-
C'ka po ndodh?
Deklarata e imamit tė xhamisė Dėshmorėt e Kombit nė Podujevė, Bekim Jashari, se ferexheja ėshtė njė traditė arabe, ndėrsa shamia nuk ėshtė fundamet islam, iu ka shpėrblyer me kėrcėnim me jetė. Edhe pse nuk e drejton gishtin ndaj askujt, Jashari tregon se nėpėr ligjėratat e tij e ka kritikuar sektin vehabijė. Pėr mė shumė, ai thotė se ky sekt ėshtė nė kundėrshtim me medhėhebin hanefijė, atė qė ai predikon. Nė kėtė situatė, imami thotė se po lėvizė me kujdes, kurse policia veē konfirmon se ėshtė raportuar rasti, pa treguar deri ku kanė shkuar hetimet...
Imami i xhamisė - Dėshmorėt e Kombit - nė Podujevė, Bekim JashariMe tė hyrė nė zyrėn e tij nė xhaminė Dėshmoret e Kombit nė Podujevė, Bekim Jashari imam i kėsaj xhamie bėn me gisht nga flamuri amerikan, qė kishte nė tavolinė, duke thėnė se dikujt i pengon ky flamur pa specifikuar se kujt. Ai vetėm njė ditė pasi qė i ishte publikuar prononcimi nė Top Chanel dhe Top News pėr ēėshtjen e shamisė, ėshtė kėrcėnuar me jetė pėrmes telefonit nga njė person i panjohur. Ferexheja ėshtė njė traditė arabe nuk ėshtė parim kuranor, ndėrsa shamia nuk ėshtė fundament islam, kjo ėshtė deklarata pėr tė cilėn thotė se ėshtė kėrcėnuar imami Jashari. Edhe pse rasti ėshtė lajmėruar tek organet e rendit, imami nuk e drejton gishtin ndaj askujt, mirėpo pa e pyetur e pėrmend sektin vehabijė. Ky sekt me duket se nuk ėshtė element qė i pėrshtatet vendin tonė, pėr mė shumė ai thotė se nė ligjėratat e tij nė vazhdimėsi e ka kritikuar kėtė sekt.
Kultivon tolerancėn
Ndėr tė tjera imami Bekim Jashari foli edhe pėr luftėn ndėrfetare, duke thėnė se populli shqiptar nė kėtė rrafsh qėndron mė sė miri. Ne jemi besimtarė mysliman shqiptar, por i ēmojmė dhe i respektojmė aleatėt tonė qė e kanė ndihmuar Kosovėn, thotė ai. Jashari ka shtuar se lufta nė mes Amerikės dhe vendeve tė lindjes nuk duhet tė reflektojė tek ne. Unė personalisht e kam parim tė predikojė Kuranin, porositė e urta tė Muhamedit Alejhi Selam, por edhe sugjeroj dhe predikoj vazhdimisht tė punoj pėr tolerancė ndėrfetare kur dihet se jemi i vetmi popull nė botė qė nuk kemi pasur asnjėherė luftė fetare nė mes vete, ka deklaruar imami i xhamisė Dėshmorėt e Kombit, duke sugjeruar se kėtė tolerancė duhet ta kultivojmė edhe nė tė ardhmen. Magjistėr Bekim Jashari ėshtė imam i xhamisė Dėshmorėt e Kombit qė nga viti 2000. Kjo xhami sipas tij ėshtė ndėrtuar nga njė shoqatė humanitare e Kuvajtit dhe qytetarėve.
Kėrcėnimi
Bekim Jashari javėn e kaluar ėshtė prononcuar pėr Top Chanel dhe nė Top News ku ka folur rreth ēėshtjes sė ferexhesė dhe tė shamisė. Ai kishte thėnė se ferexheja ėshtė njė traditė arabe dhe nuk ėshtė parim kuranor, ndėrsa sa i pėrket shamisė imami ėshtė shprehur se shamia nuk ėshtė fundament islam. Jashari thotė se shamia nuk ėshtė prej kushteve as tė besimit as tė islamit, por ėshtė njė praktikė e rėndėsishme islame. Kjo deklaratė, sipas imamit, ka qenė edhe shkak i kėrcėnimit qė ka pasur kėtė tė diele.
Tė dielėn nė ora 13 e 47 minuta mė ka thirr njė person nė telefon me privat numėr, duke mė thėnė: si nuk ke frikė Allahun tė thuash qė shamia nuk ėshtė obligim fetar...largohu prej kėtyre mendimeve pėrndryshe nėse vazhdon kėshtu shkon, ky ka qenė kėrcėnimi, thotė hoxhė Jashari. Pas pak minutave ai e ka paraqitur rastin nė polici duke dhėnė dy opsione tė mundshme se kush ka mundur ta kėrcėnojė. Imami ka deklaruar nė polici se kėrcėnuesit mund tė jenė nga grupi i ekstremistėve apo nga dikush tjetėr, qė ai nuk deshi ta publikojė. Komandanti i stacionit policor nė Podujevė, Naim Latifi ka thėnė se viktima e ka paraqitur rastin nė polici, ndėrsa tani i mbetet hetuesve ta kryejnė punėn e tyre.
Hanefizmi vs vehabizmi
Edhe pse ėshtė kėrcėnuar me jetė, imami Jashari nuk deklarohet se nė kė dyshon. Nuk guxoj tė paragjykoj, sepse Islami e ndalon atė. Nuk dua ta drejtoj gishtin ndaj askujt, thotė ai. Megjithatė, ai kėmbėngul qė nuk ka probleme me njerėz. Unė me asnjė njėri nė botė nuk kam probleme as personale as familjare. Me shumicėn e vehabistėve kam raporte tė mira, por asnjėherė nuk jam pajtuar me idetė e tyre. Jam ithtar i medhėhebit hanefijė, i islamit tradicional e autokton tė shqiptarėve, i cili ka kultivuar vazhdimisht tolerancė me vėllezėrit tonė kaotikė, shprehet imami. Edhe pse thotė qė nuk ka probleme me askėnd, imami Jashari deklaron se nė ligjėratat e tij i ka kritikuar vehabistėt. Pėr mė shumė ai thotė se ky sekt ėshtė nė kundėrshtim me atė qė ai predikon. Vehabizmi bie nė kundėrshtim me hanefizmin, sepse ata nuk i pranojnė medhėhebet. Me kėtė ata po bijėn ndesh edhe me dijetarėt, pasi qė dijetarėt i pranojnė medhėhebet (shkollat juridike), deklaron Jashari.
Flamuri amerikan
Sa i pėrket flamurit amerikan, i cili qėndron nė tavolinėn e punės sė tij nė xhami, Bekim Jashari thotė se flamuri i pėlqen jashtėzakonisht shumė xhematit tė tij. Flamuri i Amerikės i pėlqen shumė xhematit tim, thotė me krenari hoxha, mirėpo sipas tij, ai i pengon disa njerėzve qė kanė mendime tė tjera, pa specifikuar se kush janė ata.
Valdrin Krasniqi dhe Visar Duriqi, Infopress
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
PS: Diskutim te kendshem.
-
-
E ēfare ka per te diskutuar ketu????
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt