Perforcimi - Sakramenti i Pėrforcimit ėshtė shenjė e njė shugurimi..!
Sė bashku me sakramentin e Pagėzimit dhe tė Eukaristisė, sakramenti i Pėrforcimit pėrbėn tėrėsinė e sakramenteve tė fillimit tė jetės sė krishterė. Pra, ėshtė e nevojshme qė tė shpjegohet se marrja e kėtij sakramenti ėshtė e rėndėsishme pikėrisht sepse pėrforcon hirin e Pagėzimit.
Nė fakt, me kėtė sakrament besimtarėt lidhen nė mėnyrė mė tė pėrsosur me Kishėn, janė tė pasuruar me njė forcė tė veēantė tė Shpirtit Shenjt dhe nė kėtė mėnyrė janė mė tė detyruar pėr tė pėrhapur dhe pėr tė mbrojtur me fjalė e vepra fenė, pikėrisht si dėshmitarė tė pėrsosur tė Krishtit.
Pėrforcimi nė Ekonominė e Shpėrblimit
Nė Besėlidhjen e Vjetėr profetėt shpallnin se Shpirti i Zotit do tė zbriste mbi Mesinė. Zbritja e Shpirtit Shenjt nėn trajtėn e pėllumbit, nė ēastin e Pagėzimit tė Jezusit pėrbėn shenjėn qė mė nė fund kishte ardhur Ai qė duhej tė vinte, domethėnė Mesia, Biri i Hyjit, ngjizur pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt nė kraharorin e Virgjėrės Mari. Krishti disa herė premton zbritjen e Shpirtit mbi apostujt dhe mbi ata qė do tė besojnė nė Tė, premtim i realizuar ditėn e Pashkėve dhe i ēuar nė plotėsi ditėn e Rrėshajave (krh. Vap 2, 11). Plot me Shpirt Shenjt apostujt filluan tė shpallin veprat e mėdha tė Hyjit (krh. Vap 2, 16) dhe Pjetri pohon: “Kthehuni dhe secili prej jush le tė pagėzohet nė emėr tė Jezu Krishtit qė t’ju falen mėkatet e atėherė do ta merrni dhuratė Shpirtin Shenjt” (Vap 2, 38).
Pėr tė shprehur mė mirė dhuratėn e Shpirtit Shenjt , shumė shpejt vendosjes sė duarve iu shtua edhe lyerja me vaj erėmirė, qė quhet krizmė. Njė lyerje e tillė shpjegon edhe emrin e tė krishterit qė do tė thotė pikėrisht i lyer (krh. Vap 10, 38). Riti i lyerjes ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim. Pėr kėtė nė Lindje ky sakrament quhet Krezmim, lyerje me krizmė apo myron. Nė Perėndim termi Pėrforcim shpreh pėrforcimin e Pagėzimit, duke plotėsuar kėshtu fillimin e ecjes sė jetės sė krishterė, duke pėrforcuar hirin pagėzimor dhe tė gjitha frytet e Shpirtit Shenjt.
Dy Traditat: Lindja dhe Perėndimi
Nė shekujt e parė Pėrforcimi kremtohej bashkė dhe pėrnjėherėsh me Pagėzimin, duke formuar me kėtė tė fundit sipas shprehjes sė shėn Ēiprianit, njė sakrament tė dyfishtė. Por shtimi mes shkaqeve tė tjera edhe i Pagėzimit tė fėmijėve dhe kjo nė ēdo periudhė tė vitit, si dhe rritja numerike e famullive qė zgjeronin dioqezat, nuk mundėsonin mė praninė e ipeshkvit nė tė gjitha Pagėzimet. Nė Perėndim meqė u parapėlqye t’i rezervohej ipeshkvit plotėsimi i Pagėzimit, u bė ndarja e pėrkohshme e kėtyre dy sakramenteve.
Kurse nė Lindje u ruajt njėsia e kėtyre dy sakramenteve, kėshtu qė Pėrforcimi jepet prej mbarėshtuesit qė jep edhe Pagėzimin. Ky mund ta bėjė me vajin e shuguruar prej ipeshkvit. Praktika e Kishės lindore thekson mė shumė njėsinė e fillimit tė jetės sė krishterė, kurse ajo perėndimore thekson mė shumė bashkėsinė e tė krishterit tė ri me ipeshkvin, dorėzanė dhe shėrbėtor i njėsisė sė Kishės, i karakterit katolik dhe apostolik tė saj dhe si rrjedhojė, lidhjen me origjinėn apostolike tė Kishės sė Krishtit.
Shenjat dhe Riti i Pėrforcimit
Nė ritin e kėtij sakramenti ėshtė rasti tė flasim edhe pėr lyerjen dhe pėr atė qė lyerja shpreh. Nė simbolikėn biblike dhe antike, lyerja paraqet njė pasuri tė shumėllojshme domethėniesh: vaji ėshtė shenjė bollėku dhe gėzimi; lyerja para dhe pas larjes pastron dhe tė bėn mė tė shkathėt (lyerja me vaj e atletėve dhe e luftėtarėve); lyerja ėshtė shenja e shėrimit, meqė mjekon shtypjet dhe plagėt; e bėn tė shkėlqyeshme lėkurėn, tė shėndetshme dhe tė fortė.
Kėto domethėnie tė lyerjes me vaj gjenden tė gjitha edhe nė jetėn sakramentare. Lyerja para Pagėzimit me vajin e katekumenėve ka domethėnien e pastrimit dhe tė pėrforcimit. Lyerja e tė sėmurėve ka domethėnien e shėrimit dhe tė ngushėllimit. Lyerja me krizmėn e shenjtė pas Pagėzimit, nė Pėrforcim dhe nė Urdhrin e Shenjtė ėshtė shenjė e njė shugurimi.
Pėrmes Pėrforcimit tė krishterėt, domethėnė ata qė janė lyer, marrin mė sė shumti pjesė nė misionin e Jezusit dhe nė plotėsinė e Shpirtit Shenjt, prej tė cilit ata janė tė mbushur plot nė mėnyrė qė krejt jeta e tyre tė pėrhapė erėn e mirė tė Krishtit (krh. 2 Kor 2, 15).
Pėrmes kėsaj lyerjeje i krezmuari merr vulėn e Shpirtit Shenjt qė ėshtė simbol i personit, shenja e autoritetit tė tij, e pronėsisė sė tij mbi njė objekt. Kjo ishte arsyeja e vendosjes nė trupin e ushtarėve e vulės sė sovranit tė tyre, ashtu si edhe nė trupin e skllevėrve ajo e padronėve tė tyre; vula gjithashtu vėrteton njė akt juridik apo njė dokument dhe, nė disa raste e bėn edhe tė fshehtė atė.
Vetė Krishti deklaron se ėshtė i shėnuar prej vulės sė Atit tė Vet. Edhe i krishteri ėshtė shėnuar me njė vulė. Vetė Hyji na pėrforcon nė Krishtin, dhe na ka lyer, na ka vulosur dhe na ka dhėnė pengun e Shpirtit nė zemrat tona (krh. 2 Kor 1, 22). Kjo vulė e Shpirtit Shenjt shėnon pėrkatėsinė totale ndaj Krishtit, tė qenit nė shėrbim tė Tij pėrgjithmonė, por edhe premtimin e mbrojtjes hyjnore nė provėn e madhe eskatologjike.
Kremtimi i Sakramentit tė Pėrforcimit
Shugurimi i Krizmės sė shenjtė ėshtė njė ēast i rėndėsishėm qė i paraprin kremtimit tė Pėrforcimit, por qė nė njė farė mėnyre ėshtė pjesė e tij. Ėshtė ipeshkvi qė, tė Enjten e Madhe, gjatė Meshės krizmale shuguron krizmėn e shenjtė pėr krejt dioqezėn e vet. Edhe nė Kishat e Lindjes kėtė shugurim e bėn vetėm patriarku. Kur Pėrforcimi kremtohet veēmas Pagėzimit siē ndodh nė ritin romak, liturgjia e kėtij sakramenti fillon me ripėrtėritjen e premtimeve tė Pagėzimit dhe me shpalljen e fesė prej atyre qė duan tė krezmohen. Nė kėtė mėnyrė shihet qartas se Pėrforcimi lidhet dhe merret pas Pagėzimit. Kur pagėzohet njė i rritur, ai merr pėrnjėherėsh si Pėrforcimin ashtu edhe Eukaristinė. Nė ritin romak, ipeshkvi i vendos duart mbi grupin e atyre qė duan tė krezmohen gjest qė, qysh prej kohės sė apostujve ėshtė shenjė e dhurimit tė Shpirtit Shenjt. Mė pas vijon riti thelbėsor i sakramentit. Nė ritin latin, “sakramenti i Pėrforcimit jepet me anė tė lyerjes me krizmė nė ballė, vendosjes sė duarve dhe fjalėve: “Merre vulėn e dhuratės sė Shpirtit Shenjt”. Nė Kishėn lindore, lyerja me myron bėhet pas lutjes sė Epiklezės, nė pjesėt mė domethėnėse tė trupit: ballė, sy, hundė, veshė, buzė, gjoks, kurriz tė dorės e tė kėmbės dhe ēdo lyerje shoqėrohet me formulėn: “Vula e dhuratės qė ėshtė Shpirti Shenjt”. Puthja e paqes qė pėrfundon kėtė rit shpreh bashkėsinė kishtare me ipeshkvin dhe me tė gjithė besimtarėt.
Efektet e Pėrforcimit
1. Derdhja e plotė e Shpirtit Shenjt. Ashtu si u ndodhi edhe apostujve ditėn e Rrėshajėve.
2. Sjell njė rritje dhe njė thellim tė hirit tė Pagėzimit.
3. Rrėnjėsohemi thellėsisht nė bijėsinė hyjnore falė sė cilės themi: “Abba” (krh. Rom 8, 15).
4. Na bashkon mė shumė me Krishtin.
5. Shton nė ne dhuratėn e Shpirtit Shenjt.
6. E bėn mė tė pėrsosur lidhjen tonė me Kishėn.
7. Na lidh me Shpirtin Shenjt apo na jep njė forcė tė veēantė tė Shpirtit Shenjt pėr ta mbrojtur dhe pėr tė pėrhapur me fjalė e vepra, fenė si dėshmitarė tė vėrtetė tė Krishtit, pėr ta dėshmuar me guxim emrin e Krishtit dhe pėr tė mos pasur kurrė turp pėr kryqin e Tij. Karakteri pėrsos meshtarinė e pėrbashkėt tė besimtarėve, meshtari qė kanė marrė nė Pagėzim dhe i krezmuari merr pushtetin pėr ta shpallur haptazi fenė e krishterė, gati-gati si njė detyrė zyrtare.
Ēdo i pagėzuar duhet tė marrė dhe mund ta marrė sakramentin e Pėrforcimit nėse ende nuk e ka marrė atė. Tradita latine tregon si pikė referimi pėr ta marrė Pėrforcimin nė moshėn e arsyes. Kur fėmijėt gjenden nė rrezik vdekjeje, ata duhet tė krezmohen edhe pse ende nuk e kanė moshėn. Nėse ndonjėherė flitet pėr Pėrforcimin si pėr sakramentin e pjekurisė sė krishterė nuk duhet tė ngatėrrohet mosha e pjekurisė sė fesė me moshėn e pjekurisė natyrore si dhe tė mos harrohet se hiri i Pagėzimit ėshtė njė hir zgjedhjeje falas dhe i pamerituar, qė nuk ka nevojė pėr njė ratifikim pėr t’u bėrė efektiv, kujton shėn Toma.
Pėrgatitja pėr marrjen e kėtij sakramenti duhet tė synojė dhe ta ēojė tė krishterin drejt njė jetė mė intime me Krishtin, drejt njė familiariteti mė tė gjallė me Shpirtin Shenjt, me veprimin e tij, me dhuratat e tij dhe me shtytjet e tij, pėr tė marrė mė mirė pėrsipėr pėrgjegjėsitė apostolike tė jetės sė krishterė.
Katekeza e Pėrforcimit do tė pėrpiqet ta zgjojė domethėnien e pėrkatėsisė ndaj Kishės sė Krishtit, si asaj tė gjithėmbarshme ashtu edhe asaj famullitare.
Mbi kėtė tė fundit rėndon njė pėrgjegjėsi e veēantė nė pėrgatitjen e atyre qė duan tė pėrforcohen, duhet t’u bėjnė tė kuptojnė tė gjithė adoleshentėve dhe tė rriturve se Pėrforcimi nė vetvete nuk ėshtė njė qėllim pėr t’u arritur, por qėllimi qė duhet tė arrihet ėshtė Krishti.
Pėr tė marrė Pėrforcimin duhet tė jemi nė gjendje hiri, ėshtė e rastit t’i afrohemi sakramentit tė Pendesės pėr t’u pastruar para se tė marrim dhuratėn e Shpirtit Shenjt. Njė lutje e dendur duhet t’i pėrgatisė qė ta marrin me butėsi dhe gatishmėri forcėn dhe hirin e Shpirtit Shenjt, ėshtė mirė qė kandidatėt tė kėrkojnė ndihmėn shpirtėrore tė njė nuni apo nuneje. Ėshtė mirė qė tė jetė i njėjti person qė ėshtė zgjedhur edhe nė Pagėzim, pėr tė theksuar mė mirė njėsinė e kėtyre dy sakramenteve.
Mbarėshtuesi i parė i Pėrforcimit ėshtė Ipeshkvi, kurse nė Lindje zakonisht ėshtė meshtari qė jep Pagėzimin dhe menjėherė mė pas edhe Pėrforcimin, duke e lyer me krizmėn e shuguruar prej vetė patriarkut. Njė gjė e tillė shpreh njėsinė apostolike tė Kishės, lidhjet e sė cilės forcohen prej sakramentit tė Pėrforcimit. Nė Kishėn latine zbatohet e njėjta disiplinė nė Pagėzimin e tė rriturve apo kur pranohet nė bashkėsinė e plotė me Kishėn njė i pagėzuar qė i pėrket njė bashkėsie tjetėr tė krishterė nė tė cilėn sakramenti i Pėrforcimit nuk ėshtė i vlefshėm.
Nė ritin latin, mbarėshtuesi i zakonshėm ėshtė ipeshkvi, i cili vetėm pėr arsye tė rėnda mund t’ua japė meshtarėve tė tjerė autorizimin pėr tė mbarėshtuar Pėrforcimin, megjithatė ėshtė mė mirė, pikėrisht duke u nisur prej vetė domethėnies tė kėtij sakramenti qė ta japė ai vetė, duke mos harruar se pikėrisht pėr kėtė arsye kremtimi i Pėrforcimit ėshtė ndarė pėrkohėsisht prej Pagėzimit. Ipeshvijtė janė pasardhėsit e apostujve, ata kanė marrė plotėsinė e Urdhrit tė Shenjtė.
Fakti se ky sakrament mbarėshtohet prej tyre vė nė dukje se efekti i kėtij sakramenti ėshtė bashkimi mė i ngushtė me Kishėn, me zanafillėn e saj apostolike dhe me misionin e saj pėr t’ua dėshmuar Krishtin atyre qė e marrin kėtė sakrament.
Nėse njė i krishterė gjendet nė rrezik vdekjeje, kushdo prej mbarėshtuesve mund dhe duhet ta japė kėtė sakrament.
Nė fakt, Kisha nuk dėshiron qė asnjė prej bijve tė saj, as nė moshė tė njomė, tė dalė prej kėsaj bote pa u bėrė i pėrsosur prej Shpirtit Shenjt me anė tė dhuratės sė plotėsisė sė Krishtit.
Nė Kushtetutėn Divina Consortium thuhet se i krezmuari bėhet pjesėmarrės i natyrės hyjnore. Papa Pali VI nė kėtė kushtetutė paraqet ritin e ripėrtėrirė tė Pėrforcimit, nė tė cilėn jepet thelbi i mėsimit pėr kėtė sakrament, duke u bazuar nė Shkrimin e shenjtė, nė traditėn liturgjike, nė mėsimin teologjik dhe nė vetė ritin e mėparshėm tė kėtij sakramenti. Papa Pali VI ka sqaruar se nė Kishėn katolike Pėrforcimi jepet nėpėrmjet lyerjes me vajin e krezmės, i cili ėshtė njė vaj i shenjtė, qė pėrbėhet prej vajit tė ullirit dhe erėrave tė mira. Nė Koncilin II tė Vatikanit kėshtu thuhet pėr kėtė sakrament: “Sakramenti i Pėrforcimit jepet me lyerjen me vaj nė ballė”.
vazhdon--->
Krijoni Kontakt