-Eshte nje makine shume e vjeter.
-Po,vertet.
(Duhej thene dic me teper se kjo po vertet,gje qe s`po ndodhte ate moment,bile nuk ndodhi as ne castet e tjera.Te molepsurat castet e tjera!
Ajo I coi syte dhe nja dy here per nga te mijat,e une nuk munda te shprehem ne asnje forme tjeter pervecse me ngritjen e sforcuar te supeve.Mbase,ky ngerthim I imi mbiu nga e cara e vogel prane dritares qe lejonte,thellimen e athet te dhjetorit te depertonte deri ne poshte tryeze ku djersinin ne temperatura te uleta kembet e mija.Ajo duhet te me shikoje edhe nje here.Vec nje here,prape,e do te gjej dicka,patjeter do sajoj dicka si te rastesishme per t`ia thene,per ta bere te ndihet pjese e monologut tim.Apo ndoshta nuk duhet te me shohe me.Jo,jo me mirejo.E c`mund t`I perrallis?Kjo dhome s`ka asgje me te cilen mund te merresh,dmth jo te merresh gjithe kohen,por dicka sado te parendesishme per te folur,sa per te thene falet e para.Pastaj ajo duhet te vazhdoje vete te flase,te me pyese,e pastaj ,ndoshta ,ku po I dihet t`I shkoj pak me prane.)
Ketu nisi e gjithe armiqesia ime me sendet.Me gjithcka qenesore brenda zyres se re qe pak nga pak u vjeterua pa mbajtur ne historine e saj,ngjarje te vlefshme per t`u kujtuar.
Dalengadale ,mesova te verej ne gjerat qe me rrethonin ne nivelin e perdoshmerise se tyre.Tashme e kisha harruar plotesisht(te pakten ne vetedije)shtypjen e gjate te asaj kohe kur doja te ngjante pernjeheresh realizmi(jo realizimi) I shpeshtesise sime te te enderruarit duke percmuar sendet.Para filleses se pamundesise per te qene natyral,kurre s`pata menduar per ndihmen e mire ose te keqe te peizazhit tim,apo te cdokujt,te sfondit gjithe kohor,ku destinojme me deshiren per domosdoshmeri.
Perkujdesja ime e vonuar,nuk mungoi te qe dhe e nje lloji te vecante.Une nisa te ndiej,edhe pa merine e zakonshme,se si mbusheshin hapesirat e mija ne prekjet e tyre te perditeshme.Ne (dmth une dhe peizazhet)takoheshim artificialisht,duke filluar qe nga kembet,qe ne hapin e pare brenda dhomes pa shume ajer ku zhvilloja ato pak aftesi prej kembengulesi qe kisha per te qene nje nepunes I padukshem,me nje jete po aq te padukshme dhe mbi te gjitha me bindjen e plote ndaj pozicionit tim te hershem.Mbaj mend ,ne shkolle te mesme,kur qelloja ne mes te nje diskutimi me perspektive,pervec deshires per te qene me mungonte dhe imagjinata.Dikur ata flisnin dhoma te medha,pjata te medha dhe nje bark te madh.Apo ndoshta une shihja pas shprehjeve te tyre ,trinine e shendoshe e mjerisht per to,shume te vdekshme.Ndaj s`e kam ndjere kurre ngushtesine e dhomes se vogel,ku ne tryezen pak hapa para dhe majtas perkulet mbi makinen e vjeter te shkrimit qe punon vec ne germa kapitale,nje grua e zakoneshme aq sa duhet,me fytyre te gjere e pa shprehje,aqsa peizazhi qe ajo me percjell permes veshtrimit te pare e te fundit(dmth sado shume kohe te rrij e ta vezhgoj)eshte thjesht ai I nje makine mbi nje tjeter makine.Gjithsesi,mjafton qe eshte grua,nje grua e madhe qe mund te ishte pjese e sfondit tim.
Nje dite te zakonshme pas koheve kur nisa te konsideroj sendet,mberrita ne zyren time te vogel jo ne orarin e duhur.Doreza kerciti pas meje,dhe gruaja levizi kryet,bashke me to u zhvendosen ne menyre te njetrajtshme dhe floke-ondet e ngrira qe I peshtillnin shpatullat,ajo ka floke aq te pashkelqimte e te ashper sa te vjen te besosh se nuk jane te vertete.Ja pse ajo eshte nje grua e madhe krejt e zakonshme,dikur e dhene pas korrektesise me pedagoget e fakultetit te saj bajat ne shifra e gure te lashte.Aq I mjere eshte speicialiteti sa erdh` te ngryste ambicjet e veta te rinise ne zyren time te thjeshte me nje vrime te vogel prane dritares.Gjithsesi ,kurre nuk e pyeta se cfare kish dashur te bente ne te vertete.Kam menduar ashtu rastesisht se do te kete enderruar nje ciflig apo vend te larte nga ku mund te drejtonte gishtin tregues per nga njeriu I bindur qe do ti shkonte poshte kembes.E kam rrahur me mendje kete fakt krejt rastesisht,e ndoshta vetem per disa caste.Por me sa duket ,aty ne pjesen time qe nuk e njoh duhet te me kete sherbyer per te qene ne vetevete superior.
Krijoni Kontakt