-
Bodrumi horror, kinezi mbante 6 gra për seks dhe lojëra deri në vdekje
KINE-Nuk është film horror, por ngjarje e vërtetë që ka ndodhur brenda një apartamenti në një nga provincat e Kinës.

Kinezi Li Hao, 35 vjeç u dënua me vdekje sepse në një qilar në apartamentin ku banonte kishte mbajtur 6 gra si skllave seksi. Li i kishte kundërvënë të luftonin me njëra-tjetrën duke shkaktuar dhe vdekjen e 2 prej tyre.
35-vjeçari i martuar dhe baba akuzohet për vrasje, përdhunim, prostitucion ilegal dhe pengmarrje.
Ajo që habiti trupin gjykues ishte hapësira në qilar që kishte hapur kinezi. Në këtë vend mbaheshin me forcë gratë që prostitucionin dhe me meshkuj që Li Hao ua sillte në qilar.
Por, ai nuk ndalet me kaq, për të ndezur lojërat brenda qilarit, ka shtyrë gratë të luftonin me njëra-tjetrën duke shkaktuar vrasjen e 2 prej tyre.
Edhe pse vrasja u krye nga gratë të shtyra nga pengmarrësi, për to u dha dënim më i butë. Njëra mori dënimin 3 vite burg, kurse 2 të tjera përfunduan në rehabilitim në Xinhua.
Loja e keqe përfundoi vetëm pasi njëra nga femrat mundi të arratiset dhe të shkojë në polici të tregojë për tmerrin.
Nga hetimet u zbulua se Li e krijoi bodrumin në vitin 2009 dhe i ka mbajtur gratë larg dritës së diellit për 21 muaj.
Gjatë kësaj kohe ndaj tyre është ushtruar dhunë, përdhunim, jo vetëm nga ai, por dhe meshkuj të tjerë, si dhe janë realizuar video pornografike të dhunshme.
Përpara se të përfundonin në bodrumin e Li, femrat kishin punuar në klube nate.
Avokatja e grave u shpreh e indinjuar për dënimin e një prej tyre.
'Mbeta e shokuar, sepse gratë ishin viktima dhe kanë hequr tortura fizike dhe psikologjike. Në këtë rast ato ishin viktimat”, tha avokatja, Zhang Yan për
‘China Morning Post”.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt