"Kryeprokurori i ri", Adriatik Llalla dekretohet nga Presidenti: Sfidė dhe pėrgjegjėsi
TIRANĖ- Adriatik Llalla, kreu i Inspektoriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, dekretohet nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bujar Nishani, pėr postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm.
Lajmi bėhet i ditur nga zyra e Presidencės, e cila publikon dhe dekretin pėr emėrimin e pasardhesit tė Ina Ramės, i cili hyn nė fuqi menjėherė.
"Nė mbėshtetje tė nenit 93 dhe nenit 149.1 tė Kushtetutės, si dhe tė nenit 7, pika 1, tė ligjit nr. 8737 , datė 12.02.2001 Per organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė, i ndryshuar, D e k r e t oj : Zoti Adriatik Llalla, emėrohet Prokuror i Pėrgjithshėm i Republikės sė Shqipėrisė. Ky dekret hyn nė fuqi menjėherė. Nr. Dekretit 7840", thuhet nė dekretin e Presidentit.
Ashtu siē ishte parashikuar mandatit tė kryeprokurores Ina Rama po i vjen fundi, pas dekretimit tė Adriatik Llallės, i cili pritet tė zėrė vendin e saj nė krye tė organit tė akuzės. Ishte vetė Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, i cili pas konsultave me partitė politike paralajmėroi se mandati i Ina Ramės pėrfundon mė 22 nėntor, duke formalizuar edhe qėndrimin e mazhorancės pėr kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė opozita kundėrshtoi vendimin duke theksuar se mandati i kryeporkurores pėrfundon mė 23 maj 2013-tė, datė kur ėshtė dhe afati i pėrcaktuar nė ndryshimet kushtetuese tė vitit 2008, ku pėrcaktohet mandati pesėvjeēar i kryeprokurorit.
LLALLA: POZICIONIN E SHOH SI SFIDĖ DHE PĖRGJEGJĖSI
Kandidati pėr Kryeprokuror tė Pėrgjithshėm, Adriatik Llalla e vlerėson pozicimin e ri si sfidė dhe pėrgjegjėsi njėherėsh.
Nė njė prononcim pėr mediat Llalla shprehet se do tė vijojė nė krye tė ILDKP-sė deri nė momentin qė dekreti i sotėm i presidentit Bujar Nishani tė votohet. Llalla bėn me dije se ka marrė telefonata urimi edhe nga opozita.
Padiskutim qė kam pasur telefonata urimi, familja, dashamirės edhe nga opozita, nga tė gjithė. Nuk ėshtė ende momenti pėr tė diskutuar, janė disa procese tė tjera qė duhen kaluar.- deklaroi Llalla.
Mė 14 tetor 2008 Adriatik Llalla mori zyrtarisht detyrėn e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, post tė cilin e gėzon edhe aktualisht. Nė relacionin shoqėrues tė dekretit, Presidenti shpjegon se ka pėrzgjedhur pėr funksionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm Z. Adriatik Llalla, duke vlerėsuar eksperiencėn e gjatė nė strukturat e Prukurorisė.
Me Dekretin Nr. 7840, datė 3.12.2012 kam vendosur tė emėroj si Prokuror tė Pėrgjithshėm Z. Adriatik Llalla. Ndėrmjet disa kandidaturave, pėrzgjodha pėr funksionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm Z. Adriatik Llalla, pasi vlerėsova eksperiencėn e gjatė nė strukturat e Prukurorisė, institucion nė tė cilin ka kryer funksione tė ndryshme. Vlerėsova gjithashtu zgjedhjen e tij konsensuale nga Kuvendi i Shqipėrisė nė pozicionin e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė ILDKP, institucion i cili nga partnerėt tanė ndėrkombėtarė ėshtė vlerėsuar si i konsoliduar dhe i pavarur. Kam bindjen se kjo kandidaturė gjen gjithashtu vlerėsimin dhe pranimin jo vetėm tė faktorit politik, por edhe tė opinionit publik, thuhet nė relacionin e kreut tė shtetit.
KARRIERA
Zoti Adriatik Llalla ėshtė zgjedhur Inspektor i Pėrgjithshėm i Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive mė 09.10.2008 nga Kuvendi i Shqipėrisė, me propozim tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, dekret datė 14.07.2008. Zoti Llalla ka kryer studimet e Larta nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti Drejtėsisė, Titulli Jurist. Nė muajin Janar tė vitit 1998 ka filluar karrierėn profesionale si Oficer i Policisė Gjyqėsore nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Lushnje. Mė pas u emėrua Prokuror nė kėtė Prokurori detyrė nė tė cilėn punoi nga viti 1999]2002. Nga viti 2002]2003 ka punuar si Prokuror nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Kavajė. Nė vitin 2003 ėshtė emėruar Drejtues i Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Fier detyrė nė tė cilėn ka punuar deri nė vitin 2005. Nga viti 2005]2008 ka punuar si Zv.Drejtues i Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė. Nė vitin 2006 zgjidhet anėtar i Kėshillit tė Prokurorisė dhe nga viti 2007]2008 ka qėnė Kryetar i Kėshillit tė Prokurorisė. Mė datė 4 Maj tė vitit 2010 zgjidhet Kryetar i Rrjetit tė Ekspertėve tė Integritetit, pjesė e tė cilit janė institucionet pėrgjegjėse pėr parandalimin e konfliktit tė interesave dhe deklarimit tė pasurive pėr shtetet e Europės Jug]Lindore dhe disa vende tė tjera tė Europės. Nė vitin 2011 ka pėrfunduar Masterin pėr Tė Drejtė Penale, nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Tiranės. Zoti Llalla ka njohuri shumė tė mira nė gjuhėn angleze.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt