Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Si e pranuan shqiptarėt Islamin?!

    Si e pranuan shqiptarėt Islamin?!

    Ne kemi pranuar Islamin nė shekullin VIII tė erės sonė. Populli ynė fillon ta pranojė Islamin nga tregtarėt qė kanė ardhur pėr tė shitur nė Zar, nė Dubrovnik, nė Tivar, nė Vlorė...

    (Pjesė e shkėputur nga njė tribunė e mbajtur nga hoxhė Jakup Asipi nė sallėn sportive nė Mitrovicė, 2005. Transkriptuar nga: Labinot Kunushevci)

    Ne jemi shqiptarė, ne jemi shqiptarė, ne jemi ai popull i cili e pranoi Islamin. Neve na ngjajnė vetėm disa popuj nė botė pėr kah pranimi i Islamit. Neve nuk na ngjajnė disa popuj pėr kah pranimi i Islamit. Neve na ngjan populli i Malajzisė pėr kah pranimi i Islamit, populli i Indonezisė pėr kah pranimi i Islamit, neve na ngjajnė popujt e Afrikės sė mesme, ata tė Nigerisė atje, neve na ngjajnė pėr kah pranimi i Islamit ata popujt e largėsive ku s’ka mbėrri ushtria islame kurrė, atje ku fjala njė herė e folur, me tė parėn e pranuar, ne jemi tė kėsaj kategorie.

    Neve na kanė mėsuar atje prej kah veriu se ne e paskemi pranuar Islamin me dajak, pra, shqiptarėt qenkan muslimanėt e dajakut, e pastaj sikur ēka e mėsuam Darvinizmin gabim, sikur ēka i mėsuam sendet tjera gabim, sikur ēka e mėsuam majmunizmin gabim, e kemi mėsuar gabim se edhe Islamin e kemi pranuar ashtu qysh na kanė mėsuar se gabim e kemi pranuar.

    Unė do t’ju sjelli njė argument shumė tė thjeshtė, tė cilin e kam thėnė me njė tribunė nė mesin e vėllezėrve tė mi nė Kosovė. Ne shqiptarėt, ju tė mbaheni prej sot nė kėtė, sepse ky ėshtė argument i paluhatshėm, shkencor, bindės edhe heshtės, ju gjithmonė tė mbaheni nė atė, meqenėse shqiptarėt jetojnė nė Ballkan, nė brendi tė Ballkanit, ata janė zemra e Ballkanit, ėshtė e vėrtetė se ata janė zemra, edhe mushkėritė, edhe palca e Ballkanit, ata janė edhe nė tė njėjtėn kohė truri i Ballkanit, tru mė tė pastėr se i atyre nė Ballkan nuk shihet edhe nuk do tė ketė nėse jetė kėshtu i freskėt dhe nuk e turbullojnė tjerėt. Tė nderuarit e mi sot nė sallė kėtu:

    “Meqenėse shqiptarėt e kanė pranuar Islamin me dhunė, evlijatė e parė nė Ballkan do tė ishin bullgarėt!”

    Sepse Islami kah ata ka ardhė, aty pari kanė kaluar ata, e pastaj maqedonėt, edhe tė tjerėt me radhė, e kojshitė tonė, ata do tė ishin muslimanė para nesh, mirėpo numėr njė, ne s’jemi muslimanė prej turqve, ne s’jemi muslimanė prej osmanlive, pėrveē se me numrin e madh absolut, ne kemi pranuar Islamin nė shekullin VIII tė erės sonė, aty 800 vite pas Isės alejhi selam, 200 e disa vite pas vdekjes sė Muhamed Mustafasė (sal Allahu alejhi ue selem), populli ynė fillon me pranu Islamin, nga tregtarėt qė kanė ardhur me shit nė Zar, nė Dubrovnik, nė Tivar, nė Vlorė, nė Durrės, nga kėto skela, nga kėto limane detare.

    Edhe ne pra kemi qu atje nga kultura jonė, ne kemi dėrguar atje nga kultura jonė e asaj kohe, nė qytetin e Tarabllusit, nė qytetin e Jafės, nė qytetin e Bejrutit, nė qytetin e Posaidit, nė qytetin e Skenderisė, atje ata njerėzit janė takuar me njerėzit tonė nė ndėrrimin e sendeve kulturore, tregtare. Ne lamė atje diēka, ata sollėn te ne. Shqiptarėt janė tė parėt qė kanė pranuar Islamin nga vetėdija e lartė qė e kishin pėr ta kuptuar menjėherė fjalėn e urtė edhe fjalėn e vėrtetė. Si ka ardhur deri te kjo?!

    Tė nderuar, Resulullahi (sal Allahu alejhi selem), ai pėr tė cilin jemi tubuar sot ne kėtu, ka thėnė nė njė hadith tė tij kėshtu: “Musliman ėshtė ai qė njerėzit janė tė lirė nga goja dhe dora e atij!”

    Kėtė mendja e shėndoshė a e refuzon, a e pranon?! Kėto mėsime kanė mbėrri tek ne, kėto janė mėsimet prej kah e kemi pranuar ne Islamin. Musliman ėshtė ai qė njerėzia ėshtė e lirė nga dora dhe goja e atij. Ka thėnė se musliman ėshtė ai qė ia do tjetrit atė qė ia do vetes. Kėtė shqiptarėt kanė pasur vetėdije tė lartė me pranu, kurse tjerėt, po e bėjmė kėshtu tash, nėse duan ta dinė kush janė shqiptarėt dhe kush janė tjerėt pėrreth, tash po ngritemi prej kėsaj salle si jemi kėshtu, edhe po shkojmė pėrshembull nė Nish, edhe atje po themi kėshtu: “Musliman ėshtė ai qė njerėzia ėshtė e lirė nga dora dhe goja e atij!”

    A ka atje kush e kupton ēka po flasim?! Asnjė, asnjė! Unė kėtė kur e them nuk e them pėr ta nėnēmuar njė popull, po e them se kjo fjalė qarkullon qe 600 vite kėtu, por s’pati kush me kuptu, nuk pat kush me kuptu. Nė fshatin Romanli, atje ku jetoj unė, dritarja e xhamisė kojshiun e ka ortodoks. Ai asnjėherė s’e ka pa se ēka po flitet, ai kurrė s’ka ndėgjuar se ēka po bėhet, asnjėherė s’e din se ēka ėshtė diskutuar, sepse pėr t’i kuptuar vlerat e njė fjale, duhet qė fjalės sė vėrtetė me i falė diēka. Neve faktikisht Islami na ka thirrė qė tri sende qė ne i posedojmė t’ia falim fjalės sė vėrtetė. Ne shqiptarėt e kemi bėrė kėtė, pėr ata jemi muslimanė ne. Cilat janė ato tri sende qė ne ia kemi fal fjalės sė vėrtetė?!

    Tri komponente, tri sende i posedon njeriu. Tė triat duan ushqim veē a veē, a njeriu posedon trurin, tė cilin duhet ta ushqejė me ushqim tė veēantė, ai posedon zemrėn dhe don ushqimin e veēantė, dhe ai posedon pastaj barkun, i cili duhet tė ushqehet me ushqime tė veēanta.

    - Ushqimi i barkut tė njeriut ėshtė ai qė njeriu duhet tė hajė nga prodhimet tokėsore me kusht qė tė jenė hallall.

    - Ushqimi i trurit tė njeriut ėshtė ushqimi nė shkollė, ai don vetėm dituri dhe tjetėr send nuk njeh, por ajo don dituri tė vėrtetė tė bazuar nė argumente shkencore, tė cilat argumente mė s’luhaten prej aty qė ti tė mėsosh, kėtė e don truri i njeriut.

    - Kurse zemra, zemra e don ushqimin e vet, ushqimi i zemrės ėshtė besimi nė Allahun e Vėrtetė, nėse kėtė ushqim s’ia ke dhėnė zemrės, njėrėn e ke ushqyar, tjetrėn e ke lėnė tė uritur. Nėse e ke fryrė barkun, ti mund tė bėhesh 200 kilogramė, por nė kokė mund tė jesh si ajo karikatura, tė cilėn na e paraqiti njė karikaturist shumė i bukur, modest, kur bėri njė njeri para dyerve tė universitetit me bark tė madh kaq por kokėn e kishte sa grushti, pasi qė ai kaloi kah dera e universitetit katėr vjet, andej universitetit e vizatoi karikaturisti me njė bark tė zbehur shumė, kokėn kaq, ēka ka bė nė fakultet ai?! Nė fakultet ai rriti kokėn me argumente, e ka ushqyer trurin mire. Islami ka ardhė pėr tė na e ushqyer trurin me dituri tė argumenteve nė baza shkencore, ai erdhi qė tė na tregojė ēka me ngrėnė dhe erdhi qė tė na e ushqejė zemrėn me besim.

    Tė dashurit e mi prezentė, Allahu (xhel-le xhelaluhu ue xhel-le shanuhu) prej neve kėto tri instrumente madhore qė na i ka falė, na ka porositur qė t’i pėrdorim mirė, tė mos i keqpėrdorim. Ato me shekuj janė keqpėrdorur, po flas edhe njėherė pėr shqiptarėt nė lidhje me tri komponentet qė i pėrmenda: zemra, truri dhe barku.

    Njėqind vite me radhė, prej vitit 1900 e deri tash, 105 vite me radhė, ėshtė i vetmi popull nė botė, edhe unė nuk jam kėtu pėr t’i dhėnė popullit tim komplimente sepse ai meriton edhe kritika, kritika, por unė s’jam pėr atė kėtu, jam pėr ta thėnė hakun, jam pėr ta thėnė tė vėrtetėn si gjithė ata qė kanė folur para meje dhe ata qė do tė flasin.

    - Kėtij populli iu kanė thyer 1750 minare pėr njė orė, prej ora 12:00 deri ora 13:00.

    - Kėtij populli iu kanė thyer, nė njė datė prej datave, 218 minare me gjithė xhamitė me njė kohė prej kohėve.

    - Kėtij populli nė njė kohė prej kohėve iu kanė thyer 57 minare, ajo ishte shumė afėr.

    - Kėtij populli iu kanė mbledhur 650 000 sofra, 650 000 sofra, prej shtėpive dhe iu kanė djegur nė zjarr, sepse kjo na qenka kulturė islame, e ju duhet tė hani nė tavolinė pėr t’u bėrė mė modern, pėr t’u bėrė si tjerėt.

    Kėto krejt i kanė ndodhur kėtij populli, e mė nė fund ai tash po e thirr ezanin, ai tash po e fal xhumanė, ai tash po i formon kuvendet, ai tash ēka po formon mbi tė gjitha kėto sende?!

    Ai po e formon shtetin e vet, po e formon shtetin e quajtur Kosovė. Unė thėrras gjithė popullin tim kudo qė ėshtė, qė tė kuptohemi shkurt, drejt dhe qartė: ata politikanė qė kanė thėnė se shqiptarėt janė i vetmi popull, nėse e bėjmė Kosovėn shtet do ta ngjallim njė problem tė ri, se nuk paska askund nė botė njė komb - dy shtete, iu kemi thėnė gjithė njerėzve, nė botė ka 22 shtete - njė komb, filloni prej Mauritanisė deri nė Bagdad, 22 shtete arabe - njė komb dhe njė fe, mund tė jenė shqiptarėt njė komb - dy shtete, nuk prish punė fare, ato mund tė jenė tri shtete, s’prish punė fare.

    Iu kemi thėnė njerėzve kėshtu, faktorit ndėrkombėtar faktikisht, edhe me kėtė ndoshta po e pėrmbyllim qė mos t’ju marrim kohė, i kemi thėnė faktorit ndėrkombėtar, njerėzve mė eminentė tė faktorit ndėrkombėtar nė bisedat qė ne zhvillojmė me ta: ndihmojeni Kosovėn, ndihmė tė vėrtetė, qė tė bėhet shtet i pavarur, kujt i ngjan Kosova shtet i pavarur, kujt i ngjajnė orvatjet e Kosovės qė tė bėhet shtet i pavarur, nė moment, pėr momentin kujt i ngjajnė?!

    Ato i ngjajnė njeriut qė ka ardhur prej udhės se largėt dhe para derės sė shtėpisė sė vet, disa metra, ėshtė lodhur sa ėshtė lodhur aq, ky njeri a meriton tė ndihmohet a meriton tė shkelet, atij qė po hyn nė shtėpinė e vet edhe disa metra i kanė mbetur?!

    Kosovės i kanė mbetur edhe disa metra pėr tė hyrė nė shtėpinė e vet, prandaj duhet tė ndihmohet seriozisht qė tė hyjė nė shtėpinė e vet.

    Kosova nuk ka nevojė tė sulmohet, Kosova duhet tė sulmohet po u nis tė hyjė nė shtėpinė e huaj, pra, kush hyn nė shtėpinė e vet duhet tė ndihmohet.

    Ky dini ynė, kjo feja jonė, neve ka ardhur bazamentalisht qė tė na i jep kėto mėsime, t’ua shpėrndajmė djemve, tė dimė se Islami ėshtė fe e qetėsisė. Islami ėshtė paqja, Islami ėshtė njerėzia, Islami ėshtė strukturimi i njerėzve me ndenja tė bukura, tė cilat nuk kanė tė shkelur asnjėherė, tė cilat nuk kanė tė vdekur asnjėherė, ne jemi ata.

    Edhe njėherė pėr fund ju pėrshėndesim tė gjithėve sė bashku me pėrshėdetjen mė hyjnore, me pėrshėndetjen mė tė kompletuar: Selamullahu Alejkum ue Rahmetuhu ue berekatuhu - Paqja, mėshira, begatitė, urtėsitė edhe tė mirat e Allahut qofshin mbi ju!
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832
    Pse pranuan shqiptarėt Islamin?

    Me tė drejtė lindin pyetjet, pse u kthyen arbėrit nga tė krishterė nė myslimanė gati 300 vjet pasi kishte pėrfunduar pushtimi osman; pse ky kthim nuk u krye qė nė fillim tė pushtimit, pse kthimi nuk qe i pėrgjithshėm dhe i menjėhershėm ashtu siē vepruan bogumilėt e Bosnjės? (e quajtur lėvizje heretike antifeudale, antikatolike- hungareze dhe antiorthodokse- sllave njėkohėsisht). Pse nuk e ndėrruan fenė edhe grekėt, serbėt, bullgarėt, polakėt, hungarezėt, armenėt etj. tė cilėt ishin nėn tė njėjtat kushte si edhe ne? A mundet qė dhuna ushtarako-ekonomike osmane ishte mė e madhe tek ne dhe mė e vogėl te fqinjėt; si shpjegohet qė grupe tė mėdha tė popullsisė nė brendėsi tė vendit e ruajtėn fenė e parė (Himara, Myzeqeja, Shpati, Mirdita, Malėsia e Veriut etj.); ēfarė mėnxyre parandjenė arbėrit saqė u shtrėnguan me "tradhtue" besimin e parė; nga kush kėrcėnoheshin; dhe a u tjetėrsua geni arbėr me kthimin nė fenė e re, gjuha, psikika, tradita, toponimia, ritet e lashta, mėnyra e jetesės, kultura shpirtėrore nė pėrgjithėsi?










    Le t'i gjykojmė gjėrat me radhė. Bash nė kėtė kohė zhvillimet politiko-ushtarake pėrreth hapėsirave me popullsi autoktone albanofone nė Ballkanin Jug-Perėndimor, po lėviznin me shpejtėsi dhe kahje jo tė favorshme pėr ta. Kjo situatė duhet tė ketė pasur pa dyshim ndikim absolut nė vetėpagėzimin me emrin: shqiptar. Kėshtu, pas humbjes nė Luftėn e Krimesė me rusėt, Perandoria Osmane u detyrua tė firmosė mė datė 21 korrik 1774 dokumentin mė fatzi tė historisė sė saj, Traktatin e Kyēyk Kajnarxhasė nė tė cilin Sulltan Mustafai III (mbretėroi 1757-1774) u bėri lėshime tė shumta rusėve. (Hist.Perandorisė Osmane….., botim i " Jehona Study Center ", 2006, autor S.J.Shaw, fq.301). Me anė tė kėsaj marrėveshje perandoresha Ekaterina e Rusisė pėrveē pėrfitimeve territoriale nė kurriz tė osmanėve mori edhe rolin e mbrojtjes sė ortodoksėve nė Ballkan nė tė cilin bėnin pjesė edhe shumica e arbėrve, qė mė herėt kishin qenė pjesė e Bizantit pėr afro 6 shekuj. Nė tė njėjtėn kohė dhe nė po atė linjė fanariotėt grekė shpallėn se tė gjithė ortodoksėt qė jetojnė nėn sulltanin "duhet tė jenė grekė"(!), kurse serbėt e paraqitėn Kosovėn si me qenė "djepi i trashėgimisė sė tyre historike"(!). Ata shkuan edhe mė tej duke pėrpunuar programe politike antishqiptare siē ishin Naēertanja serbe dhe Megaliidhea greke. Haptas synohej gllabėrimi i trojeve me popullsi albanofone qė atbotė banonte nė pellgun adriatiko-ballkanik prej Tivarit deri nė Prevezė nė njė sipėrfaqe afro 100.000 km kuadrat. Referuar kohės dhe hapsirės kur zhvilloheshin kėto ngjarje, arbėrit pra, ishin tė pėrfshirė pa dashje nė kėtė qerthull kobzi pėr ta. E nė kėto kushte, mendohet se tė trembur nga ky ekspansion pansllav nė tėrėsi, nga presioni asimilues e kontinuitiv i fqinjėve sllavo-ortodoksė pėr fat tė keq me tė njėjtin besim fetar e qė e rrethonin nė tre anė tė horizontit nė veēanti, si dhe mungesa e aleatėve tė fuqishėm bėri qė instikti i vetėmbrojtjes ta shtyjė shumicėn e arbėrve tė pėrqafojnė vullnetarisht fenė e pushtuesit osman, fenė Islame. Ishin pikėrisht banorėt e rajoneve kufitare mė tė ekspozuarit e pėr pasojė mė tė rrezikuarit ndaj rrezikut sllavo-bizantin, qė u konvertuan tė parėt nė myslimanė dhe krijuan si tė thuash njė "kordon sanitar". Kėtė tė vėrtetė e pranon edhe studiuesi ynė Aleks Buda i cili konstaton: "Proceseve tė serbizimit dhe greqizimit iu kundėrvu deri diku islamizimi i njė pjese tė popullsisė shqiptare, ndėrsa vazhduan deri vonė pėr pjesėn tjetėr tė mbetur e krishterė" (Shqiptarėt dhe trojet e tyre", botim i Akademisė sė Shkencave tė R.P.S. tė Shqipė risė, fq.38). Kėtė ide e pėrforcon edhe tradita jonė gojore dhe veēanėrisht Eposi Shqiptar i Kreshnikėve i cili ėshtė tėrėsisht antisllav dhe aspak antiosman.

    Dhuna dhe metodat barbare qė kishin nisur me kohė serbo-sllavėt pėr zbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre ishin tė pėrbindshme. Kjo dėshmohet edhe nė Kanunin e perandorit serb Stefan Dushan i cili qė nė kohėn e mbretėrimit tė tij (mbret 1331-1342 dhe perandor 1345-1355) shpalli sllavizimin e orthodoksizimin e tė gjithė besimtarėve tė besimeve tė tjera. Nė Nenin Nr.10 tė kėtij Kanuni famėkeq thuhet: "Dhe nė qoftė se ndodh qė ndonjė heretik (joorthodoks) tė jetojė mes pravosllavėve, tė damkoset me hekur tė skuqur nė fytyrė dhe tė pėrzihet, e nėqoftėse gjendet dikush qė i jep strehim, edhe ai tė damkoset". – (Zakonik Stefana Dušana, autor Stojan Novaković).

    Pėr fat tė keq, koha-kjo aleate besnike e drejtėsisė vėrtetoi pse arbėrit patėn tė drejtė qė u ndjenė tė friguem. Meqenėse asimilimi "paqėsor" i tyre qė kish filluar kah motit tash me kthimin nė fenė Islame u ndal, ahere nė skenė u thirrėn ushtritė sllavo-orthodokse tė bekuara nga kishat e tyre shoviniste, tė cilat ndėrmorėn fushata masive vrasjesh, djegie tė banesave, shkatėrrim tė pronave dhe shpėrnguljen me forcė tė shqiptarėve drejt Turqisė duke i paraqitur kėta sikur tė ishin myslimanė turq. Sipas historianit amerikan Justin McCarthy, pansllavistėt rusė, serbė, bullgarė, grekė, malazezė dhe armenė brenda njė shekulli (1821-1922) vranė, masakruan si dhe dėbuan prej shtėpive mbi 10 milion myslimanė (shqiptarė, turq, boshnjakė, ēerkezė, kurdė etj). nga ky genocid u vranė 5.060.000 burra, gra e fėmijė, ndėrsa 5.381.000 tė tjerė u dėbuan nga shtėpitė. ("Death and exile- the ethnic cleansing of Ottoman Muslims, 1821-1922″.-The Darwin Press, New Jersy 1995″, evidentuar nga historiani Skėnder Riza nė botimin "Kosova nė shekujt…").

    Me kthimin nė fenė e re Islame, shqiptarėt u distancuan pėrfundimisht nga fqinjėt e tyre agresivė orthodoksė dhe me vetėpagėzimin e ri, shqip pėr gjuhėn, shqiptarė pėr veten dhe Shqipni-Shqipė ri pėr vendin, ata u distancuan njėkohėsisht edhe nga popujt e Lindjes qė mė sė shumti e pėrbėnin perandorinė Osmane.

    Kjo ishte si njė mrekulli hyjnore. U njėsua kėshtu nėn tė njėjtin emėr kompaktėsia etnike dhe gjeografike shqiptare. Megjithatė, ndonėse shumica dėrrmuese e shqiptarėve u kthyen nė myslimanė ndjenja nacionale ishte aq e fortė tek ata sa qė kėtė tė vėrtetė e kanė dalluar me habi edhe shumė udhėtarė apo konsuj europianė tė kohės qė kalonin nėpėr Rumeli. Kur kėta tė huaj pyetnin banorėt e rajoneve tė ndryshme se ēfarė jeni, pėrgjigja ishte sipas pėrkatėsisė fetare dhe vetėm shqiptarėt, pavarėsisht nga besimi fetar, pėrgjigjeshin sipas pėrkatėsisė kombėtare. Po kėshtu, midis shqiptarėve, tash e tutje me besime tė ndryshme nuk ndodhi dhe nuk ka pėr tė ndodhur kurrė as edhe njė e vetme Natė Shėn Bartolome.

    Nėn kėtė emėr tė ri gjithėpėrfshirės, pjesė tė veēanta tė trojeve nga trungu albanofon qė njiheshin mė herėt me toponimet antikė e mesjetarė si Dardania, Maqedonia, Arbėria dhe Epiri, tash do tė vihen nė heshtje paqėsisht.

    Ndėrkohė, dihet se fise tė tėra arbėrish qė banonin nė veri dhe pikėrisht nė territoret ku sot janė Mali i Zi, Serbia dhe F.Y.R.O.M. (Maqedonia) e qė nuk u konvertuan nė myslimanė, u sllavizuan pėrfundimisht.

    Ėshtė i njohur koncepti mesjetar osman, por edhe europian i kohės sipas tė cilit: e kujt ishte kisha, e atij ishte edhe kombėsia qė ndiqte atė fe. Fatkeqsisht kjo ndodhi edhe me popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė nė fund tė Luftės II Botėrore, ku ēamėt myslimanė u masakruan dhe u deportuan dhunshėm drejt Shqipėrisė ndėrsa vėllezėrit e tyre me besim orthodoks u mbajtėn nė Greqi, por u greqizuan dhe pothuajse nuk njihen mė si shqiptarė.

    Por, le tė kthehemi te qėllimi i kėtij shkrimi dhe tė shohim, kush e vendosi emrin e ri shqiptar, ē'pėrfaqson ky emėr, nga e ka prejardhjen…?

    Natyrisht ky term nuk u shpik, nuk u planifikua dhe aq mė pak nuk u "importua" nga jashtė prej ndonjė propagande proshqiptare. Meritė e kėtij termi universal, etno-kulturor- gjeografik tė kombit tonė ėshtė
    vetė mendja e gjeniut shqiptar.

    Sipas studiuesit M. Pirraku (Pėrmbledhje studimesh, botim i "Genelek", 2003, fq.80) thuhet se vallja e emrit tė ri pėr gjuhėn, popullin dhe vendin, nisi nga vendet e Dardanisė-Peonisė antike dhe pikėrisht nga trevat albanofone midis Nishit-Limit- Malet e Sharrit-Matit- Dibrės-Strugės-Shtipit e Kumanovės, me epiqendėr nė viset e qytetit tė Shkupit, qė nė shkencėn gjuhėsore konsiderohen si djepi i gjuhės shqipe, fazė moderne e ilirishtes dhe e popullit shqiptar historik pasilirian. Nė vazhdim ky autor shkruan se emri i ri pėr popullin, emri kombėtar, duhej tė ishte emėr i njė popullsie dardano-ilire i periudhės parakrishtere dhe pikėrisht emri i popullsisė qė jeton midis Qafės sė Prushit dhe poshtė nėn qytetin e Shkupit, banorėt e tė cilės Plini i lashtėsisė i shėnoi si skirtarė, kurse aleksandrini Ptoleme i quajti skyrtonė. Emri i ri mund tė ishte edhe shumėsi i banorėve tė Shkupit: shkuptarė, shkyptarė, shqyptarė, shqiptarė; lidhje mė e thellė me emrin e shpendit totem ose Orė dardano-ilire; shqype, shqipe. Nė kėtė pėrfundim arrin edhe studiuesi ynė E.Ēabej i cili shkruan: "Brenda kėsaj treve, ndėr tė tjera Naissus-Nish, Scupi-Shkup e Astibos-Shtip dėshmojnė qė Dardania bashkė me viset kufitare tė Maqedonisė e tė Peonisė bėjnė pjesė nė territorin e formimit tė shqipes".

    Dhe nuk ėshtė ēudi, pasi edhe albanologu i shquar austriak Norbert Jokl mbas studimesh tė shumta albanologjike arrin nė pėrfundimin se: djepi i lashtė i shqiptarėve nė Ballkan ka qenė Dardania. (Shqiptarėt dhe trojet e tyre", botim i Akademisė sė Shkencave tė R.P.S. tė Shqipė risė, fq.43, nga E. Ēabej referuar Eberts Reallexikon der Vorgeschichte I,1924).

    Ēuditėrisht, edhe turqit osmanė e quajtėn qytetin e Shkupit: Ysqyp, qė kur artikulohet ėshtė shumė i ngjashėm me hipotezėn e mėsipėrme, ku baza ose rrėnja e kėsaj fjale ėshtė sqyp, shqyp, shqip.

    Nė pėrfundim, mendoj se ky shkrim do tė ndihmojė sado pak nė shtjellimin dhe pėrcaktimin e saktė tė prejardhjes sė fjalėve: shqip, shqiptar dhe Shqipni-Shqipė ri.. Ėshtė e drejta e gjuhėtarėve dhe historianėve tanė qė tė merren me kėtė ēėshtje dhe tė vendosin tė vėrtetėn pėrfundimisht nė tekstet e historisė tonė, veēanėrisht sot kur qė prej 19 vjetėve nuk ka mė diktat dhe mungesė tė lirive intelektuale.
    Nga: Bukurosh Z. Dylgjeri, Histroian
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •