Pershendetje,
Deshta me thane vetem qe keto tema nuk kane ndonje interes praktik per ne shqiptaret qe i perkasim 2 besimeve (dhe 4 riteve) fetare, pa llogarite nji shumice te madhe qe nuk beson asnjenen, mbasi nuk ka kuptim konkurrenca per gjana qe gjithsecili i ka personale dhe debati nuk ka fund pa ndonji fryt.
P.sh. nuk mund te pretendohet qe te krishteret te njohin Kuranin apo muslimanet Biblen, gjithkush besimin e vet,.
Per mendimin tem personal te 2 librat e shenjte (qe kane te perbashket monoteizmin) e kane origjinen nga Testamenti i Vjeter i hebrejve, ndersa Testamenti i Ri (ne vijim) lidhet me faktin e ardhjes se Jezusit (Mesiah) i cili e mbyll kapitullin duke u treguar hebrejve dhe mbare njerzimit rrugen e shpetimit nepermjet vdekjes dhe ringjalljes. Te krishteret nuk kane me nevoje per profete mbasi Jezusi Zot ka zbrite ne Toke ku do te kthehet perseri per me gjykue te gjallet e te vdekunit.
Muslimanet nga ana e tyre besojne tek profeti Muhamet i cili jetoi nja 600 vjet mbas Krishtit dhe u shpalli fiseve arabe Kuranin, pjese te te cilit jane huazime te librave te shenjte te Hebrejve dhe te krishtereve (2 Testamenteve).
Efektet praktike te 2 librave ishin me ndikim te jashtzakonshem per njerezimin. Zhvillimi i sotem, demokracia dhe ekonomia e tregut, juridiksioni etj, perendimor jane rrjedhoje direkte dhe indirekte e kristianizmit cili i shnderroi fillimisht Perandorine Romake politeiste ne monoteiste dhe ma vone fiset barbare, gale, gote, kelte. sllave etj, ne shoqeri te organizueme dhe te kulturueme duke i lidhe me qytetnimin greko-romak ne faze te re. Duke qene fe e bazueme mbi individin dhe te drejtat e tij te dhanuna nga Krijuesi (pra te patjetersueshme) individi u zhvillua ne dobi te mbare shoqerise e zhvillimit njerezor gja e cila nuk mundi me ndodhe ne religjione te tjera p.sh. kinezet i kishin shpike shume gjana 5000 vjet para evropianeve dhe nuk kishin munde me ece asnji hap ma tej.
Islamizmi gjithashtu u sherbeu kryesisht fiseve arabe te cilat nga fise te shperndame u organizuan, e bashkuan duke formuar nji nder kombet ma te fuqishme ne histori ate arab dhe duke ndikuar ne organizimin social, moral e kulturor. Me kete rast ata filluan edhe fushatat ushtarake per nenshtrimin e shume kombeve te tjera duke dale nga shkretetira dhe duke pushtu Lindjen e Mesme (Siri Liban Palestine deri atehere qytete te krishtera dhe hebreje nen sundimin e Konstantinopojes) krejt Afriken Veriore dhe pjese te Azise,
Me pak ndryshime kjo asht edhe gjendja deri sot.
Per mua personalisht rreziku asht tek perdorimi i fese dhe manipulimi i saj. Une nuk besoj ajo fe qe i kerkon njeriut te bahet vrases ne emer te kujtdo qofte. Ne rast se njerezit besojne tek Krijuesi qe u jep jeten, ai e kane dore edhe vdekjen (drejtesia hyjnore) dhe nuk ka nevoje per bedela per kete pune. Njerezit nuk kane ne asnji rrethane te drejte te marrin ate qe nuk e kane krijue vete.
Ne rast se nuk besoni tek Zoti atehere po mund te besoni ne drejtesine njerezore.
Per mua ata qe vrasin ose bajne lufte ne emer te Zotit ose jane mekatare qe shakterrojne krijesat e Zotit nen emrine tij, ose nuk besojne hic ne Zot por hiqen si te tille per tu dhane njerezve trute e gomarit e me ush perpara i cojne ne kasaphana prej ku mandej dalin vetem diktatore e dhuna pa mbarim.
Krijoni Kontakt