Desha të pyes anëtarët e forumit se cili mendoni se është heroi më i madh i Kombit, gjithashtu cilin e keni më tepër simpati që ju ka lënë përshtypje si me biografinë e tij ashtu edhe me luftën çlirimtare të tij?!
Adem Jashari (përfshirë tërë familjen e tij)
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Luan Haradinaj (dhe Shkëlzen Haradinaj)
Zahir Pajaziti
Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
Ismet Jashari
Tahir Sinani
Mujdin Aliu
Agim Ramadani
Salih Çekaj
Dikush tjetër
Desha të pyes anëtarët e forumit se cili mendoni se është heroi më i madh i Kombit, gjithashtu cilin e keni më tepër simpati që ju ka lënë përshtypje si me biografinë e tij ashtu edhe me luftën çlirimtare të tij?!
Kombi mbi të gjitha
Ti cuni i apske harruar hero te vertette dhe paske futur ne liste nejrez qe as 20% te shqiptareva as qe kan degjuar per ta. Nga shqiperia nuk paske!!!!
Po Ise Boletinin, Bajram Currin, Dede Gjon Lulin, Vellezerit topulli... etj etj...ku jane?
Per mua 1 eshte ma imadhi, ai i pari, por ne kete liste ka shume tjere qe i ke harruar.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Votova per Jasharet po sme duket e drejte kjo matja e heronjeve. Nuk ka nje mase per te matur heroizmin. Ndoshta eshte i vecante rasti i Jashareve dhe jo vetem ne historine shqiptare po edhe ate boterore dhe ate jo vetem per permasat por edhe per qellimin e flijimit. Ne princip ska hero te vogel ata jane te gjithe te medhenje.
AUTOCHTHONOUS
FAIL si teme,ka me te madh se Gjergj Kastrioti ?????
Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre
Heronjet te gjith jon te mdhenj.Ata qe ju perkushtuan liris per mëmedhen , dhe flijuan gjdo gje ne jet ,per mua jon heronj ,te pa vdekshem me vet emrin hero.
Qerqizin e Mic Sokolin ,Shpend Dragobin ,Bajram Curri, Luarasin ,Negovanin,Vojo Kushin e shum tjer qe komb yn i ka heronjet me ne numer por fatkeqsish ne paq i len ne harres.De Rada ,Noli,Migjeni.Kristoforidhi e plot tjer te pushkes e te pendes qe per mua jon heronj.
S votova per nji sepse te gjith jon te mdhenj me vet emrin hero i kombit.
Gjaku i tyre i beft drit gjith shqiptaris.
Vouuuuuuuuuu At gjergj Fishten ,mu thaft gjuha se e harrova.
ti quni,sa paske nis me lexu per herojt komtar,per gjergjin ket e din dhe femija si ty,po tjeret ku i le,e sa u perket ketyre tjereve,duhet te ik kjo gjenerat,e pastaj sternipat e tu mujn me ba nji sondazh,se nuk e din kush jan me te vertet,e ndoshta historin e shkruajn shkit,e mujn me i shpall si heroj te shqiptareve.
PS. Gjergj Kastrioti,qenka pas adem jasharit??? mos e pyet budallen se te tregon vet!!
Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 12-05-2011 më 11:32
Nuk mund te veqoj ndonje sepse ka shum qe smundem te dalloj dhe nese do veqoja patjeter qe do gaboja sepse ka shum emra te tjer qe ti si ke permndur por edhe ne media nuk jan te njohur por kan ber ate te cilen shum pak shqiptar e kan be
me dhimbsen shum ata ushtar qe kan ra ne prita te tradhtuar nga shoket e tyre dhe per fat te keq ne luften e fundit kemi shum deshmor shum komandant te vrar ne prita e pas shpine
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Gjergj Kastrioti.Nuk lind me shqiptar i tille
SHQIPERIA MBI TE GJITHA
Po i,e nderuar ke të drejtë andaj lash të hapur opcionin e fundit "Dikush tjetër" ku mund të votoni nëse keni simpati për dikë tjetër pos ketyre të përmendurve në sondazh, disa për mahi, e disa pernime tani kanë filluar t'i tregojnë emrat e herojve tjerë si p.sh Lorik Cana apo Lulzim Basha të permendur në këtë temë.
S'të paska dhanë nana edukatë hiq.
E para nuk je i obligum me vizitu çdo temë që hapet.
E dyta nuk e kom radhitë as Adem Jasharin para Gjergj Kastriotit, e as para Mujdin Aliut mirëpo thjeshtë këtu kom paraqitë emrat paushall, e disponimi i forumistëve vlerëson.
E treta, nuk i harrova të tjerët, fakti se kemi shumë heronj e lash edhe rubrikën e fundit "Dikush tjetër" nëse ki naj preferencë tjetër urdhëro voto aty.
Me t'mira!
Kombi mbi të gjitha
Krijoni Kontakt