-
Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë
Deri tani ka qen imuniteti qe I ka ruajur gjykatesit e korruptuar po tani kush I ruan? Nese do kishim polici te pavarur shum e leht do ishte te zbulohej perse I ka dash parate pedofili qe I ka marr borxh bankes? me siguri qe ai parat I ka dash per gjykatesen shemsie demiraj si kembim ajo I dha nje denim shum te leht pedofilit vrases ne 2008. Ky shtet I korruptuar polici drejtesi po I ben gropen njerezve.
Ndryshuar për herë të fundit nga ulne : 21-03-2013 më 19:09
-
-
Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë
Panik pas çështjes “Prrenjasi”, tre të kapur për pedofili në Tiranë
Dashamir Biçaku
Tiranë Çështja “Prrenjasi” ka shtuar panik në Tiranë, ku brenda një ditë janë denoncuar tre persona për pedofili. Policia ka kryer tri arrestime gjatëdownload (1) ditës së djeshme, pas deklaratave të fëmijëve apo prindërve për ngacmime seksuale. I arrestuari i parë ishte një 68-vjeçar me inicialet P.N, banues pranë “Zogut të Zi” dhe i denoncuar nga një fëmijë rom. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, të cilat thanë se ndaj 68-vjeçarit kishte bërë denoncim një djalë 14 vjeç. Sipas burimeve të policisë, ngjarja kishte ndodhur pranë vendit ku banonte i mituri. Ky i fundit ka deklaruar se burri i moshuar e kishte ftuar adoleshentin të shkonin në një ambient jo të dukshëm. Menjëherë pas këtij propozimi, adoleshenti i telefonoi policisë duke i treguar për provokimin e të moshuarit. Pas lajmërimit të të miturit, blutë kanë mbërritur në adresën e lajmëruar nga ky i fundit, ku i kanë vënë prangat të dyshuarit duke e përcjellë në Komisariatin e Policisë Nr.3, në kryeqytet. Hetuesit i morën një deklarim të miturit, duke e pyetur atë mbi rrethanat e ngjarjes si dhe provokimin e të moshuarit dhe veprime të tjera. Ky iu ka treguar se i moshuari i kishte kërkuar që të shkonin në një cep pallati, në një vend jo fort të dukshëm, për të kryer marrëdhënie së bashku. Ai iu ka pohuar atyre se plaku i kishte ofruar edhe para në këmbim të kryerjes së marrëdhënies. Më pas është marrë në pyetje edhe i moshuari, i cili ka mohuar akuzën. Pas këtij rasti, policia u njoftua se një burrë 67 vjeç në rrugën “Don Bosko”, pranë pallatit të autobusëve, kishte ngacmuar në ashensor një vajzë 13-vjeçare, e cila banonte në të njëjtin pallat. Sipas burimeve të policisë, burri kishte tentuar të prekte dhe të puthte vajzën në ashensor. Kjo e fundit është ankuar tek e ëma, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë. Blutë morën burrin e moshuar në një pallat në rrugën “Don Bosko”, duke i vënë prangat, ndërsa mësohet se është shoqëruar edhe prindi i vajzës së mitur. Përveç këtyre dy rasteve, hetuesit e Komisariatit Nr.3 ishin duke punuar edhe për një rast të tretë, për të cilin nuk jepen të dhëna. I denoncuari është sërish i moshuar, i cili po mbahet nën vëzhgim nga policia. Arrestimi i Ardian Prrenjasit ka tronditur gjithë opinionin publik, e më së shumti prindërit. Abuzimi seksual me një fëmijë dhe pohimi i vrasjes së Julian Çelës kanë shkaktuar një revoltë të vërtetë, që duket se po shoqërohet edhe me denoncime të shumta. Policia ende nuk ka sqaruar nëse tre personat e denoncuar dje janë apo jo abuzues, megjithëse ka marrë masën e ndalimit ndaj tyre. Megjithatë, burime të MAPO-s nuk përjashtojnë mundësinë e denoncimeve të shtyra nga frika dhe tronditja që rasti “Prrenjasi” ka shkaktuar tek prindërit apo fëmijët e mitur.
Familja Cara: Të pyetet Prrenjasi për djalin tonë
Nëntë vjet pas zhdukjes së Arturit, familjarët kërkojnë nga policia marrjen në pyetje të Prrenjasit edhe për këtë çështje
Pas 9 vitesh pritjeje, një fije shprese i është zgjuar familjes Cara me banim në lagjen “Haxhias” të Elbasanit. Janë përpjekur shumë gjatë këtyre viteve për të rënë në gjurmë të djalit, Arturit që u zhduk në treg pa lënë asnjë gjurmë. “Të paktën të dimë në është gjallë apo i vdekur, sepse lotët nuk na janë tretur”, -shprehen familjarët e tij. Pas lajmit të kobshëm të arrestimit të pedofilit, e ëma e djalit të humbur, Sofije Cara kërkon që të rihapet dosja e të merret në pyetje autori Ardian Prrenjasi. “Ne kërkojmë që të rihapet çështja e të pyetet ky Ardian Prrenjasi, se ndoshta ka gisht edhe në djalin tonë. Në këto vite bëmë të pamundurën, por asgjë, asnjë lajm, e kjo na ka lënduar rëndë. Ndoshta di diçka, vetëm të na tregojë”, – thotë nëna e djalit të zhdukur 9 vjet më parë. Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit ka nisur verifikimin e dosjeve në vite për të zbardhur të kaluarën e 45-vjeçarit. Tashmë është e sigurt që ai është një pedofil dhe dyshohet edhe si trafikant i qenieve njerëzore. Ende nuk dihet nëse kjo kërkesë do të merret në konsideratë. Familja Cara ende ka shpresë në djalin që mungon dhe përderisa nuk ka asnjë shenjë, pritja e gjatë do të vazhdojë. Ndërkohë, policia e Elbasanit dhe Prokuroria e këtij rrethi janë duke verifikuar të kaluarën e Prrenjasit në këtë qark. Pas largimit nga qyteti i tij i lindjes, Prrenjasi ka punuar për disa kohë si shofer furgoni në Elbasan, para se të shpërngulej në Tiranë. Ky fakt ka shqetësuar prindërit e fëmijëve të zhdukur, por policia thotë se nuk ka asnjë gjurmë që të lidhë zhdukjet me arrestimin e Ardian Prrenjasit në Tiranë. F.S.
Kërkimet për Julianin, në kolaps
Kërkimet për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit të zhdukur, Julian Çela mbeten pezull, ndërkohë që mungojnë provat për të vërtetuar dëshminë e të arrestuarit për pedofili. Hetimet për zhdukjen e vogëlushit Julian Çela kanë hyrë në kolaps. Ndërkohë që në banesën e Prrenjasit nuk u gjet ndonjë provë shkencore që të vërtetonte vdekjen e fëmijës, as kërkimet në landfillin e Sharrës, nuk po japin ndonjë shenjë të trupit të pajetë. Gjatë ditës së djeshme nuk u kryen kërkime. Në perimetrin e rrethuar nga policia, u hoqën edhe patrullimet policore në ruajtjen e vendit të supozuar se ku mund të jetë hedhur trupi i fëmijës, çka në mënyrë indirekte vërteton se vetë policia nuk beson më në dëshmitë e Prrenjasit se trupi mund të jetë në landfill.
-
-
Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë
Familja e Julianit, mes mortit dhe shpresës: Kërkimet s’janë serioze
Dashamir Biçaku
Besim Tarko, djali i tezes së Julian Çelës, thotë se policia nuk bën kërkime serioze prej tri ditësh. “Përditë shkojnë e vijnë njerëz në shtëpi dhedownload (9) përditë ngushëllojnë. Por prindërit e tij, tashmë nuk dinë çfarë të bëjnë. Nuk munden të hapin mort pa pasur trupin e djalit”
Në shtëpinë e Julian Çelës nuk ka as mort, e as shpresë. Familja e 11-vjeçarit të zhdukur më 30 nëntor jeton mes ankthit, dyshimeve dhe pamundësisë për t’i dhënë një fund kësaj tragjedie të tmerrshme. “Përditë shkojnë e vijnë njerëz në shtëpi dhe përditë ngushëllojnë. Por prindërit e tij, tashmë nuk dinë çfarë të bëjnë. Nuk munden të hapin mort pa pasur trupin e djalit”-thotë Besim Tarko, djali i tezes së Julian Çelës. Besimi tregon se shumë dyshime ka mbi dëshmitë e të akuzuarit për pedofili, çka e kanë rënduar edhe më tej gjendjen që po kalon familja. Të afërmit e Julianit nuk janë ende të bindur se i dyshuari për krimin thotë të vërtetën. Ata vazhdojnë të kapen pas idesë se Ardian Prrenjasi mund të ketë gënjyer, nisur edhe nga të çarat e dëshmisë së tij, ndërsa kërkojnë nga autoritetet më shumë angazhim për zbardhjen e ngjarjes. “Ai ka treguar se e transportoi trupin e Julianit nga shtëpia e tij te kazanët e plehrave, që ndodhen në krye të rrugës dhe shumë larg shtëpisë së tij. Një mundësi e tillë është e dyshimtë, pasi dikush do ta shikonte”,-thotë më tej kushëriri i Julianit. “Shtëpia e tij ishte në fund të rrugës, në krahun tjetër, matanë çerdhes së fëmijëve. Por nga ana tjetër, distanca nga shtëpia e tij deri te kazanët më të afërt të plehrave është e konsiderueshme. Në vijë ajrore ajo është së paku 200 metra. Ndërsa në rrugë të zakonshme, ajo është diçka më tepër. Sado vonë të ishte dhe sado errësirë të ishte, dikush do të kishte qëlluar në dritare, në rrugë, me makinë apo edhe në këmbë, duke lëvizur dhe ky person do të ishte parë”-shton më tej Besim Tarko. Besimi thotë se ata ende vazhdojnë të mbajnë shpresa se Prrenjasi të ketë gënjyer policinë, me qëllim për të humbur gjurmët e ndonjë veprimi tjetër që ai mund të ketë bërë me Julianin. “Shpresojmë që ai ta ketë dërguar për ta trafikuar gjëkund dhe së paku, djali të jetë gjallë”, – thotë Besimi ndërsa tregon se në familje janë ende në ankth. Më tej, ai kërkon nga policia dhe nga strukturat e tjera të shtetit të shpejtojnë veprimet për gjetjen e trupit të kushëririt të tij. “Ne ishim në Sharrë, tri ditë radhazi, por kërkimet për gjetjen e trupit nuk na duken shumë serioze. Ata nisën një herë kërkimet, pastaj ndaluan. Dje arritëm të futeshim, por ata nuk po kërkonin. Sot kur ne shkuam atje, policia nuk na la të futeshim. Kishin vënë polic te porta e hyrjes së vendit të grumbullimit dhe s’na linin të futeshim”,- thotë Besimi. Julian Çela, djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH është zhdukur pasditen e 30 nëntorit. Ai është parë për herë të fundit në një qendër interneti në lagje dhe më pas është zhdukur pa gjurmë. Përgjatë 4 muajve të zhdukjes së tij, policia dyshonte më së shumti për një largim të djalit nga shtëpia. Por arrestimi i Ardian Prrenjasit ka shkaktuar një tronditje të vërtetë, teksa ai deklaroi se kishte vrarë Julian Çelën. I akuzuari për pedofili ka dhënë detaje të këtij akti, ndërsa policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë nga trupi i fëmijës, i cili besohet se është hedhur në Sharrë.
“Prrenjasi”, Prokurori: Nuk rezulton asnjë çështje në Elbasan
Policia e Elbasanit është duke verifikuar zhdukjen e fëmijëve në këtë qark, pas zbulimit dhe arrestimit të pedofilit Ardian Prrenjasi. Të paktën dy raste të ngjashme koincidojnë me kohën e kthimit të Prrenjasit nga Greqia, të cilat po bëhen pjesë e verifikimeve. Burime nga Prokuroria e Elbasanit shprehen se nga verifikimet e kryera deri më tani nuk ka hasur në asnjë dosje penale që të përmendet rasti “Ardian Prrenjasi”. Prokurori i Elbasanit, Elvin Gokaj, tha se “pasi jemi njohur me rastin në fjalë, kemi kryer kontrolle të dokumentacionit në vitet për të cilat bëhet fjalë ku edhe kanë humbur fëmijë apo është abuzuar me ata. Por as në vitin 1998, as në vitin 2004 dhe as në vitin 2008 nuk kemi gjetur dosje penale për këtë shtetas. Megjithatë, mungon një data-base i plotë, pasi dosjet nuk janë të kompjuterizuara. Bëhet fjalë për mijëra dosje të cilat duhen kontrolluar”-tha prokurori Gokaj. F.S.
MAPO
-
-
Për: Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai: Më ndihmoni ta gjej
Babai i Julianit: Gjashtë muaj pa lajm për djalin
Babai i Julian Çelës, 11-vjeçarit të zhdukur në Tiranë më 30 nëntor 2012, “troket” në dyert e Prokurorisë dhe kërkon shpjegime për fatin e djalit.
Të enjten në mesditë babai i djalit të zhdukur prej dhjetë muajsh është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës dhe ka kërkuar një takim me grupin hetimor. Skënder Çela mësohet se ka kërkuar informacion nga Prokuroria për fatin e djalit të tij të humbur pa asnjë gjurmë. “Kemi gjashtë muaj që nuk dimë asgjë çfarë po ndodh me fatin e djalit”, mësohet të ketë pohuar në Prokurori Skënder Çela, nëndrejtor i Antiterrorit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në takimin e mbajtur të enjten rreth orës 12:30, babai i djalit të zhdukur u ka kërkuar hetuesve që t’i japin informacion familjes në lidhje me atë që ka ndodhur me 11- vjeçarin. Burimet e gazetës thanë se babai i Julian Çelës ka kërkuar gjithashtu që organet e drejtësisë të japin një përgjigje duke nxitur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Zyrtarët e organit të akuzës pohuan se grupi i hetimit nuk ka pasur shumë gjëra për t’i thënë babait të 11- vjeçarit të zhdukur.
HETIMI
Sipas burimeve nga organi i akuzës, i vetmi zhvillim i muajve të fundit në dosjen e zhdukjes së Julian Çelës, ka qenë dëshmia e Ardian Prrenjasit. Ky i fundit u arrestua më 13 mars 2013 për abuzim ndaj një të mituri 10- vjeçar, por më pas në polici pranoi se kishte futur në banesë dhe kishte vrarë edhe Julian Çelën në nëntor 2012. Mirëpo pak muaj pas arrestimit, në qershor 2013, Ardian Prrenjasi ka ndryshuar qëndrim. Ai ka mohuar ta ketë vrarë Julian Çelën, duke thënë se nuk kishte gisht në ngjarje. Fillimisht mohimi i autorësisë së ngjarjes nga Ardian Prrenjasi është bërë në një takim të tij me të vëllain në paraburgim e më pas 45- vjeçari i arrestuar në Laprakë e ka mohuar ngjarjen edhe para prokurorëve. Këta të fundit thonë se Ardian Prrenjasi ka qenë i pabesueshëm që në krye të herës në lidhje me deklarimet që ka dhënë për zhdukjen e Julian Çelës. Në banesën ku Prrenjasi jetonte me qira në Laprakë nuk është gjetur asnjë gjurmë e fëmijës së zhdukur. Po kështu, nga kërkimet disamujore në landfillin e Sharrës, nuk është gjetur asgjë në zonat ku 45- vjeçari i arrestuar thotë se e ka hedhur trupin e 11-vjeçarit një ditë pas vrasjes.
ANALIZA
Në mënyrë të veçantë, pas ndryshimit të thënieve nga Ardian Prrenjasi, Prokuroria është përqendruar në pista të tjera për zhdukjen e Julian Çelës. Krahas verifikimit të telefonatave të dy viteve të fundit të bëra nga Ardian Prrenjasi, Prokuroria ka hetuar mundësinë e trafikimit të të miturit jashtë vendit apo edhe largimin e tij me dëshirë. Për shkak të mungesës së rezultateve të dukshme në këto pista, Prokuroria ka pohuar se brenda pak ditësh do të bëjë një analizë në lidhje me dosjen. Në këtë analizë pritet të vendoset fati i hetimeve nëse ato do të vazhdojnë dhe në çfarë pistash mund të kërkohet fati i 11-vjeçarit.
TRAZHGIM SOKOLAJ
Panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt