Close
Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 244
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Iniciacioni i Krishtere

    Cdo jave do te shkruaj dicka. Pas disa vite do te kemi materalin per nje njohuri afersisht komplete e besimit tone. Kini durim, mos beni komente duke nisur nga historia apo nga nuk di cka. Merni nje fjale te tekstit propozuar, te pershtatshme per te sqaruar dicka te momentit tend shpirteror. Mund te marrim pjese edhe jo katolike qe deshirojne ta njohin me mire katolicizmi.

    Tema e kesaj jave eshte;

    Pervoja (eksperienca) e njerzimit



    Pas gjith bashkjeteses me Krishtin, pas fatkesqesive te Kalvarit, dhe misterit te Pashkeve, Apostujt akoma nuk kishin kuptuar shume cka ne lidhje me Krishtin. Ne fakte (cfr. Pervoja (eksperienca) e njerzimit



    Pas gjith bashkjeteses me Krishtin, pas fatkesqesive te Kalvarit, dhe misterit te Pashkeve, Apostujt akoma nuk kishin kuptuar shume cka ne lidhje me Krishtin. Ne fakte (cfr. Vap. 1,6) ata akoma i kerkojn qe Ai te ndertoj mbretrin e Israelit, ashtu si ishte konceptuar nga te gjithe, nje mbreteri toksore te fuqishme politike; edhe pse ne ato qaste kishin mbetur edhe pak ore deri ne ngritjen e Tij ne qiell!
    Nese ate akoma nuk e kishin kuptuar, perse vazhdonin ta ndiqnin? E ne mes te tyre kishte njerez qe kishin lėnė gruan, femijet, shtepin, barkat dhe rrjetat, zyret dhe tregun. Perse e ndiqnin?
    Perse Krishti ishte bere qendra e tyre afektive.
    Si ka mundesi?
    Krishti ishte i vetmi ne fjalet e te cilit ndjehej e perfshire e gjithe pervoja e tyre humane, te gjitha nevojat e tyre konsideroheshin seriozisht, ndjeheshin te sjellur para drites atehere kur ishin te pavetedishem dhe konfuz; keshtu, per shembull, pikerisht ata qe besonin se kishin nevoje vetem per buken e gojes, filluan te kuptonin se "jo vetem nga buka njeri jeton”.
    Krishti i paraqitet atyre pikerisht keshtu, si dikush qe ne menyre te befasishme ju vjen ne ndihme, i ndihmon ata, spjegon problemet e tyre, i sheron madje edhe nese ata jane te gjymt ose te verbere, e sheron shpirtin, u pergjigjet egzigjencave te tyre, dhe brenda pervojes se tyre ….Po cilat jane pervojat e tyre? Pervojat e tyre, nevojat e tyre, egzigjencat e tyre jane vete ata, ata njereze atje, vete umanateti i tyre.
    Krishti, pra, arrin pikerisht ketu, te sjellja ime si nejri, tek une qe pres dicka sepse ndjehem i pamjaftueshem; Ai me eshte bashkuar, i eshte pergjigjur kerkeses sime origjinale.
    Per te takuar Kirshtin, pra ne mbi te gjitha duhet qe seriozisht te paraqesim problemin njerzor.
    Ne duhet qe parasegjithash ti hapemi vete vehtese, qe do te thote qe te vetedisohemi gjallerisht per pervojen tone, te shohim me simpati njerzoren qe eshte ne ne, duhet te marrim parsysh ajo qe ne jemi me te vertet. Te marresh parasysh do te thote te marresh seroizisht ate qe ne ndjejme, gjithcka, te befasojm te gjitha aspektet, duke kerkuar te gjith kuptimin.
    Duhet te kemi shume kujdes, sepse shume lehte ne nuk nisemi nga pervoja e jone e vertet, do te thote nga pervoja ne tersine e saj dhe thjeshtesn e saj. Ne fakt ne shpesh e identifikojm pervojen pjeserisht , duke e reduktuar dhe cunguar, siq ndodhe shpesh ne fushen afektive, ne te dashuruarit, ose ne enderrat per te ardhmen.
    Dhe akoma me shpesh ne e perzijem pervojen me paragjykime ose skema mbase edhe ne menyre te pavetedishme te asimilaur nga ambijenti. Prandaj ne, ne vend qe te hapemi me nje qendrim qe eshte ne pritje, si nje vemendje e sinqerte, te mvarshmeris, qe thellsishte pervoja kerkon qe te ndiqet, ne i imponojm pervojes kategori dhe shpjegime qe e bllokojne dhe e ngushtojn, duke mendura se keshtu po e zgjedhim problemin. Miti qe « progresi shkencore nje dite do te arri te rregulloj te gjitha problemet tona” eshte formula moderne e kesaj hamendjej, nje hamendje e eger dhe thumbuese: dhe si e tille nuk merr parasysh as pervojat tona te verteta, madje nuk e din se cilat jane nevojat tona; refuzon qe te vereje pervojen me syrine e kjart, dhe te pranoje njerzoren me te gjitha kerkesat e saj. Prandaj civilizimi i sotem na bene te levizim verberisht ne kete pervoj te hamendjes acaruese dhe ne nje deshperim te erret.

    Meditim i mbare. torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 07-07-2008 mė 07:24

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Perse Krishti ishte bere qendra e tyre afektive.


    Me duket se jane fjale shume te qarta.
    Kur flasim per besimin, nuk e bejme me historine e katolicizmi qe hyri ne Shiperi 1400 vjet perpara Myslymanizmit, nuk do flasim per te vertetat qe duhet te pranojme edhe nese i tejkalojne mundesite e inteligjences tone, sepse jane mistere, nuk flasim me per urdherimet e Zotit dhe te kishes qe duhet te kryejme. Do flasim per dashurine, per nje lidhje afektive per te cilen ne dashuri varremi prej Krishtit.
    Eshte dicka e re.
    Me simpati. crici_01
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crici_01 : 07-07-2008 mė 10:25

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    E mirė ėshtė qė tė kemi parasysh ēka ka shkruar Papa Gjon Pali nė letrėn Besimi dhe arsyeja nė numrin 2 (Shiko temėn nė Komunitetin Katolik): Nė misterin e Pashkėve Kisha ka marrė dhuratėn e tė vėrtetės sė fundme MBI JETEN E NJERIUT. E nėnvizoj sepse mendojmė shpesh vetė qė kemi marrė dhuratėn ta njohim Zotin e misterėt e botės tjetėr.

    Nė kėtė kontekst kam medituar edhe n.22 e GEZIMI DHE SPRESA (pėrkthimi i Imzotit Prelės). E kopjoj sepse flet pėr misterin e njeriut e pėr zbulesėn e kėtij misteri.

    “Misterin e njeriut e kuptojmė qartas vetėm nė misterin e fjalės sė mishėruar. Adami, njeriu i parė,domethėnė ishtge figura e parė e atij qė do tė vinte, tė Krishtit Zot.
    Krishti, Adami i ri, duke shpallur misterin e Atit, dhe tė dashurisė sė tij, PLOTESISHT ZBULON EDHE NJERIUN edhe vetė njeriut dhe ia dėfton lartėsinė e thirrjes sė tij.
    Nuk ėshtė, pra, kurgjė befasuese qė tė vėrtetat qė u paraqitėn mė parė, gjėjnė nė Tė (=Krishtin) burimin e vet dhe nė Tė arrijnė kulmin e vet.
    Ai, i cili “ėshtė shėmbellesė e Hyjit tėpapashėm”(Kol 1,15), Ėshtė edhe njeriu i pėrsosur, i9 cili iu ka kthyer bijve tė Adamit pėrngjasimin e Hyjit; kjo shėmbėllesė u shtrembtua shi me mėkatine parė. Pasi qė natyra e njeriut nė Tė ishte e pėrvetėsuar dhe e paprishur, kėshtu ajo edhe nė ne u lartėsua nė dinjitet tejet tė lartė. Duke u mishėruar Biri i Hyjit, nė njė mėnyrė ai u bashkua edhe me ēdo njeri”.



    Priten pyetje, komente, thellime, kontributin tuaj edhe me qellim qe tė pėrgatitet nė vazhdim njė libėr i vogel si ndihmė pėr iniciacionin e krishter pėr tė rriturit.
    Nėse njihni dike qė dėsiron tė pagėzohet, dini qė mund tė fillojė duke mėsuar kėtė temė e duke dhėnė kontributin e vet me pyetjet e veta, me komentet e veta, me verejtjet e veta.

    Nuk duhet tė shkruaj vetė unė.

    torrkerry

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nga postimi i pare:
    "Krishti ishte i vetmi ne fjalet e te cilit ndjehej e perfshire e gjithe pervoja e tyre humane, te gjitha nevojat e tyre konsideroheshin seriozisht".

    Me vertet, nje njeri behet i vetedishem per veten e vet, ne rastin e nje nevoje. Kam uri, nuk ndjhem rehat e duhet te kerkoj ushqim...Edhe femija ndjhet rehat ne barkun e nenes e ne momentin i lindjes i shokuar qan me gjitha forcat, per te thene shqetesimin dhe dhembjen e tij. Eksperienca e pare qe bejne eshte eksperienca e dhembjes e pas kesaj te nje dore qe na vjen ne mdihme. Nje nevoje, nje mungese, nje dhembje...jane si nje alarm, si nje zile qe na njoftome qe jemi gjalle.
    Kur rritemi nuk na mjaftojne me as buka as ngrotesia e dashurise amerore. Nevojat jane me e forta, me ekzigjente, dhe me...njerezore: kemi nevoje te kuptojme vetveten; qe kjo mund te ndodhe, kemi nevoje per nje shoqeri; njerezit e shoqerise sone nuk jane gjithe njelloj sepse disa na korespondojne me shume, disa me pak, me disa kemi deshire te kalojme tere diten, me disa as nje minute; keni nevoje per dashurine e vertete qe eshte e mundshme vetem kur nje lidhje eshte pa interes; kemi nevoje per disa pergjigje disa pyetjeve perfundimtare: pse linda? pse jetoj? cili eshte qellimi i jetes time? A ka nje Zot?
    Jemi gjithmone ne kerkim e ketyre pergjigjeve, por gjate kerkeses bejme eksperincen qe disa prej te afermeve tane na ndihmojne me shume, disa me pak, e disa na pengojne ne perpjekjet tona.
    Beselidhja e re eshte per ne nje deshmi, qe na vjen nga njerez te denje per besim, qe pas nje bashkejetese tre vjetore me Krishtin, kane bere eksperiencen se ky person u pergjigjej te gjitha nevojave te tyre, edhe atij te nje shelbimi rrenjesor se personit te tyre. Mund te flasim me vertet per nje rilindje, per nje nderrim personal, per nje rini te rifituar fale miqsise se Krishtit. Per te arritur ne kete pike, kemi nevoje per shume kohe, per nje lodhje e vazhdueshme, por jemi te sigurt, te mesuar nga eksperiencat e apostujve, qe kjo do te ndodhe edhe poer ne.
    Por tani jemi thirrur te marrim seriozisht jeten tone, duke qene te vetedishem per nevojat tona. Sa me shume kuptojme se nevojat tona materiale nuk jane me te rendsishme per ne e sa me shume do te jemi te vemendshem per nevojat tona si persona e sa me shume te arrijm t'ia japim atyre nevojave shpirterore nje emer, sa me shume kerkojme e gjejm nje shuarje ketyre nevojave, mund te themi se jemi ne ecje te realizimit se qenies tone.

    torrkerry

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nga ketekizmi i Kishes.


    I. Dėshira pėr Zotin
    27 Dėshira pėr Zotin ėshtė e brendashkruar nė zemrėn e njeriut, sepse njeriu ėshtė krijuar nga Zoti dhe pėr Zotin; dhe Zoti nuk pushon sė tėrhequri njeriun te vetja dhe vetėm nė Zotin njeriu do ta gjejė tė vėrtetėn dhe lumturin qė kėrkon pa pushim:
    Arsyeja mė e lartė e dinjitetit tė njeriut qėndron nė thirrjen e tij pėr t’u bashkuar me Hyjin. Qė nė lindjen e vet njeriu ėshtė i thirrur pėr dialog me Hyjin: dhe nė tė vėrtetė njeriu ekziston vetėm sepse Zoti nga dashuria e ka krijuar dhe nga dashuria e ruan kurdoherė, dhe nuk jeton plotėsisht sipas sė vėrtetės po tė mos e njohė lirisht Zotin dhe po tė mos e lėshojė veten nė dorė tė Krijuesit tė vet1.
    28 Nė rrjedhėn e historisė sė tyre e deri nė ditėt tona, njerėzit e kanė shprehur nė mėnyra nė mėnyra tė ndryshme kėrkimin e Zotit, nėpėrmjet besimit dhe sjelljeve tė veta fetare (lutje, flijime, kulte, meditime, etj.). Pavarėsisht nga dykuptimėsitė qė mund tė kenė, kėto forma shprehjeje janė kaq unike saqė njeriu mund tė pėrkufizohet si njė qenie fetare:
    Prej njė njeriu Zoti krijoi mbarė gjininė njerėzore, qė ta banonte mbarė sipėrfaqen e dheut. Pėr ta caktoi rendin e kohėve dhe kufijtė e vendbanimit tė tyreė ta kėrkojnė Hyjin e nė ndonjė mėnyrė tė mund ta gjejnė. Ai nuk ėshtė larg asnjėrit prej nesh. Sepse nė Tė jetojmė, lėvizim e jemi...(Vap 17, 26-28).
    29 Por kjo «lidhje intime dhe jetėsore me Hyjin»2 mund tė harrohet, mund tė shpėrnjihet dhe mund tė mbėrrijė deri aty ku mohohet haptas nga njeriu. Qėndrime tė tilla mund tė kenė zanafilla nga mė tė ndryshmet3: kryengritjen kundėr sė keqes nė botė, mosnjohjen ose indiferencėn fetare, shqetėsimet pėr kėtė botė dhe pėr pasurinė4, shembullin e keq tė besimtarėve, rrymat e mendimit nė kundėrshtim me fenė, dhe mė nė fund prirjen e njeriut mėkatar pėr t’u fshehur, nga frika, para Zotit5 dhe pėr tė ikur para thirrjes sė tij6.
    30 «Le tė galdojė zemra e atyre qė kėrkojnė Zotin» (Ps 105 3). Nė qoftė se njeriu mund ta harrojė ose mos ta pranojė Zotin, Zoti nuk lodhet duke thirrur ēdo njeri pėr ta kėrkuar, nė mėnyrė qė tė jetojė dhe tė gjejė lumturinė. Por njė kėrkim i tillė kėrkon nga njeriu tė gjitha pėrpjekjet e intelektit tė tij, njė vullnet tė sinqertė «njė zemėr tė drejtė», gjithashtu dhe dėshmimin e tė tjerėve qė ta drejtojmė kah kėrkimi i Zotit.
    Ti je i madh, o Zot, dhe shumė i denjė pėr t’u lėvduar; i madh ėshtė virtyti yt dhe dituria jote ėshtė e pallogaritshme. Dhe njeriu dėshiron tė tė lavdėrojė, njė grimcė e krijimit tėnd qė mban me vete fatin e tij tė vdekshėm, qė mban mbi vete provėn e mėkatit tė vet dhe provėn qė ti u bėn ballė krenarėve. E megjithatė, njeriu, kjo grimcė e gjithėsisė sė krijuar nga ti, do tė tė lavdėrojė. Ti vetė e nxit tė kėnaqet me lavdet e tua, sepse pėr vete na krijove dhe zemra jonė nuk gjen pushim deri sa tė pushojė nė ty7.


    torrkerry

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Sot ju propozoj nje hap tjeter ne iniciacionin e krishtere, dicka qe duhet te kemi parasysh, si nje baze, si nje themelim, ne ecjen tone se krishtere.

    Priten gjithmone pjetje, komente, verejtje nga ana juaj.

    VETMIA



    Nga situata e Apostujve e pershkruar ne Vap. 1,9: “Dhe kur i tha keto fjale, nder sy te tyre u ngrit ne qiell dhe nje re menjehere ua zuri para syve te tyre”, na vije nje sugjerim mjaft i rendesishem; Krishti shkoj dhe ata mbeten aty, pezull, me goje hapur – shpresa e tyre iku -, dhe mbi ta bie vetmia, ashtu si bie terri i ftohet mbi toke kur dielli perendon. Sa me shume qe zbulojm nevojat tona, aqe me shume e kutojm se ne nuk mund ti plotsojm vete, dhe as njerzit e tjere si ne, nuk mund te bejne kete.
    Kuptimi i pafuqis e shoqeron gjdo pervoj njerzore serioze. Eshte ky kuptim i pafuqis qe gjeneron vetmine. Vetmia e vertete nuk vjen nga fakti qe ne jemi fizikisht vetem, por ajo vjen athere kur ne e kuptojm qe nje problemi tone themelor nuk mund ti gjejme zgjidhje as ne dhe as te tjeret.
    Mund te thuhet shume mire se kuptimi i vetmis, linde ne vete zemren e gjdo angazhimi serioz me njerzoren tone.
    Gjithe ket mund ta kuptoj mire ai i cili ka besuar se ka gjetur zgjidhjen e nje nevoje te madhe ne dikend apo ne dicka: dhe kur kjo i zhduket, largohet, ose e zbulon se eshte i paafte. Jemi vetem me nevojat tona, me nevojen tone qe te jemi dhe te jetojm thellesisht. Si nje i vetmuar ne shkretire, e vetmja gje qe mund te bejem eshte qe te presim qe dikush te vije. Dhe sigurisht nuk do te jete njeriu ai qe do te gjeje zgjidhjen; sepse per tu zgjidhur jane pikrisht nevojat e njeriut.

    torrkerry

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Komenti

    Nė tekste qė kam shkruar deri tani, gjinden shpesh herė fjalė si nevoja, ekzigjenca,
    pyetje. Pra njeriu, i krijuar qė tė jetojė nė paqė dhe lumturi, nuk ndjhet mirė, rehat, nė paqe dhe nė lumturi, kur ėshtė nė shqetėsimin pėr shkak tė kėtyre nevojave, ekzigjenca, pyetjeve. E kėrkon njė zgjidhje. Kjo ėshtė shumė e thjeshtė nė qoftė se behet fjalė pėr nevoja trupore. Kam etje, pij ujin; kam uri, haj bukė; jam i lodhur, flej gjumė… I pėrgjigjesh njė nevoje trupore varet nga njė gjė e pėrshtatshme nė lidhje me kėtė nevojė.
    Nė njė moment tė hiostorisė sė botės, njė “materie” ka filluar tė jetė e vetėdijshme pėr vetveten, sepse filloi tė jetė e paijsur me njė aftėsi tė veēante qė ne sot e quajmė “arsye”. Kjo materie e vetėdijshme per vetvetem nė sot e quajmė “NJERI”, shenjat e prezences sė kėsaj aftėsie nė njeriut jane e panumerta dhe i studiojnė shumė skenca: paleontologjia, arkeologjia, antropologjia, parahistoria…kėrkojnė gjurmat tė veēanta qė njeriu ka lėrė nė botė sepse nė tė filloi tė jetė e pranishme kjo aftėsi.
    Kėto gjurma janė njė deshmi e pakundėrshtueshme qė nga momenti i parė tė pranisė se kėsaj aftėsie, njeriu ka filluar tė ndjejė nevojat shpirtėrore, nevoja mė tė larta e filloi tė kėtė pyetje qė i pėrkasin natyrėn e tij mė tė thelle, me probleme mbi kuptimin e jetės sė tij, duke kuptuar edhe se pėrgjigja, zgjidhja e kėtyre problemeve nuk i gjen nė vetveten, sepse ėshtė njė karaktėr i natyrės sė tij varėsia nga njė tjetėr. Kam pėrdorur fjalėn “varėsia”, do tė kisha pasur mundėsi ta pėrdor fjalėn “lidhje”, do tė kisha pasur mundesi tė them se gjitha kėto eksperinca tė brendshme varėsie janė pjesė e kustetutės tonė njerėzore, janė tė pashmangshme vetėm pėr faktim qė jemi njerėz, pra ato pėrbėjnė diēka, njė tėrėsi qė mund ta quajmė “ndjeshmėri fetare”: Shumė pjetje me karakter ekzistencial, qė gjithė se bashku kallėzojnė pėr njė nevoje sė njė kuptimi tė plotė qė ndjejmė, pėr faktin qė jemi njerėz e qė nuk na len rehat, e zgjidhja e tė cilės parashikon ekzistencėn e lidhjen me dike tjetėr.

    Ngadalėngadalė, pėr njė kohė tė gjatė, duke na mbeshtetur nė njė antropologji filozofike serioze, pra, do tė pėrballojmė me ato probleme njerėzore pėrt tė cilat duhet tė jemi tė vetdishėm pėrpara qė tė pėrballohemi me problet e fesė: pra, me problemin e ndjesisė fetare, me problemin e kuptimit tė Zotit nė njeriun e kohės tonė.

    torrkerry

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Me ndihmė tė Shkollės sė komunitetit tė levizjes “Bashkim dhe ēlirim”.
    Do tė analizojmė pėr shumė ditė atė qė e kam quhajtur “Ndjeshmėri fetare”, njė tėrėsi pyetjesh, ndjenjash, nėvojash…qė janė lidhur ngushtė mė natyrėn tonė njerėzore, mė mirė me kustetutėn tonė njerėzore. Nuk ėshtė e mundur tė kemi nė mendjen tonė pėrfityrimin e njė njeriu duke mos pasur parasysh kėto gjėra.
    Pėrpara qė tė hymė drejtėpėrdrejtė nė temėn e ndjeshmėrisė fetare, duhet tė sqarohen disa idetė. Do ta bėjmė duke studiuar tre premisa.
    E para ėshtė realizmi, e dyta ėshtė arsyeshmėria dhe e treta ėshtė njė fjalė e qarte mbi dinamizmin mes realitetit (objekti) e personit (subjektit)qė bėn eksperiencėn.

    1. Diēka pėr premisėn e para: realizėm.

    a) Pėr se bėhet fjalė?

    Pėr sa i perket premisės sė parė, dua tė citoj si pikė afrimi, nje faqe nga libri “Reflektime mbi ecurinė e jetės”:

    “Nė rehatinė e jetės moderne qė tė dobėson nervat, tėrėsia e rregullave qė i japin qėndrueshmėri jetės ėshtė qullosur...pjesa mė e madhe e lodhjes qė impononte bota kozmike janė zhdukur dhe bashkė me to ėshtė zhdukur edhe pėrpjekja krijuese e personalitetit.... Kufiri qė i ndan tė mirėn nga e keqja ėshtė zhdukur,...ndarja mbizotėron kudo...Pak vėzhgim dhe shumė arsyetim tė ēojnė nė gabim. Shumė vėzhgim dhe pak arsyetim tė shpien tek e vėrteta”.

    Kėtu autori, Aleksis Karrel, pėrdor gjuhėn e atij qė i ėshtė kushtuar kurdoherė njė tipi tė caktuar studimi shkencor (le tė kujtojmė se ai,qė nė moshėn fare tė re, fitoi ēmimin Nobel pėr mjekėsinė): Fjala “arsyetimi” mund tė zėvendėsohėt me dobi me fjalėn “dialektikė nė funksion tė njė ideologjie”.

    Nė tė vėrtetė, vazhdon Carrel-i – “epoka jonė ėshtė epokė ideologjish, e cila, nė vend qė tė mėsojė nga realiteti nė tė gjitha tė dhėnat e tij, duke ndėrtuar mbi tė, pėrpiqet tė sajuar nga intelekti: nė kėtė mėnyrė ngadhėnjimi i edeologjive i vė vulėn shkatėrrimit tė qytetėrimit”.


    b) Metoda e kėrkimit imponohet nga objekti: njė meditim mbi pėrvojen vetjake.

    Mirė pra! Pėr ēdo hėtim serioz tė ēdo ngjarjeje a “send” kėrkohet realizėm. Me kėtė shprehet nevoja urgjente qė tė mos privilegjojmė ndonjė skemė qė tashmė e kemi tė gatshme nė mendje, nė krahasim me vėzhgimin e plotė, tė apasionuar, me kėmbėngulje, tė faktit, tė njarjes reale.

    Shen Agostini, me lojė fjalėsh, thotė: “Unė kėrkoj pėr ta ditur diēka, jo pėr ta menduar”. Njė shpallje e tillė tregon njė qėndrim tė kundėrt me atė qė e hetojmė mė lethė te njeriu modern. Sepse, po ta dimė diēka, mund tė themi edhe se e mendojmė; por shen Agostini na thotė se e kundėrta nuk ėshtė e vėrtetė: sepse tė mendosh diēka do tė thotė tė bėsh njė ndėrtim intelektual, ideal, dhe tė pėrfytyruar qė ne kemi nė lidhje me atė send, por, ama, shpesh herė i bėjmė njė privilegj tė tepruar kėtij tė menduari, nga i cili, pa e kuptuar mirė as nė vetė – ose, pėr mė tepėr, duke justifikuar qėndrimi qė po pėrcaktoj tani – projektojmė mbi faktin atė qė ne mendojmė pėr tė.
    Pėrkundrazi, njė njeri me mend nė kokė, kėrkon tė dijė si ėshtė njė fakt: vetėm duke e ditur si ėshtė, dhe vetėm atėherė, mundet edhe ta mendojė.

    Pėr kėtė, me Carrel-in dhe shen Agostinin kėtu insistohet duke pohuar se edhe pėr sa i takon pėrvojės fetare, mbi tė gjitha ka rendėsi tė dihet ē’ėshtė ajo, me ēfarė kemi tė bėjmė.
    Sidoqoftė ėshtė e qartė se, me parė se ēdo gjė tjetėr , duhet tė pohojmė se kemi tė bėjmė pikėrisht me njė fakt, madje pėr faktin statistikisht mė tė pėrhapur nė veprimtarinė njerėzore. Nė tė vėrtetė nuk ka veprimtari njerėzore me shtrirje me tė gjerė se ajo qė kemi filluar ta quhajmė “pėrvojė ose ndjenja fetare”. Kjo i parashtron ēdo njeriu njė pyetje pėr ēdo gjė qė ai bėn, prandaj ėshtė njė pikė shikimi mė e gjerė se asnjė tjetėr.

    Pyetja qė shtron ndjenja fetare, - sikundėr do ta shohim mė tutje - ėshtė kjo: “Cfarė kuptimi ka ēdo gjė qė ekziston?”. Dhe duhet ta pranojmė qė ėshtė fjala pėr njė dhėnė qė del nė pah nė sjelljen e ēdo njeriu tė tė gjitha kohėrave, dhe qė ka prirje tė pėrfshijė tė gjithė veprimtarinė njerėzore.

    Prandaj, nė qoftė se ne duam ta dimė si ėshtė ky fakt, ku qėndron kjo ndjenjė fetare, problemi i metodės na bėn tė impenjohemi menjėherė pa asnjė ngurrim. Pra pyetja e metodės ėshtė kjo: “Si do ta pėrballojmė njė dukuri tė tillė, qė tė jemi tė sigurt se do tė arrijmė ta njohim mirė?”.

    Pėr kėtė, zakonisht njerėzit i besojnė asaj qė thonė tė tjerėt, apo kėrkojnė mendimin e atyre qė kanė njė peshė nė shoqėrinė: p.sh. filozofėt, ata qė kanė njė emėr... Artistoteli, Platoni, Kanti, Poper, njė personazhė e aktualitetit. Mund tė bėjmė edhe kėshtu, por ama, tė pėrdoresh mbi tė gjitha, kėtė metodė, nuk ėshtė e drejtė. Pėr kėtė ēeshtje themėlore tė ekzistimit tonė, nuk mund tė lėshojmė veten tonė nė dorė tė tė tjerėve e nė pikėpamjet tė tyre, p.sh. duke pėrvetėsuar opinionin mė tė pėrhapur ose ato ndjenja me tė cilat ėshtė i mbushur dhe qė pėrcaktojnė ajrin qė thithim.

    Realizmi kėrkon qė, pėr tė vėzhguar njė objekt nė njė mėnyrė tė atillė qė tė arrijmė ta njohim, metoda tė mos jetė diēka e pėrfytyruar, e menduar, e organizuar ose e sajuar nga subjekti, por tė jetė diēka qė imponohet nga objekti.

    Njė sh.: Sikyr unė tė ulėsha pėrpara njė sallė plot me njerėz, mbi tryezė tė kisha njė bllok shėnimesh, qė, duke folur, e shoh me bisht tė syrit, dhe i bėj pyetje vetes, ē’ėshtė vallė ajo bardhėsi qė mė vret sytė, mund tė mė vinin nė mendje gjėrat mė tė ndryshme: mund tė jetė akullore e derdhur, njė copė kėmishė, etj...

    Porse, metoda pėr tė ditur pėr se bėhet fjalė, mė imponohet nga vetė sendi. Prandaj nuk mund tė them se do tė mė pėlqente mė fort tė vihesha e tė sodisja njė objekt tjetėr tė kuq nė fund tė sallės ose sytė e njė personi nė reshtin e parė: por tė doja me vėrtet tė njihja atė objekt tė bardhemė, do tė detyrohesha patjetėr tė ul kokėn dhe t’ia ngul sytė mirė pėr ta parė si duhet. Metoda pėr ta njohur imponohet nga objekti, pra nga blloku shėnimesh.

    Edhe njė herė, kjo do tė thotė se metoda pėr tė njohur njė objekt mė diktohet nga vetė objekti, nuk mund tė pėrcaktohet nga subjekti, nga unė. Sikur nė vend tė bllokut tė shėnimeve, pėr tė cilin fola pak mė lart, tė bėnim hipotezėn se mund tė hidhnim njė sy pėrvojės fetare, si dukuri, edhe nė kėtė rast do tė na duhej tė thoshim se metoda pėr ta njohur duhej tė na sugjerohej nga ajo dukuri fetare.
    Tani, ē’tip dukurie ėshtė pėrvoja fetare? Ajo ėshtė njė dukuri qė ka tė bėjė me njerėzoren, e prandaj nuk mund tė trajtohet si njė dukuri gjeologjike ose meteorologjike.

    Ėshtė diēka qė ka tė bėjė me personin. Si duhet tė sillemi atėherė? Meqėnėse kemi tė bėjmė mė njė fenomen qė ndodh brenda meje, qė i takon ndėrgjegjės time, unit tim si person, atėherė duhet tė reflektoj mbi vetveten. Kam nevojė pėr njė hetim mbi vetveten, njė hetim ekzistencial.

    Pasi tė kem pėrfunduar kėtė hetim, atėherė do t’i krahasoj me dobi tė madhe rezultatet me ato qė shprehin mendimtarėt dhe filozofėt pėr kėtė ēeshtje.
    Kėshtu, pa njė ballafaqimi tė tillė, do tė pasurohen tė dhėnat qė kam nxjerrė, pa pasur rrezik qė tė pranoj si pėrcaktim njė mendim tė huaj. Po tė mos nisemi nga njė hetim ekzistencial, do tė ishte njėlloj sikur ta kėrkonim nga dikush tjetėr vėrtetėsinė e njė dukurie qė jam duke e jetuar umė vetė.
    Kjo, po tė mos ishte njė pėrforcim, pasurim, ose kurdėrshtim qė vjen pas njė reflektimi tė bėrė personalisht, do tė bėnte qė mendimi i dikuit tjetėr tė zinte vendin e punės qė mė takon mua ose do tė bėhej pėrēues i njė opinioni tjetėrsues nė mėnzrė tė pashmangshme.

    Pėr njė ēeshtje me rėndėsi pėr jetėn time e pėr fatin tim do ta pėrvetėsoja, pa asnjė qėndrim kritik, njė pėrfytzrim tė diktuar nga tė tjerėt.


    torrkerry

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Njė koment
    Jam gjithėmonė duke shkruar diēka tė rendėsishme pėr tė kuptuar ēfarė ėshtė ndjeshmėria fetare, e si ajo ėshtė nė fillim e ēdo zhgjedjje personale serioze, pra edhe pėr besimin. Pėrkujtoj qė flitet pėr njė eksperiencėn personale e qė, pėr faktin qė objekti lidhet me njė eksperiencėn personale, metoda me tė cilėn duhet tė jemi nė kėrkim, duhet tė jetė e pėrshtatshme pėr tė studiuar njė eksperiencė tė tille. En passant, kur nė forumėt shkruan besimtarėt myslyman, ka verejtje pėr “kontradikta” nė Biblėn e shpesh bėhet fjalė pėr data qė nuk korrespondoinė...Apo bėhet fjalė pėr gėnjeshtrat qė gjindhėn nė Biblėn (pėr shembull Jezusi do tė kishtė gėnjyer ose mastruar kur thoste: “Gjithēka do tė kėrkoni nė lutje, do ta keni” e flitet nė njė temė pėr njė pasuri tė madhe, e nė njė temė tjetėr pėr kthimin e Gostivasrit nė besim protestant). Mė duket se problemi i datave ėshtė objekti i historisė e duhet tė studiohet me metodat e historisė: probleni i pasurisė ėshtė objekti i shkencės bankare e duhet tė studiohet me metodat e pėrshtatshme; problemi i kthimit, i regjishtrimit nė njė fe ėshtė objekti i statistikės. Problemi i besimit tė njė personi ėshtė njė problem tė ndėrgjegjes, lidhur me njė eksperiencė personale tė brendshme, e pra nė kėtė nivelin duhet tė studiohet. Bibla ėshtė historia e shelbimit, pra e atyre pėrpjekjet qė njerėzimi, i frymėzuar prej Zotit, ka bėrė pėr tė gjėtur njė pėrgjigje pyetjeve pėrfundimtare pėr tė cilėt kemi shkruar, dhe deshmia qė vetėn nė marrėdhenje tė gjallė me Hyjin e Abrahamit, Izakut dhe Jakobit gjindhet njė zgjidhje.

    torrkerry

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Shkolla e Komunitetit nė vazhdim.

    c) Pėrvoja ka nė vetveten njė vlerėsim.

    Por ajo qė kemi thėnė deri tani ėshtė vetėm fillimi i rrugės qė do tė ndjekim, sepse, pasi kemi zhvilluar njė hetim ekzistencial, ėshtė e domosdoshme tė dimė tė japim njė gjykim pėr sa i pėrket rezultateve tė njė hetimi tė tillė mbi veten tonė.

    Tė shmangėsh tjetėrsimin nė ato qė thonė tė tjerėt, nuk na lejon tė heqim dorė nga njė gjykim mbi ato qė kemi gjetur nė vetvete gjatė hetimit, sepse, pa njė aftėsi vlerėsimi, njeriu nuk mund tė bėjė asnjė pėrvojė.

    Do tė doja tė saktėsja faktin se fjala “pėrvojė” nuk do tė thotė vetem “tė provosh”:
    Njeriu “me pėrvojė” nuk ėshtė ai qė ka mbledhur shumė “pėrvoja” - fakte dhe ndjesi – duke bėrė, siē thuhet, mizėn buall. Nga njė grumbullim i tillė pa kriter, lindin shpesh shkatėrrimi dhe shuarja e personalitetit.

    Eshtė e qartė se pėrvoja pėrputhet me faktin qė “porovohet diēka”, por mbi tė ghitha pėrputhet me gjykim qė jepet mbi atė qė provohet. “Personi ėshtė, para sė gjithash, vetėdije. Prandaj ēka karakterizon pėrvojėn, nuk ėshtė aq tė bėrėt, vendosja e disa marrėdhėnieve me realitetin si fakt mekanik... Ajo qė karakterizon pėrvojėn ėshtė tė kuptuarit e njė gjėje, zbulimi i kuptimit tė kėsaj. Pėrvoja sjell me vete, pra, kuptimin me zgjuarėsi tė gjėrave”.

    Njė gjykim kėrkon njė kriter nė bazė tė tė cilit veprohet. Dhe, pėr pėrvojėn fetare, duhet tė pyesim veten, pasi kemi bėrė hetimin, se ēfarė kriteri duhet zbatuar pėr tė gjykuar pėr ato qė kemi gjetur gjatė reflektimit mbi vetveten.

    torrkerry

Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •