-
Perjashtuar
Pėr: Preveza shqiptare
SFIDAT E GJUHĖS SHQIPE NĖ ĒAMĖRI PĖRBALLĖ GODITJES DHE HARRESĖS
November 13th, 2012
Nga Namik Selmani/
Gjuha shqipe ka qenė dhe mbetet edhe tani, nė shekullin XXI si njė nga ngėrēet mė tė mėdha midis shtetit grek e popullsisė shqiptare qė e ka pėrdorur dhe e pėrdor atė, qoftė nė kufirin e saj administrativ, qoftė edhe pėr atė masė shumė tė madhe qytetarėsh shqiptarė qė dikur jetonin fizikisht nė territorin administrativ tė kėtij shteti dhe qė nė vitet 40 tė shekullit tė kaluar u dėbuan me forcėn e bajonetės, me plumbat e armėve dhe me pishtarėt zjarrvėnės e djegur drejt shtėpive, oxhaqeve, ullinjve, objekteve tė kultit islam, tė pronave tė tyre stėrgjyshore pėr t’i dėbuar mė tej drejt kufirit administrativ tė shtetit shqiptar. Marrėdhėniet e gjuhėshkruesve dhe gjuhėfolėsve shqiptarė me shtetin grek nuk kanė qenė probleme thjesht gjuhėsore ose mė thjesht teknike, por qė kanė buruar nga njė politikė e qartė spastruese, nacionaliste, ndaj asaj popullsie myslimane apo edhe tė krishtere pėr tė mos e ushtruar asnjėherė lirisht mėsimin e gjuhės amtare shqipe nė fshatrat e qytetet e Ēamėrisė duke gjetur sa e sa arsye absurde pėr ta bėrė njė gjė tė tillė qė bie nė kundėrshtim me sa e sa ligje ndėrkombėtare tė asaj kohe, por edhe tė atyre qė sot Greqia i ka firmosur nė disa Konventa Ndėrkombėtare.
Instituti i Integrimit tė Kulturės Shqiptare qė nė hapat e parė tė aktivitetit tė tij kulturor e ka patur nė qendėr tė vemendjes kėtė problem. Kuptohet me gjendjen qė ėshtė krijuar nė kėtė krahinė me njė popullsi myslimane, tė dėbuar me forcė qė para mė se 67 viteve dhe, me njė popullsi ortodokse qė ėshtė greqizuar edhe mė shumė me atė moto absurde qė ka qenė e vazhdueshme se “ēdo ortodoks ėshtė grek” ėshtė me shumė pikėpyetje, me shumė udhėkryqe.
Para se tė trajtojmė me hollėsi tė gjithė dukuritė dhe problematikėn shumė tė ndėrlikuar tė gjuhės shqipe nė Greqi ia vlen qė shkurt tė tregojmė pėr origjinėn e gjuhės shqipe dhe pėr vendin qė ajo ka zėnė dhe zė ende nė komunikimin gjuhėsor tė kombeve nė Ballkan.
Duke e parė si problem politik duhet thėnė pak se cila ėshtė origjina e shqipes nė krahasim me gjuhėt e Ballkanit e sidomos me atė greke. Pėr kėtė na vijnė nė ndihmė shumė albanologė shqiptarė, por sidomos tė huaj, duke pėrfshirė kėtu edhe vetė studiuesėt grekė tė shekujve tė kaluar
Gjuha shqipe qė flasin ēamėt, sipas albanologut danez Pedersen, ėshtė njė nga dialektet mė tė pastra tė shqipes. Enciklopedia e Madhe greke e botuar mė 1923, jep kėto karakteristika pėr ēamėt: “Ēamėt janė shtatlartė, flokėzinj, tė shkathėt, luftėtarė, tė zgjuar, krijues, tė besės dhe shumė besimtarė nė fenė e tyre islame. “
Ēamėt ishin tė shpėrndarė edhe nė vise tė tjera tė Greqisė veriperėndimore, jashtė kufijve qė pėrmendėm mė lart. Mė herėt poeti ynė kombėtar do ta vlerėsonte me njė himnizim tė dukshėm pėr gjuhėn qė ėshtė pėrdorur nė Ēamėri me vargjet lapidarė tė poemės sė tij “Bagėti e bujqėsi” “Dallandyshe bukuroshe qė thua milėra fjalė/ Eni vjen pej Ēamėrie/me kėtė gluhė Perėndie
Mes studiuesve tė shumtė qė merren me kėtė gjuhė do tė veēonim njė studiues tė pėrmasave evropiane qė edhe sot vazhdon tė na befasojė me studimet e tij pėr kėtė gjuhė. Para pak kohėsh mes shumė librave shkencorė tė fushės sė gjuhėsisė dhe historisė, ai botoi librin pėr historinė e sankrishtes si pararendėsja e gjuhės sė ilirėve. Ėshtė ndėr librat e pakėt qė bėhet pėr kėtė gjuhė tė lashtė e qė vėrteton edhe origjinėn e gjuhės shqipe tė Ēamėrisė nga gurra e madhe e gjuhėsisė ballkanike. Quhet Niko Stillo
Profesor Niko Stillo ėshtė ēam ortodoks qė jeton nė Gjermani. Ka lindur nė njė fshat tė Prevezės (Greqi). Ėshtė larguar nė moshėn 20 vjeēare nga Greqia dhe ka shkuar nė Itali, ku ka kryer studimet pėr statistikė. Mė pas ka jetuar nė Gjermani ku ka kryer studimet pėr Pedagogji dhe Ekonomi. Ka “mbetur” nė Gjermani ku ėshtė marrė me gjuhėn e vjetėr shqipe, me shkrimet e vjetra nė shqip dhe me Etruskologjinė. Ai hedh mendimin se nė Greqi sot jetojnė rreth 70 000 shqiptarė ēamė kėta janė tė grumbulluar kryesisht nė dy prefektura, ajo e Thesprotisė dhe ajo e Prevezės. Ēamėria ėshtė mė e madhe. Nė Thesproti janė 35 mijė shqiptarė kristianė ortodoksė dhe myslimanė. Preveza ka 30 mijė shqiptarė. Nė total pėrafėrsisht 70 mijė shqiptar tė Ēamėrisė.
Teza e tij qė ai e mbron edhe shkencėrisht ėshtė se gjuha shqipe ėshtė nga tė parat nė Mesdhe. Kjo ishte njė nga gjuhėt e para dhe tė gjitha mbishkrimet e gjetura etruske ishin tė shkruar nė gjuhėn shqipe.
Ai mendon se etruskėt ishin njė pjesė e gjuhės shqipe. Po ta shohim sot njė copė nga ai vend thonė Toskanė qė janė etruskėt. Toskė kemi dhe nė Shqipėri. Toskanė do tė thotė anė e toskėve.
Ai ka bėrė njė libėr pėr historinė e Shėn Arvanitasve, tė cilin e ka nxjerrė para disa viteve Ministria e Kulturės sė Kosovės nė Universitetin e Prishtinės. Ky libėr ka njė tekst nga njė mumje qė ėshtė sot nė Zagreb, e cila kishte brenda saj njė tekst me 12 faqe i cili ishte i shkruar i gjithi nė gjuhėn shqipe. Kush kupton ēamėrisht, e kupton perfekt pasi ėshtė gjuhė ēame.
Ai hedh me shumė tė drejtė mendimin qė, s’i thotė edhe vetė, pėrkrahet nga njė numėr i madh intelektualėsh dhe njerėzish tė thjeshtė se sa mė parė duhet tė hapen shkolla shqipe nė zonat ku ka njė popullsi tė tillė qė do tė ishte edhe njė shprehje e qartė e reciprocitetit tė dy shteteve, njė normė sa morale aq edhe juridike apo edhe politike nė kohėt qė po jetojmė ku vihen shumė firma nė letra traktatesh, por jo gjithmonė bėhen realitet nė praktikė. A do ta pranonte shteti grek hapjen e shkollave nė shqip? A do t`i ndiqnin kėto shkola apo nuk janė tė dėshirueshme pėr nxėnėsit e vegjėl e tė rritur?
Pėr shkollat ėshtė njė problem gjuha shqipe nė programin mėsimor, ashtu siē hyn gjuha e huaj. domosdoshmėrisht duhet tė futet edhe shqipja nė ato vende ku ka shqiptarė. Para Niko Stillos prejardhjen e gjuhės shqipe e ka bėrė shumė mirė njė nga personalitet mė tė spikatur tė kulturės arvanitase me njė vepėr kaq madhore qė quhet “Fjalori i Marko Boēarit”. Nė fjalorin e Marko Boēarit janė nxjerrė shumė fjalė qė i gjen nė ēamėrisht. Shumė fjalė nė fjalorin e sotėm tė gjuhės shqipe dhe shumė fjalė tė tjera nga fjalorė tė tjerė.
Pėr kėtė botim kanė shkruajtur shumė akademikė shqiptarė e tė huaj dhe kanė vlerėsuar pėr seriozitetin shkencor tė tij
Natyrisht tezėn e prejardhjes sė gjuhės greke nga gjuha shqipe nuk e pranojnė qarqet greke, por kjo ėshtė e vėrtetė.
Njė tjetėr studiues i gjuhės shqipe nė Ēamėri Jani Sharra shkruan nė njė nga veprat e tij: “Gjuha e folur nė Kastrizė ishte shqipja gjuhė, e cila trashėgohej deri nė 10-vjeēarin e viteve 1940-1950. Kjo gjuhė trashėgohej nga njėri brez nė tjetrin dhe sado qė pėrdorimi i saj ka keqtingulluar, ende flitet edhe nė ditėt nė vijim. Pėr gjuhė tė shkruar pėrdornin greqishten, tė cilėn e flisnin njė pakicė dhe e shkruanin edhe ca mė tė pakėt. Ata dalloheshin pėr mungesėn e gramatikės, tė rregullave sintaksore dhe tė drejtshqiptimit. Madje herė pas here pėrdornin fjalė shqipe, gjė qė duket nė dorėshkrime e testamente e pohuar edhe nga Panajotidhi. Porse edhe nė gjuhėn e folur shqipe ishin futur shumė fjalė greqisht si dėshmohet jo vetėm nga pėrdorimi i tyre deri mė sot, por edhe nga vendemėrtimet, kėngėt, urimet pėrrallat, tė cilat trashėgimia popullore i ruajti ashtu si i mori nga thellėsia e shekujve” Nėse do tė bėnim njė koment tė shkurtėr tė kėsaj thėnieje do tė thonim se Kastriza, pėr tė cilėn flet ky studiues, ka qenė dhe ėshtė edhe sot e kėsaj dite njė lloj simboli i problematikės i evoluimit dhe i tė ardhmes sė gjuhės shqipe nė Greqi Njė qėndrim i tillė nuk ėshtė vetėm gjuhėsor, por edhe si pjesė e politikės sė tyre tė brendshme e tė jashtme, ishte shqiptuar edhe mė parė me popullsinė arvanitase qė edhe sot pas qindra vitesh e ka ruajtur gjuhėn shqipe me shumė dashuri si shenjė e identitetit tė tyre kombėtar, edhe pse para kishin njė administratė qė pėrherė e ka penguar njė gjė tė tillė dhe e ka goditur me tė gjitha mėnyrat e mundshme.
Qė kur popullsia e pjesės mė tė madhe tė Ēamėrisė u pėrfshi nė territorin administrativ tė Greqisė, politikanėt e kėtij shteti e kishin projektuar prej kohėsh idenė famėkeqe tė MEGALIDHESĖ dhe bėnė tė gjithė pėrpjekjet diplomatike, ushtarake, kulturore qė tė zhduknin identitetin kulturor tė kėsaj popullsie ka filluar edhe pėr presionin e madh ushtarak, kulturor qė ajo ushtronte nė kėtė zonė.
Nė Ēamėri, pėr shkak tė rrethanave gjithmonė tejet tė vėshtira, mund tė flitet pėr shkrimkėndimin shqip dhe jo pėr shkollėn shqipe. Shteti osmano-turk, mė parė, dhe shteti grek, mė pas, nuk lejuan asnjėherė qė shkolla shqipe nė Ēamėri tė ishte njė institucion i vėrtetė zyrtar, i mbajtur dhe i mbrojtur prej tyre. Pėrkundrazi, edhe kur formalisht e lejonte ligji, praktikisht mėsimi dhe shkolla shqipe pengohej dhe ndalohej me mėnyra nga mė tė ndryshmet. Edhe kur hapeshin me stėrmundime ekonomike dhe sakrifica jetėsh, herė ndaleshin nė hapat e parė, dhe, herė tė tjera, mbylleshin fare, pa arritur nė ndonjė sistem arsimor, pak a shumė tė rregullt dhe tė plotė. Pėr kėto arsye, arsimimi kombėtar nė Ēamėri, kryesisht, ka qenė pėr tė mėsuar shkrim-kėndimin shqip, dhe, pak e rrallė, pėr tė marrė dituritė nė gjuhėn amtare.
Edhe sot e kėsaj dite tė gjithė biografėt e arsimit shqip nė Ēamėri kujtojnė ditėn e parė tė shkollės sė parė shqipe mė 1908 qė ishte vėrtet njė festė e bukur, por qė nuk do tė ishte kaq e bukur vazhdimi i saj. Shumė e shumė pengesa tė panumėrta do t’i dilnin asaj nė kėto vite. Mė 25 gusht 1908, nė qytetin e Filatit, u hap shkolla e parė shqipe nė Ēamėri. Nė telegramin, e botuar te gazeta “Liria”, shkruhet: “Me gas tė madh u apim sihariqin se sot ēelėm me shumė lavdi njė shkollė shqipe dhe bėmė disa fjalė mėmėdhetarisht.
Mėsuesi i shkollės sė parė shqipe tė Filatit ishte Musa Demi, figurė e shquar e historisė kombėtare. Njė ish nxėnės i kėsaj shkolle e ka pėrshkruar, kėshtu, ditėn e parė tė mėsimit shqip: “Nė oborrin e shtėpisė ishin mbledhur shumė banorė tė qytetit dhe nga fshatrat pėrreth, pėrfaqėsues tė administratės turke. Hymė nė njė nga dhomat e shtėpisė qė ishte caktuar pėr klasė mėsimi. Nuk kishte as banga dhe as dėrrasė tė zezė. Ne u ulėm nėpėr disa ēilte qė ishin shtruar rreth e rrotull dhomės. Nė faqen e murit ishte vendosur njė flamur i vogėl me shqiponjėn me dy krerė nė mes.
Ėshtė flamuri ynė, na tha mėsuesi Musa Demi, dhe e lėmonte me kujdes. Ishim gjithėsej 25-30 nxėnės ditėn e parė tė shkollės. Musa Demi na shpėrndau Abetaret dhe na tha se me atė do tė mėsonim tė shkruanim dhe tė lexonim shqip ( H. Isufi Musa Demi dhe qėndresa ēame 1800- 1947, faqe 32-33). Shkolla shqipe u hapėn edhe nė qytetet e tjera: Paramithi, Prevezė, Margėllėē, Konispol si dhe nė fshatrat: Mazrek, Koskė, Janjar, Lopės, etj.”
Ēamėria gjatė gjithė historisė, deri nė Traktatin e Londrės (1913) ka qenė pjesė pėrbėrėse natyrore e hapėsirės shqiptare, prandaj tė gjitha proceset historike,shoqėrore dhe kulturore kanė patur po atė ecuri dhe po ato karakteristika dalluese, qė kanė patur edhe nė trevat e tjera shqiptare. Kėshtu, edhe zanafilla dhe pėrhapja e shkrim-kėndimit dhe e shkollės shqipe nė Ēamėri kanė qenė pjesė pėrbėrėse e atij procesi tė gjerė qė pėrftoi shkollėn shqipe nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare dhe tė pėrpjekjeve pėr pavarėsi. Njė kahje tjetėr, pėrgjithėsisht, rrėnuese, morėn proceset historike, shoqėrore dhe kulturore nė Ēamėri, pasi kjo krahinė shqiptare u pėrfshi nė shtetin grek pa asnjė tė drejtė tė identitetit politik, kulturor dhe arėsimor.
Megjithatė, pėrpjekjet si pėr shkrim-kėndimin, ashtu edhe pėr shkollėn shqipe kanė qenė tė vazhdueshme, tė mundimshme gjer nė sakrificė dhe vetėmohim. Pėrhapja e shkrim-kėndimit dhe e shkollės shqipe nė Ēamėri, gjatė Rilindjes Kombėtare, hasi nė tė njėjtat pengesa e vėshtirėsi, dhe, po ashtu, pati tė njėjtėn ecuri e mbarėvajtje, tė paktėn, si nė krejt Shqipėrinė e Jugut. Pėrballė popllisė shqiptare tė Ēamėrisė ishte njė shtet i organizuar qė e pengonte me shume mjete kėtė gjė duke e kuptuar nė praktikė rolin e madh tė zgjimit tė kombit shqiptar.
Janė me dhjetra e dhjetra fakte qė dalin nga arkivi dhe kujtesa e njerėzve bashkėkohės pėr atė goditje tė madhe qė i bėhej gjuhės shqipe nė Ēamėri. Nė librin e botuar nga Arkivi Shtetėror i Republikės sė Shqipėrisė me titull “Dokumenta pėr Ēamėrinė“ mund tė gjesh shumė burime qė e vėrtetojnė njė gjė tė tillė. Nė tė ka letėrkėmbime diplomatike, ka kėrkesa fshatarėsh, kronika tė kohės, kėrkesa pėr t’u dhėnė ndihmė ekonomike mėsuesve nga Mbretėria shqiptare, raporte pėr vėshtirėsitė e mėsimit tė gjuhės nė fshatra tė veēanta apo edhe nė mbarė kraihnėn e Ēamėrisė, informacione qė vinin nga terreni i fshatrave ēame, protesta, detaje tė spikatur njerėzore qė tregojnė qendresėn e ēamėve pėr tė mbajtur tė gjallė gjuhėn e brezave tė tyre.
Nėse do ta quanim njė betejė mėsimin e gjuhės shqipe, ajo kishte nė kėtė periudhė tre fronte njėherėsh. Nė njėrėn anė ishin pėrpjekjet e kėrkesat e vazhdueshme tė popullsisė autoktone ēame pėr t’i kėrkuar qeverisė greke hapjen e shkollave tė mirėfillta shqipe nė qytetet e fshatrat e Ēamėrisė. Nė anėn tjetėr ishin pėrpjekjet e qeverisė shqiptare qė brenda mundėsive tė saj diplomatike, politike tė ndihmonte pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
Nė njė anė tjetėr ishte edhe faktori ndėrkombėtar qė po bėhej pėrherė e mė tepėr shtysė pėr kėtė problem
Qė pas viteve 1912 –1914 qeveria greke nisi pėrpjekjet pėr shkombėtarizimin e kėtyre trojeve Nė arkivat e kohės tė bie nė sy njė nga deklaratat qė pėrmendej shpesh kur ēamėt bėnin kėrkesat e tyre pėr t’iu mėsuar fėmijėve gjuhėn shqipe ‘Nė qoftė se doni tė mėsoni shqip shkoni gjetkė se kėtu s’keni vend! Kjo deklaratė kaq antikombėtare pėrmendėte mė zė tė lartė nga qeveritarėt grekė tė tė gjithė shkallėve nė tė gjitha fshatrat e qytetet e krahinės sė Ēamėrisė.
Nė datėn 27 shkurt 1936 rreth 80 burra tė popullsisė myslimane tė qytetit tė Filatit i dėrgojnė njė letėr kėrkesė Kryetarit tė qeverisė greke nė Athinė. Njė kėrkesė normale pėr statusin e shtetasit grek, por e pajustifikueshme pėr qeveritarėt grekė qė e shihnin me syrin e njerkės ēdo kėrkesė tė popullsisė shqiptare.Ndėrmjet tė tjerash ata shkruanin nė letėr“……paraqesim lutjen e nxehtė qė e ndėrshmja Qeveri tė na lejojė ēeljen e shkollave shqiptare private,shpenzimet tė mbajtjes sė tė cilave do tė rėndojnė (mbi neve) dhe tė cilat shkolla do tė jenė nė kontrollin e shtetit….” Njė kėrkesė sa njerėzore aq edhe e thjeshtė pėr t’u realizuar.
Jo thjesht pėr rastėsi, por disa ditė mė vonė Konsulli i Legatės Mbretėrore Shqiptare nė Athinė z.Xhaferr Vila, i drejtohet Ministrit tė punėve tė Jashtme nė Tiranė se po pėrpiqej pranė qeverisė greke pėr ēeljen e shkollave shqipe nė mbarė Ēamėrinė.
Kėrkesa e fshatarėve dhe e Konsullit qarkullonte nga njėra zyrė e qeverisė greke nė tjetrėn duke u bashkuar me dhjetra e dhjetra kėrkesa tė ēamėve tė Paramithisė, tė Margėllėēit, tė Arpicės qė kishin tė njėjtin qėllim. Heshtja e zvarritja ndiqnin njėra tjetrėn. Mesazhi ishte i qartė. Nė kushtet e kėsaj heshtjeje tė plotė e tė njė sabotimi tė qartė tė mėsimdhėnies sė gjuhės shqipe qeveria greke nuk merrte pėrsipėr qė tė hapte jo vetėm shkolla shtetėrore nė krahina etnikisht tė pastra shqipfolėse, por ajo nuk jepte miratimin edhe aherė kur kėto shkolla do tė mbaheshin krejtėsisht me tė ardhurat e popullsisė vendase.
Si pėr ironi tė kėsaj gjendjeje aspak tė favorshme pėr shqiptarėt ēamė, nga burimet diplomatike tė kohės merret vesh se Despoti i Janinės Spiridoni nga vajtjeardhjet e tij tė shpeshta nė Athinė kishte siguruar njė fond tė konsiderueshėm pėr tė hapur nė Manastirin Velev nė kodrat e Kalbaqit, shumė afėr kufirit shqiptar dy shkolla normale me tė gjitha mjetet e duhura si orendi, kushte pėr fjetje, bursa tė plota pėr nxėnėsit, etj. Nxėnėsit e tyre vinin nga shkollat greqishtfolėse tė Shqipėrisė sė Jugut.
Ishin vitet kur vazhdonin me shpejtėsi pėrpjekjet politike e diplomatike pėr tė larguar me tė gjitha mėnyrat kėtė popullsi autoktone nga trojet e saj. Ishte koha kur vazhdonin me shpejtėsi shpronėsimet pėr njė shumė qesharake vetėm e vetėm pėr ta varfėruar krahinėn e Ēamėrisė e pastaj ata tė mos e kishin si njė problem tė parė hapjen e pėrhapjen e shkollave shqipe. Nė trevat ēame ende ishte nė fuqi Traktati i Lozanės qė detyronte shkėmbimin e popullsisė mysline pėr nė Turqi.
Nė vitet 30 nė Paramithi, Filat, Margėllėē e Gumenicė nxitej e pėrsėritej njė ritual tepėr poshtėrues nė lokalet ku ishin pronarė grekėt. Kur hynte ndonjė klient i ri ēam para se tė merrte porosinė, kamarjeri grek nė mėnyrė tepėr cinike, e pyeste nė se kishte para qė tė paguante kafenė qė do tė pinte. Pėrballė kėtyre kėrkesave sa normale aq dhe tė domosdoshme urrejtja dhe dinakėria greke nxirrte nga arkivi i saj forma tė drejtpėrdrejta apo dhe tė stėrholluara pėr tė mbytur me ēdo kusht zėrin ēam nė mbrojtje tė gjuhės shqipe.
Nė muajin maj 1936 rrihet rėndė Sulejman Taka nga Galbaqi e Shuko Tare me dy djemtė e tij, sepse kėrkuan tė hapej shkolla shqipe nė Picar. Nė Kalbaq rrihen masivisht mjaft fshatarė, sepse kanė shprehur ndjenja kombėtare shqiptare. Ndėrkohė propoganda e qeverisė greke nxitonte qė tė shprehej se “ata qė duan shkolla shqipe janė njerėz intrigantė qė duan tė prishin vendin…” Kjo u vazhdua me njė shpifje se gjoja “shqiptarėt e Ēamėrisė armatosen pėr tė bėrė kryengritje”
Fletoret shqiptare tė kohės “Besa”,Vatra” e ‘Arbėria” nė vitin 1936 e mė tej iu desh tė bėnin mjaft shkrime pėr tė hedhur dritė nė kėto pėrpjekje dashakeqe tė qeverisė e qarqeve antikombėtare greke si dhe tė tė njė pjese tė konsiderushme tė shtypit grek. Pėr fat tė keq kėto mendime pėrforcoheshin drejpėrdrejt edhe nga Kryeministri grek i kohės. Njė vendim i tillė i jepte dorė kontrolleve e bastisjeve tė shumta qė bėheshin nė familjet e patriotėve tė shquar ku dyshohej se kishin libra,gazeta nė gjuhėn shqipe. Kjo gjė ndodhi nė muajin shtator 1936 nė Paramithi ku pas kontrollit u gjetėn mjaft libra shqip qė u dogjėn
Njė mėnyrė tjetėr qė pėrdorej pėr tė mos lejuar nė asnjė mėnyrė hapjen e shkollave shqipe ishte argumenti i reciprocitetit tė kėtij problemi me qeverinė shqiptare. Kėshtu nga njė dokument arkival i kohės mėsojmė se shkollat shqipe nė Ēamėri do tė hapeshin po qe se do tė hapeshin shkolla greke nė Himarė e gjetkė. Kjo ishte vėrtet absurde se shkolla greke funksiononte prej vitesh nė kėtė qytet .
Kur zyrtarėt shqiptarė ia kėrkonin kėtė gjė kryeministrit grek Metaksa, ai thoshte se “….kemi vėshtirėsi financiare pėr hapjen e shkollave..”Ishte e qartė, fare e qartė. Popullsia autoktone ēame krahas shpronėsimit, krahas pėrjashtimit masiv nga administrata publike i ndalohej tė mėsonte shqip. Nėse presioni i madh i popullsisė vendase dhe ai i qeverisė shqiptare e bėnte nė ndonjė rast punėn e tij, qeveria greke e gjente shtigje tė tjerė dinakėrie. Caktonte nė mėnyrė arbitrare mėsues tė paaftė qė nuk kishin mbaruar studimet pėr gjuhėn amtare dhe qė shtyheshin qė tė thonin se gjoja ‘ēamėt hiqnin dorė vullnetarisht nga mėsimi i gjuhės shqipe e donin vetėm gjuhėn greke”.
Njė gjė e tillė u bė edhe objekt i njė Promemorieje tė Kėshillit tė Ministrave tė Shqipėrisė mė 2 prill 1936. Duke marrė shkas nga emėrimi i 5 mėsuesve shtetas shqiptarė grekofonė nė 5 fshatra tė Ēamėrisė ky kėshill“vendosi qė Pėrfaqėsitė tona nė Greqi tė bėjnė demarshe me qėllim qė tė emėrohen si mėsues tė gjuhės shqipe ndėr shkollat e Ēamėrisė shqiptarėt prej race, gjuhe e origjine…”
Me gjithė punėn e makinės propogandistike e shtetėrore greke familjet e pėrhapnin gjuhėn fshehurazi me abetare tė ardhura nga Shqipėria. Kudo nė dasma, familje, kuvende flitej shqip e vetėm shqip.
Mungesa e shkollave shqipe nė krahinėn e Ēamėrisė qė mė 1913 e deri mė 1944 kur edhe u bė dėbimi me forcė i popullsisė myslimane dhe shtetit grek e bėnte shumė mė tė lehtė greqizimin e kėsaj krahine duke e njėsuar popullsinė me besimin ortodoks tė kėsaj zone me kombėsinė greke janė bėrė mjaft pėrpjekje nga ana e shtetit shqiptar apo edhe tė vetė pėrfaqėsuesve tė fshatrave e qyteteve me popullsinė ēame pėr tė patur arsimin nė gjuhėn shqipe nė kėtė krahinė. Ky nivel shkollimi qė ishte pėrherė nė kuotėn zero ėshtė pranuar edhe nga vetė kryeministri Venizollos nė Lidhjen e Kombeve nė vitin 1925 kur ai pranon se nuk ka shkolla tė minoritetit nė Greqi.
Mbas pėrfundimit tė luftės greko – turke u nėnshkrua marrėveshja e Lozanės mė 1922, qė parashikonte kėmbimin e minoritetit turk nė Greqi, me grekėt e Azisė sė Vogėl. Qeveria greke me paturpėsinė mė tė madhe i quante ēamėt muslimanė minoritet turk, duke iu mohuar kėshtu identitetin kombėtar shqiptar. Ēamėt refuzuan tė bėhen plaēkė tregu nė kėtė pazar tė ndyrė. Duke hasur nė kundėrshtimin energjik tė tyre qeveritarėt grekė vunė nė pėrdorim thikėn dhe dhrahminė. Tė ndjekur me armė dhe me mashtrime, shpėrngulėn me lot nė sy nga vatrat e tyre rreth 30000 ēamėr. Ata u vendosėn nė Anadoll, e sidomos nė krahinėn e Izmirit. Ēamėt, qė mbetėn brenda kufijve tė mbretėrisė greke, iu nėnshtruan represioneve tė panumėrta. Kjo shtypje mori pėrmasa tė pakrahasueshme kur mė 1936, nė krye tė shtetit grek u vendos diktatori Joan Metaksai. Nė kėtė kohė nė Ēamėri filloi njė proces i egėr helenizmi.
Filloi zėvendėsimi i emrave tė katundeve me emra greke. Kėshtu p.sh. katundi i Varfaj u quajt Parapatamo, Arpica u quajt Perdhika, Picari u quajt Aites, Spatari –Trikos ( trikoryfo ) etj. Vėshtirė qė tė gjesh njė ndėrrim tė tillė kaq masiv tė emrave tė fshatrave dhe tė vendbanimeve tė tjera vetėm e vetėm se ato ishin shqiptare. U ndėrruan dhe emrat e lumenjve, fushave, maleve dhe ēdo gjė qė mbante emra shqip u zėvendėsua me fjalė greke. U ndalua mėsimi i fesė islame nėpėr mejtepe dhe medrese. U ndalua komunikimi nė gjuhėn shqipe nė gjykata, nė ushtri dhe nė zyrat qeveritare. U vendosėn taksa shumė tė larta dhe ua morėn njė pjesė tė pasurisė sė patundėshme. Nga kisha greke, predikohej hapur se ata ēamėr qė do tė konvertoheshin nė ortodoksė do gėzonin tė gjitha tė drejtat dhe do tė pėrjashtoheshin nga taksat. Njė nga mjetet mė te fuqshme qė ndihmoi nė kėtė shkombėtarizim ishte edhe mohimi i gjuhė amtare qė ēamėt flisnin nė trojet tyre stėrgjyshore qė kur kishin nisur jetėn e tyre Unė do shtoja disa toponime qe edhe sot thirren si para 67 vjeteve si Plazhi Prapa Mali, Lagja Shkallė nė Margėllėē, Burimi i Arapit etj.
Nė vitin 1936 nė bazė tė marrėveshjeve dypalėshe mes shtetit grek e atij shqiptar tė dyja palėt detyroheshin qė tė realizonin nė praktikė parimin e reciprocitetit qė pėrfshinte shumė e shumė detyrime mes palėve. Janė me dhjetra e dhjetra akte qė vėrtetojnė se shteti grek asnjėherė nuk i respektoi kėto detyrime po me njė brutalitet diplomatik dhe me manovra tė fshehta kėrkonte qė tė zvarriste sa mė shumė nė kohė e nė zbatimin kėtė zbatim marrėveshje. Janė me dhjetra dokumenta tė arkivit historik e atij diplomatik tė asaj kohe qė e vėrtetojnė kėtė gjė.
Nuk ėshtė aspak ēudi qė nėpėr arkivat e shtypit evropian nė vitet 20-20 tė shohim gazetat angleze, franceze, greke qė merreshin me problemet e gjuhės shqipe nė Ēamėri. Qė mė 1928 kur pushteti grek ishte bėrė shumė i pranishėm nė kėtė krahinė gazeta angleze “The Times” shkruan njė artikull me titull “Dielli nuk mbulohet me shoshė” ku shkruhet pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut pėr gjuhėn shqipe nė Krahinė. Njė letėr e dėrguar nga Filati nė Londėr pėrmend ndėr tė tjera “Arsimi?” ėshtė njė fjalė e thatė, e cila nė veshėt e pakicės shqiptare tė Ēamėrisė tingėllon ėndėrr. Nuk lejohet ēelja e asnjė shkollė shqipe. Pakica shqiptare ėshtė e detyruar tė vazhdojė jetėn e saj nėn errėsirėn e maskės sė“qytetėrimit grek”. Pėr tė mos u zgjatur nė dhjetra e dhjetra shkrime korrespondenca, kėrkesa, ankesa pėr kėtė plagė qė kullonte dhimbje.
Duke u trajtuar si pjesa mė e dhimbshme e arsimt tonė kombėtar u bėnė pėrpkejkej qė tė bėhej njė ndihmė me madhe duke u hapur njė konvikt nė Sarandė.
Pėrballė kėtyre pengesave tė pakapėrcyeshme, pėr tė ndihmuar, sadopak, arsimimin nė gjuhėn amtare, shteti shqiptar kishte hapur nė Sarandė, nga fundi i viteve 20-tė tė shekullit XX, konviktin “Ēamėria”, me afro 100 nxėnės, qė vinin, kryesisht, nga ajo trevė. Shumica e mėsuesve tė lartpėrmendur, si edhe dhjetra mėsues tė tjerė familjarė, qė u mėsonin vetiakisht tė tjerėve shkrim-kėndimin shqip, kishin kryer, pikėrisht, shkollėn e konviktit “Ēamėria”nė Sarandė. E tillė, ndriēuese, por edhe sakrifikuese dhe e dhimbshme ka qenė historia e shkrim-kėndimit shqip, nė Ēamėri, sikurse ka qenė edhe fati i vet popullatės sė saj. Ajo, natyrisht, ėshtė pjesė pėrbėrėse e historisė sė arėsimit kombėtar, nė tė cilėn ėshtė edhe ndihmesa e vyer e tė gjithė atyre qė e pėrhapėn me pėrkushtim, sidomos nė atė trevė tė martirizuar pėr qenien shqiptare.
Duke e parė nė vėshtrimin politik vėrtet ēuditesh se si ka mundėsi qė sot shteti ynė qė ka mundėsi mė tė mėdha financiare, diplomatike dhe njė numėr tė madh nenesh tė tė drejtave tė Njeriut tė mos bėhet mė shumė.
Nė 19 janar tė vitit 1936 Xhemil Frashėri, kryekonsulli shqiptar nė Janinė, i drejtonte njė letėr Fuat Asllanit qė nė atė kohė ishte Ministėr i Punėve tė Jashtme nė Tiranė. Nė zyrė njė ditė mė parė i ishte paraqitur njė mėsues i moshuar shqiptar i quajtur Spiro Iliadhi nga Dhėrmiu i Himarės. Qė prej 4 vjetesh ai ishte shumė i sėmurė dhe ishte nė pension. Ai i kishte treguar konsullit se e kishin thirrur qė tė jepte mėsimin e gjuhės shqipe nė Ēamėri. Natyrisht ai e kishte pritur me njė gėzim shumė tė madh me njė pyetje retorike:“E cili mėsues i Jugut tė Shqipėrisė nuk do tė donte tė ishte mėsues i gjuhės shqipe nė Ēamėri?”
Duke biseduar mė njė ish nxėnės ēamė tė atyre viteve nė Greqi nga krahina e Ēamėrisė, u tmerrova kur mė thoshte pėr mėsimet nė shkollėn greke tė fshatit Vėrselė na vjen njė fakt tronditės. Mėsimi i ēdo dite nuk niste me pėrshėndetjen e zakonshme, por me njė pyetje qė godiste si me sėpatė nė psikologjinė e fėmijėve tė vegjėl: “Kush ka folur shqip nga ju dje???” Njė cinizėm qė nuk kėrkon koment!!!
***
Duke bėrė njė lloj pėrfundimi nga ky studim do ta themi se problemi i gjuhės shqipe nė Greqi vazhdon qė tė jetė kompleks paksa edhe i vėshtirė. Nė zgjidhjen e tij pėrfshihen disa faktorė qė kanė rėndėsinė dhe vlerėn e duhur, por qė nė tėrėsi formojnė atė ngėrē qė duhet zgjidhur sa mė parė, sepse bėhet fjalė pėr identitetin tonė kombėtar. Njė identitet qė ėshtė po kaq i rėndėsishėm edhe pėr ekzistencėn e kombit tonė nė vitet e shekujt qė do tė vijnė mė tej. Brenda kėsaj problematike janė natyrshėm edhe sugjerimet organizative pėr zgjidhjen e tyre po aq sa janė edhe detyrat e secilit prej nesh pėr tė.
Sė pari, edhe pse nė pamje tė parė, kemi tė bėjmė me njė problem kulturor, gjuhėsor apo edhe teknik, kjo ėshtė njė fushė me probleme tė ndryshme qė janė nė varėsinė ndėrshtetėrore. Midis shtetit grek e atij shqiptar duhet tė vendosen Ura tė tilla komunikimi qė problemi i gjuhės shqipe nė Greqi tė ndėrtohet mbi baza tė forta tė reciprocitetit. Vetė shteti shqiptar nė Kushtetutėn e tij nė vitet e demokracisė dhe mė tej Projektligjin arsimor pėr Arsimin Parauniversitar ndėr tė tjera thuhet: “Arsimi bazė synon qė ēdo nxėnės tė formohet me ndjenjėn e atdhetarisė. Ligji i vė qeverisė organizimin e gjuhės amtare dhe tė kulturės shqiptare pėr fėmijėt shqiptarė qė jetojnė nė vende tė ndryshme tė botės, nė pėrputhje me standartet e konventave ndėrkombėtare”
Komenti ėshtė i tepėrt. Qeveria jonė fare mirė mund tė kujdeset edhe pėr fėmijėt shqiptarė tė Australisė, tė Kanadasė, tė Gjermanisė, por kjo gjė ėshtė mė konkrete, mė e dukshme, mė e detyrueshme pėr Greqinė e pėr Italinė ku fėmijėt shqiptarė tė emigracionit tė ri tani janė bėrė mbi 20 vjeē. Sa herė shteti ynė ka ngulur kėmbė nė institucionet e shtetit grek pėr ta bėrė sa mė shpejt e sa mė mirė padyshim edhe sa mė cilėsisht mėsimin e gjuhės amtare shqipe hapjen e shkollave jo nė nivelin e kurseve gati si dikur “kurset e analfabetizmit”.
Sė dyti, nėse shteti shqiptar nuk e bėn si duhet kėtė trysni diplomatike, tek shteti fqinj nė njė kohė qė tė drejta arsimore tė minoritetit grek nė Shqipėri megjithėse janė tė standartit mė tė lartė evropian nė ekonomi, nė njė arsim masiv dhe cilėsor, pėr tė hapur shkollat shqipe nė Greqi. Sa nota diplomatikė janė bėrė pėr kėtė qėllim?. Sa interpelanca kanė bėrė deputetėt qofshin tė pozitės apo tė opozitės pėr kėtė reciprocitet tė domosdoshėm qė duhet tė ekzistojė pėr kėtė qėllim? A ka njė fond tė caktuar tė shtetit pė tė dhėnė sa mė shumė libra literaturė tė ndryshme nė ēdo kohė kėsaj popullsie qė duket se ėshtė bėrė edhe viktimė e kėtij indiferentizmi, pėr tė mos thėnė mė shumė?
Nuk e dimė se ē’do tė kishte bėrė njė shtet si Anglia, Franca, SHBA, po qe se do tė kishte nė njė vend tė caktuar jashtė kufijve tė tij rreth 500 000 banorė tė gjuhės sė tyre pėr tė kėrkuar atė tė drejtė universale qė ka e duhet tė ketė ēdo komunitet emigrantėsh nė botė.
Sė dyti, do tė ngre kėtu rolin e madh tė intelektualėve shqiptarė kėndej e matanė kufirit greko-shqiptar. Ėshtė shumė e vėrtetė qė ideatorėt, ose mė mirė idealistėt e kanė dėrguar mė parė shoqėrinė njerėzore, aq mė tepėr pėr njė problem shumė tė ndjeshėm si ėshtė gjuha amtare.
Nė historinė e kombit tonė gjen shumė raste qė shprehin sakrificėn e patriotėve shqiptarė qoftė tė fesė myslimane apo edhe tė krishterė pėr tė pėrhapur gjuhėn shqipe ne trojet tona amtare nė Greqi e qė sot mbase mund tė duken edhe tė pabesueshme
Vetė shkollat e para shqiptare nė Ēamėri kanė qenė shembulli mė i qartė i kėsaj dashurie e nė tė njėjtėn kohė i sakrificės sė patriotėve tė kohės pėr tė pėrhapur gjuhėn edhe kur ata s’kishin aleatė tė tillė si shteti amė nė financė, nė kualifikimin arsimor tė personelit mėsimdhėnės etj Sot mungon aksioni kombėtar pėr kėtė gjė.
Po le ta lėmė njė ēast historinė. Nė kohėn qė po jetojmė janė disa mėsues emigrantė qė, pėr hir tė sė ardhmes sė fėmijėve tė tyre, tė fėmijėve tė tjerė po bėjnė pėrpjekje pėr tė siguruar ndonjė abetare, pėr tė siguruar ndonjė mjedis ku fėmijėt nė ditėt e pushimit tė fundjavės tė bėjnė diēka pėr kėtė gjė. Megjithatė nuk ėshtė e vėshtirė qė duket se intelektualėt kanė njė lloj pajtimi me gjendjen ose edhe njė farė thyerjeje pėrballė kėsaj harrese dhe goditjeje qė i bėhet gjuhės amtare nė tė dy shtetet pavarėsisht se me ēfarė motivi bėhet.
Edhe pse shumė herė thuhet nėn zė po duhet memduar edhe pėr njė kėrkesė pėr popullsinė ortodokse nė Ēamėri, nė territorin e Thesprotisė duke u nisur nga kėrkesat e vetė banorėve tė kėsaj zone. Ende atje nuk ka njė organizim tė saktė tė qartė. Nuk ėshtė e vėshtirė qė tė kuptosh kėtė gjė si njė lloj hezitimi nga ndikimi negativ qė bėn shteti ndaj kėsaj popullsie. Nė librin “Niko Stillo” tė Laurant Bicės tregohet pėr njė aktor tė njohur nga Tirana qė kishte shkuar mė gruan pėr mjekim nė Janinė nė vitin 1998 pėr tė kuruar djalin e tyre tė sėmurė. Nė njė moment tė vėshirė pėr djalin e pėr vetė ata, dėgjuan infermjeren greke qė iu foli shqip: “Mos u bėni merak pėr djalin se jam u!” Ata mbetėn tė pagojė. “Pse dini shqip ju?” – e kishte pyetur aktori.” “Po,-i ishte pėrgjigjur infermjerja,- po e kemi tė ndaluar tė flasim kėtė gjuhė. Edhe u jam shqiptare e Janinės qė jetoj kutu prej shumė vitesh“.
Kemi dėgjuar nė kėto vitet e fundit apo edhe nė kėto 20 vjet kur informacioni ka ardhur mė shpejt e i pacensuruar se nė radhėn e protestave qė bėhen nė Greqi pak ka ose aspak tė tilla qė tė ngrihen pėr tė hapur shkolla shqipe si njė e drejtė demokratike e secilit qytetar tė njė bote demokratike.
Kjo po bėhet nė ditėt tona nė mėnyrė shumė vullnetare. Nė njė mbledhje qė u bė me njė grup mėsuesėsh dhe drejtuesėsh tė mėsuesve shqiptarė nė Greqi, u vu re njė gatishmėri, por edhe njė pamundėsi e tyre pėr tė pėrballuar tė gjitha problemet financiare qė ka kjo punė nė kohėt qė po jetojmė. Mjafton tė pėrmendim disa mendime tė tyre qė tė kuptojmė edhe problematikėn e saj.
Ėshtė fjala pėr dėrgimin e 1000 abetareve tė gjuhės shqipe nė Greqi e 500 librave tė gjuhės shqipe pėr fėmijėt e emigrantėve.
Jovan Mėhilli, kryetar i Grupit tė Mėsuesve Emigrantė nė Greqi Jam njė nga mėsuesit mėsimdhėnės tė shqipes (falas) nė kėtė vend fqinj, drejtues i Kėshillit Pedagogjik tė Mėsuesve Emigrantė nė Greqi. Nga sa keni dėgjuar nga televizionet dhe nė shtyp (tė cilėt unė gjej rastin t’i pėrshėndes dhe t’i falenderoj), ne kemi trajtuar disa probleme pėr fėmijėt tanė nė Greqi. Tė gjithė kėta kanė shprehur dėshirėn dhe vullnetit qė tė kontribojnė pėr fėmijėt qė patėn fatin tė shkojnė tė vegjėl ose tė lindin atje dhe qė duan tė mėsojnė gjuhėn e nėnės, gjuhėn shqipe. Rreth 120 mijė fėmijė nė Greqi po e humbasin kėtė gjuhė. Jetmir Saliaj: I ri aktivist. Pasi u njohėm nga mediat pėr situatėn e krijuar tė emigrantėve nė Greqi, fėmijėt e tė cilėve nuk mund tė mėsojnė kėtė vit pasi nuk kanė libra, pėr tė zhvilluar njė vit shkollor, pėr mua ishte e pafalshme. Nė kėtė rast, nuk mund tė qėndroj indiferent, pasi rreth 120 mijė nxėnės shqiptarė nuk kanė se si tė mėsojnė shqip, pėr shkak se institucionet shtetėrore nė Greqi veprojnė nė mėnyrė antishqiptare. Kėrkesat e Kėshillit Pedagogjik tė Mėsuesve Shqiptarė nė Greqi ishin pėr buxhetin e shtetit diēka qesharake, modeste, por tė papėrballueshme pėr xhepat e emigrantėve.
Sot unė kam kėnaqėsinė t’i afroj zotit Jovan Mėhilli si Kryetar i Kėshillit 1000 abetare, dhe 500 libra tė gjuhės shqipe, pėr vitin e parė tė dytė dhe tė tretė nė mėnyrė qė shkollat shqipe nė Greqi jo vetėm qė tė mos mbyllen, por falė punės tė Kėshillit Pedagogjik tė zgjerohen sa mė shumė tė jetė e mundur. Ēdo shqiptar ėshtė ndjerė i fyer ndaj rrezikut qė i kanoset gjuhės shqipe dhe heshtjes sė shtetit shqiptar. Shpresoj qė vitet e ardhėshme tė mos jetė mė e nevojshme njė situatė e tillė, pasi besoj se do tė ndėrgjegjėsohen qytetarėt e kėtijė vendi por sidomos institucionet shtetėrore qė tė bėjnė detyrėn e tyre kushtetuese qė shpesh e harrojnė, kur vjen fjala pėr tė drejtat kombėtare shqiptare. Unė shpresoj qė tė bėj mė shumė pėr emigrantėt nė vitet nė vazhdim. Sot nuk ėshtė mirė qė pėr fėmijėt shqiptarė tė diskutohet dhe tė vihet nė diskutim nėse duhet tė mėsojnė shqip apo jo. Jam thellėsisht i indinjuar dhe shpresoj qė tė bėjmė tė gjithė mė shumė pėr emigrantėt.Zhaneta Prenka mėsuese nė njė nga shkollat nė Tiranė:
E falenderoj zotin Jovan qė i pėrkushtohet me kaq vlera dhe me kaq shumė rėndėsi gjuhės sė bukur shqipe. Unė jam mėsuese dhe shikoj se kur vijnė fėmijė nga Greqia flasin shumė pak gjuhėn shqipe nuk dinė qė ta shkruajnė. Tė gjitha kėto janė realitet por e ndjej tė domosdoshme qė kur fėmijėt na vijnė nga Greqia nga klasat e para vijnė me njė moral shumė tė rėnduar, sepse pėrballen pėrpara fėmijėve qė nė arsimin parashkollor mėsojnė mė shumė. Ata e dinė qė tė gjithė alfabetin e gjuhės shqipe, por tė dallojnė dhe tė shkruajnė vetėm shkronjat e mėdha. Dhe tė folurit e kanė tė vėshtirė. Do tė ishte mirė qė edhe prindėrve t’ua lehtėsonim pak punėn me fėmijėt e tyre. Sepse qė tė shkollojnė fėmijėt dhe tė kthehen nė atdhe duhen tė humbin vendin e punės atje. Duke njohur realitetin ndėrmjet mediave, punės tė madhe qė bėjnė prindėrit, tė cilėt jetojnė nė emigracion.
Unė si mėsuese do tė dhuroj nga 10 programe pėr secilėn klasė pėr lėndėn abetare dhe gjuhės shqipe.. Kjo ėshtė diēka e vogėl, por mendoj se ka vlera.
Albert Zholi: Sot duhet t’u biem kambanave tė alarmit. Afėrsisht nė 68 vende tė botės janė rreth (1 324 000 emigrantė), 600 mijė fėmijė emigratėsh tė cilėt pas 10 vjetėsh do tė duhet tė kenė pėrkthyes nė vendin e tyre. Ata do tė jenė emigrantė nė Shqipėrinė e tyre. Mbi 50 % e fėmijėve shqiptarė janė nė emigracion. Shqipėria po plaket, ndėrsa familjet e reja shqiptare nė emigracion po rionjnė vendet ku punojnė dhe jetojnė. Shtesa e familjeve shqiptare nė emigracion ėshtė 2.1 fėmijė pėr familje kur nė Itali ėshtė 1 fėnijė pėr familje ndėrsa nė Greqi 1.1. Nismėn qė kanė marrė mėsuesit e Athinės e mbėshtes duke dhuruar 120 libra nga 12 botimet e mia pėr tė mbėshtetur nismėn e mėsuesve nė emigracion. .
Jovan Mėhilli: Nė emėr tė kėshillit dhe nė emėr tė fėmijėve tė emigrantėve shqiptarė, ju drejtohem duke ju thėnė shumė faleminderit tė gjithėve pėr ndihmesėn tuaj. Ai komb qė investon pėr diturinė, nuk vdes kurrė. Unė po iki me njė besim shumė tė madh dhe e kam pasur kėtė besim, sepse nė Shqipėri ka burra zonja, tė rinj dhe ato qė do tė na ndihmojnė nė kėtė nismė. Dua tė theksoj se tė rinjtė janė afruar shumė pėr tė ndihmuar nė kėtė problem…
Nėse pėr arsye tė ndryshme gjuha shqipe ka patur si bashkėudhėtare mbijetesėn e saj, nė Greqi ajo ka patur si pjesė tė jetės edhe sfidėn e goditjes mė tė rėndė. Nganjėherė edhe mė tė fortė se shkopinjtė qė kanė rėnė nė troat e refugjatėve qė kanė kaluar nga malet pėr tė siguruar njė punė dhe kafshatėn e bukės. Pėrballė njė tė vėrtete shumė tė saktė, tė njohur se shqipja ėshtė njė gjuhė shumė e lashtė nė kohėt qė jetojmė ajo nė kėtė vend ende nuk e ka gjetur vendin e merituar Me kėtė rast duhet thėnė me gojėn plot se edhe organizatat joqeveritare tė tė Drejtave tė Njeriut nė tė dy vendet respektive nuk e kanė bėrė detyrėn e tyre nė drejtim tė sensibilizimi tė kėsaj ēėshtjeje aq delikate nė jetėn e njė individi e tė njė shoqėrie. Ka protesta pėr bllokimin e doganave pėr operacionet “Fshesa” pėr keqtrajtimet e emigrantėve, por nuk ka pėr kėtė problem tė mprehtė.
Ndoshta duhet kritikuar kėtu edhe njė ngathtėsi apo njė heshtje e pajustifikuar e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė si njė institucion qė mbron vlerat kulturore e arsimore tė qytetarėve shqiptarė nė botė. Asnjė reagim nga Akademia si grup apo edhe si individė tė veēantė pėr kėtė problem.
Pikėrisht kėtu besoj se duhet tė dalė edhe roli dhe pėrgjegjėsia shumė e madhe e Institutit tė Integrimit tė Kulturės Shqiptare qė e ka nė pjesėn mė tė rėndėsishme tė programit tė tij kėtė gjė. Nuk ėshtė vetėm shtrimi i problemeve qė e shqetėsojnė gjuhėn tonė amtare nė Greqi, por duhen dhėnė edhe rrugėt e zgjidhjes sė saj qė deri tani kanė qenė tė mjegulluara ose nuk kanė ekzistuar fare.
Literatura pėr studimin e temės
1. Hoxha Ibrahim- “Enciklopedia jugshqiptare” ( Pjesa e parė dhe pjesa e dytė) Tiranė 2008, 2010
2. Dragoi Nuri. “Shqiptarėt grekėt” Tiranė , 2009
3. Meta Beqir- “Shqipėria dhe Greqia 1949-1990- Paqja e vėshtirė” Tiranė , 2004
4. Selmani. Namik –“Trokitje nė Dodonė”-Tiranė 2006
5. Fjalori i Marko Boēarit” pėrgatitur nga Niko Stillo-2010, Tiranė
6. Hako. Hulusi. “ Ē’na mėsojnė tekstet shkollore pėr kombin?” Tiranė , 2011
7. Lauraet Bica – Niko Stillo. – Tiranė
8. Dokumente pėr Ēamėrinė 1912-1939 (Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave) Pėrgatitur nga Kaliopi Naska
9. Isufi Hajredin . “ Musa Demi” – Tiranė , 2006
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt