllur.

    Të dëmtuarit nga shpërthimi i Gërdecit kishin ngritur akuzën e "plagosjes së rëndë" pranë Gjykatës së Tiranës kundrejt Minxollit, Delijorgjit, Pinarit dhe Ngjeçit, çështje që tashmë është mbyllur. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi ish-ministrin e Mbrojtjes, aktualisht ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Lartë. Kjo do të thotë që përderisa Gjykata e Tiranës e pushoi këtë padi për shkak të amnistisë, të njëjtin "fat" pritet që të ketë edhe padia e ngritur ndaj Mediut në Gjykatën e Lartë. Këtë vit nga amnistia përfituan edhe shumë të dënuar të tjerë, numri i të cilëve shkoi mbi 500, siç pati edhe shumë prej atyre që u dorëzuan vetë pranë komisariateve të policisë, për të përfituar nga amnistia që hyri në fuqi më 28 Nëntor.
    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Vetëvritet Tushe Osmani, nëna e vajzës që u vra në Gërdec. Dy vjet më parë iu vetëvra burri



    Vetëvritet në Gërdec Tushe Osmani, nëna e Resmije Osmanit, që u vra në tragjedinë e Gërdecit. iktima ka pire helem heret ne mengjes dhe eshte gjendur e vdekur dhe e helmuar. Nje dite me pare CEZ i ka prere dritat, per shkak te pamundesise per te paguar faturen e energjise.
    Dy vjet më parë kish vrarë veten nga dëshpërimi dhe Gazmend Osmani, burri i saj. Tragjedia bëhet e plotë kur mendon se vajza e Resmijes që vdiq në Gërdec, është sot dyfish jetime. “E vrau shteti dhe shteti duhet të mbajë përgjegjësi për viktimat”, është shprehur Tushe Osmani,per Top Channel 2 vjet me pare…!

    Ndërkohë gjyqi i tragjedisë së Gërdecit po shkon drejt fundit duke mos dënuar askënd. Fatmir Mediu, ministri i Mbrojtjes në atë kohë, po mbrohet me imunitet, oficerët e lartë janë amnistuar, ndërsa procesi ka degraduar si aksident teknik, duke shmangur pistën korruptive të lobimit të djalit të kryeministrit, i cili nxiti arrogancën e biznesmenëve për të mos siguruar jetën e punëtorëve.

    http://www.gazetatema.net/web/2012/1...vetevra-burri/
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •