Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mr.Sfiduesii
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    12

    Liria Perendimore | Iluzioni Medial

    Gjatė dekadave tė fundit, mediat perendimore e kanė prodhuar nje iluzion, dhe i ėshtė bėrė publicitet brenda dhe jasht shoqėrisė perendimore, se liria personale, liria e botimit, qarkullimi i informacionit ėshtė njė e drejtė e shenjtė, e qė askush nuk guxon ta cenojė.
    Statuja e Lirisė, e vendosur ne Nju York konsiderohet simbol eksplicit qė e promovon lirinė e plotė tė ideve, botkuptimeve, besimeve, sjelljeve .. tek popujt perendimorė. Ėshtė sforcu kjo ide dhe ėshtė vu nė spikamė nė vazhdimėsi, deri sa, ėshtė ngulitur tek njerėzit, se pėrfundimisht vendet perendimore, "pa dyshim", janė vende tė lirisė.

    Kėto toka ideale jane ėndėrr e shumicės sė atyre qė dėshirojnė ta shijojnė kėtė liri pėrallore "iluministe". Pėr kėtė arsye shumė turma tė njerėzve tė pėrkatėsive tė ndryshme fetare dhe etnike shpejtuan me aplikacionet nė dorė drejt zyreve tė emigrimit. Ky trend i emigrimit nė vazhdimėsi ėshtė nė ngritje.
    Ėshtė fakt se, nė suksesin e kėsaj ideje ka ndikuar dukshėm mikėpritja juridike dhe materiale e disa vendeve perendimore shprehur ndaj refugjatėve tė vendeve Islame dhe arabe, sidomos tė vendeve tė botės sė tretė qė e kundershtuan diktaturėn vendore ose qė ndiqeshin nga qeveritė e tyre. N'kėtė rast vendet perendimore, posaqėrisht Britania e Madhe ėshtė bėrė vend-strehim i shumė tė pėrndjekurve. Kjo gjithashtu ka ndikuar dukshėm qė njerėzve tė tillė t'u shtohet besimi nė kėtė lirinė fantazmė.
    Gjėja qė t’bėnė pėr t’u habitė shumė ėshtė se tė gjitha qeveritė diktatoriale nė botėn e tretė kanė lidhje tė ngushta politike dhe ekonomike me sistemet perendimore qė e promovojnė kėtė liri. Shumė vende afrikane janė tė zhytura nė moēalet e diktaturės, ato regjime funksionojnė kryekput si kukulla tė Francės. Shumė vende tjera s'guxojnė ta bėjnė as edhe tė vetmėn lėvizje shtetėrore pa "bekimin" e Amerikės, Britanisė, Rusisė, Kinės. Mikėpritja e disa tė pėrndjekurve nga regjimet e tyre ėshtė njė vendim strategjik i vendeve perendimore, me qėllim amnsetimin e tyre ledhatues, dhe pergaditjen e tyre tė matutjshėm si kuadro alternativė zėvendėsues, qė nė rastė se regjimet diktatoriale nuk ua realizojnė objektivat, vendimet dhe politikat e tyre, tė zėvendėsohen me automatizėm nga kėto kuadro tė trushpėrlarė kulturalisht dhe politikisht.
    Nuk mund tė mohohet ekzistimi i njė mase tė lirisė individuale nė botėn oksidentale, por ajo mund tė thuhet se ka pas impakt nė atė lirinė qė quhet liria seksuale, ku individit iu lejohet ta zgjedh tė drejtėn pėr ta pėrcaktuar orientimin seksual dhe relacionet me gjinitė - e qė nė botėn orientale kjo pėraktohet me legjislacionin moral hyjnorė. Gjithashtu nė sferėn e ekonomisė, pretendohet se ka liri, mirėpo nė realitet nė vete pėrmbanė vija tė kuqe ku nuk lejohet tė tejkalohen, d.m.th. njė sistem i bazuar nė kredimarrje dhe dhėnje.
    Kjo liri e fabrikuar e rremė, ky pretendim falso bie nė fund tė pusit nėse shkilet interesi i tyre kombėtarė. Nė aso raste, nuk ka as liri e as insanllak brenda pėr brenda shtetit, as karshi individit e as karshi ndonjė shteti "mik" nėse kėto interesa cenohen. Shembull mė i mirė qė e mbėshtetė kėtė qė po e them ėshtė rasti i kryeministrit Devid Kameron, kur ai fliste pėr sigurinė kombėtare, ku pat thėnė nė njė rast kėshtu: "..mos mė flisni pėr tė drejtat e njeriut..", ai kėtė e ka thėnė mė qartė: "..nėse qytetari zbret pėr tė demostruar dhe hudhet prej trotuarit nė rrugė, mos mė flisni pėr tė drejtat e njeriut! ..".
    E njėjta skenė ndodhi nė SHBA karshi protestuesve tė Wall Street, u goditen dhe u zvarritėn brutalisht nėpėr rrugė, pasi qė ua cenuan interesat e koorporuesve.
    Tė tilla raste dėshmojnė fuqishėm se shenjtėria e tė drejtave tė njeriut ėshtė vetėm nje insinuatė, instrument shtetėrorė qė pėrdoret sa here qė iu nevojitet nė politikat e tyre tė brendshme dhe tė jashtme, sa pėr t'luajtur me fatet dhe ndjenjat e popullit tė tyre dhe popujve tė tjerė. Nėse interesat e tyre shkelen, tė drejtat e njeriut nuk konsiderohen dhe as qė eksiztojnė.
    Ku janė tė drejtat e njeriut nė burgun misterioz, nė burgun e torturave dhe tė mizorive "Guantanamo"?! I cili mbanė tė burgosur tė pafajshėm dhe tė cilėt nuk janė gjykuar - lėndėt e tyre janė jotransparent?! Ku janė tė drejtat e njeriut nė burgun e Irakut "Ebu Garib". Nė raportet e organizatės ndėrkombėtare Amnesty International tė datės 07/05/2003 thuhet se nė atė burg ka shumė lloje tė keqtrajtimeve, rrahje, keqtrajtim tė organeve gjenitale dhe gjymtyrėve, goditje elektrike, privim nga gjumi dhe detyrim pėr tė qėndruar gjatė nė kėmbė. Gjithashtu e tėrė bota i ka parė fotografitė e tė burgosurve lakuriq, tė keqtrajtuar seksualisht dhe nė anėn tjetėr abuzuesit duke tė buzėqeshur, janė publikuar mė shumė se 1000 fotografi nė internet.
    Ku janė tė drejtat e njeriut gjithashtu nė burgun e Avganistanit "Bagram", njė kopije e burgut famėkeq "Guantanamo", i cili i mbanė mė shumė se 3000 Afganistanez pa ndonjė krim, vetėm se rezistojnė me okupatorin! Sipas legjislacionit Islam rezistencat e tilla konsiderohen obligative dhe veprim i duhur pėr ta mbrojtur pragun, pasurinė, moralin e atdheut nga pushtuesi.
    Ku ėshtė liria e medias, botimit dhe krijimtarisė ne rastin e Pensilvanisė tė vitit 1992, ku kryatri aso kohe shprehu qėndrim tė ashpėr ndaj librit komik, qe nė vete e pėrmbante njė karikaturė tė statusė sė lirisė, ku ne vend tė flakadanit e kishte vendosur kokėn e njė indiani duke rrjedhė gjak dhe nė dorėn tjetėr nė vend tė kushtetutės amerikane kishte vizatuar shpatėn tė lyer me gjak. Kryetari aso kohe mori vendim qė ta parandaloj shitjen dhe qarkullimin e librit nė treg si dhe e largoj nga bibliotekat dhe shkollat publike! Eh, kjo ėshtė liria e promovuar dhe e lavdėruar tej mase.
    Janė shpikė shumė artikulime tė reja mediale, sidomos gjatė luftėrave tė fundit nga ana e SHBA-sė, qė i japin fund mitit tė lirisė sė shenjtėruar nga vet ata. Artikulime tė llojit qė e vendosin interesin e tyre para lirisė sė rremė.
    Nė mesin e atyre artikulimeve ishte p.sh. "interesi kombėtar pėrpara lirisė sė shtypit" dhe "e vėrteta i takon ēėshtjes kombėtare", dhe me kėtė lė tė kuptohet se nuk ka tė vėrtetė absolute, pėrveē tė vėrtetave qė janė nė shėrbim tė interesave kombėtare, d.m.th. nuk mirret nė konsideratė e vėrteta dhe as e drejta e qytetarit nėse kjo nuk i shėrben ēėshtjes kombėtare sipas logjikės sė politikanėve tė kėtyre vendeve oksidentale. Me kėtė ndryshim strategjik tė udhėheqėsve oksidental e kanė goditur me njė aprokat nokautues lirinė e pretenduar dhe tė drejtėn e lexuesėve pėr t'u njohur me tė vėrtetat e ēėshtjeve tė ndryshme dhe definitivisht e ka konfirmuar fuqimisht se liria mediale ka qenė dhe ėshtė thjeshtė imagjinatė e supuzuar dhe iluzion i rremė.
    Mediat Amerikane janė nėn kontrollė tė vazhdueshėm dhe tė rreptė nga autoritet federale tė intelegjencės dhe sigurisė. Lufta nė Irak ėshtė njė shembull konkret i kontrollit tė qeverisė nė tė gjitha mediat. Kėsaj lufte ia kanė parapri me njė fushatė mediale plot tre vjeēare nė tė gjitha kanalet e komunikimit dhe nė tė gjitha nivelet pėr ta pasqyruar lidershipin Irakian si njė strukturė satanike e atij rajoni. E tėrė kjo pėr ta pėrgaditur terenin brenda shoqėrise amerikane, asaj botėrore dhe sigurisht qė pėrmes kėsaj kampanjeje ta legjitimojnė luftėn e tyre tė projektuar.
    Sabah Jasin ambasadori Irakian flet pėr monopolizimin e mediave nė politikėn e lirė amerikane, na bėnė me dije se ashtu siq manipulonin shtetet diktatoriale nė botėn Arabe me anė te mediave e qė amblema e tyre ka qenė; "nuk ka asnjė zė mbi zėrin e betejės", amblemė e ngjajshme ėshtė pėrdorė nga njė moderatore i njohur nė "Fox News"; "dita kur do tė filloj lufta kundėr Sadam Huseinit ne presim qė ēdo amerikan ka pėr t'i mbėshtetur trupat tona ose do tė heshtė, ndėrsa kėtė tė fundit unė e konsideroj armik tė ēdo amerikani".
    Libri qė pati bujė dhe qė e shkaktoj zhurmė tė madhe me daljen e tij nė vitin 2011 dhe qė ėshtė shitur mė sė shumti nė SHBA potencohen disa tė dhėna shokuese nė njė raport vjetor tė nxjerrė nga Institucioni Projekti pėr Cenzurė nė SHBA. Ky projekt pėrbėhet nga 30 universitete nga e gjithė bota dhe studion pėrmbajtjen e mediave kryesore nė botė. Ky institut ēdo vit nxjerrė raporte ku i vė nė spikamė informatat e lėnė anash nga mediumet e shkruara dhe vizive. Nė atė raport qė janė pėrfshirė periudhat e katėr presidentėve tė SHBA-sė (Bush Sr, Bush Jr, Bill Clinton dhe Barack Obama), duke pėrfshirė n'kėtė raport edhe katėr kryeministrat Britanez, thuhet se ato media shtetėrore dhe disa private ia kanė fshehė botės disa informacione ku do tė demaskoheshin planet anti-njerėzore, sidomos lidhur me shfarosjen e mė shumė se njė milion e gjysmė irakianėve, gjysma e tyre fėmijė, dhe, se ato informacione kanė qenė tė mjaftueshme pėr ta provuar akuzėn dhe fajėsinė e tyre. Autori ka sjellė poashtu disa informacione faktologjike tė fshehura qėllimisht nga mediumet, e qė bota nuk ka pas haber, ose sėpaku janė ekzagjeru tepėr pėr t'i realizuar interesat strategjike gjeopolitike administrata e SHBA-sė. Shumė detale rreth 9/11 janė fshehur qėllimisht nga mediumet, si bllokimi i lajmeve nė lidhje me gjetjen e eksplozivėve nė qendrėn tregtare apo edhe arsyen e rrėzimit tė ndėrtesės Nr. 7 e cila nuk ėshtė sulmuar nga aeroplanėt. Lajmet nė lidhje me luftėn e Irakut, duke pėrfshirė kėtu goditjen e irakianėve nga rrezatimi i dėmshėm nga pėrdorimi i uraniumit. Raportet bėjnė me dije se ēdo i katėrti fėmijė irakian lind me tė meta fizike dhe psiqike, pėr shkak tė ekspozimit ndaj kėtij rrezatimi. Pėrfshirė kėtu edhe luftėn ndaj Afganistanit, ndotjen e ujit tė pijshėm nė zonat e goditura me uranium, dhe, vrasja e 1 milion afganistanezėve, e shumė e shumė lajme tė tjera tė fshehura qėllimisht.
    Prej lajmeve skandaloze qė si piksynim ka pasur manipulimin e masave dhe si synim kryesorė nė fund tė ditės tė dalin pėrfitues koorporatat amerikanė ka qenė edhe lajmi nė lidhje me gripin e shpezėve dhe tė derrit, i cili e ka arritė qėllimin, ka sjellė pėrfitime tė mėdha, normalisht duke shitur barėra tė deponuara nga koorporatat amerikane.
    Kontrolli medial nga federalet e SHBA-sė nuk pėrfundon vetėm nė gazeta dhe kanale televizive, ka depėrtuar edhe mė thellė, edhe nė jetėn private tė individėve dhe duke ua prekur sekretet pėrmes abonimeve nė internet. SHBA ua kanė lejuar vetvetės tė drejtėn pėr tė pasur qasje nė kėto informata, duke shkelur ligjin pėr tė drejtėn e privatėsisė me anė tė miratimit tė njė ligji tė quajtur; "Ndihma e komunikimit pėr ta zbatuar ligjin", me anė tė tė cilit u lejohet autoriteteve federale tė SHBA-sė pėr tė spiunuar nė rrjetet sociale si p.sh.; Facebook, Twitter, Google Plus ...etj. Nuk iu ka mjaftu me kaq, ata ia kanė dhėnė tė drejtėn vetvetės t'i pėrgjojnė bisedat audio dhe tė shkruara, si nė faqet Microsoft, Yahoo, Skype ..etj. Krejt kėto lejesa pas njė periudhe tė gjatė tė pėrgjimit tė paisjeve mobile nga byroja federale pėr hetime!
    Pas tė gjitha kėtyre shkeljeve tė lirisė individuale dhe tė drejtave tė njeriut brenda dhe jashtė SHBA-sė, brenda vendeve oksidentale nė pėrgjithėsi, a mund tė themi dhe tė pretendojmė qė ka njė prani tė theksueshme tė shenjtėrisė se ashtuquajtur liri individuale?

    Ky pretendim falso dhe iluzionarė ėshtė projektuar qė nė start vetėm dhe vetėm sa pėr t’justifikuar ndėrhyrjet e tyre nė punėt e individėve, shoqėrive dhe shteteve, d.m.th. nėn hijėn e iluzionit tė quajtur; pėrkrahje tė tė drejtave dhe lirive nė botė.

    E kanė bėrė dhe e bėjnė sa pėr t'i justifkuar pozicionet e tyre brenda shoqėrisė sė tyre, pėr ta legjitimuar sulmin e tyre ndaj shenjtėrive tė tė tjerėve, dhe sė fundi here sipas tyre duke u argumentuar se ata nuk mund ta cenojnė lirinė e qytetarve tė vet pėr ta larguar filmin famėkeq ndaj Pejgamberit alejhi selam, ndėrsa, ēfarė absurditeti, ēuditėrisht, gjykata franceze nxjerrė ligj qė e dėnon individin apo shoqėrinė komerciale qė publikon foto imazhe erotike tė gruas sė princit William!
    Ah, e mjera ti liri.. shumė krime janė realizu nėn hijėn e emrit tėnd.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •