ATHINË: Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u nis sot drejt Greqisë për të qenë i pranishëm në një veprimtaritë që do të organizohen nga emigrantët shqiptarë për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sot dhe nësër ai do të qëndrojë në kryeqytetin grek Athinë, ku do të ndjekë nga afër aktivitet e përgatitura nga emigrantët shqiptarë atje, si ai që do të zhvillohet nesër më 25 nëntor në stadiumin “Sporting” në Agio Eleftherios. Po të dielën, Rama do të marrë pjesë në një seminar me temë "Vëmendje dhe respekt për Emigracionin", që do të mbahet në gjithashtu në kryeqytetin grek.
Kreu i PSSH-së do të ketë edhe një seri takimesh me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Në vizitën dy-ditore në Greqi, kryetari i PS-së, shoqërohet nga disa krerë të bashkive socialiste dhe deputeti Taulant Balla.
"Edi Rama në Athinë. Shpresa e të gjithë emigrantëve! Gjithmonë pranë nesh, edhe në festën madhështore të 100 vjetorit të pavarësisë”,- shkruhej në posterët që janë vendosur në të gjitha rrugët kryesore të Athinës, për të njoftuar shqiptarët të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara./Shekulli
Krijoni Kontakt