Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 85
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Kėshillė

    I nderuar Berat96, dhe tė tjerėt qė sjellin tekste nė gjuhė tė huaja, edhe pse nuk ėshtė e preferueshme, por nėse edhe i sillni kėtu, atėherė nuk kishte pėr tė qenė keq nė qoftė se nė pika tė shkurtra tė thuhet nė fund pėr ēka flitet nė kėto tekste dhe ēfarė pėrfundimi jep autori nė fjalė (nėse ėshtė e mundshme edhe ku bazohet dhe ēfarė argumentesh sjell). Nė kėtė mėnyrė sė paku ata qė nuk e marrin vesh gjuhėn e huaj nė fjalė (kėtu bėj pjesė edhe unė) do tė kenė njėfarė orientimi pėr tė dhėnė mendimin e tyre apo pėr tė kuptuar pėr ēka flitet kėtu.

    Shpresoj se mė mirėkuptoni.

    Flm!
    IHS

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Bleti002
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Brenda rruzullit tokesor...
    Postime
    56

    *****

    I nderuari shoku yne i ngushte Beratas.

    Po si more djale i dashur... qenka kaq e cudithshme qe te gjithe keto gabime paskan qene ose keqkuptime nga ata qe e kane shkruajtur biblen ose gabime shkrimi...Cudi o lale cudi...
    Sikur tė gjithė drutė nė tokė tė jenė lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatė dete (e tė jenė me ngjyrė), nuk do tė mbaronin fjalėt e All-llahut(do tė shterroheshin detet, do tė soseshin lapsat, e jo mrekullitė e Zotit). All-llahu ėshtė ngadhėnjyesi i urtė.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230

    Per punen e gjuhes

    Une jam perpjekur gjithmone qe t'i sjell shkrimet ne shqip. Meqenese dikush solli "kontradikta" per Biblen te shkruara ne anglisht dhe duke mos pasur kohe per te perkthyer pergjigjen nga anglishtja ne shqip mendova se eshte me mire te vendosja te gjithe artikullin ashtu sic eshte (ne anglisht).

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Robi i Zotit
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    gjithandej
    Postime
    4
    UPS!!!!!
    Le ta perkthejme pak se cthote shpjeguesi i kontradiktave.
    "Duke qene se kemi te bejme me shkrime 2000 vjete te vjetra ,nuk do te prisnim qe te kishim origjinalin ne duart tona .............."
    E pra , Berat le ti leme menjane te tjerat dhe perqendrohu vetem te kategoria "copiest error"
    E shihni pra se sa gabim jeni kur thoni qe Bibla e sotme eshte komplet fjale e Zotit ? Me mire do ishte te thonit Fjale e Zotit me ca gabime kopimi , apo as keto nuk i pranoni.
    Edhe ne te tjereat qe jane munduar te shpjegohenm ka shume per te thene por sja vlen fare kur ke disa qe nuk ke ku e luan fare.

    Gallata vazhdon te nr 48 . Ku MArku ja paska futur kot,ose dikush duhet ta kete shtuar pa dashje. Thuj shyqyr qe dolen keta qe e gjeten se deri tani ka hum kot njerezia duke besu .

    Nejse po me e padurueshmja eshte se keto dite pata ne duar nje Bibel te re ,botim i fundit "NIV" New international version (versioni i ri internacional" ne te cilin keto "copiest error " ishin rregulluar.
    Cuditem jashte mase me guximin e ketyre bastardeve per te luajtur keshtu me fjlaet e Zotit . Po si keshtu more djema , kushedi se cdo dali me vone.Po kush jua jep te drejten nje here qe te ndryshoni? Pastaj nqs qenkan lejuar gabime te tilla , atehere ne nuk mund te jemi te sigurte per asgje ne kete liber sepse i njejti person qe ja futi kot me numrat mund tja kete futur kote edhe ne nje pjese tjeter .
    E pra ju lutem shume mos thoni me qe Bibla e sotme eshte komplet prej Zotit , ok?

    ""Because we are dealing with accounts which were written thousands of years ago, we would not expect to have the originals in our possession today, as they would have disintegrated long ago. We are therefore dependent on the copies taken from copies of those originals, which were in turn continually copied out over a period of centuries. Those who did the copying were prone to making two types of scribal errors. One concerned the spelling of proper names, and the other had to do with numbers. ....""
    hjhgjhjuhj

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Bleti002
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Brenda rruzullit tokesor...
    Postime
    56

    *****

    O Robo...
    Me e forta fare eshte se para nja 4 ditesh pashe tek Mediaset se Vatikani paska qit nje version akoma me te sofistikuar te bibles...
    Kjo lale eshte Bibla 2002.
    Kushedi sa e bukur duhet te jete....
    Edhe keta kikirikat akoma vazhdojne dhe i besojne Bibles...
    Mua me cudit dicka se si ka mundesi qe keto gabime te jene vetem gabime shkrimi ose keqkuptime nga ata qe e shkruan... kurse keta mjeshtrat e vegjel... keta po qe i gjejne keto keqkuptime dhe i rregullojne keta vete...
    Po si njehere... me cfare guximi arrijne te manipulojne librin e Zotit. Me cfare guximi keta keqbersa arrijne dhe mundohen te na mbushin mendjen me pallavra...kur dihet mire se sot ne bote egzistojne rreth 500 lloje te ndryshme biblash...
    O Robo ta dish lale se kemi qene bashke kur e kemi lexuar se si Zoti ecte neper kopesht dhe pyeste se ku ishte Adami sepse me te thene te drejten nuk e dinte...
    Bile lale eshte edhe nje version tjeter qe Zoti ecte ne kopesht duke fishkellyer...
    Hallall, hallall dhe keta flasin me fjalen e Zotit.
    Sikur tė gjithė drutė nė tokė tė jenė lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatė dete (e tė jenė me ngjyrė), nuk do tė mbaronin fjalėt e All-llahut(do tė shterroheshin detet, do tė soseshin lapsat, e jo mrekullitė e Zotit). All-llahu ėshtė ngadhėnjyesi i urtė.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Proverbat :
    " Frika e Zotit eshte fillimi i njohjes; por njerezit e pamend
    percmojne diturine dhe mesimin."

    " Frika e Zotit eshte parimi i diturise, dhe njohja e te Shenjtit
    eshte zgjuarsia."

    "Frika e Zotit eshte nje mesim diturie dhe perpara lavdise
    vjen perulesia."

    " Zoti ka bere cdo gje per vete te tij , edhe TE PABESIN
    per ditene fatkeqesise."

    Psalme:
    " Frika e Zotit eshte Zanafilla e diturise......"

    " Me siguri shpetimi eshte afer atyre qe kane frike prej TIJ ...."

    Jeremia:
    '' Do te bej me ta nje beslidhje te perjetshme; nuk do te largohem me prej tyre dhe do tu bej te mira dhe do te shtie ne zemren e tyre FRIKEN , me qellim qe te mos me braktisin."

    Jobi:
    " ... te kesh frike nga Zoti , kjo eshte dituri, dhe ti largohesh se keqes kjo eshte zgjuarsi."

    Konkluzion:
    BEsimi fillon me friken ndaj Zotit, por qe te kesh frike, duhet ta njohesh Perendine , dhe qe ta njohesh, do te thote te besosh tek Biri i tij Zoti Krisht.
    Dita e fundit do te tregoje se cfare ka mbjelle gjithesecili, kush mbolli faren e drejtesise me ane te Krishtit , do te korre paqen, por kush mbolli faren e mashtrimit me ane te satanit, do te korre erresirene perjetshme.
    Deshmuesi i Krishtit

  7. #17
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    QĖNDRIMI AUTORĖVE TĖ KRISHTERĖ

    NDAJ MASHTRIMEVE SHKENCORE

    TĖ TEKSTEVE BIBLIK

    - SHQYRTIM KRITIK I TYRE



    Jemi tė habitur shumėllojshmėria e reaksioneve tė autorėve tė krishterė lidhur me ekzistimin e kėtij grumbulli tė trillimeve, tė gjėrave tė pabesueshme dhe tė kundėrshtimeve. Disa prej tyre e pranojnė ndonjėrėn nga kėto dhe nuk hezitojnė qė nė veprat e veta tė ballafaqohen me probleme tė vėshtira. Tė tjerėt hareshėm kalojnė nėpėr pohimet e papranueshme, duke i kushtuar kujdes mbrojtjes sė teksteve fjalė pėr fjalė dhe duke u pėrpjekur tė na bindin me anė tė deklaratave apologjetike dhe me mbėshtetje tė madhe tė argumentave shpesh tė papritura, me shpresė se nė kėtė mėnyrė do tė harrojnė atė qė logjika e hedh poshtė.

    R.P.de Vaux, nė Hyrjen e tij tė pėrkthimit tė Zanafillės, lė mundėsinė e ekzistimit tė kėtyre kritikave dhe pėr mė tepėr flet mbi bazueshmėrinė e tyre, por, sipas tij, rindėrtimi objektiv i ngjarjeve nga e kaluara ėshtė i padobishėm. Ai nė shėnimet e veta shkruan: "Ajo qė Bibla e ka huazuar rikujtimin e njė apo mė shumė vėshtrimeve katastrofike ne ultėsirėn e Tigrit dhe tė Eufratit, qė tradita i ka zmadhuar deri nė parmasat e kataklizmės universale" ka rėndėsi fare tė vogėl; ėshtė e rėndėsishme se "vetėm autori i shenjtė i ka dhėnė kėtij kujtimi kėshillė universale mbi drejtėsinė dhe mėshirėn e Zotit, mbi ligėsinė njerėzore dhe shpėtimin qė jepet tė drejtit".

    Kėshtu ėshtė arsyetuar transformimi i njė legjende tė popullarizuar nė ngjarje me pėrmasa hyjnore - e cila, si e tillė, i ofrohet njerėzve pėr ta besuar - duke filluar nga ēasti kur njė autor e ka shfrytėzuar si njė ilustrim tė njė kėshille fetare. Njė qėndrim i kėtillė apologjetik i arsyeton tė gjitha keqpėrdorimet e njerėzve nė krijimin e shkrimeve pėr tė cilat thuhet se janė tė shenjtė dhe se pėrmbajnė Fjalėn e Zotit. Tė lejosh pėrzjerje tė tilla njerėzore me Hyjnoren, do tė thotė tė mbrosh tė gjitha shpėrdorimet e njerėzve me tekste biblike. Nėse ekziston qėllimi teologjik, tė gjitha shpėrdorimet bėhen tė ligjėruara dhe kėshtu mbrohen dhe ato tė autorėve tė shekullit VI, me preokupimet legaliste qė kanė ēuar deri te tregimet e njohura fantazioze.

    Njė numėr i konsiderushėm i komentuesve tė krishterė e konsideruan si mendjemprehtėsi qė kėto trillime, gjėra tė pabesueshme dhe kundėrthėnie tė tregimeve biblike, t'i shpjegojnė duke nėnvizuar kėtė arsyetim: autorėt biblikė janė shprehur varėsisht nga faktorėt shoqėrorė me kulturė dhe mentalitet tė shumėllojshėm, qė gjė ka ēuar deri te pėrkufizimi si "vepra letrare" tė veēanta. Futja nė kėtė mėnyrė e kėsaj shprehjeje nė dialektikėn subtile tė komentuesve i fsheh tė gjitha vėshtirėsitė. Ēdo kundėrthėnie mes dy teksteve ka si shpjegim ndryshimin nė mėnyrėn e tė shprehurit tė secilit autor, "gjininė letrare" tė veēantė tė tij. Me tė vėrtetė kėtė argument nuk e pranuan tė gjithė, sepse megjithėmend nuk ėshtė serioz. Por, ai, pėrsėri, nuk u hodh poshtė krejtėsisht nė ditėt tonė dhe nė rastin e Besėlidhjes sė Re do tė shihet se nė ē'mėnyrė jo korrekte bėhen pėrpjekje qė tė shpjegohen kundėrthėniet aq tė hapta tė Ungjijve.

    Njė mėnyrė tjetėr qė tė pranohet ajo qė, logjika nė tekstin kontestues, po tė zbatohet do ta hidhte poshtė, ėshtė qė teksti pėrkatės tė mbulohet me shqyrtime apologjetike. Vėmendja e lexuesit ėshtė zhvendosur nga problemi thelbėsor i vėrtetėsisė sė tregimit, pėr t'u pėrqėndruar nė probleme tė tjera.

    Pasqyrimet e kardinal Danielit mbi Pėrmbytjen, qė u paraqitėn nė revistėn "Dieu vivant" (Zoti jeton), me titull "Pėrmbytja, Kryqėzimi, Gjyqi", zbulojnė njė mėnyrė tė kėtillė tė tė shprehurit. Ai shkruan: "Tradita mė e lashtė e Kishės nė teologjinė e Pėrmbytjes ka parė simbolin e Krishtit dhe tė Kishės". Ky ėshtė "episodi me rėndėsi tė veēantė..." "gjyqi qė godet tėrė racėn njerėzore". Pasi e citon Origenin, i cili nė veprėn e vet "Predikimet mbi Ezekielin" flet mbi "Pėrmbytjen e tėrė Gjithėsisė tė shpėtuar nė Anije", kardinali evokon vlerėn e numrit tetė "i cili shpreh numrin e vetave tė shpėtuar nė Anije (Noa dhe bashkėshortja e tij, tre djemtė me tre bashkėshortet e tyre)". Ai e huazon pėr vete atė qė e ka shkruar Justini nė veprėn e vet "Dialogu"."Ata kanė dhėnė simbolikėn e ditės sė tetė nė tė cilėn Krishti ynė u ringjall nga tė vdekurit" dhe shkruan: "Noa, i parėlinduri nė krijimin e ri, simboli i Krishtit, i cili ka realizuar atė qė ka simbolizuar Noa". Ai vazhdon krahasimin ndėrmjet Noas i cili shpėtoi me ndihmėn e drurit tė Anijes nė tė cilin ky noton nė njė anė, dhe tė ujit tė pagėzimit ("uji tė Pėrmbytjes nga i cili lind njerėzimi i ri") dhe drurėve tė kryqit nė anėn tjetėr. Ai ngul kėmbė nė vlerėn e kėtij simbolizimi dhe pėrfundon duke vėnė theksin nė "pasurinė shpirtėrore dhe doktrinare tė sakramentit tė Pėrmbytjes".

    Do tė mund tė flitej shumė pėr kėto krahasime apologjetike. Ato komentojnė - tė rikujtojmė - njė ngjarje vėrtetėsia e sė cilės nuk mund tė mbrohet nė peshoren universale dhe nė epokėn nė tė cilėn vendoset Bibla. Para komentimit, siē ėshtė ky i kardinal Danielit, na bie ndėr mend epoka e mesjetės kur ėshtė dashur qė teksti tė pranohet ashtu siē ka qenė dhe kur nuk ka qenė e mundur tė bėhet asnjė diskutim, pėrveē atij konformist.

    Por tė jep kurajo konstantimi se para kėsaj epoke tė errėsirės sė imponuar mund tė zbulohen qėndrime shumė logjike, siē ėshtė ai i Shėn Agustinit, i cili del nga mendimi qė i paraprin kohės sė vet. Nė epokėn e Etėrve tė Shenjtė problemet e kritikės sė teksteve kanė qenė dashur tė imponohen. Kėtė Shėn Agustini e evokon nė njė letėr tė vetėn, Nr. 82, nga e cila po citojmė njė fragment mė karakteristik:

    "Vetėm kėtyre librave tė shkrimit (tė Shenjtė), qė quhen kanonikė, ka mėsuar t'u kushtoj njė vėmendje dhe njė respekt tė atillė, sa qė besoj fort se asnjė autor i tyre nuk ka mundur tė mashtrojė duke i shkruar. Kur nė kėta libra hasi nė pohimin qė duket se e kundėrshton tė vėrtetėn, atėherė nuk dyshoj se teksti i (kopjes sime) ėshtė i gabuar ose pėrkthyesi nuk ka dhėnė nė mėnyrė besnike tekstin origjinal ose ndoshta intelekti im nuk ėshtė i mjaftueshėm".

    Pėr Agustinin e shenjtė ka qenė e paimagjinueshme qė njė tekst i shenjtė mund tė pėrmbajė trillime. Shėn Agustini e ka pėrkufizuar shumė qartė dogmėn e pagabueshmėrisė. Para njė fragmenti qė duket se i kundėrvihet sė vėrtetės, ai u mendua pėr kėrkimin e shkakut dhe nuk e ka pėrjashtuar supozimin mbi prejardhjen njerėzore. Njė qėndrim i tillė ėshtė qėndrim i besimtarit qė ka pikėpamje kritike. Nė epokėn e Shėn Agustinit nuk ka ekzistuar mundėsia e konfrontimit tė tekstit biblik me shkencėn. Gjerėsia e pikėpamjes sė njėjtė me tė tijėn do tė kishte bėrė tė mundur qė nė kohėn tonė tė kapėrcehen shumė vėshtirėsi qė paraqiten kur i krahasojmė disa tekste biblike me njohuritė shkencore.

    Specialistėt e kohės sonė pėrpiqen, pėrkundrazi, ta mbrojnė tekstin biblik nga ēdo sulm pėr shkak tė gabimit. R.P.de Vaux nė Hyrjen e tij nė Pėrmbytje na jep shkaqet qė e shtyjnė nė kėtė mbrotje tė tekstit me ēdo kusht edhe atėherė kur ajo ėshtė e prapranueshme nė pikėpamje historike ose shkencore. Ai nga ne kėrkon qė historinė biblike mos ta shikojmė "sipas rregullave tė atij lloji tė historisė me tė cilėn merren bashkėkohėsit", sikur mund tė ekzistojnė shumė mėnyra tė tė shruarit tė historisė. E shpjeguar nė mėnyrė jo tė saktė, historia bėhet - tė gjithė e pranojnė kėtė - roman historik. Por, kėtu, ajo i eviton normat qė dalin nga koncepcionet tona. Komentuesi biblik refuzon ēdo kontrollim tė tregimeve biblike me anė tė gjeologjisė, paleontologjisė dhe me anė tė dhėnave parahistorike. "Bibla nuk varet,shkruan ai, nga asnjėra prej kėtyre disiplinave, dhe po tė donim ta konfrontonim me tė dhėnat e kėtyre shkencave do tė mund tė arrihej vetėm deri te kundėrthėniet joreale ose te pėrputhjet artificiale". Duhet tė vėrejmė se kėto refleksione janė bėrė lidhur me atė qė nė Zanafillė nuk ėshtė aspak nė pėrputhje me tė dhėnat e shkencės bashkėkohore, sidomos kapitujt prej 1 deri 11. Por, nėse disa tregime janė tė verifikuara plotėsisht nė kohėn tonė, siē janė disa episode nga koha e patriarkut, autori nuk e lėshon rastin tė mbėshtetet nė njohuritė bashkėkohore pėr konfirmimin e vėrtetėsisė biblike. Ai shkruan: "Dyshimet qė kanė dominuar lidhur me kėto tregime duhet tė lėshojnė pe para vėrtetimit tė mjaftueshėm qė iu bėn historia orientale dhe arkeologjia". Me fjalė tė tjera, nėse shkenca ėshtė e dobishme pėr ta vėrtetuar tregimin biblik, ajo mbėshtetet nė tė, e nėse e konteston, ėshtė e palejueshme t'i referohet atij.

    Qė tė pajtohet e papajtueshmja, d.m.th. teoria e sė vėrtetės sė Biblės me karakterin jo tė saktė tė disa fakteve tė paraqitura nė tregimet e Besėlidhjes sė Vjetėr, teologėt modernė kanė filluar tė bėjnė revidimin e koncepteve klasike tė vėrtetsisė. Po tė donim shprehnim hollėsisht shqyrtimet subtile tė cilat zhvillohen gjerėsisht nė veprat me temėn vėrtetėsisė sė Biblės, siē ėshtė ajo e O. Lorencit (1972), do tė dilnim nga suazat e kėtij libri. Ēfarė ėshtė vėrtetėsia e Biblės? Tė pėrmendim vetėm njė gjykim qė i pėrket shkencės:

    Autori shkruan se Koncili i Dytė i Vatikanit "ėshtė kujdesur mirė qė tė mos pėrcaktojė rregulla pėr dallimin e sė vėrtetės nga trillimi nė Bibėl. Shqyrtimet themelore tregojnė se kjo ėshtė e pamundur meqė Kisha nuk mund tė vendosė mbi vėrtetėsinė apo pavėrtetėsinė e metodave shkencore nė atė mėnyrė qė do tė zgjidhte parimisht dhe nė mėnyrė tė pėrgjithshme ēėshtjen e vėrtetėsisė sė Shkrimit (tė Shenjtė)".

    Ėshtė e qartė se Kisha nuk do tė mund tė deklarohej mbi vlerėn e njė "metode", si mjet pėr t'iu afruar diturisė. Kėtu ėshtė fjala pėr diēka krejt tjetėr. Nuk ėshtė fjala pėr diskutimin mbi teoritė, po pėr faktet e vėrtetuara mirė. A thua nė epokėn tonė ėshtė e nevojshme tė jesh shkencėtar i mirė pėr tė ditur se bota nuk ėshtė krijuar dhe se njeriu nuk ėshtė paraqitur nė Tokė para tridhjet e shtatė apo tridhjet e tetė shekujve, dhe se ky vlerėsim, i nxjerr nga gjenealogjitė biblike mund tė shpallet i gabueshėm pa rrezik mashtrimi? Autori, tė cilin e cituam kėtu do tė duhej ta dinte kėtė. Pohimet e tij mbi shkencėn kanė pėr qėllim vetėm ta kthejnė problemin vetėm nė anėn tjetėr, nė mėnyrė qė tė mos tė mund tė trajtohet si duhet.

    Rikujtimi i tė gjitha kėtyre qėndrimeve tė autorėve tė krishterė ndaj gabimeve shkencore tė teksteve biblike e ilustron mirė shqetėsimin qė e shkaktojnė ato dhe pamundėsinė qė tė pėrcaktohet njė qėndrim tjetėr logjik, pėrveē atij qė e pranon prejardhjen e tyre njerėzore dhe pamundėsinė pėr t'i pranuar si pjesė tė njė shpalljeje.

    Shqetėsimi i cili i mundon rrethet e krishtera, kur ėshtė fjala pėr Shpalljen, ėshtė shprehur gjatė Koncilit tė dytė tė Vatikanit (1962 - 1965) kur qenė tė nevojshme tė bėhen jo mė pak se pesė redaktime pėr tu arritur pajtimi lidhur me tekstin pėrfundimtar dhe pėr tu ndėrprerė (kjo gjendje e dhemshme qė kėrcėnonte ta mbyste Koncilin) sipas shprehjes sė imzot Veberit, nė hyrje qė e kishte shkruar nė dokumentin e Koncilit Nr. 4 mbi Shpalljen15.

    Dy fjali nga ky tekst, qė kanė tė bėjnė me Besėlidhjen e Vjetėr (kreu IV, fq. 53), zhvillojnė gjėra me tė meta dhe vjetėrsim tė atillė tė disa teksteve qė nuk lejojnė kurrėfarė kontekstimi:

    "Duke mbajtur parasysh pozitėn e njeriut para shpėtimt tė cilin e ka sjellė Krishti, librat e Besėlidhjes sė Vjetėr ja bėjnė tė mundur secilit tė njohė cili ėshtė Zoti e cili ėshtė njeriu, si dhe mėnyrėn se si Zoti, me drejtėsinė dhe mirėsinė e tij, vepron me njerėzit. Kėto libra, edhe pėr kundėr asaj se pėrmbajnė gjėra tė papėrsosura dhe gjėra tė vjetėrsuara, pėrsėri janė dėshmitarė tė pedagogjisė sė vėrtetė Hyjnore".

    Me anė tė cilėsorit "i papėrsosur" dhe "i vjetėrsuar", qė janė pėrdorur nė disa tekste, nuk mund tė thuhet se kėta i nėnshtrohen kritikės dhe se mund tė heqin dorė prej tyre; parimi ėshtė lejuar nė njė mėnyrė mjaft tė qartė.

    Ky tekst ėshtė pjesė e deklaratės sė pėrbashkėt, e cila, edhe pse definitivisht ėshtė botuar me 2344 vota ndaj 6 votave nuk ka qenė dashur tė jetė kaq gati njėzėrėshe. Dhe me tė vėrtetė, nė komentimet e dokumentit zyrtar nga imzot Veberi ėshtė nėnshkruar njė fjali e cila nė mėnyrė tė qartė e korrigjon pohimin mbi vjetėrsinė e disa teksteve qė i pėrmban deklarata solemne e Koncilit: "Pa dyshim, disa libra tė Biblės izraelite kanė kufirin kohor dhe nė vete pėrmbajnė diēka tė papėrsosur".

    Shprehja "vjetėrsuar" nga deklarata zyrtare pa dyshim nuk ėshtė sinonim i "kufirit kohor", si shprehje e komentuesve, kurse pėr sa i pėrket epitetit "izraelite", tė cilin ky i fundit e ka shtuar nė mėnyrė tė ēuditshme, ai sikur sugjeron se teksti i Koncilit e ka kritikuar vetėm versionin hebraik, kurse, nė tė vėrtetė, kjo nuk ėshtė ashtu aspak pasi qė Besėlidhja e Vjetėr, gjatė Koncilit, thjesht ishte objekt gjykimi qė kishte tė bėnte me papėrsosurinė dhe vjetėrsinė e disa pjesėve tė saj16.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  8. #18
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    PĖRFUNDIMET



    Nuk duhen shikuar Shkrimet biblike duke i zbukuruar artificialisht me cilėsi qė do tė dėshironim t'i kishin, por, duhen studiuar objektivisht pėr atė qė janė ato. Kjo nėnkupton jo vetėm njohjen e teksteve, por edhe njohjen e historisė sė tyre. Kjo e fundit me tė vėrtetė e bėn tė mundur krijimin e pėrfytyrimit lidhur me rrethanat qė kanė ēuar deri nė pėrpunimin e teksteve gjatė shekujve, deri nė formimin e ngadalshėm tė pėrmbledhjes tė tillė qė kemi sot, me heqje dhe shtim pjesėsh tė shumta.

    Pikėpamjet e tilla e bėjnė krejtėsisht tė pranueshme atė se nė Besėlidhjen e Vjetėr mund tė gjejmė versione tė ndryshme tė tė njėjtit tregim, kundėrthėnie, gabime historike, gjėra tė pabesueshme dhe mospėrputhje me njohuritė shkencore tė vėrtetuara mirė. Ato janė krejtėsisht tė natyrshme nė tė gjitha veprat njerėzore tė lashtėsisė. Atėherė, si tė mos i gjejmė nė librat e shkruar nė kushte tė tilla qė ėshtė elaboruar teksti biblik?

    Edhe para se tė mund tė shtrohen problemet shkencore, nė njė epokė nė tė cilėn ka mundur tė gjykohet vetėm mbi gjėrat e pamundshme dhe kundėrthėniet, njė njeri me mendje tė shėndoshė, siē ka qenė Agustini i shenjtė, duke thėnė se Zoti nuk ka mundur t'i mėsojė njerėzit pėr atė qė nuk i pėrgjigjet realitetit, e ka vendosur parimin e pamundėsisė sė prejardhjes hyjnore tė ndonjė pohimi tė kundėrt me tė vėrtetėn. Ai ka qenė i gatshėm qė prej ēdo teksti tė shenjtė atė qė i ėshtė dukur se pėr kėtė arsye duhet hequr.

    Mė vonė, nė njė epokė kur u kuptua mospėrputhja e disa fragmenteve tė Biblės me njohuritė bashkėkohore, u ndėrpre mbajtja e kėtij qėndrimi. Atėherė kemi qenė prezent kur lindi njė literaturė, e cila kishte pėr qėllim qė nė Bibėl, pėrkundėr tė gjithave, ta arsyetojė mbajtjen e teksteve qė mė nuk kanė vend nė tė.

    Koncili i dytė i Vatikanit (1962 - 1965) e ka zbutur shumė kėtė papajtueshmėri duke shprehur rezervėn pėr "librat Besėlidhjes sė Vjetėr" tė cilėt "pėrmbajnė papėrsosuri dhe vjetėrsi". A thua ajo do tė jetė edhe mė tej besėlidhje hyjnore apo do tė ndyshojė qėndrimin ndaj asaj qė mė nuk ėshtė e pranueshme nė shekullin XX, nė librat, qėllimi i tė cilėve ka qenė tė jenė jashtė ēdo shpėrdorimi njerėzor, vetėm "dėshmitarė tė njė pedagogjie tė vėrtetė hyjnore"?
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  9. #19
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    UNGJIJTĖ

    Shumė lexues tė Ungjijve janė tė habitur edhe tė turbulluar kur mendojnė pėr domethėnien e disa tregimeve ose kur bėjnė krahasime ndėrmjet versioneve tė ndryshme tė tė njėjtės ngjarje qė ėshtė treguar nė disa Ungjij. Kėtė e konstanton R.P. Roge nė librin e vet "Hyrje nė Ungjijtė"17. Me njė pėrvojė tė madhe qė e kishte arritur gjatė shumė viteve, kur e kishte pėr detyrė qė nė njė revistė katolike t'u pėrgjigjej lexuesve tė hutuar nga tekstet e Ungjijve. R.P.Roge ka mundur ta vlerėsojė rėndėsinė e pertubacionit qė ka shkaktuar tek ata literatura e tyre. Ai shėnon se bashkėbiseduesit e tij, tė cilat i takonin mjediseve shumė tė ndryshme shoqėrore dhe kulturore, kėrkonin shpjegime lidhur me tekstet "e paqartė tė pakuptueshme, edhe kundėrthėnės, absurd ose skandaloz". Nuk ka dyshim se leximi i plotė i Ungjijve ėshtė nė gjendje t'i shqetėsojė shumė tė krishterėt.

    Njė observim i kėtillė ėshtė bėrė sė voni libri i R.P.Roge-sė ėshtė botuar mė 1973. Nė kohėn e cila nuk ėshtė aq e largėt shumica e tė krishterėve nga Ungjijtė dinin vetėm fragmente tė zgjedhura, qė janė lexuar gjatė shėrbimit ose qė janė komentuar nga altari. Nėse lihen anash protestantėt, nuk ka qenė e zakonshme qė Ungjijtė tė lexohen nė tėrėsi jashtė kėtyre rasteve. Ndėr doracakėt tė edukimit fetar janė pėrfshirė vetėm botimet e tyre tė shkurtra: teksti in extenco (tėrėsisht) nuk ka qenė fare nė lexim. Gjatė kohės sė studimeve tė mija nė njė ent katolik, mė kanė rėnė nė dorė vepra tė Virgjilit dhe tė Platonit, por jo edhe Besėlidhja e Re. Por, pėrsėri, teksti grek i kėtij do tė ishte shumė instruktiv: shumė mė vonė e kam kuptuar pse nuk na i jepnin pėr ti pėrkthyer librat e shenjtė tė krishterė. Ato do tė mund tė na shtynin t’u bėnim pyetje mėsuesve tanė tė cilat do ti tronditnin.

    Nėse njeriu ka shpirt kritik, duke i lexuar Ungjijtė in extenco do tė vijė patjetėr deri tek kėto zbulime tė cilat edhe e kanė shtyrė Kishėn tė ndėrhyjė dhe t'u ndihmojė lexuesve nė mėnyrė qė ta kalojnė tronditjen e tyre. "Shumė tė krishterė kanė nevojė tė mėsojnė t'i lexojnė Ungjijtė", konstanton R.P.Roge. pa marrė parasysh se a pajtohemi me shpjegimet e bėra autori ka meritė tė madhe qė ėshtė ballafaquar me kėto probleme delikate. Kjo, pėr fat, akoma nuk po ndodh me shumė dokumente mbi Shpalljen e krishterė.

    Nė botimet e Biblės tė dedikuara pėr publikun e gjerė, shėnimet hyrėse shprehin mė sė shpeshti njė grumbull pikėpamjesh qė do tė dėshironin tė bindnin lexuesin se Ungjijtė pėrgjithėsisht nuk shtrojnė probleme tė personalitetit tė autorit tė librave tė ndryshėm, rreth origjinalitetit tė teksteve dhe rreth karakterit tė vėrtetė tė tregimeve. Edhe pse ekzistojnė aq shumė gjėra tė panjohura pėr autorėt, nė origjinalitetin e tė cilėve nuk jemi tė sigurtė aspak, sa janė tė sakta kėto lloje tė shėnimeve, qė shpesh e paraqesin si tė sigurtė atė qė ėshtė vetėm hipotezė, duke pohuar se filan ungjilltar i ka parė ngjarjet, kurse veprat e specializuara e pohojnė tė kundėrtėn18.

    Teprohet shumė me shkurtimin e kohės ndėrmjet fundit tė profecisė sė Jezusit dhe paraqitjes sė teksteve. Do tė dėshironim tė na bindnin vetėm pėr njė redaktim qė ėshtė bazuar nė gojėdhėnat popullore, edhe pse specialistėt e kanė dėshmuar redaktimin e teksteve. Aty-kėtu flitet pėr disa vėshtirėsi tė interpretimit, por kalohet rrėshqitazi pranė kundėrthėnieve tė qarta qė ja vrasin syrin atij qė mendon. Konstatohet shpesh se nė fjali tė shkurtra eksplikative, tė futura nė shtojcė, si shtesė e hyrjeve qetėsuese, kundėrthėniet e gabimet e hapta janė fshehur ose janė mbytur me argumentime tė shkathta apologjetike. Kjo gjendje qė zbulon karakterin dinak tė kėtyre komenteve ėshtė shastIsės a.s.e.

    Shqyrtimet qė po i bėjmė kėtu do t'i habisin, pa dyshim, ata lexues tė mi tė cilėt ende nuk kanė njohuri pėr kėto probleme. Pėrveē kėsaj, para se tė hyjnė nė thelbin e ēėshtjes, qė tani dėshiroj t'i ilustroj fjalėt e mija me njė shėmbull qė mė duket se ėshtė krejt demonstrativ.

    As Mateu, as Gjoni nuk flasin pėr shėlbimin e Jezusit. Luka nė Ungjillin e vet e vendos nė ditėn e ringjalljes dhe dyzet ditė mė vonė nė Veprat e Apostujve, autor i tė cilės do tė duhej tė ishte. Sa i pėrket Markut, ai pėrmend (duke mos e saktėsuar datėn ) nė njė finale, e cila sot konsiderohet jo autentike. Shėlbimi domethėnė, nuk ka kurrėfarė baze solide biblike. Por, pėrsėri, komentuesit i afrohen kėsaj ēėshtje tė rėndėsishme me njė indiferencė tė pabesueshme.

    A. Trikoti, nė librin e tij Petit Dictionnaire du Nouveau Testament ( Fjalori i vogėl i Besėlidhjes sė re), nga Bibla Crampon, vepėr shumė e pėrhapur ( botuar mė 1960) 19, nuk i kushton asnjė artikull shėlbimit. Synopse des 4 Evangiles (Krahasimi i katėr Ungjijve) P.R. Benoitit dhe P.P. Boismardit, profesor nė Shkollėn Biblike tė Jeruzalemit ( botuar mė 1972) 20, nė vėllimin II, fq.451dhe 452, na mėson se te Luka shpjegohet me "mjeshtri letrare". Le tė kuptojė kush tė mundet!

    Me siguri shumė tė madhe R.P. Roge, nė veprėn e vet Initiato a l'Evangile ( Hyrje nė Ungjijtė), nė vitin 1973, nuk ėshtė mashtruar me njė argument tė tillė, por shpjegimi qė na ofron ai ėshtė i pazakontė:

    "Kėtu, si dhe nė shumė raste tė ngjashme, problemi duket se ėshtė i pazgjithshėm vetėm nėse pohimet e Shkrimit (tė Shenjtė) merret si shprehimisht materiale, duke harruar domethėnien e tyre fetare. Nuk ėshtė fjala pėr atė qė realiteti i fakteve tė kthehet nė njė simbolizėm tė flashkėt, por tė kėrkohet qėllimi teologjik i atyre qė na zbulojnė fshehtėsitė, duke na dhėnė fakte tė kapshme , tė pėrshtatshme pėr ndjesinė e selitur tė shpirtit tonė".

    Si tė kėnaqemi me njė shpjegim tė tillė? Formulat apologjetike tė kėtij lloji mund t'ju shėrbejnė vetėm dogmatikėve.

    Citati i R.P.Roges ėshtė njėsoj interesant pėr pranimin e tij se nė Ungjijtė ka "shumė raste tė ngjashme" me atė tė shėrbimit. Domethėnė, ėshtė e nevojshme t'i futemi problemit plotėsisht, nga brenda, me objektivitet tė plotė. Duket se ėshtė menēuri tė kėrkohet shpjegim pėr studimin e kushteve nė tė cilat janė shkruar Ungjijtė dhe pėr klimėn fetare tė asaj kohe. Nxjerrja nė dritė e korrigjimeve tė redaktimeve fillestare, qė janė bėrė mbi bazė tė gojėdhėnave popullore, dhe ndryshimi i teksteve gjatė transmetimit deri te ne, e bėjnė shumė mė pak tė pazakonshėm ekzistimin e fragmenteve tė paqarta, tė pakuptueshme, kundėrthėnėse dhe tė pabesueshme, qė ndonjėherė shkojnė deri nė absurd ose tė fragmenteve tė papėrputhshme me faktet qė i ka vėrtetuar pėrparimi shkencor nė kohėn tonė.

    Ėshtė fakt se para disa dhjetėvjeēarėsh ėshtė paraqitur interesi pėr studimin e Shkrimeve (tė Shenjta) nė frymėn e studimit objektiv. Nė njė libėr tė kohės mė tė re "Foi en la Resurrection, Resurrection de la foi" (Besimi nė Ringjallje, Ringjallje e Besimit)21, R.P. Kannengiesser, profesor nė Institutin Katolik tė Parisit, jep njė pasqyrė tė shkurtėr tė kėtij ndryshimi tė thellė me kėto fjalė: "Besimtarėt e vėrtetė as qė e dinė se ėshtė bėrė revolucion me metodat e shpjegimit tė Biblės qė nga epoka e Piut XII". "Revolucioni" pėr tė cilin flet autori ėshtė i datės mė tė re. Ai fillon tė vazhdojė nė kėshillimin e besimtarėve, sė paku nga disa specialistė, tė cilėt i vė nė lėvizje kjo frymė e re. "Qarkullimi i prespektivave mė tė besueshme tė traditės baritore, shkruan autori, nuk ėshtė filluar aspak me kėtė revolucion tė metodave tė shpjegimit".

    R.P. Kannengiesser tėrheq vėrejtjen se "Nuk duhet kuptuar shprehimisht" faktet qė i sjellin Ungjijtė pėr Jezusin, "tė shkruash siaps rasteve" ose "luftarake", autorėt e tė cilėve "i ushqejnė me shkrim gojėdhėnat e bashkėsive tė veta mbi Jezusin"22. Lidhur me ringjalljen e Jezusit, qė ėshtė temė e librit tė tij, ai nėnvizon se asnjė autor i Ungjijve nuk mund t'i pėrshkruajė vetes cilėsinė e personit qė e ka parė ngjarjen, duke bėrė me dije se duhet tė jetė ashtu edhe me njė pjesė tė jetės sė Jezusit, pasi, sipas Ungjijve, asnjė apostull - pėrveē Judės - nuk u nda nga Mėsuesi qė nga momenti kur i shkuan pas e deri nė manifestimet e fundit nė kėtė vend.

    Ja, pra, sa jemi larg pikpamjeve tradicionale, tė cilat nė mėnyrė edhe mė solemne i ka vėrtetuar Koncili i Dytė i Vatikanit, para mė pak se dhjetė vjetėsh, e tė cilat akoma huazojnė vepra bashėkohore tė vulgarizimit qė u janė kushtuar besimtarėve. Por, pak nga pak, e vėrteta po del nė dritė.

    Nuk ėshtė e lehtė tė vihet deri tek e vėrteta , sepse aq e rėndė ėshtė barra e tradirės qė ėshtė mbrojtur me aq ashpėrsi. Nėse duam tė lirohemi nga ajo, duhet t'i afrohemi problemit nė thelbin e tij, domethėnė mė parė tė studiohen kushtet qė kanė bėrė qė tė lind krishtėrimi
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. #20
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    rapsodit

    1) a e ke lexuar ndonjehere biblen?

    2) a e di pse bibla eshte e interpretuar ne shume menyra ose pse krishterimi eshte ndare?

    3) a beson ne Zotin (jo ne ekzistencen) ne fjalen e tij???

    tani dua te te shpiegoj vetem nje fakt per biblen(po do besoji po do mos u beso), por eshte vetem besimi qe ikupton.

    fakti qe njerezit kane ndare krishterimin te shume pjese eshte sepse ne bibel flite qe do te dalin te krishtere te rreme. por une nuk dua te ndalem ne ate qe permend bible sepse nuk e di se ti i beson kesaj fjale. te jesh i krishtere do te thote te beshe keto gjera:

    1) - te pranosh Jezusin ne jeten tende si Zotin edhe shpetimtarin tend(veprat 16:31, romaket 10:8-13)

    2) - te filloj te lexoj biblen ēdo dite(jozueu 1:8)

    3) - te filloj edhe te lutet perdite (1thesalonikasit 5:17)

    kur ti pranon Jezusin ne jeten tende, jeta jote merr nje kuptim(jeta jote ka nje kuptim, edhe nuk rrone per te vdekur). Ai behet padroni yt edhe te udheheq ne gjitheēka!!!

    kur ti fillon edhe lexon biblen ti shikon ate qe Jezusi do te te thote, edhe kur e lexon perdite ti perdit ke nje mardhenje me te, dmth qe e degjon ate edhe fillon ta njohesh.por leximit i mungon nje gje tjeter qe eshte e rendesishme, dmth... LUTJA

    ti duhet te lutesh kur ke lexuar biblen qe Fryma e Shenjte qe ka hyre ne ty pasi ke pranuar Jezusin te te udheheqe edhe te te tregoje kuptimin e atyre gjerave qe lexon ne Bibel. Dmth te frymezon. po mos ti lutesh Perendise qe te te tregoje ate qe eshte shkruar ne Bibel nuk mund ta kuptosh edhe bihe ne gafen e shume vetave qe kane rene(dmth te te gjithe feve te ashtequajtura te krishtera), edhe i kane edhe dhene bibles nje figure tjeter. lutja sherben edhe qe ti te flasesh me Perendine(ATIn tend shpirteror), edhe ti kerkoshe gjera ti tregosh(edhe pse nuk ka nevoje sepse i di para teje gjerat),ti rrefesh shume gjera!!!

    Nuk behesh i krishtere(ose te quhesh bir i perendise) po te beshe nje studim biblik edhe pastaj ta pranosh. nuk behesh i krishtere po tekeshe familje te krishtere, nuk behesh i krishtere po pagezohesh qe i vogel apo te beshe shume rite fetare, por behesh i krishtere kur ti pranon Krishtin ne jeten tende, dmth (veprat 16:31 edhe gjoni 1:12-13)!!!

    Ja se ēfare mendon fjala e Perendise ne gjoni 1:12-13 " por te gjithe atyre qe e pranuan Ai u dha autoritet qe te behen bije te Perendise, atyre qe besojne ne emrin e tij, te cilet nuk jane lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i birrit, por nga Perendia"!!!

    Kush ka veshe le te degjoje!!!

    Zoti ju dhente frymen e vet!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •